Paris, 30. 04. 2014 – Dodona ishte kryeqendra “kultike” e Pellazgëve. Kjo është konfirmuar nga disa burime dhe mbivendosje të shumta të teksteve të lashta. Por me pushtimin e «Pelazgisë» nga grekët ky vend i shenjtë u braktis në favor të emrit «Delf», emër që Homeri tërësisht e injoronte. Kjo na lenë të kuptojmë që Delfi nuk ekzistonte në kohën e tij. Pra orakulli i Delfit nuk mund të ekzistonte para shekullit të tetë/shtatë para erës sonë. Delfi u bë tempulli i shenjtë grek mbi gjithë të tjerat dhe kërthizë e botës nën tiraninë e Klistenit (rreth 600-570 p.e.s).
Ja disa fragmente nga disa përgjigje të drejtuar miqëve të Facebook-it dhe që po i përhap këtu më gjerë në mënyrë që të vëj në dritë disa elemente të historisë së lashtë të Dodonës dhe që të mos ketë ndonjë shteg dyshimi. Këtë e bëj siç duket në studimet dhe hulumtimet e mia. Nganjëherë unë ndërhyej në mënyrë pedagogjike në disa diskutime vetëm për të dhënë mendimin tim dhe për të shërbyer historinë e vërtetë të popullit tonë. Por koha ime është e kufizuar prandaj nuk mund t’u përgjigjem të gjithëve.
Në parim sipas Homerit vendi i shenjtë kryesor i dedikuar për Zeus-in dhe perëndeshën nënë Dione (bija e Okeanos-it dhe Tethis-it dhe ndoshta nëna e Afërditës) ishte vendosur në Dodonë në Thesproti (Çamëria e sotme) në shpatet e malit Tomaros (në jug të liqenit të Pambotis) 22 km në jug të Janinës. Homeri dhe Herodoti përmendin malin Tomures ose Tumaros në atë vend me saktësi. Ky ishte orakulli më i vjetër sipas Herodotit. Aty priftërinjtë e tempullit interpretoshin në shushurimët e gjethëve të dushkut (lisit) të shenjtë sikur do ishte “zëri” i Zeus-it.
Këtu unë bëj një parantezë për të thënë se dijetari i madh Pitagor i Samos-it e ka quajtur Zeus-in “ZAN, ZANI”, që shpjegohet natyrisht “ZË”, “ZA”, apo “folja” në dialektin gegë, që i përngjan dialektit ionian të kohës së Pitagorit – sikur na thotë Porfiri, biografi i tij zyrtar (Cf. «Jeta e Pitagorës» – De Malkus apo i mbretit – 17, f 36 – Les Belles Lettres, Paris 2010). Pitagora nuk ishte grek por fillimisht tirrheno-etrusko-pellazg. Në të vërtetë gjuha pellazge e kohës së tij dukej mjaft e afërt me dialektin “gegë” të Shqipërisë së veriut (e zhdukur nga letërsia dhe folja nga komunizmi i kohës së Enver Hoxhës). Pitagora ende e përmendte gjuhën e fëmijërisë së tij!
============================================
Francë – Lion, 03. 06. 2012: “Grekët nuk kanë egzistuar para shekullit VIII p.e.s. Ata erdhën pas kësaj periudhe dhe morën perenditë, mitet dhe alfabetin e tyre nga Pellazgët. I ashtuquajturi qytetërim Mikenianë (1200/-800 p.e.s) nuk ishte grek por pjesë e civilizimit Pellazgjik. Gjuha, veshjet dhe civilizimi i Greqisë së lashtë janë të përafërt me gjuhën, veshjet dhe kulturën e veriut të Shqipërisë dhe Shqiptarëve nëpërgjithësi, pasaardhës të Pellazgo-ilirëve.” – ka thënë historiani ynë i shquar Dr.Arif Mati ( Mathieu Aref), në Konferencën Shkencore “PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË”.
Dodona – tempulli i Pellazgëve.
===============================
Dodona ishte kryeqendra “kultike” e Pellazgëve. Kjo është konfirmuar nga disa burime dhe mbivendosje të shumta të teksteve të lashta. Por me pushtimin e «Pelazgisë» nga grekët ky vend i shenjtë u braktis në favor të emrit «Delf», emër që Homeri tërësisht e injoronte. Kjo na lenë të kuptojmë që Delfi nuk ekzistonte në kohën e tij. Pra orakulli i Delfit nuk mund të ekzistonte para shekullit të tetë/shtatë para erës sonë. Delfi u bë tempulli i shenjtë grek mbi gjithë të tjerat dhe kërthizë e botës nën tiraninë e Klistenit (rreth 600-570 p.e.s). Përkundrazi në jug të Shqipërisë (afër Beratit) ekziston një varg malor i emëruar Tomorr/Tomorri. Ky arrin kulmin në majen Çuka 2414 m lartësi. Është e mundur se ka pasur aty një kult pellazg ose një orakull si i Dodonës i përkushtuar Zeus-it dhe sidomos pasi i gjithë rajoni (Thesprotia, Kaonia, Molossia, Iliria, Trakia, Maqedonia, etj.) i përkiste pellazgëve, nga kohët më të hershme para mbërritjes së Helenëve. Por ne nuk kemi asnjë shkrim ose arkivë që e vërtetojnë këtë lloj tempulli shenjtor në malin e Tomor-it në jugun e Shqipërisë.
Për mua është e nevojshme që informacioni të jetë i verifikueshëm. Përveç kësaj ne mund të mbështetemi vetëm në supozime, por kjo nuk është mënyra ime për të punuar.
Pas pushtimit të trojave të pellazgëve nga Helenët, kulti i Dodonës e kishte humbur rëndësinë e tij në favor të atij të Delfit në Focid. Grekët prandaj kanë zhvendosur adhurimin e tempullit të Dodonës në atë të Delphi-t i cili është ndërtuar rreth shekullit të gjashtë para Krishtit. Aty vendndodhej tempulli pelazg, i quajtur Pitho nga Homeri. Në ato kohë adhurimi i lisit të Dodonës nuk praktikohej si përpara pushtimit helen, ashtu që ndoshta u zhvendos në rajone të tjera në një vend më të sigurt si për shembull në malin Tomor të Ilirisë të asaj kohe. Por për këtë nuk kemi ndonjë të shkruar të lashtë.
Delfi në jug-perëndim të Mount Pernasit në luginën e Focisë.
Për më tepër, Keltët kanë përdorur të njëjtin adhurim të lisit. Kjo është konfirmuar nga emri i priftërinjve kelte që janë quajtur “Druid”, një emër që është krejtësisht i kuptueshëm në shqipen “dru”, i cili me siguri do të thonte “lis”. Ne e dimë se, sipas historianit të lashtë Apiani – Ilirët, Keltët dhe Galatët/Gaulët ishin një popull vëlla. Pra, nuk është për t’u habitur që Keltët kanë mbajtur adhurimin e lisit të Dodonës.
Gjithashtu për shkak udhëtimeve të ndryshme të pélazgo-ilirëve në gjithë Europën, kam gjetur shumë emra pélazgo-ilire në vende të tjera dhe veçanërisht në Itali:
– Segestika e Pannonisë ilire dhe Segesta në Siçile;
– Kaone në Epir dhe Kone n’Italinë jugore;
– Volcae në Iliri dhe Volcei në Kampani të jugut Italisë;
– Nar në Iliri dhe Nar n’italinë qëndrore;
– Tomoros/Tmoros në Thesproti dhe Tomor në Shqipërinë e jugut;
– Messapion në Atikë dhe Messapian n’Italinë e jugut;
– Albani në Shqipërine e veriut të Antikitetit (nga Durrësi deri në Dibër) dhe Albani në Kaukaz, etj, etj.
Pra, ne gjejmë shumë korrespondenca toponimesh të përbashkët me Ilirinë e saktë – me vende ose rajone të tjera.
Unë pa dokumente dhe pa të dhëna të verifikueshme kurrë nuk kam marrë parasyesh asgjë. Një studiues dhe një shkencëtar nuk punon pa dokumenta dhe arkiva, argumente bindëse ose fakte të vërtetuara dhe të verifikueshme. Që nga fundi i komunizmit disa Shqiptarë kanë në dorë shumë libra që pohojnë shumë gjëra pa sjell në të vërtetë prova, argumenta bindës ose pa bërë studime të vlefshme multidisiplinare në nivel thjesht shkencor.
Ndërtimet megalitike të quajtura pellazgjike ose ciklopeane
Dihet mirëfilli se përveç monumenteve megalitike (menhir, dolmen, murë të mëdhenj të bërë nga blloqe të mëdha prej guri të përpunuar, mbledhur pa llaç, etj) të quajtur ndërtime pellazge apo ciklopike, nuk ka pasur në Greqi, Itali apo gjetkë në Europë tempuj të projektuar arkitektualisht dhe të ndërtuar me gur sikur kanë lulëzuar që nga shekulli VII/VI p.e.s me ardhjen e semito-egjiptianëve Helen (e konfirmuar nga Hekateu, Herodoti dhe të gjithë autorët tragjik si Eskili, Sofokliu dhe Euripidi…). Para ndërtimit të këtyre tempujve dhe para ardhjes së Helenëve, Pellazgët dhe Egjeo-kretët nuk kishte asnjë tempull por vetëm altarë brenda Pallateve ose megaronëve ku ata praktikonin kultet e tyre. Vëmë në dukje se qytetet e përshkruara nga Homeri nuk kishin ndonjë “tempull” në kuptimin klasik të fjalës. Ky vend adhurimi i konsideruar si një vend i shenjtë privat (e megaronit) ishte dhoma qëndrore e pallateve të ashtuquajturit miken.
Monumente megalitike në Shqipëri.
Sipas të gjithë autorëve të lashtë grek ndërtimet megalitike të quajtura pellazgjike ose ciklopeane dhe fortifikimet (Athinë, Mikenë, Argos, Tirinth, Pilos, Korinth) ishin vepra të Pellazgëve. Këto ndërtime ndodheshin në shumë vende të tjera duke përfshirë Signia në Latiumin (tani Segni). Këta autorë gjithashtu atribuan perllazgëve ndërtimin e murit primitiv të Akropolit të Athinës (pelargikon). Ndërtimi i këtyre tempujve guri, pra kanë ndodhur pas shekullit të tetë me ardhjen e grekëve të cilët pushtuan trojet pellazge në Ballkan, ishujt e Egjeut dhe në Azinë e Vogël.
Gabimi i historianëve, arkeologëve dhe gjuhëtarëve MODERNË ishte që ata konsideruan që Grekët patën një qytetërim shumë të lashtë duke i përzier me Egjeo-kretasët dhe mikenët që ishin hiq tjetër vetëm se PELLAZG. Këtë e kam shpjeguar në një konferencë që kam mbajtur më 25 prill (2014) në Bruksel ku shumica e fjalimit tim ishte shtylla kurrizore e tezës sime e paraqitur në Sorbonë të Parizit – në vitin 2012.
Historiogrfia moderne e Greqisë është e mbërthyer në një llojë ideologjie shtijake ose thjeshtë është ngulfatur në pista të pasakta që e kanë errësuar apo cunguar historinë e Greqisë parahelene dhe arkaike për arsyet në vazhdim.
12 paralogjizma (arsyetime të gabuara) dhe interepretime të rreme që e kanë errësuar apo ndërruar kahjen e historiografisë së vërtetë të Greqisë.
1. Duke besuar në një civilizim myken që nuk ka ekzistuar asnjëherë me këtë emër mirëpo me emrin “civilizim pellazg” duke u bazuar në mendimet e të gjithë autorëve antikë grek. Ky emër “civilizimi myken” është krijuar artificialisht nga pseudo-arkeologu Heinrich Schliemann në fund të shekullit XIX-të. Ky emërim është mësuar vazhdimisht në kor nga të gjithë historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët modernë.
2. Duke besuar në një luftë të Trojës që ka ndodhur mes -1193 dhe – 1183 para erës sonë, datë hipotetike e imponuar pa asnjë provë nga matematicienti Eratosteni në shekullin e III-të para erës sonë (-276-194). Ndërsa bëhej fjalë për një luftë shumë më të afërt: ajo e kolononizimit të Pellazgisë (që u bë Greqia apo “Hellas”) e të Azisë Minore kah fundi i shekullit të VIII-të para erës sonë nga Helenët e parë. Këta të fundit nuk janë të cituar te Iliada dhe Odisea: poema të traditës gojore parahelene të transkriptuara në gjuhën greke dhe të botuara nga Pisistrati në mes të shekullit të VI-të para erës sonë. Kjo e vërteton që Homeri nuk i ka njohur dhe se këta janë shfaqur pas tij.
3. Duke okultuar periudhën “memece” e quajtur e “Vitëve të errëta” (-1183 – 800 para erës sonë) do të thotë katër shekuj ku asgjë greke nuk është shënuar. Pavarësisht kësaj historiografia moderne e ka ngrit civilizimin grek shumë lartë në shkallën e kohëve. Kësisoji janë përzier Egjeo-kretasit, Minoenët, hipotetikët ”Miken” dhe grekët. Rrjedhimisht duke filluar nga kjo luftë hipotetike e Trojës historianët modernë i kanë bazuar të gjitha datat e tjera të historisë së Greqisë. Ndërsa të gjithë autorët antikë të shekujve VI dhe V para erës sonë e injoronin ekzistencën e një civilizimi “myken” – shpikje, siç edhe e pamë më lartë, nga pseudo’arkeologu Heinrich Schliemann – si dhe ekzistenca e një date të tillë. Të vetmit mikenianë, për ata, ishin vetëm “banorët” e “qytetit” Myken.
4. Duke e konsideruar Iliadën dhe Odisenë si vepra pikërisht greke, ndërkohë që bëhet fjalë për poezi epike të “traditës gojore (gojëdhanave) parahelene”, të cilat kanë pësuar përmirësime të ndryshme dhe ndryshime të tjera, interferime madje edhe manipulime për t’u shërbyer interesave të pushtuesve të parë helenë (historikisht ka ndodhur pas shekullit VIII para erës sonë). Këto poezi si dhe veprimi i Hesiodit (Theogonia, punët dhe ditët) janë baza e ”mitologjisë“ të quajtur greke. Në mënyrë logjike dhe të pashmangshme kjo mitologji nuk ka mundur të jetë greke por parahelene, duke rrjedhur nga një traditë gojëdhanash, të marrura nga parahelenët dhe të rishkruara nga Grekët kur arritën në vëndin e quajtur “Pellazgi” e që do të bëhej pastaj Greqi. Për më tepër në Iliadë ndodhet se Zeusi konsiderohet si “pellazg” dhe Pellazgët si hyjnorë (Iliada XVI, 234-236). Praktikisht është fraza e vetme që i ka shpëtuar censurës së logografëve grek. Pa këtë fjali ka shumë mundësi që nuk do kisha filluar studimet dhe hulumtimet mbi pellazgët, ka tani me tepër se 40 vite. Kjo për mua ishte një zbulim i pabesueshëm.
5. Duke ngatërruar gjuhën parahelene dhe gjuhën greke dhe duke e quajtur linearin B si “greqishte e vjetër” ndërsa grekët nuk ekzistonin në epokën e këtij alfabeti. Në mes të gjurmëve të para të këtij civilizimi grek (pas shekullit të VIII para erës sonë) dhe periudhës së këtij alfabati kanë kaluar gati pesë shekuj pa pasur më të vogëlin shenjë që mund të vërtetojë ekzistencën e “helenëve”. Ventrisi dhe Shadviku nuk kanë kërkuar që të fusin gjuhë të tjera në kuadër të studimeve dhe hulumtimeve të tyre rreth gjuhës greke (shqipen për shembull) dhe nuk kanë menduar që mund të ekzistonin gjurmë thelbësore të pellazgishtës së vjetër nga ku rrjedh greqishtja e vjetër dhe shqipja moderne. Pavarësisht zbulimet të tyre nuk e kanë ndryshuar prespektivën që kemi për historinë greke. Në të vërtetë zbulimi i Linear-it B ishte i varur nga natyra fragmentare dhe të njëanshme të materialeve të përdorura në zbulimet e tyre të këtij lineari.
Fjalët dhe emrat e përdorura në këtë shkrim (i frymëzuar nga i lineari ‘A’ i Kretës), nuk janë tekste letrare që mund të na tregojnë të paktën kulturë apo histori të asaj kohe. Ato janë shpesh një llojë repertore ose inventare llogaritare të çdo llojë produkti të papërpunuar ose të prodhuar duke përfshirë disa emra që rrjedhin nga emra apo fjalë të huaja dmth nga jashtë Mikenës (për shkak të tregtive të ndryshme). Kështu shtrirja filologjike dhe gjuhësor për këtë arsye mbetet mjaft e kufizuar. Duhet shënuar, megjithatë, se emrat e hyjnive para helene të mitologjisë ishin tashmë në vula të Kretës nga koha e Palatëve ( ~2000~1700). Duhet të theksohet se shumica e onomastikës të poemave epike shpjegohen më pak në gjuhën greke se në gjuhën shqipe, sidomos dialekti gegë i Shqipërisë së Veriut.
6. Nënvlerësimi apo neglizhimi i ekzistencës së Pellazgëve, banorët e parë të Greqisë dhe të cilët janë në zanafillin e civilizimit grek sipas të gjithë autorëve antik (Iliada e Homerit, Hekateu i Miletit, Hellanikosi i Lesbosit, Herodoti, Tukididi, autorët tragjik, etj..). Pastaj mos marrja parasyshë e shkrimeve të shumëta të autorëve antik të shekujve VI dhe V p.e.s që kanë nxjerrur në pah që vetëm Pellazgët ishin të vetmit paraardhës të grekëve dhe jo stërgjyshërit e tyre.
7. Fshehja e faktit që udhëheqësit apo mbretërit Dorianë ishin me origjinë semito-egjiptiane dhe që Ionianët kanë qenë pellazg para se të bëheshin Helenë dhe të cilëve ua kanë lënë në trashëgim një pjesë të madhe të civilizimit të tyre.
8. Duke okultuar studimet të pakta të realizuara mbi Pellazgët nga disa hulumtues modernë dhe që asjnë inventar serioz nuk është bërë deri tani.
9. Duke krijuar indo-europianizmin, domëthënë një gjuhë virtuale që kurrë nuk ka ekzistuar. Të çorientuar nga polemika të shumëta dhe nga fakti duke syrgjynosur në harresë të historisë – Pellazgët dhe gjuhën e tyre, gjuhëtarët janë ende në kërkesë të një “gjuhe mëmë”.
10. Duke mos vendosur lidhjen etnolinguistike në mes të Pellazgëve, Etruskëve, Trojanëve, Frigjianëve, Thrako-Ilirëve dhe Shqipëtarëve të tashëm.
11. Duke mos përfillur studime të thella mbi gjuhën shqipe dhe posaçërisht të dialektit të saj “gegë”. Që nga gjuhëtarët e parë të fundit të shekullit të XIX-të, kjo gjuhë ka qenë e konsideruar si nje “gjuhë indo-evropiane më vete”, duke mos shkuar më largë në studime dhe hulumtime. Që nga zbulimi i linearit B nga Ventris dhe Shadvik në 1952, linguistika është ngrirë dhe studimet e hulumtimet në këtë lëmë kanë filluar të zbehën. Pavarësisht nga çdo lloj futje të padëshirueshme linguistike (të lidhura me promiskuitetin e shkaktuar nga invazionet e shumëta) kjo gjuhë, ende ruan gjurmët e vetme të substratit të vjetër pellazg që ekziston aktualisht në Europë. Kjo gjuhë është e vetmja që mund të spjegoj antroponime, teonime, toponime dhe oronime të shumta që gjenden në poezitë epike. Në shtojcë të tezës sime, e kam krijuar një leksik të rëndësishëm mbi këtë temë.
12. Në kuadër të studimeve të tyre krahasuese, gjuhëtarët kanë neglizhuar fenomenin “kronologjik” të shfaqjes së secilës prej gjuhëve të studjuara europiane. Meqënëse gjuha pellazge (e ngjajshme me ato etruske, thrako-ilire dhe aqë më tepër me shqipën e tashme) është, sipas autorëve antik grek, shumë më e vjetër se greqishtja, dhe kjo e fundit më e vjetër sesa sllavishtja (prej afro një mijë vjetësh), etj… Ata nuk kan mundur të identifikojnë një sfond gjuhësorë të lashtë ndër të gjitha gjuhët të studjuara sepse kanë qenë të verbuar nga ‘mikenishtja’ hipotetike e konsideruar si greqishte e lashtë.
***
Pas këtij prezantimi dua të deklaroj solemnisht se, që nga libri im i parë i botuar në frëngjisht në vitin 2003 dhe teza ime e paraqitur në fillim të 2012, nuk ka pasur asnjë studiues në perëndim që më ka sjellur me të voglën provë apo pohim për të kundërtën apo ndonjë kundërshtim në lidhje me këtë temë mbi pellazgët. Vetëm (dijetarët) shqiptar ndër të cilët Myzafer Korkuti, ende nuk e pranojnë se pellazgët janë paraardhësit e shqiptarëve të sotëm. Ata qëndruan me njohuritë e tyra të vjetra, të mësuar në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës, sepse ata mbetën vetëm tek Ilirët si paraardhësit e shqiptarëve (dhe…përsëri!). Ata u radhitën kryesisht përkrah studiuesve të huaj (historianë, arkeologë dhe gjuhëtarë) në mbarë botën, të cilët kanë formalizuar historiografinë e Greqisë që është e papajtueshme me historinë e vërtetë, e shkruar tashmë nga autorët më të lashtë të Greqisë.
Është e pranuar përgjithësisht, se është mirëpritur nga historianët tanë, arkeologë dhe gjuhëtarë dhe e kanë adoptuar verbërisht pa ndryshuar asnjë pikë. Prandaj unë pres prej tyre të më japin provën e të kundërtën dhe unë jam i gatshëm t’u përgjigjem atyre pikë për pikë.
******************************
KUSH ËSHTË DR.ARIF MATI (MATHIEU AREF)
Arif Mati (Mathieu Aref) ka lindur me 1 mars 1938 në Kajro të Egjiptit, nga një familje me origjinë shqiptare nga Mati. Prindërit e tij rrjedhin nga dy familje të shquara që në kohën e Skënderbeut (Canameti, Stafa, Preni nga babai dhe Lala, Kola, Lufi nga nëna). Shkon në Paris në vitin 1961, për t’i kushtuar më pas 30 vjet të jetës së tij studimore dilemës së madhe rreth prejardhjes apo jo indo-europiane të gjuhës dhe kombit shqiptar. Arif Mati në vitin 2003 botoi në gjuhën franceze librin: ”Albanie (Historie et langue) ou l’incroyable odyssée d’un people préhellénique”, ndërsa në vitin 2007 këtë libër e boton edhe në gjuhën shqipe: ”Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Tiranë, Plejad 2007 (608 faqe). Mati ka botuar edhe veprën: “Greqia (Mikeanët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004”, teorinë e së cilës në vija të përgjithshme e shpërfaq edhe në këtë vëllim. Studiuesi A.Mati, duke u marrë një kohë të gjatë me antikitetin, më 03 Janar 2012, në Universitetin e Sorbonës në Paris – mbrojti tezën e doktoraturës me titull: “Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek”. Këtë tezë ai e mbrojti me sukses përpara jurisë 3 anëtarëshe: 1. Dominique Briquel, Profesor në Universitetin Paris – Sorbonë, i cili ishte edhe drejtuesi i temës. 2. Charles Guittard, Profesor në Universitetin Paris – Nanterre (Paris X) dhe 3. Guillaume Bonnet, Profesor në Universitetin e Bourgogne (Dijon).
______________________
– DR.MATHIEU AREF –
SHQIPTARËT KËSAJ EUROPE I DHANË DY QYTETËRIME TË MËDHA, ATË GREKE
(NËPËRMJET PELLAZGËVE) DHE ATË ROMAKE (VIA ETRUSKËVE)
HAPE: https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=2593
________________________________________________
(Ilustrimet i përgatiti pashtriku.org, sh.b)