DR.MATHIEU AREF: AUTORËT E LASHTË – HOMERI, HERODOTI, TUQIDIDI, STRABONI – THONË SE PËRPARA GREKËVE, VENDI QË DO TË BËHEJ GREQI ISHTE I BANUAR NGA PELLAZGËT

Paris, 13. 11. 2015: Edhe një herë jam i detyruar të ndërhyjë për të dhënë përgjigjje në disa nga pyetjet e shumta, dhe veçanërisht për keqinterpretimet, kontradiktat dhe gënjeshtrat lidhur me pellazgët (dhe grekët) që disa shqiptarë mohojnë ekzistencën e tyre. Ndonjëherë disa nga miqtë e mi në facebook më bëjnë pyetje për këtë temë, ndërsa përgjigjjet mund t’i gjejnë në librat e mi. Më duket se ata ende nuk e kuptojnë rrjedhën e historisë së lashtë, në të cilën pellazgët dhe qytetërimi i tyre janë strumbullari kryesor, nga i cili rrjedh qytetërimi grek. Ndaj në këtë artikull prej 10 faqesh do të sjellë argumente të mjaftueshme që shpjegojnë historinë e pellazgëve.
***
Për gati pesëdhjetë vjet kam studiuar historinë e Pellazgëve paraardhësin e ilirëve, thrakëve dhe shqiptarëve të sotëm. Për këtë temë gjithçka është thënë në dy librat e mi: 1.”Greqia /Mikeanët – Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004″ dhe 2. “Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen, Tiranë, Plejad 2007” si dhe në tezën time të paraqitur në Universitetin e Sorbonës në Paris (më 3 janar 2012). Në qoftë se i keni lexuar këto vepra do t’i gjeni aty përgjigjet e pyetjeve tuaja.

Dr.Mathieu Aref (Arfi Mati) –

Unë këtu nuk do të përsëris çfarë kam shkruar deri tani në lidhje me këtë temë. Me sa duket ju jeni të ndikuar nga të shkruarit joshkencorë dhe të papërgjegjshëm ose nga njerëz të painformuar e me qëllime manipuluese, të cilët tashmë disa kohë e mohojnë ekzistencën e Greqisë përpara 1830. Të gjithë ata që i mbajnë këto deklarata të gabuara me siguri nuk i kanë lexuar shkrimet e autorëve të lashtë, përndryshe ato nuk do të bëjnë marrëzi të tilla. Këto mendime nuk i shërbejnë çështjes pellazge dhe bëjnë lumturinë e armiqve të popullit shqiptar dhe dënimin e shkencëtarëve të vërtetë të historisë së lashtë dhe moderne. Kjo është një lajthitje dhe një gabim i rëndë për të thënë se Greqia dhe grekët nuk kanë ekzistuar më parë se 1830, data e pavarësisë së saj ndaj osmanët. Gjatë pesë shekujve të pushtimit osman shqiptarët emigruan në të gjithë Ballkanin dhe veçanërisht në Greqi, Turqi dhe ishujt e Egjeut. Ata i dhanë osmanëve disa nga gjeneralët e tyre më të shquar, shumë ministra, arkitektë, guvernatorë në vilajete apo provinca që ishin nën sulmin osman në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e afërt dhe të Mesme.
Së fundi Suliotët dhe Arvanitasit i dhanë Greqisë trima dhe heronjtë e pavarësisë së saj.
Greqia ka pushuar të jetë një vend i pavarur që në vitin -146 para erës sonë deri në vitin 1830 që do të thotë për 1973 vjet!
Ja me poshtë kronologjia e vërtetë e historisë greke.
Periudha arkaike – 800-479 pes} “klasike – 478-395“} Greqia e lashtë dhe Helenistike “ Helenistike – 395-146 “} Pushtimi Romak – 146-395 } “ bizantin 395-1453} “otoman 1453-1830}.

– 1973 vjet pushtime të ndryshme
Shkrimtarët grek të antikitetit (shekulli i VI para erës sonë deri në shekullin e III pas erës sonë) na kanë lënë dëshmi thelbësore mbi historinë dhe kulturën greke. Pra, ne kemi dokumenta të lashta që provojnë padiskutim ekzistencën e qytetërimit grek (edhe në qoftë se ishte i uzurpuar nga Pellazgët). Autorët e Greqisë së lashtë kanë ekzistuar dhe shkrimet e tyre janë të njohur. Në shekullin e V para erë sonë “Epoka e Artë” e Greqisë së Perikliut ka ekzistuar, etj. Disa shkrimtarë modern veçanërisht ato të shekullit të XVIII dhe XIX, janë ato që kanë shtrembëruar historinë e vërtetë të Greqisë. Ata nuk kanë marrë parasysh rëndësinë e Pellazgëve në shfaqjen e qytetërimit grek. Ata kanë ngritur shumë lart datën e fillimit të qytetërimit helen deri në epokën e bronzit, ndërsa unë e pohoj në të gjitha librat e mi dhe tezën time që grekët nuk kanë ekzistuar para vitit 800 para erës sonë.
– Ata i konsideronin mikenët si popull grek, ndërsa ata ishin Pellazg.
– Ata e konsideronin Linear-in B si një shkrim grek, ndërsa ai ishte një shkrim Pellazg.
– Ata dekretuan se poemat epike (Iliada dhe Odisea) ishin poezi greke, kur dihet se ato ishin poezi para-helene të traditës gojore pellazge, etj.
Pikërisht për shkak të të gjitha llojeve të gabimeve, kontradiktave, mospërputhjeve, keqkuptimeve apo manipulimeve, kam bërë studime të gjera për të rivendosur të vërtetën mbi Pellazgët si populli më i vjetër i Europës dhe paraardhësit e popullit iliro-shqiptar.
Duhet me vu re se emri «grek», ka krijuar konfuzione serioze. Në fakt, kurrë grekët nuk e kanë quajtur vetën «Grek» por «Helen». Emërtimet “Helenë” dhe “Grekë”, nuk janë trajtuar qartësisht. Këto emërtime shkojnë bashkë nëse konsiderojmë që romakët në shek. III/IV p.k., «gabimisht» kanë ngatërruar emërtimin “Graïkos” (Graeci), emër i një tribuje epirote (etni pellazge dhe jo Greke), me atë Helene, emërtim që përcaktonte në thelb pushtuesit e parë të vëndit të pellazgëve që do të quhej me vonë “Heladë” dhe që të huajt e sidomos romakët e emërtuan me pas “Greqi” dhe ashtu si deri më tani. Me kalimin e kohës ky emërtim «Grek» u përgjithësua.

Sipas një tradite të lashtë Sellët, priftërinj dhe zëdhënës të Zeusit pellazg të Dodonës (kryeqendra e kultit të Pellazgëve) ishin në fqinjësi me një tribu matriarkale (pellazge sepse Helenët ishin «patriarkal») të emërtuar “Graïkoï, Graïkos” (Graeci, Graeki, Graii, Graiai, d.m.th “adhurues të kultit të gruas së moshuar”, ndoshta të Perëndeshës -Tokë të Dodonës që shfaqej në një formë të trefishtë «Great», që banonin në luginën e Aeroposit. Këto “Great” (deformimi i shqipes “gra” “gratë”) bijat e Forcis dhe Céto, motrat e Gorgonës ishin tre (Pefrédo, Enio dhe Dino). Por Helenët, më vonë, e zëvendësuan këtë kult të Great në “Helle”. Kjo ishte taktikë e Grekëve për të marrë të gjitha kultet pellazge të Heladës, ashtu siç ndodhi me shenjtoren pellazge të Pythô-s që u bë “Delfi” gjatë pushtimit Helen.
E gjithë kjo ngatërresë është rezultat i kësaj fqinjësie të detyruar, të dyfishtë, si dhe për shkak të luftërave të pafundme (për marrje pushteti) midis njërës pjesë të Pellazgëve vendas dhe pushtuesve të parë Akenë, Danaenë (Egjiptianë) dhe Kadmenë (Fenikas), çka shkaktoi hap pas hapi shuarjen apo shpërndarjen e Pellazgëve, përpara kësaj pakice pushtuesish të rinj.
Kjo ngatërresë ka ngjarë edhe te kombet tjerë:
– Emri Angli rrjedh nga “anglët” – popull gjerman;
– Egjipt, emër i krijuar nga Grekët, por Egjiptianët e quajnë vendin e tyre “Misr”;
– Gjermania (emër që përdorën të huajt), quhet nga populli “Deutschland” (Dojçland);
– Shqipëria nga të huajt quhet Albania, Albanie, Alvania , etj, etj.
Që nga Eratosteni (matematikan që ka jetuar në vitet 276-194 para erës sonë) kronologjia e historisë greke varej nga një ngjarje asnjëherë e sqaruar: Lufta e Trojës, ekzistenca dhe data e së cilës gjithmonë janë të debatueshme. Për fat të keq, e gjithë kronologjia e Greqisë, Egjeut dhe e Azisë së Vogël bazohet në këtë datë hipotetike të shekullit XII para erës sonë: 1193 – 1183. Më pas katër shekujt, të mbiquajtur “të errët” (për të cilët nuk dihet asgjë) e përkeqësojnë këtë hipotezë. Më në fund, që nga nxjerrja në skenë, në vitin 1905, të një ndarjeje prej tri pjesësh nga Evans (i cili ka jetuar në vitet 1851-1941), bazuar në të dhënat arkeologjike, historia e Greqisë u nda në faza, nga ajo që u quajt “Helladike” (e Lashtë, e Mesme dhe e Vonë, e nënndarë në I, II dhe III), çka rrezikon të të shtyjë në gabime, duke na bërë të besojmë se kjo ka lidhje apo mund të ketë lidhje me Grekët (për shkak të referimit të termit Helladë), ndërkohë që këta të fundit, pra Grekët, nuk janë dëshmuar në këto epoka të kahershme.
Nisur nga kjo luftë hipotetike e Trojës, Tuqididi (i cili nuk e dinte datën e vendosur nga Eratosteni, meqë ky i fundit ka qenë rreth dy shekuj më pas) ka pohuar (pa asnjë provë) se 80 vjet pas luftës së Trojës Dorianët u shfaqën në Greqi. Asnjë autor tjetër antik, bashkëkohor i Tuqididit, asnjë tjetër përpara tij, me plot të drejtë, nuk e ka cituar këtë datë të shfaqjes së Dorianëve. Gjithsesi, ka ndodhur shumë më vonë që janë futur në llogari këta 80 vite, të cilët janë hequr automatikisht nga fundi i kësaj lufte d.m.th. 1183 – 80 = 1103 (e rrumbullakosur në vitin ~ 1100), datë e vendosur padrejtësisht nga Eratosteni. Disa kanë nxjerrë nga kjo se shfaqja e Dorianëve, e cilësuar si dyndjet doriane apo kthimi i Heraklidëve, ka ndodhur në këtë datë që e rigjejmë ende sot në manuale të ndryshme shkollore apo universitare. Kanë transformuar një “mit” dhe një legjendë në një “realitet” historik dhe këtu qëndron thelbi i problemit.
***
Kjo luftë, e mbiquajtur e Trojës, ka qenë ajo e pushtimit të vonshëm të Azisë së Vogël nga Grekët dhe në mënyrë të veçantë marrja e qytetit të lashtë të Trojës, të shpagëzuar dhe të bërë “Ilion” grek, prej nga ka dalë emri “Iliadë”! A ka patur një lloj transpozicioni të një lufte parahelene të rrëfyer te “Zemërimi i Akilit” (emri i poemës së lashtë i traditës gojore) me një luftë helene, e cila të sjell ndër mend emrin “Iliada” që rrëfen pushtimin e qytetit të Ilionit në fillim të shekullit VII para Krishtit? Kështu mund të shqyrtosh se 80 vitet e Tuqididit korrespondonin me një kronologji shumë më të vonë dhe se kjo lufta e Ilionit grek u zhvillua nga vitet ~ 700 apo ~ 680 para Krishtit (dhe jo në shekullin XII para Krishtit): – 680 – 80 = – 600, dmth data e përafërt e shfaqjes së Dorianëve!
Nga kjo kuptohet më mirë përse Homeri nuk i ka përmendur Dorianët dhe përse emri i tyre u përmend me ndonjë farë shpeshtie vetëm duke filluar nga Pindari (i cili jetoi në vitet ~ 510 ~ 438). Së fundmi, do të kuptohej më mirë përse emri “Helenë” nuk është dhënë në tërësinë e Grekëve nga Homeri dhe përse këta Helenë nuk folën për veten e tyre gjatë katër shekujve të mbiquajtur “të errët” (1200 – 800 para Krishtit).
***
Pas 45 vjet komunizëm të ashpër dhe të vështirë, ku nuk kishte liri të shprehjes, menjëherë gjuhët u liruan, fjala u çlirua, kultura dhe leximi i gjerë u hapën për të gjithë, liria e pronësisë private u lejua, etj. Por problemi i vërtetë nuk është atje. Në fakt, gjatë atyre viteve, historia e popullit shqiptar është cunguar apo e falsifikuar. Kjo është arsyeja pse shqiptarët të etur për dije, kulturë dhe kureshtje janë nxitur në të gjitha anët dhe llojet e librave, sidomos ato në lidhje me historinë dhe origjinën e tyre. Ata menjëherë zbuluan një histori të ndryshme nga ajo e mësuar gjatë regjimit komunist.
Në këtë magmë veprash të ndryshme gjendet e gjitha dhe e kundërta. Ka që janë serioze dhe të tjerë shumë më pak. Prandaj, të gjithë u nisën për të lexuar, por kundrejt kësaj morie librash ka lexues që janë krejtësisht të turbulluar, të ngatëruar, sepse ata nuk janë në gjendje për të ndarë grurin nga byku, nga kjo del një shpërthim shmangie, kontradikta dhe gabime të pafalshme. Shumica zbulojnë se gjuha e tyre dhe paraardhësit e tyre janë më të vjetërit në Europë. Por tani ndjenja kombëtare mbizotëron (në kufi me shovinizëm) në çfarëdo dhe kështu rriten komentet sa më tepër: pothuajse çdo shqiptar lambda sot e merr vetën për një historian apo gjuhëtar, etj.
Disa i shohin shpesh Pellazgët, Ilirët dhe shqiptarët kudo pa shumë mprehtësi për shkak të mungesës së njohurive specifike ose mungesës së zotërimit të subjekteve të caktuara specifike. Dhe secili sjell njohuritë e tij për të sfiduar veprat serioze, ose për të lavdëruar të tjerë që janë më pak serioz!
***
Ja disa ngjarje të qytetërimit grek që u zhvillua me paraqitjen e grekëve pas shekullit të VIII para erës sonë, në të cilat janë kryesisht frytet e para të pushtimit të vendit të Pellazgëve nga pushtuesit e parë Hellen.
Në vazhdim ky shkrim është nxjerrë nga libri im: “Shqipëria (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen, Tiranë, Plejad 2007”:
• Djegia e kufomëve. Kjo ishte ndryshe tek mikenianët (Pellazgët) që praktikonin varrosjen.
• Përdorimi i hekurit, i panjohur nga të ashtuquajturit mikenian (Epoka e Bronzit).
• Përshtatja e alfabetit fenikas, i përpunuar duke i shtuar zanoret (fundi i shekullit VIII), i vënë në përdorim rreth shekulli VII/VI. Sipas Herodotit (V. 58 – II, 49), alfabeti u fut në Greqi (Beoti) nga Kadmos fenikasi. Eubianët e Kalkisë do ta kenë futur në Kumë rreth vitit 750 (mbishkrimet në kupën e Nestorit): hiatus i rëndë, sepse Eubea nuk e njihte alfabetin në atë kohë. Disa mendojnë se grekët dhe fenikasit kanë banuar përbri njëri-tjetrit (Kumes, El Mina, Qipro…?), në një vijimësi të mjaftueshme, prej nga edhe kanë huazuar alfabetin e tyre. Autori latin Plini nuk pajtohet më keto hipoteza.
• Por duhet shtuar që para Plinit, Diodori i Siçilës (< -90/ > +30) ka folur për atë alfabet. Ironia është se alfabetet (greke, etruske dhe latine) që rrjedhnin nga alfabeti i mbiquajtur “fenikas” ishin në të vërtetë me origjinë pellazge. Grekët e uzurpuan atë alfabet e ripunuan për të shkruar gjuhën e tyre e përzier nga pellazgjishtja dhe gjuhë të tjera, sidomos sémito-egyptianë. Diodori i Sicilës (Biblioteka historike – III, 67 ; V, 74 dhe vijim § V. 3. c.) nga ana e tij tha se, që nga fillimi, ky alfabet u quajtën: “gërmat pellazge” dhe se ky nuk ishte fenikian. Ai shtoi se këta të fundit kanë shërbyer si rrip transmetimi, dmth që ata ua kanë marrë Pellazgëve në ishullin Kretë, kthyen me të në Feniki dhe pastaj e transmetuan tek grekët me anë të fenikianit Kadmos, ai që sulmoj vendin e Pellazgëve në Beoti. Sa do të jetë Herodoti nuk ka shënuar që Pellazgët (në kohën e tij, dmth sh.V-të para erës sonë) kishin shkrimin e vet. Prandaj unë them që me ardhjen e pushtuesve grek, Pellazgët kishin humb përdorimin e shkrimit në qjuhën e tyre.
• Epopetë e para (Iliada dhe Odiseja), të transkriptuara në gjuhën greke, duke nisur nga fundi i shekullit VI para Krishtit (epoka e Pisistratit dhe e bijve të tij, Hipiasit dhe Hiparkut, më parë bënin pjesë në traditën gojore. Te panathenët, pisistraditët imponuan për herë të parë poemat epike të recituara nga rapsodët).
• Ndërtimi i tempujve të parë prej guri, rreth shekullit VII.
• Pushtimi kolonial çuditërisht fillon në Perëndim (jugu i Italisë), pastaj në Lindje (Azia e Vogël). A të kenë qenë këta fenikasit e Kartagjenas (të themeluar në vitin 814 para Krishtit), apo nga veriperëndimi i Sicilisë (të vendosur rreth shekullit IX), të cilët do të kenë zbarkuar në Pitekusë (rreth vitit 775 para Krishtit) përpara se të pushtonin qytetin Kume në Kampani (rreth 400 km nga Kartagjena në Afikën veriore) dhe që prej aty u nisën (drejt Lindjes) për pushtimin e Peloponezit? Pushtuesit semito-egjiptianë, për të cilët flasin autorët e lashtë, a zbarkuan drejtpërdrejt nga skajet e Fenikisë (Tir, Sidon, Biblos, El Mina?), apo nga Egjipti?
• Delfi, të cilin Homeri nuk e njeh, kërthiza e botës sipas Greqisë arkaike dhe klasike (pas Homerit), bëhet vendi i shenjtë karakteristik grek dhe omfalos, nën tiraninë e Klistenës (rreth viteve 600-570 para Krishtit). Delfi dhe Delos: praktikumet e para të kultit (i Apolonit).
• Stili gjeometrik (poçeri, qeramikë, urnet funerale…): kulmon midis viteve 770 dhe 750 (Lefkandi, Dipilon…) – mënyra gjeometrike zbulon një këmbim të pushtimit të tokës. Stili Dipilon është një kalim i mënyrës gjeometrike në gjeometrinë e mëvonshme.
• Arti orientalizues (rreth viti 725 para Krishtit).
• Monedha (fundi i shekullit VI).
• Stilet arkitekturore (shfaqja së bashku me mbërritjen e helenëve): stili dorik (shekulli VII p.e.s), stili jonik (shekulli VI) dhe stili korintas (shekulli V). Të cilit struktura arkitektonike të stilit dorik u ngjajnë vërtetë tempujve të ngritur në Egjiptin e lashtë.
• Arti i ri luftarak: armatim i ri (hoplit* etj.)
• Me mbërritjen e helenëve, dalja në skenë e Polisit dhe Amfiktionisë: dy elemente thelbësore të qytetërimit grek, të cilat Homeri nënkuptohet se nuk i njeh fare.
• Shfaqja e perëndive të reja, midis tyre – Dionisi dhe Pani; mbretërit-poetë, ndër ta Orfeu dhe Muza (nismëtarë të qytetërimit grek, sipas vetë grekëve); ose të heronjve të rinj, midis tyre Herakliu dhe Tezeu, i cili sipas disa autorëve ishte krijuesi i sinocizmit athinas.
• Grekët e nisin historinë e tyre me Lojërat Olimpike, të themeluara, me sa duket, në vitin 776 para Krishtit. Por kjo datë, (ashtu si dhe shumë të tjera), sipas specialistëve të shumtë të kohëve të sotme, ndër të cilët J.C. Pursat (Greqia Paraklasike, Seuil, 1995) duhet kthyer të paktën 60 vjet prapa, d.m.th. rreth vitit 716. Pelopsi, nga i cili do të kenë rrjedhur Atridët, do të ketë qenë themeluesi i këtyre lojërave. Mirëpo Homeri nuk i përmend Lojërat Olimpike. Diodori i Siçilisë pohon se Pelopsi nuk ishte as grek, as frigjian dhe as pasardhës i dardanëve, por ishte një perëndi kombëtare te asirianët, pushtuesit e mbretërisë së Izraelit (viti 721 para Krishtit). Ato i dhanë fund mbretërisë frigiane rreth vitit 690 para Krishtit dhe vetë këta u dëbuan nga Medët (fis nga Persia). Së fundi, emri “Pelopide” (nga emri i “Pelpos-it” eponimi I “Peloponezit”) ka qenë përmendur për herë të parë në shekullin V nga Eskili (Agamemnoni 1600, Koefori 503).
• Midis viteve 800-750 para Krishtit, popullsia e Atikës u katërfishua; pati ndryshime shoqërore shumë të dallueshme…etj, etj.
• Qytetërimi, i mbiquajtur miken, nuk ka ekzistuar kurrë me këtë emër që i është mveshur përgjithësisht. Është fjala për një neologjizëm, d.m.th. një emër modern i krijuar nga pseudo arkeologu Heinrich Schliemann në fund të shekullit XIX. Pasi, sipas mendimit të të gjithë autorëve paraklasikë dhe klasikë, i vetmi qytetërim që do të ketë ekzistuar përpara mbërritjes së Grekëve ka qenë qytetërimi i Pellazgëve. Nëse Schliemann do t`i kishte zbuluar thesaret e famshëm jashtë Mikenës, në Korint, për shembull, ndoshta do ta kishte quajtur “korintas” qytetërimin të lidhur ngushtë me rrënojat që do të kishte gjetur në atë qytet.
• Lineari B nuk është gjë tjetër veçse gjuha proto-joniane, d.m.th. «pellazgjishtja e lashtë», nga e cila rrjedh dialekti jonian dhe arkado-qipriot, paraardhëse të guhës greke. Qysh nga Chadwick dhe Ventris (dekriptuesit e linearit B) është besuar (ende besohet) se ky shkrim ka qenë greqishja e lashtë. Një gabim fatal, i cili na ka çoroditur dhe gjithashtu e ka çuar historiografinë dhe gjuhësinë në një qorrsokak të vërtetë. Çuditërisht, që nga gjysma e dytë e shekullit XX (1952), ky aspekt nuk është marrë në konsideratë nga autorë të shumtë modernë; që nga momenti që u zyrtarizua Lineari B, si të ishte greqishtja e lashtë, stopohen të gjitha studimet dhe hulumtimet lidhur me këtë temë! Duhet shënuar se Lineari B nuk është një shkrim që na sjell ndonjë informacion historik, socio-kulturorë apo letrarë, sepse shënonte vetëm transaksionet tregtare në regjistra kontabiliteti (shifrat dhe emrat e produkteve të ndryshme, shumica e të cilave ishin të huaj dmth me emra të huaj).
• Falë poemave epike (Iliada dhe Odisea), të përcjella nga Pellazgët (të cilësuar «hyjnorë» në Iliadë X/429), pushtuesve të rinj helenë, sot dimë se çfarë gjuhe flisnin popujt autoktonë, të cilët banonin në «vendin që do të bëhej Greqi» (Herodoti I/56,58 – II/50,52 VIII/44). Kjo gjuhë e Perëndive («e ndryshme nga ajo e njerëzve» d.m.th e grekëve – cf. Iliada I/ 379 – 415) ashtu siç e cilësonte Homeri, gjuha e «Zeusit pellazg dhe dodonas» (Iliada XVI / 233, 234), është më se e gjallë: gjuha shqipe e sotme, e ruajtur pothuajse e paprekur, qysh prej mijëvjeçarësh, në malet e pamposhura të rajoneve shqipfolëse, vatra e të cilave është Shqipëria e sotme dhe trojat e saj shqipëfolëse. A nuk ka aty një lloj «fosile të gjallë», e cila na sjell provën se këta Pellazgë ishin pikërisht stërgjyshërit e Thrako-Ilirëve dhe të pasardhësve të tyre të fundit, Shqiptarët të sotëm? Gjuha shqipe a nuk arrin të dekriptojë apo të deshifrojë shumicën e emrave të mitologjisë (e mbiquajtur greke) si dhe teonimet, eponimet, toponimet, oronimet dhe antroponimet të Iliadës / Odisesë dhe të një pjese të madhe të Europës dhe në veçanti të rajonit danubo-ballkano-egjeas?
• Kështu pra asnjë tregues madje edhe më i vogli, nuk ka provuar ekzistencën e grekëve para shekullit VIII. Në fakt, gjithçka, që me të vërtetë prek qytetërimin grek, e thënë me saktësi është krijuar pas shekujve të quajtur «të errët»: fillimi i kultit i Apolonit (Delfit dhe Delos që u bënë «amfiktioni»). Homeri e vërteton vetvetiu, kjo sepse ai nuk mund të përmendte atë që nuk e njihte kur ishte gjallë, si dhe atë çfarë ndodhi pas tij.
E gjithë bota e dijetarëve, me disa përjashtime të pakta, nuk kanë marrë parasysh, nga njëra anë elementin “pellazg”, dhe nga ana tjetër, elementin binjak “etrusk” dhe pjesëmarrjet e tyre reciproke apo rrjedhojat e tyre në formimin e dy qytetërimeve më të rëndësishme evropiane: qytetërimin helen dhe atë romak. Ky qëndrim pellazg dhe degëzimi i tij trako-iliro-shqiptarë nuk është vlerësuar sa duhet apo ka qenë krejt i fshehur në të gjitha studimet parahalene, qofshin historike, arkeologjike, antropologjike apo gjuhësore. Është pra kjo hallkë e dobët, që i ka çuar ato në një qorr sokak, ku kanë ngecur njëherazi historia parahelene, gjuhësia moderne dhe në një masë me të vogël arkeologjia.
E gjithë kjo ngatërresë është rezultat i kësaj fqinjësie të detyruar, të dyfishtë, si dhe për shkak të luftërave të pafundme (për marrje pushteti) midis njërës pjesë të Pellazgëve vendas dhe pushtuesve të parë Akenë, Danaenë (Egjiptianë) dhe Kadmenë (Fenikas), çka shkaktoi hap pas hapi shuarjen apo shpërndarjen e Pellazgëve, përpara kësaj pakice pushtuesish të rinj. Kjo ngatërresë ka ngjarë në kombe të tjerë: Emri Angli rrjedh nga “anglët” – popull gjerman; Egjipt, emër i krijuar nga Grekët, por Egjiptianët e quajnë vendin e tyre “Misr”; Gjermania (emër që përdorën të huajt), quhet nga populli “Deutschland” (Dojçland); Shqipëria nga të huajt quhet Albania, Albanie, Alvania , etj, etj.
Qysh prej njëzet e pesë shekujsh një kapak i plumbtë i ka zënë frymën historisë së popujve të parë, të cilët janë në zanafillën e të dy qytetërimeve europiane më të shquara:
– qytetërimi grek (nëpërmjet Pellazgëve) dhe
– qytetërimi romak (nëpërmjet Etruskëve).
Megjithatë, për sa i takon historisë parahelene, janë autorët modernë (në veçanti historianët, akeologët dhe gjuhëtarët) ata që kanë mbjellë konfuzionin, madje dhe dyshimin. Në të vërtetë është shpallur (pa asnjë provë) se Pellazgët përbëheshin nga popuj të ndryshëm: «emër gjenerik» dhe «popuj të zhdukur, pa lënë as gjurmën më të vogël».
Kështu i kanë shpallur me ngulmë shumica e historianëve që në shekullin XIX! Për fat të keq ata nuk e kanë kuptuar se ishte fjala për një dhe vetëm për një popull, i cili kishte krijuar «fise» të panumërt (me «emra» shumë të ndryshëm, që flisnin – me dialekte të ndryshme – të njejtën gjuhë dhe kishin të njejtën kulturë, të njejtat tradita, të njejtën etni; është gjuha shqipe sot (fosile e gjallë), e cila «nxjerr të palarat në shesh». Pavarësisht mosekzistencës së një «gjurme të shkruar», a nuk ka tashmë një «gjurmë gojore», të qartë dhe të prekshme, e cila na jep mundësinë të zbulojmë gjuhën (falë Iliadës dhe Odiseas, poemat pellazge, të cilat rrjedhin nga një traditë gojore parahelene), që e flisnin Pellazgët, ky popull i madh «parahelen»?
Të gjithë autorët e lashtë, ndër të cilët Homeri, Hesiodi, Hekateu i Miletit, Akusilaosi, Hellanikosi i Lesbosit, Herodoti, Tuqididi ose pas tyre Efori, Straboni, Pausania, na bëjnë të ditur shkurtimisht, por mjaftueshëm, se përpara mbërritjes së grekëve, vendi që do të bëhej Greqi ka qenë i banuar nga Pellazgët. Ata, gjithashtu, pohojnë se këta Pellazgë nuk ishin Grek, por «barbarë», d.m.th. nuk flisnin greqisht dhe, së fundi, se ata u lanë trashëgim grekëve një pjesë të madhe të kulteve dhe të perëndive të tyre dhe sidomos Iliadën dhe Odisenë (poeme epike të traditës gojore). Asgjë më shumë se kjo nuk do të mjaftonte për të na bindur, se përpara mbërritjes së helenëve ka ekzistuar një qytetërim i madh jo-grek. Është kuptimi i kësaj fjale të famshme – «mbërritje» – të cilën nuk e kanë kuptuar mirë të gjithë autorët modernë. Është thënë gjithçka dhe e kundërta mbi këtë teme. Deri në zbulimin e tabelëzave të mbiquajtura mikeniane, «të deshifruara» nga Ventris dhe Shadvik, kishte shumë dyshime për to.
Por, qysh kur këta dy dijetarë shpallën se Lineari B [i quajtur] mikenian ishte në greqishten e vjetër, gjithçka u përmbys në favor të tezës së vijimësisë së dy qytetërimeve (mikeniane dhe greke), dhe kjo pavarësisht katër shekujsh heshtjeje tërësore. Këtë teori po e zbuloj me argumente, për ta vërtetuar në mënyrë që askush të mos dyshojë që ajo çfarë u quajt «mikenian» nuk ishte gjë tjetër veçse «pellazgjishtja» e lashtë (gjuha), nga e cila ka dalë pjesërisht greqishtja e lashtë. Përveç kësaj, një tjetër argument mbështet këtë tezë të fundit: sipas Herodotit (I. 57 – VIII, 54 – VII, 95) Jonianët ishin Pellazgë të kthyer në helenë duke përshtatur gjuhën greke! Çuditërisht, Tuqididi, shovinizmi i të cilit nuk ka nevojë të tregohet, pohon se Pelopsi (pushtuesi i Peloponezit) ishte një i huaj i ardhur nga Azia (I, 5); kjo është hera e vetme që ai përmend «zanafillën e huaj» të një prej grekëve të tij të lashtë.

Midis argumenteve të tjera të lashta, që shkojnë kundër lashtësisë së hershmë të grekëve, është edhe mendimi i Flavius Jozefit, i lindur në vitin 37 ose 38 pas Krishtit, i cili në veprën e tij «Kundër Apionit» (Belles Lettres – 1972, faqe 4) pohon: «Në të vërtetë, kam gjetur se ndër grekët gjithçka është e mëvonshme dhe daton, siç thotë një fjalë, e djeshmja apo e pardjeshmja: me këtë unë nënkuptoj themelimin e qyteteve, shpikjen e arteve dhe hartimin e ligjeve, por nga të gjitha gjërat, më e vonshmja, apo që ndër ta mungon, është meraku për të shkruarit».
Së fundi, shtoj se Homeri nuk i ka cituar helenët as si popull dhe as si komb grek. Ky emër ka qenë përmendur vetëm një herë në Iliadën, Kënga II, rreth vitit 684 (në mos po bëhet fjalë edhe një herë për një futje të gabuar të mëvonshme). “Më pas vijnë ata të Argosit pellazg – të gjithë popujt e Alopes, të Alosit dhe të Trakisë, – ata të Fties dhe të Heladës me gra të bukura të quajtur Mirmidonë, Helenë, Akenë”. Këta Helenë zinin një pjesë të Thesalisë (Argosi pellazg). Kjo në këtë epokë u përkiste ende pellazgëve. Homeri, pra, ka folur vetëm për aken, danaen dhe argian, si kamp kundërshtar i trojanëve. Ai i përmend Pellazgët në Greqi, në Azinë e Vogël dhe në Kretë. Për të, Zeusi (Iliada XVI, 234) është pellazg dhe dodonas (Dodona në Epir, kryeqytet kulti i Pellazgëve).
Ja disa ngjarje që kanë ndodhur pas shekullit VIII, pra pas Homerit.
Gjuhësia nga njëra anë dhe historiografia e Greqisë parahelene nga ana tjetër kanë rënë në të njëjtën grackë, atë të zanafillës së Grekëve, e cila ka qenë (gabimisht) lidhur apo përngjitur me atë të Mikenëve (Pellazgëve), nga të cilët edhe kanë nxjerrë përfundimisht prejardhjen e Helenëve.
Përse atëherë?
Sepse në vitin 1952 Mikael Ventris, të cilit më pas iu bashkua Xhon Shadvik, besoi se zbuloi në Linearin B një formë të lashtë të greqishtes, ndërkohë që ishte fjala për një gjuhë parahelene (pellazge), nga e cila gjuha greke kishte bërë huazime të shumta! Në pamje të parë, ishte krejt normale të gjeje në këtë nënshtresë pellazge (mikenëve) një farë ngjashmërie me greqishten e lashtë, meqenëse kjo e fundit e ka ndjerë ndikimin e saj. Kjo greqishte ka trashëguar disa veçori gramatikore, disa forma sintaksore dhe një farë numri fjalësh që janë të pellazgjishtes së lashtë dhe që rigjenden në shqipen e sotme.
Ky është rrethi vicioz rreth të cilit rrotullohen të gjithë. Kësisoj ngatërrohet gjithçka, mbivendosen apo kthehen anasjelltas të dhëna të ndryshme dhe bëhen përzierje të ndryshme në faktet historike, mitet, emrat e perëndive, heronjve dhe vendeve.
Megjithatë mjafton të rilexohen autorët antikë, ndër të cilët Hekate i Miletit, Helanikos i Mitilenit, Herodoti ose Tuqididi për të dalluar se përpara “mbërritjes” së Grekëve, Pellazgët ishin zotë të vendit që do të bëhej Greqi! Për së dyti, disa prej tyre në një farë mënyre i kanë nënvlerësuar Pellazgët duke mos iu dhënë vendin që u kishin caktuar autorët antikë për sa i takon së vërtetës historike të qytetërimit të tyre shumë më të mëparshëm nga ai i Grekëve. Pastaj ka patur një “boshllëk” prej katër shekujsh (midis viteve 1200-800 para Krishtit) që cilësohen të errët sepse nuk është e përceptueshme asgjë greke dhe asnjë element i besueshëm nuk arrin të vërtetojë praninë e Helenëve. Pavarësisht kësaj, disa kanë dashur t`i shohin Grekët kudo, madje edhe përpara ekzistencës së tyre! Është kjo, çfarë unë kam vendosur të analizoj dhe të paraqes me ndihmën e argumenteve të verifikueshme apo të dallueshme dhe me anë provash të qarta.
Këta Grekë, ndër vendet që ata pushtuan, ishin të paktë në numër në atë epokë të hershme. Ishte fjala për një kastë drejtuesish të cilët nënshtruan vendin duke dëbuar prijësit apo mbretërit e qyteteve që ata pushtuan (Danaos Egjiptiani në Argos, Kadmos Fenikasi në Tebë, Pelopsi Azianiku në Lakedemonia, etj…) Pra këta Grekë (Helen) mbërritën me gjuhën dhe kulturën e tyre. Por shumë shpejt ata asimiluan një pjesë të madhe të gjuhës, kulturës, fesë, miteve stërgjyshore të popullsive autoktone të trungut pellazg. Ata miratuan kulturën dhe qytetërimin e popujve të pushtuara ndërsa duke sjellë një mori fragmentash të kulturës dhe gjuhës së tyre. Për tu shkrirë plotësisht në popullsinë autoktone ata përfunduan duke krijuar një gjeneanologji mashtruese në mënyrë që të besohej se edhe ata ishin autoktonë. Kjo ide e fundit rigjendet e ripërsëritur pambarimisht, pothuajse në të gjitha ceremonitë e tyre fetare dhe kremtimeve politiko-shoqërore. Fakti gjendet po aty, ata gjendeshin në një vend i cili nuk ishte i tyre dhe ku shumica e popullsisë me zanafillë etnike të ndryshme fliste një gjuhë të huaj. Me kalimin e kohës dhe ndikimin e popullsive të trungut pellazg, e folura e grekëve pësoi disa ndryshime sipas krahinave (theksat, dialektet). Ky dallim i të folurit është në zanafillë të dialekteve greke, të cilat i ripërtërinë në fise të ndryshme që i quajtën Jonianë, Eolianë dhe Dorianë. Pra duke filluar nga ndarjet gjuhësore ose dialektore u krijuan artificialisht ndarjet etnike.
As nuk i është vënë veshi, qoftë edhe për një çast, faktit se Pellazgët dhe gjuha e tyre nuk ishin “zhdukur duke mos lënë as me të vogëlin gjurmë”; pra, janë shpallur me ngulm popull dhe gjuhë të zhdukur?! Megjithatë edhe një neofiti, përpara çdo studimi, i vinë në mendje shumë pyetje: një gjuhë e vetme në Evropë, një popull i ndryshëm nga fqinjët e tij grekë, latino-romakë dhe sllavë dhe një territor përbri, në zemër të Europës Juglindore, a nuk na bëjnë të pyesim veten për Shqipërinë dhe Shqiptarët? etj, etj. Unë nuk mund të përsëris këtu çfarë është shkruar në 500 faqet e tezës sime të doktoraturës të prezentuar në Universitetin e Sorbonës në Paris.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura