BESNIK IMERI: DRAMA E FINIQIT DHE KOMEDIA E NJË VORIOEPIROTI

Vlorë, 11 korrik 2020: (NJË ÇORBË GREKE NË NJË TENXHERE ANTISHQIPTARE)
Kur lexon shkrimin e z.Panajot Barka “Finiqi dhe drama e fshehjes së të vërtetës që qyteti antik mbart” publikuar në “Gazetën Shqiptare” në datë 12.11.2017, të duket sikur ha një gjellë të ndenjur, ose një çorbë, që ka 100 vjet që është gatuar në kuzhinat e helenizmit.Një gjë të bën përshtypje. Shkrimi publikohet pikërisht në kohën kur delegacionet greke dhe shqiptare diskutojnë në Kretë Ò«ështjet më të nxehta midis tyre. Duke sikur ky shkrim është në mbështetje të kësaj axhende greke, e cila ka si yll të karvanit mohimin e çështjes çame, helenizimin e territoreve shqiptare të rrëmbyera në fundshekullin e XIX dhe fillim shekullin e XX, si dhe rrëmbimin me diplomaci të asaj pjese të Shqipërisë së Jugut, të pretenduar prej tyre si helene me emërin Vorio-Epir. Veglat që përdoren janë:

-Varrezat greke në territorin e të ashtuquajturit Vorio-Epir, të cilat janë si gozhda e Nastradinit.
-Heqja nga tekstet e historisë, pra fshirja e kujtesës historike për shqiptarët, të genocidit grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë, përzënien me dhunë nga trojet e tyre të kësaj popullsie dhe asaj të Janinës, Kosturit dhe Konicës.
Dhe grekët u japin shqiptarëve pjesën e detit që u muarrën tradhëtisht në 2009. Pra u japin atë që është e tyre. Pra efektivisht nuk u japin gjë. Ku ishe? Hiçgjëkundi.
Ky është edhe misioni z.Barka, që këtë thelë me emërin Vorio-Epir, që ka mbetur pa ngrënë prej Shqipërisë nga Greqia, ta gatuajë si një gjellë greke e përtypshme dhe e ngrënëshme kollaj nga opinion publik kombëtar dhe ndërkombëtar.
Nuk ma merr mëndja se dhaskali i letërsisë të jetë kaq i zoti, sa të përgatisë një shkrim të tillë të temës historike. Ma merr mëndja se ky shkrim është gatuar në kuzhinat e Athinës, të cilët, edhe ata, me sofizmat dhe apologjitë e tyre bëhen qesharakë.
Me të drejtë lexuesi mund të pyesë: si merr guximin ky dhaskal grek të pështyjë dhe vjell vrer mbi historinë tonë, mbi etnogjenezën tonë? Kush ja jep guximin, ku mbështetet dhe kush e ndërsen? A ka institucione në Shqipëri, apo ajo është një “han me shtatë porta”. A ka shqiptarë që mund të flasin për historinë e vendit dhe llauzit të tyre?! Apo ja ka lënë një vllaho greku?
Ku janë historianët? A ka historianë Shqipëria? A ka Institutut të Historisë? Ku janë arkeologët? A ka Institut të Albanologjisë? A ka Akademi të Shkencave? Apo janë të gjithë nën këmbët e Greqisë!!!
Vazhdojmë më tej. Për të gatuar Ò«orbën e tij z.Barka i duhet edhe një tenxhere. Këtu i është vetëofruar Gazeta Shqiptare, e cila ka më shumë se një vit që i ka hapur kat e kat portat e gazetës, duke u bërë një zëdhënëse e helenizimit. Vazhdojmë me z.Barka. Ai për të larguar erën e keqe të çorbës së tij përdor disa erëza greke, të cilat po i marim me rradhë.
-Finiqi dhe roli i tij në alfabetin grek. Që në fillim, ai si një studjues profan, në mënyrën më vulgare, në vend te emërit të vërtetë që ka pasur ne lashtësi, FOINIKE, përdor emërin e greqizuar, Finiq. Duke djersitur pak z.Barka rreket të na mbushë mëndjen se shkrimi grek dhe alfabeti grek kanë rrjedhur prej Foinikes tonë (Finiqi i sotëm). Me këtë na kreh bishtin, por na ngul edhe thikën. Pasi rreket të vërtetojë se qëndra e helenizmit, alfabetit grek dhe shkrimit grek ka qënë Foinikja. Por jo vetëm kaq, nën rrogoz, duke qënë se sot Finiqi banohet nga banorë greqishtfolës apo vllaho-grekë, lihet të kuptohet që ai ka qënë grek dhe Helen që në lashtësi, madje prej kësaj “zemre” të helenizmit ka rrjedhur edhe alfabeti, shkrimi dhe kultura helene. Pra Finiqi i Barkës ka qënë helenë në jetë të jetëve.

Fig.Nr.1.Mure prehistorik pellazgjik.Foinike.
Për këtë ai i referohet historianit shovinist grek Saqellariu, sikur humbi dynjaja dhe veprat e historianëve që nga lashtësia e deri më sot, kanë humbur dhe ka shpëtuar me Noan greke vetëm vepra e Saqellariut. Nëqoftëse do t’i qëndrojmë kësaj teze, atëhere del se Foinikja ka qënë Helene qysh në antikitet dhe parahistori. Rrjedhimisht edhe sot vazhdon të jetë helene, ose greke, thuajeni si të doni. Dhe meqënëse Foinikja dhe Finiqi i sotëm janë greke, ata kanë të drejtë edhe për një autonomi, atë të Vorio-Epirit. Ja ku fle lepuri.
Madje për këtë shtrëmbërohet edhe historia, duke e kthyer atë në qesharake, ose komedi, pasi na thuhet se Kadmi në Beoti ka ardhur nga Foinikja; ndërkohë që gjithë mitologjia greke, gjithë historianët grekë të lashtësisë dhe ata të sotmit kudo në botë, pohojnë se Kadmi ka ardhur nga lindja, duke sjellë në Beoti edhe alfabetin. Madje me atë erdhi në Greqi edhe kulti i demit, i cili është një kult lindor (Levantin), semito – egjiptian.
Mitologjia na tregon se Kadmi ishte i biri Agenorit, mbretit të Sidonit. Me rrëmbimin e motrës së tij Europës nga Zeusi, i cili mori formën e një demi (përsëri kulti i demit, pasi edhe nipi i tij dhe i Harmonisë, Minotauri, ishte një dem) dhe dërgimin e saj në Kretë, Kadmi dhe dy vëllezërit tij Kiliksi dhe Feniksi, u nisën në kërkim të saj. Pasi nuk e gjetën, që të mos zgjatemi, të tre krijuan nga një mbretëri: Beotinë me qëndër Tebën, Kilikinë dhe Fenikinë, këto dy të fundit në bregdetin perëndimor të Azisë. Pasi krijoi mbretërinë më të fuqishme dhe më të begatë të Greqisë, Kadmi së bashku më gruan Harmoninë në pleqëri shkuan tek Enkelejtë në Iliri. Pra jo në Foinike. Të dy ata u kthyen në gjarpërinj. Prandaj tek Ilirët, por edhe tek shqiptarët, gjarpëri i shtëpisë, ose bolla nuk vritet, por ruhet si diçka e shënjtë. Kështu është historia e Kadmit i dashur z.Barkas. Ai ka ardhur nga Azia dhe jo nga Epiri.
Ja çfarë na thotë Herodoti në lidhje me këtë:
“…Fenikasit që erdhën me Kadmin në Heladë, ndër të cilët ishin edhe Gefirejtë u vendosën në tokën që quhet Beoti; aty jetonin në Tanagra, një vend që ishte caktuar për ta. Kadmenët, në mes shumë njohurive të tjera futën te helenët edhe alfabetin…jonianët e mësuan alfabetin prej fenikasve…kam parë vetë disa shkrime kadmiane në shënjtoren e Apolonit Ismenian në tebë të Beotisë…Kadmianët u dëbuan prej argivëve (Epigonët) dhe morrën rrugën për tek enkelejtë…”(Libri V, pikat 57,58,59,61).

Fig.Nr.2,3,4. Mure prehistorik pellazgjik.Foinike.
Historia i njeh Kadmit si kontribut sjelljen në Tebë të alfabetit, ku në gërmat e para të këtij alfabeti është figura e Demit, pra kulti i Demit. Gjithashtu i njeh sjelljen e koÒ«isë dhe të shpatës, pasi deri në atë kohë banorët e Beotisë luftonin mbi kalë dhe me shtiza (hushta). Ndërsa Danau solli në Greqi prej Egjyptit sistemin e ujitjes.
Ka mjaft autorë që ardhjen e Kadmit në Tebë e vendosin në të njëjtën periudhë me ardhjen e Danaut në Argos dhe të dyja këto quajnë kolonizime semito-egjyptiane, të cilat i lidhin me dinastinë e XVIII egjiptiane. Pasi edhe vetë legjenda thotë se Danau u përzu prej Egjyptit nga i vëllai i tij Egjyptos. Këtë dinasti e lidhin me përzënien e Hiksosve nga Egjypti dhe nga disa ishuj lindor të Mesdheut. Pra Hiksosit i lidhin me Kolonizimet e Danaut dhe Kadmit. Hiksosit me largimin e tyre nga Delta e Nilit dhe kryeqyteti i tyre Avaris, si dhe nga Egjeu Lindor ne shekullin e XVIII p.k, ju drejtuan Kretës dhe Peloponezit. Kolonizimet e Hiksosve në gjithë zonën e Egjeut kanë ndodhur nga shekulli i XVIII deri në atë të XVI p.k. Madje, nga disa autorë, atyre u atribohet edhe shkatërrimi i qytetërimit Minoan të Kretës, pallatet e Knososit. Ka autorë të tjerë që me studimet e tyre kanë zbuluar se spartanët mbanin për pararadhës të tyre Hiksosit. Madje edhe Herakliut i jepnin këtë origjinë.
Por Hiksosit mjaft autorë në zë i quajnë pellazgë, ashtu si sivllezërit e tyre Kananitë, të cilët grekët i quajtën Fenikas, nga boja e kuqe në të purport që përdornin për ngjyrosjen e pëlhurave. Vetë fjala Hiksos, në pellazgjisht dhe në shqip ka kuptimin “Ikësit”, ata që ikin, pasi janë përzënë nga egjyptianët.
Shumë fjalë në Greqishten e vjetër janë me origjinë lindore, egjiptiane dhe Kananite (Fenikase). Martin Bernal autori i veprës “Athina e Zezë” tregon:
“…fjala greke “haima”, një fjalë që tek Homeri kishte ngjyrimin e “shpirtit” dhe të “kurajos”, po ashtu si dhe kuptimin standard të “gjakut”…Është vërtetuar se “haima” rrjedh nga Kananitja “haym” (jetë); në fenë Kananite gjaku shihej si “rezervuari i jetës”…”.(Athina e Zezë,f.92)
“…fjala greke “gaia” dhe “ge” (tokë), që s’kanë kurrfarë shpjegimi nga Indo-Europianishtja, duken të jenë të huazuara nga fjala Kananite “gay”, që në formën e rindërtuar ose modifikuar shqiptohet si “ge”…”(Athina e Zezë, f.90).
Në pellazgjisht këto fjalë të fundit do të shqiptoheshin “gjia”,ose “gji”, si gjiu i detit, të cilat vinë nga fjala pellage (shqipe) gji i femrës, objekti që ushqen fëmijën dhe që ka një formë të rrumbullakuar. Nga kjo fjalë shqipe del edhe fjala greke “gjiton”, që do të thotë, je në gjininë tonë, je i afërm; në shqip njihet me fjalën gjinia. Fjala greke “gjineka” vjen nga fjala pellazge që emërton femrën “gjinj-ka”, pra ka gjirin për ushqimin e fëmijës që është roli kryesor i gruas në familje, rritja e fëmijve. Po ashtu edhe fjala greke gjeanologjia, fjalë që tregon origjinën, me siguri rrjedh nga kjo fjalë pellazge që nga periudha e matriarkatit, ku sunduese ishte femra, gjë që në racën tonë është e pranishme deri në ditët tona; Teuta, Ana Komnena, Nora e Kelmendit, Shote Galica etj.
Vazhdojmë më tej.
Më tutje erëzat në çorbën greke bëhen më pikante. Si pa dashje Barkasi na lëshon një vezë me dy të verdha, një thagmë të madhe: zbulimi i Dodonës vërtetoi se në Epir flitej greqishtja para viteve 2100 p.k. Jo, Jo, Jo krisja ka marrë thellë dhe nuk ka usta që ta ndreqë këtë punë. Barkasi, ky historian me famë, ky kalorës fytyrëvrerosur i helenizimit ka shkarë fare dhe ja ka kaluar edhe vetë personazhit të Servantesit. Ngrihu o Omer nga varri dhe tregoji këtij donkishoti të historisë se Dodona ka qënë pellazge, ashtu siç e thua vet zotrote tek Iliada: o Zeus pellazg i Dodonës.
Barkas, o tellall i helenizmit, por vetë Pisistrati, mbreti i Athinës vuri njerëz që e përkthyen Iliadën dhe Odisenë në Greqisht në shekullin e VI p.k; ndërkohë që Iliada mendohet të jetë shkruar nga shekulli IX p.k, ndërsa Odiseja në shekullin e VIII p.k. Nuk po themi, se në çfarë gjuhe janë shkruar këto dy vepra (pasi dihet që ato janë shkruar në pellazgjisht).
Por fakti që ato u përkthyen në greqisht, vërteton katërcipërisht dhe në mënyre të pamohueshme, se vetëm në gjuhën greke ato nuk janë shkruar.
Por të detyruar nga ky zog cicëritës i helenizmit, kthejmë sytë nga Herodoti, i cili pa e ditur se sot do të plaste sherri për Epirin; është pellazg (pra shqiptar) apo Helen (grek), në mënyrën më padjallëzore rrëfen:
“…Orakulli i Dodonës, që është orakulli më i lashtë i Helladës dhe atëhere ishte i vetmi….Siç kam dëgjuar në Dodonë, Pellazgët gjatë gjithë flijimeve u luteshin “perëndive”, por pa i përmendur me emër… Pellazgët e pyetën orakullin (hapini mirë veshët; pellazgët thotë, jo helenët) në se duhej t’i pranonin këto emëra perëndish që u patën ardhur prej barbarëve (Egjyptianëve dhe Libianëve). Orakulli u përgjigj se duhej t’i pranonin. Dhe pikërisht qysh atëhere ata përdorën emrat e përëndive kur kryenin ritet e tyre dhe helenët e kanë trashëguar këtë zakon prej pellazgëve…Helenët nuk e kanë mësuar prej egjyptianëve, po prej pellazgëve gdhëndjen e shtatoreve të Hermesit me organin e ngritur…Prandaj pellazgët filluan t’i kqyrnin si helenë. Për të më kuptuar mua duhet të njohësh misterët e Kabireve – rite që kremtohen në Samothrakë dhe janë me prejardhje pellazge…Athinasit, ishin helenët e parë që gdhëndën shtatoren e Hermesit me organin të ngritur, sepse e kishin mësuar prej pellazgëve… Sa për hyjnitë (pellazge), emrat e të cilëve më thanë (egjyptianët, kur isha në Egjypt) se nuk i njohin. Mendoj se atyre perëndive (emrat e të cilave nuk i njihnin egjyptianët) ua kanë vënë emrat vetë pellazgët…”(Libri II, pikat 50,51,52).
Pra Herodoti, z.Barkas, i ka dëgjuar me veshët e tij, se si pellazgët faleshin në Dodonë, pasi ka shkelur vetë Dodonën. Herodoti, në këtë rast është dëshmitar. Këtu jemi në shekullin e V p.k dhe jo në vitin 2100 p.k. Pra jo vetëm në shekullin e XXI p.k Dodona nuk ka qënë helene, por edhe në shekullin e V p.k vazhdonte të ishte pellazge dhe për këtë dëshmitar është dora vetë Herodoti, Babai i historisë së Greqisë.
Të gjithë autorët më në zë kanë mendime të ndryshme për faktet e ndryshme të historisë së Greqisë së Lashtë, por përsa i përket përdorimit të greqishtes janë të një mendimi. Ajo filloi të përdoret (në atë që do të quhej Helladë pas viteve 1830 era jonë) vetëm në shekullin e VII p.k.Dialektet e ndryshme; Eolian, Jonian, Dorian dhe Atikas kishin disa shekuj që përdoreshin të ndarë nga njëri tjetri. Vetëm shekulli i VII ishte shekulli i përbashkimit të tyre, nga i cili doli gjuha, e cila për ne njihet me emërin Greqishtja e Vjetër; ndërkohë që harta e kësaj gjuhe nuk ishte e plotë në territoret e Atikës, Arkadisë, Beotisë, Eolisë, Thesalisë dhe ishujve. Pasi njolla të mëdha në këtë hartë, ishin ato ku flitej gjuha më e vjetër, pellazgjishtja. Për këtë autori më i besuar është Herodoti, të cilin Ciceroni e ka quajtur Babai i Historisë, dhe ne atij po i referohemi. Ja çfarë na thotë ai për pellazgët dhe gjuhën e tyre:
“…Këta dy popuj – jonianët pellazgë dhe dorianët helenë – kishin qënë të shquar në kohë të lashtë. Pellazgët nuk kanë emigruar kurrë dhe askund, ndërsa helenët ishin një racë që udhëtonte shumë…” (Libri I.pika 56).
Këmborët bien për ata që kanë veshë dhe dëgjojnë. E more vesh z.Barka. Jonianët kanë qënë pellazgë. Pra jonianët e Atikës dhe të Jonisë në Azinë perëndimore, pra ata që mbahen si zëmra e helenizmit, kanë qënë pellazgë. Ndërsa helenët nuk kanë qënë të ngulur, por kanë qënë nomadë dhe lëviznin sa andej këndej si arixhinjtë e mesjetës, ose si vllehët, të cilët nga Vllahia në brigjet e Danubit, u shpërndanë në gjithë Ballkanin. Pra sipas Herodotit këtu del që helenët janë ardhës në Heladë, pra nuk janë autoktonë. Vazhdojmë me Herodotin, se sa më thellë futemi, aq më shumë rurëza gjejmë.
“…Në kohën kur pellazgët zotëronin atë që tani quhet Heladë, athinasit një popull pellazg, quheshin kranajë (kranaenë). Në kohën e mbretërimit të Kekropit ata morën emrin kekropidë. Më pas kur mbret u bë Erekteu, ata ndëruan emrin në Athinas dhe kur Joni i biri Ksutit u bë kreu i ushtrisë athinase (pra komandant dhe jo mbret), u quajtën jonianë, sipas emrit të tij…” (Libri VIII, pika 44)
Pra z.Barka, Athinasit para se të shndëroheshin në helenë kanë qënë një popull pellazg. Por edhe kur u quajtën jonianë, përsëri ishin pellazgë. Vazhdojmë me jonianët.
“…Jonianët pajisën 100 anije (bëhet fjalë për luftën greko-persiane, shekulli i V p.k). Ata kanë veshje dhe armatim si të helenëve (shiko si Herodoti i dallon jonianët nga helenët). Sipas helenëve, kur jonianët jetuan në atë pjesë të Peloponezit, që tani quhet Akea, domethënë para se Danau dhe Ksuti të vinin në Peloponez, quheshin pellazgë egialianë…”. (Libri VII, pika 94)
E z.Barka, Jonianët edhe në luftën greko-persiane vazhdonin të njiheshin si pellazgë. Pra Jonianët e Atikës janë quajtur pellazgë kranaenë, ose kekropidë, para se të quheshin jonianë. Ndërsa Jonianët e veriut të Peloponezit që bashkëjetonin sëbashku me Akejtë, janë quajtur pellazgë egialianë, para se të quheshin jonianë.
Vazhdojmë më tej:
“…Eolianët, që sipas helenëve ishin një tjetër fis pellazgjik, dhanë 16 anije…”. Komentet janë të tepërta, edhe Eolianët kanë qënë pellazgë.
“…banorët e ishujve të Egjeut dhanë 17 anije. Edhe ata kishin prejardhje pellazge, por më vonë u quajtën jonianë për të njëjtën arësye si dhe jonianët e 12 qyteteve, që ishin shpërngulur nga Athina…” (Libri VII, pika 95)
Z.Barka të kujton gjë numri 12? Ishte numri i shënjtë i pellazgëve, të cilët edhe bazën e numërimit e kishin me 12, ose 24. Po kështu edhe pellazgët e Italisë, Etruskët e Kampanias kishin ndërtuar 12 qytete dhe sipas Polibit, në rast se një nga këto qytete shkatërohej nga ndonjë luftë, ata e ngrinin në një vend tjetër, pasi duhej numri 12 i qyteteve të tyre, pasi ishte i shënjtë si numër dhe kishte veti mbrojtëse për popullin etrusk. Prandaj edhe perënditë me në krye Zeusin, që ju i quani perëndi greke, por në fakt janë të huazuara nga pellazgët, ishin 12. Prandaj edhe apostujt e Jezusit ishin 12. Prandaj edhe viti ndahet 12 muaj, dita në 24 orë dhe ora në gjashtëdhjetë minuta, që plotëpjestohen me 12. Kupton ndonjë çikë nga pellazgjishtja more xhan.
Pra nga të gjitha ato që u renditën më lart: Atika ka qënë pellazge; Eolia ka qënë pellazge; Ishujt e Egjeut kanë qënë pellazgë; Veriu i Peloponezit, Akaia që banohej nga Akejte dhe jonianët ishte pellazge; Arkadia në zemër te Peloponezit sëbashku me Argosin Pellazgjik ka qënë pellazge; Jonia në Azi të Vogël dhe Azinë Perëndimora ka qënë pellazge. Thesalia, Histiotida, Thesaloistida kanë qënë pellazge, Abantët e Eubesë ishin pellazgë. Kalkidikët kanë qënë pellazgë. Samosi, Lemnosi dhe Samothraka kanë qënë pellazge. Kreta ka qënë pellazge.
Vazhdojmë më tej me Peloponezin. Kur Danau i përzënë nga i vëllai i tij Egjiptos zbarkoi në Argolidë, Argosin pellazgjik, mbreti i Argosit sipas Eskilit tek “Lutëset” i tha këto fjalë (këtë citim e kam përdorur edhe në një rast tjetër, në një bisedë nga larg me ju z.Barka):
“Përpara teje ndodhet Pelazgu, zot i vendit, i bir’ i Palektonit, i lindur nga dheu…fisi i pelazgëve, që rron në këtë truall. E tërë kjo krahinë, ku rrjedh Strimon i shënjtë, gjer tej ku perëndon (kuptohet dielli), veç mua më përket. Pushteti im arrin tek trojet e perrebve, tej viseve të Pindit (ku banojnë sot vllaho-grekët) gjer pranë Peonisë (ku banojnë sot shqiptarët e Maqedonisë); Mbi malet e Dodonës; këtu dhe cak i fundit tallazet shkulm të detit. Ja vendi ku sundoj…”.
Pra sipas asaj që thotë Eskili, territoret ku sundon pellazgët kufizoheshin: Gjithë gadishulli i Peloponezit; Gadishulli i Atikës, Beotia, Eubea dhe i gjithë Epiri. Pra, kufizohej ky territor: Në Lindje me lumin Strimon (kufi me trako-maqedonasit); në Veri me Peonët dhe Perrebët, fise ilire; dhe në Perëndim me bregdetin e Kaonisë (ku është Foinikja z.Barka) dhe Thesprotisë (Çamërisë së sotme). Pra territore, ku brenda tyre, përfshihej edhe Epiri. Dhe në të gjithë këtë territor me Epirin brenda, kuptohej që flitej pellazgjisht dhe aspak greqisht. Pra në kohën e zbarkimit të danajve në Argos, në Argolidë, Thesali, në gadishullin Kalkidilik (Selaniku i sotëm), por dhe në Epir nuk flitej greqisht, por pellazgjisht.
Ku është Greqia z.Barka? Ku janë helenët z.Barkas?!!!
A mendon ti z.Barkas se të gjithë këta pellazgë, tej e përtej Mesdheut, për hatrin tënd dhe të vorioepirotëve të tu, do të flisnin greqisht dhe jo gjuhën e tyre, pellazgjisht?!!!
Kthehemi prapë tek Herodoti.
“…pellazgët flisnin një gjuhë johelene…popullsia Atike, duke qënë pellazge, duhet të ketë mësuar një gjuhë të re kur u helenizua…
…Helenët, kur u shkëputën prej pellazgëve ishin të dobët, duke u nisur nga këto fillime të ulëta, u rritën aq sa përfshinë një numër të madh popujsh që u bashkuan me ta; në veÒ«anti shumë pellazgë u ndërthurrën me ta krahas disa popujve të tjerë barbarë…” (Libri I, pika 57)
Ja çfarë na thotë për gjuhën shqipe një autor francez Luis Benlou:
“…në Liki, në Troadë, në Kretë, në Atikë në kohëra që nuk mbahen mënd, hasej një popullsi zanafillore e njëjtë, e cila fliste një gjuhë dhe vetëm një gjuhë dhe kjo gjuhë ishte GJUHA SHQIPE, apo gjuha që ngjante me të…
…Ne mendojmë se banorët zanafillorë të Greqisë dhe të Azisë së Vogël deri në Halis, duhet të kenë folur idioma pak a shumë të ngjashme me gjuhën shqipe..”. (Greqia përpara grekëve-f.128 dhe 81.bot.shqip).
“…Greqia, shumë kohë përpara grekëve, ka qënë e banuar nga një popullsi që ndryshonte prej tyre nga GJUHA, FEJA dhe ZAKONET; Se kjo racë zinte njëkohësisht EPIRIN, Maqedoninë, Ilirinë, Egjeun, Azinë e Vogël deri në Halis. Në perëndim, në Europë, ajo kishte zënë SiÒ«ilinë, Italinë Jugore dhe se luzmonte deri ne Alpet; ajo kishte përparuar deri në Panoni dhe se ajo luzmonte deri tek Galët dhe ndoshta deri në Spanjë; Kaukazi, Taurus apo malet e Ballkanit do kenë qënë banuar fillimisht nga kjo racë (pellazgët)…” (Greqia përpara grekëve-f.185 dhe 169.bot.shqip).
Tani z.Barka bisedës tonë po i vjen fundi, por para se të ndahemi kam edhe një merak. Ju që jini një helenist i thekur, a e keni parë emërin tuaj me këtë sy. A u duket si një emër heleni, ose më saktë a u përshtatet emëri me idetë tuaja ndriçuese helenistike? Them se ka nevojë t’i analizojmë.
Fillojmë nga mbiemëri, Barka. Mua më duket si emër shqiptar dhe shumë larg helenizmit. Të paktën ta kishit varka. Pasi pellazgët, por edhe shqiptarët sot me barkë kuptojnë një lundërz të vogël. Emri i saj është marrë nga një pjesë e trupit të njeriut, barku, i cili ashtu si dhe barka është i rrumbullakosur dhe i zgavruar nga brenda. Pellazgët kur e krijuan atë, si më të ngjashmin panë barkun e tyre, prandaj e quajtën barkë. Helenët e tu, kur e shkruajtën me alfabetin e tyre, meqënëse gërmën “B’ e lexojnë ”V’, e shqiptuan varka. Ashtu si Bazileu (mbreti) u shqiptua Vasileu.
Vazhdojmë me emërin-Panajot. Si grek që jini, ju nuk duhet ta mbani emërin si Agamemnoni, Akili, Odiseu etj, pa prapashtesat tuaja identifikuese në greqishten e sotme. Pra duhet ta kishit Panajotis, ose Panajotaqis, ose Panajotopollos etj. Nejse. Përsëri një koinçidencë e Ò«uditshme bënë që edhe emëri juaj të tingëllojë si pellazg, apo shqiptar, pasi origjina e tij vjen nga emëri i hyjnisë pellazge PAN. Ju mund të thoni që është emër i krishterë dhe i përgjigjet një shenjti të krishterë. Por dihet që perënditë pellazge me lindjen e krishtërimit u transformuan: Apolloni u bë Shën Gjergj, Athinaja u bë Shën Mëria, ose Shën Maria, e kështu me rradhë. Pra edhe Pani u bë Shën Pani, ose shën Panajoti.
Pani si perëndi pellazge, siç na tregon Herodoti, është festuar fillimisht nga Mendisët e Egjiptit. Pani si perëndi në këmbë kishte thundra cjapi dhe në kokë kishte brirë cjapi. Kjo ishte perëndia e barinjve dhe e pjellorisë, e cila u mor edhe nga helenët. E çuditshme, por brirë cjapi, ose dhie kanë mbajtur në helmetë edhe heronjtë tanë: Pirrua i Epirit dhe Gjergj Kastrioti.
Mitologjia thotë që Pani ishte i biri i perëndisë Hermes dhe nimfës Driopë. Kur lindi pamja e tij lemeriti edhe të jëmën. Njerzit, por sidomos femrat kur e shikonin trembeshen dhe ja mbathnin me vrap, aq shumë i trembte pamja e tij. Nga kjo ka dalë edhe fjala shqipe panik, pan-ik, ose nga Pani ik. Tregojnë se Pani i ka kallur datën edhe një ushtrie të tërë. Pani qëndronte nëpër pyje dhe ishte perëndia e barinjve. Ai nuk ishte pranuar në Olimp. Në festat e Dionisit, Pani bënte pjesë në shpurën e tij. Pani përdorte si vegël muzikore siringën, me të cilin u ndesh edhe me Apollonin. Fyelli është shumë i përhapur si vegël muzikore në ish trevat e Kaonisë, madje njihet edhe si vegël muzikore e barinjve deri në ditët e sotme. Në Labëri një bari pa fyell, apo cyldyjare, e njëjtë si siringa e Panit, do të shikohej si një ushtar pa armë. Pra fyelli dhe cyldyjareja trashëgohen në Kaoni për mijëravjet që nga koha e Panit. Prof.Dhimitër Pilika tregon se: Në Amantia (Ploçë, fshat në Labëri) është gjetur një reliev me tri nimfa valltare, ku krahas tyre mund të vërehet edhe Pani pellazg.
Por dihet që vdekja e tij është nderuar dhe ka ngjallur trishtim në Kaoni, gjë që vërteton se ajo ka qënë një perëndi pellazge e Kaonisë dhe që lidhet pazgjidhmërisht edhe me kalanë legjendare prehistorike të Foinikes. Ja ç’thuhet për këtë rast nga Plutarku:
“Thamosi (pra ai që thotë), piloti i një anijeje që kalonte pranë ishullit Paksos në jug të Korkyrës, dëgjoi një zë nga stereja që e urdhëroi, pra diku nga jugu i Epirit, të njoftonte në liqenin e Pelodës (Butrintit) për vdekjen e Panit. Kur anija ishte pranë liqenit të Butrintit u drejtua nga stereja dhe thirri me zë të lartë se Pani i Madh kishte vdekur. Por sa kishte mbaruar së foluri, kur u dëgjua një e qarë e madhe e shumë qënieve që ulërinin sëbashku. Këto ishin nimfat e Butrintit”.
Madje në Butrint është gjetur edhe një statuetë prej bronzi e Panit të dehur, rreth 17 cm, që i përket shekullit të III p.k. Kjo statuetë ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Tiranës. Kjo vërteton që Pani ishte një perëndi që nderohej në Kaoni. Thamë më lart që Pani lidhej edhe me kalanë prehistorike të Foinikes, ku sot, pranë saj, ndodhet fshati Finiq (i banuar nga ardhacakët vllaho-grekë), atë që z.Barkas e quan: “Finiqi dhe drama e fshehjes së të vërtetës që qyteti antik mbart”. E fshehta e tij, që ti z.Barkas nuk e thua, dhe, ka shumë mundësi që nuk e di, është se aty përreth Foinikes kanë qënë stanet e Kronit dhe kalaja shërbente për mbrojtjen e gjësë së gjallë nga fiset grabitqare, por edhe nga ciklopët, të cilët për hir të së vërtetës, shpesh herë, ishin sherrxhinj dhe hajdutë të mëdhenj; zakon që ka mbetur në Labëri deri në mesin e shekullit të kaluar, ku atij djali që nuk vidhte dot bagëti në një stan të një fshati tjetër, nuk i jepnin nuse. Madje në këto stane, në Palavli të Delvinës, Rea, gruaja e Kronit, lindi Zeusin foshnje.
Prandaj kini kujdes ju ardhacakët, se nuk na tregoni dot historinë ne vendasve denbabaden për mijëravjet në këto troje. Shikoni më mirë historinë e parardhësve tuaj, andej nga kini ardhur, nga brigjet e Detit të Zi; pasi edhe Thesalisë dhe Pindit, prej nga keni ardhur së fundmi, u merrni të keqen, sepse kur keni mbrritur aty keni gjetur helenët e vërtetë, pasardhësit e epirotëve dhe tesalasve pellazgë, të cilët flisnin atë gjuhë që flasim ne sot.
Në përfundim (në vend të ëmbëlsirës) emëri i Juaj Panajot ndahet në PAN dhe në JOT. Për pjesën ‘PAN’ folëm më lart dhe nuk ka nevojë të zgjatemi, e keni marrë nga perëndia pellazge e barinjve apo çobanëve, Pani. Ndërsa prapashtesa “iot” ose “jot” është një prapashtesë pellazge dhe shqiptare, madje e përdorur shumë në ish trevat e Kaonisë, që përputhen me Labërinë e sotme. Prapashtesë të tillë kanë shumë emra njerzish dhe vendesh: Kastriot, mallakstriot, himariot, pilurjot, delvinjot, kudhësjot, kuçjot, lepenicjot, vranishjot, gjormjot, vajzëjot, ploçjot, sevasterjot, gorishjot, tërbaçjot, tragjasjot, dukaqot, kaninjot, kardhiqot, nartëjot, zvërnecjot, selenicjot, mavronjot, gumenicjot, sarandiot, janinjot, EPIROT,etj. Madje edhe ish kryeministri Italian, Xhulio Andreoti, me mbiemërin e tij vërteton origjinën arbëreshe, ose kaone të tij. Pra, në përfundim, z.Barkas mos u mundoni të na mirrni historinë, ashtu siç keni marrë emrin dhe mbiemrin nga ne.
Mbeç me shëndet z.Barka!
Vlorë 16 nëntor 2017.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura