DR.MATHIEU AREF (ARIF MATI): ‘ILIADA’ DHE ‘ODISEA’ ISHIN POEMA EPIKE PELLAZGE, JO GREKE!

Pashtriku.org, 06. 10. 2016: Pse kam derdhur aq shumë djersë, shpenzuar kaq shumë para dhe kaluar kaq shumë vite për të kryer studime dhe hulumtime mbi pellazgët? Përgjigjja, natyrisht, është në të dyja librat e mia dhe tezën time. Por, ja këtu një reflektim të shkurtër që mbështet ato përgjigje të shprehura gjerësisht dhe saktësisht në të gjitha studimet e mia si dhe konferenca dhe artikuj të ndryshëm.
«Më shumë inteligjenca depërton në historinë e Greqisë, më shumë vëmendje do t’i referohet elementit Pellazg i sakrifikuar deri në ditët e sotme». Karl O. Müller («Prolegomena, 1825).
Ashtu si këta vegimtarë që ishin Karl Müller, Leibnitz, Bopp (etj) dhe që nga Herodoti e deri në kohët moderne shumë janë ata që kanë trajtuar të vërteta të përshtatshme pa shkuar në fund të mendimeve, arsyetimeve dhe kërkimeve të tyre: mungesa e studimeve gjithëpërfshirëse dhe argumenteve përkatëse ose bindëse. Prandaj i quaj këto «të vërteta që na çojnë në një qorr sokak»! Kjo është arsyeja pse unë kam bërë studime të gjëra dhe të thella, kam shkruar dy libra dhe paraqitur një tezë për të njoftuar mirënjohjen e Pellazgëve dhe Etruskëve dhe çfarë ndikimi të madh kanë pasur në emancipimin dhe zhvillimin e qytetërimeve greke dhe romake dhe, më së fundi, për shpërthimin e të vërtetës në lidhje me origjinën e Thrako-Iliro-Shqiptarëve, pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë dhe të fundit.
Më së fundi ja çfarë kam shkruar në një artikull:
«E gjithë bota e dijetarëve, përveç disa përjashtimeve të pakta, nuk ka pasur parasysh, nga njëra anë elementin «pellazg», dhe nga ana tjetër, elementin binjak «etrusk» dhe pjesëmarrjet e tyre reciproke apo rrjedhojat e tyre në formimin e dy qytetërimeve më të rëndësishme evropiane: qytetërimi grek dhe romak. Ky qëndrim pellazg dhe degëzimi i tij shqiptarë nuk ka qenë vlerësuar sa duhet apo ka qenë krejt i fshehur në të gjitha studimet parahalene, qofshin historike, arkeologjike, antropologjike apo gjuhësore. Është pra kjo hallkë e dobët, që i ka çuar ato në një qorr sokak, ku kanë ngecur njëherazi historia parahelene, gjuhësia moderne dhe në një masë më të vogël arkeologjia…
Pavarësisht mosekzistencës së një «gjurme të shkruar» të vërtetë (e zhdukur nga greko-romakët?), a nuk ka tashmë një «gjurmë gojore», të qartë dhe të prekshme, e cila na jep mundësinë të zbulojmë gjuhën (falë Iliadës dhe Odiseas, poemat pellazge, të cilat rrjedhin nga një traditë gojore parahelene), që e flisnin Pellazgët, ky popull i madh «parahelen»?

***
Iliada dhe Odisea ishin poema epike të traditës gojore pellazge që, gjatë pushtimit të Pellazgjisë nga Helenët, ata ishin të uzurpuar, rikompozuar manipuluar nga pushtuesit e rinj pas shekullit të VIII para erës sonë. Por poemat epike fillimisht kanë treguar një luftë të Trojës (fjalë që shpjegohet falë gjuhës shqipe «trojë» që do të thotë: vend, tokë, piecë tokë.. «truall, trojë, trojat»…) që mund të ketë ndodhur mes shek. XIII dhe XII (p.e.s) pra, më shumë se katër shekuj para «mbërritjes» së Grekëve pas shekullit të VIII para erës sonë.
Por Grekët kanë transpozuar këtë luftë të lashtë (beteja apo përleshje mes fiseve pellazge) që kanë të bëjnë më Iliadën e lashtë (e quajtur fillimisht «Zemërimi i Akilit») në një luftë reale (në fillimin e shekullit të VII para erës sonë) kundër Pellazgëve të cilët nodheshin në të dy anët:
– Gadishullin juglindor të Evropës dhe
– në Azinë e vogël.
Pushtuesit helen kanë anasjellë emrin e qytetit të lashtë të Trojës në «Ilion» nga ku rrjedh emri «Iliada» që nuk ka të bëjë më pellazgjishtën. Pra në Iliadë ka shumë antroponime, emra të vendeve, oronime, eponime, teonime etj., të gjuhës pellazge që logografet helen nuk mund t’i përkthenin kur ata transkriptuan poemat epike në gjuhën greke (të shkruar për herë të parë në mes të shek. VI-të nga Piziztrati). Prandaj, çdo gjë që nuk mund të shpjegohet falë gjuhës shqipe mund të jetë vetëm me zanafill greke.
Duhet ditur se origjina e gjuhës greke është një përzierje e dialekteve jonishte dhe eoliane (dialekte pellazge të asaj kohe) me gjuhën e tyre (një lloj gjuhë bastarde me origjina të ndryshme, dhe sidomos fenikase dhe egjiptiane). Greqishtja e lashtë ishte një gjuhë shkencore e të «shkruarit» të asaj kohe që nuk ishte folur nga populli. Pastaj kjo gjuhë shkencore e lashtë u transformua me kalimin e kohës tërësisht deri më sot.Atë gjuhë shkencore sot një Grek nuk mund ta kuptoje qartësisht. Ja pra, se si historia e Greqisë dhe kultura e saj është manipuluar për më shumë se 25 shekuj!
Si pedagog dhe shkencëtar i çështjes pellazge kam zbuluar këtu atë që unë kam shkruar në librat e mi dhe në tezën time, dhe nuk jam i gatshëm për të hapur një debat të gjatë dhe kompleks, i cili do të provokoje pyetje që nuk kanë asgjë shkencore.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura