DR.MATHIEU AREF: E VËRTETA PËR PELLAZGËT (2)

Paris, 13. 07. 2016: 6. Nënvlerësimi apo neglizhimi i ekzistencës së Pellazgëve, banorët e parë të Greqisë dhe të cilët janë në zanafillën e civilizimit grek sipas të gjith autorëve antik (Iliada e Homerit, Hekateu i Miletit, Hellanikosi i Lesbosit, Herodoti, Tukididi, autorët tragjik, etj..). Pastaj mos marrja parasyshë e shkrimeve të shumëta të autorëve antik të shekujve VI dhe V p.e.s që kanë nxjerrur në pah që vetëm Pellazgët ishin të vetmit paraardhës të grekëve dhe jo stërgjyshërit e tyre.
7. Fshehja e faktit që udhëheqësit apo mbretërit Dorianë (jo populli që ishte «Ilirë») ishin me origjinë semito-egjiptiane dhe që Ionianët kishin qenë pellazg para se të bëheshin Helenë dhe të cilëve ua kanë lënë në trashegim një pjesë të madhe të civilizimit të tyre.
8. Duke okultuar studimet të pakta të realizuara mbi Pellazgët nga disa hulumtues modern dhe që asnjë inventar serioz nuk është bërë deri tani.
9. Duke krijuar indo-europianizmin domëthënë një gjuhë virtuale që kurrë nuk ka ekzistuar. Të çorientuar nga polemika të shumëta dhe nga fakti duke syrgjynosuar në harresë të historisë Pellazgët dhe gjuhën e tyre, gjuhëtarët janë ende në kërkesë të një “gjuhe mëmë”.
10. Duke mos vendosur lidhjen etnolinguistike në mes të Pellazgëve, Etruskëve, Trojanëve, Frigjianëve, Thrako-Ilirëve dhe Shqipëtarëve të tashëm.

– Dr.Mathieu Aref –

11. Duke mos përfillur studime të thella mbi gjuhën shqipe dhe posaqërisht të dialektit të saj “gegë”. Që nga gjuhëtarët e parë të fundit të shekullit të XIX-të, kjo gjuhë ka qenë e konsideruar si nje “gjuhë indo-evropiane më vete”, duke mos shkuar më largë në studime dhe hulumtime. Që nga zbulimi i linearit B nga Ventris dhe Shadvik në 1952, linguistika është ngrirë dhe studimet e hulumtimet në këtë lëmë kanë filluar të zbehen. Pavarësisht nga çdo lloj futje të padëshirueshme linguistike (të lidhura me promiskuitetin e shkaktuar nga invazionet e shumëta) kjo gjuhë, ende ruan gjurmët e vetme të substratit të vjetër pellazg që ekziston aktualisht në Europë. Kjo gjuhë është e vetmja që mund të spjegoj antroponime, teonime, toponime dhe oronime të shumta që gjendën në poezitë epike. Në shtojcë të tezës sime, e kam krijuar një leksik te rëndësishëm mbi këtë temë.
12. Në kuadër të studimeve të tyre krahasuese, gjuhëtarët kanë neglizhuar fenomenin “kronologjik” të shfaqjes së secilës prej gjuhëve europiane të studjuara. Meqenëse gjuha pellazge (e ngjajshme me ato etruske, thrako-ilire dhe aqë më tepër me shqipen e tashme) është, sipas autorëve antik grek, shumë më e vjetër se greqishtja, dhe kjo e fundit më e vjetër sesa sllavishtja (prej afro një mijë vjetësh), etj… Ata nuk kannë mundur të identifikojnë një sfond gjuhësorë të lashtë ndër të gjitha gjuhët të studjuara, sepse kanë qenë të verbuar nga “mikenishtja” hipotetike e konsideruar si greqishte e lashtë.
ARKEOLOGJI
Arkeologjia, midis zbulimeve specifike, na nxjerr në dritë ngjashmëri të shumta midis ndërtimeve të ndryshme parahelene, të fortifikuara, të quajtura ciklopike ose pellazge, të shpërndara në vende mjaft të largëta nga njër-tjetri: Greqia kontinentale (Mikenas, Asrgos, Tirinti…), Azia e Vogël, Lindja e Afërme, Italia, Kreta etj. Kërkimet paleontologjike dhe arkeologjike dëshmojnë se popullsitë neolitike madje paleolitike banonin në Greqi dhe mbi të gjitha në Shqipërinë e sotme, ku janë zbuluar zonat neolitike dhe paleolitike ndër të cilat ajo e Xarës, Shën Mërisë dhe Dajtit, fshatra ndër të cilët ai i Maliqit dhe rajoni i liqenit të Prespës dhe Ohrit, gjurmë që datojnë nga periodat neolitike dhe eneolitike ndër të cilat ajo e Pazhokut, Maliqit, Nezirit dhe Burimasit në Shqipëri, Glladnicë dhe Hisar në Kosovë dhe zona të pasura në metale në veri të Shqipërisë, ndër të cilat ajo e Mirditës, Mat, Kukës, Kosovë dhe Dibër në Lindje dhe ajo e Korçës në Jug. Përveç kësaj, këto rajone të fundit ishin të njohura nga punimet e metaleve, ndër të cilat bakri, bronzi dhe më pas hekuri.
Arkeologjia na zbulon se kultura e bakrit në Shqipëri përfshin të gjithë mijëvjeçarin III. P.sh në shtretërit stratigrafikë të Maliqit II, vërehen më mirë aspektet e kësaj kulture kalkolitike. Kjo i bashkëngjitet grupeve të tjera ballkanikë, ndër të cilët Sakulta-Krivodol-Bubanj-Hum ose Suplevec-Bukarno Gumo të Pelagonisë. Të gjitha fazat e Neolitikut, duke u nisur nga një nënshtresë e lashtë, përbëjnë një fenomen krejtësisht evolues, pa ndonjë shkëputje apo mosvijimësi me fazat paraardhëse. Ndodh e njëjta gjë për periudhat në vijim: e Bronzit dhe e Hekurit. Periudha e Maliqit III a do të ketë qenë bashkëkohore me grupin Armendohori të Pelagonisë dhe me faza më të vonshme (Bronzi i Lashtë) të Thesalisë dhe të Maqedonisë dhe Maliqi III b (fundi i Bronzit të Lashtë) a do të përkonte me fazën e fundit të Helladikës së Lashtë? Duke filluar nga kjo epokë, ndeshen prodhime vendore, që kanë të bëjnë me tipet e Minoanit të Mesëm (ushta me gjinish të tipit sikladik), thikat me një teh (tip egjeas), tasa të tipit Keftiu të zbuluara në Pazhok. Përveç kësaj, tumula të shumta, varre në formë rrethore (Bronzi i Lashtë) kanë ravijëzuar në tokën shqiptare.
ANTROPOLOGJI
Eugjen Pitardi në vitin 1916 pohonte: “Tashmë e kam thënë diku tjetër, më duket se Shqipëria i përmbys dokumentet më të rëndësishme arkeologjike dhe antropologjike për sa i takon zanafillave të popullsive të lashta të Gadishullit të Ballkanit; popullsi, të cilat në agimin e historisë i shohim të figurojnë nën emrin Ilirë [“Popullsitë e Ballkanit, skica antropologjike, Neuchatel / Paris”] Antropologjia ka mbështetur provat paleontologjike, arkeologjike, historike dhe etno-gjuhësore. Në të vërtetë, shqiptarët e sotëm paraqesin veçorinë e treguesit cefalik (85-90) më të lartë në Evropë (Hiperbrakicefalik/kokë rrumbullake) dhe një planocipitalia e theksuar (shtypje e kavitetit të prapmë dhe të poshtëm të kafkës). Riplei, në sistemin e tij të klasifikimit e trajtonte formën e kokës si treguesin më të vlefshëm në shqyrtimin e racave. Zhak de Morgan pohon (Njerëzimi arkeologjik, Paris 1921): “Dokumentet më të lashta arkeologjike që ne zotërojmë në lidhje me këta kolonë, na bëjnë të mendojmë se imigrimi i tyre u bë gjatë mijëvjeçarit të katërt para erës sonë, duke ardhur nga Europa Kontinentale. Pastaj Pellazgët do të kenë luajtur rolin e tyre, duke sjellë me vete dijet për metalin. Duke zënë të gjithë Heladën evropiane, këto fise do të kenë përparuar deri në ishujt dhe territoret aziatike… fisi tjetër më i vonshëm do të ketë qenë autor i kulturës mikeniane dhe nga një trung me fiset që në atë kohë jetonin në Trakë dhe përgjatë lumit të Danubit. Këta kolonë nuk ishin helenë, e thënë më saktë ishin thrako-frigjianë”.
EMËRTIMI PELLAZG
Gërmimet e fundit arkeologjike, të kryera në Shqipëri, provuan vërtetësinë historike të Pellazgo-Ilirëve me zbulimin e tumulëve, të objekteve të ndryshme, ndër të cilat armë të quajtura mikene (shpata, mburoja…), qeramika të ndryshme, figurina ose fibula, të cilat datojnë nga Bronzi i Lashtë dhe bronzi i Mesëm, madje fshatra buzë liqeneve, kasolle dhe objekte të ndryshme që datojnë nga epoka neolitike. Aty janë zbuluar shpella që datojnë nga paleolitiku, ndër të cilat shpella e Gajtanit dhe Xarës (100’000-30’000 para Krishtit) dhe ajo e Kaprinas në Kroaci (160’000 para Krishtit). Të gjitha këto zbulime, të realizuara në Shqipëri dhe në rajonet në kufi, provojnë se kjo zonë ballkano-danubiane nuk ishte as e izoluar dhe as shkretinë në kohën e shkëlqimit të qytetërimit egjeo-kretas dhe pastaj, atij të mbiquajtur miken. Shqipëria dhe rajonet në kufi të saj paraqesin një rast unik në Europë: një dhe vetëm një popull, i cili jeton në tokat e tij stërgjyshërore, të paktën qysh nga Neoliti, rreth 7’000 vjet para Erës sonë. Vijimësia arkeologjike, antropologjike, kulturore dhe etnogjuhësore është aty më se e dallueshme.

***
Ja shpjegimi që kam dhënë për emrin «Pellazg», d.m.th. ai i «njerëzve të shpellave», Shpellagji, shpellashgët apo Shpellarët, “njerëzit e shpellave”. Në librin tim të parë unë kam rreshtuar një numër emërtimesh të dala deri më sot, si nga autorët grekë të antikitetit ose edhe nga autorë të tjerë më të vonë. Secili ka hedhur idenë e tij, duke u përpjekur ta provojë zgjidhjen vetëm «nga ana fonetike» pa konsideruar elementin historik, legjendar, struktural dhe ngjarjet periferike të kohërave të para: pjellarg, fjalë e përbërë që përfshin shqipen «pjell» dhe greqishten «argos», që do të thotë i bardhë (“ata që pjellin të bardhë” !), pelagos (në greqisht do të thotë në det të hapur!), pelargos (pelikanët, zogj shtegtarë, sipas Strabonit!), palai apo palas gai (i lindur nga toka), pelagonët (pleqtë, sipas Hesikiusit), etj. etj. Interpretimi im nuk ka asgjë «subjektive», përkundrazi ai bazohet në tekstet e lashtë (Homeri, Hesiodi dhe legjendat mitologjike të cilat zbulojnë rresht pas rreshti historinë e vërtetë parahelene).
Për të thënë të vërtetën, Pellazgët formoheshin nga një mori fisesh (Frigjianët, Trojanët, Thrakët, Ilirët, Lelegët, Ligurët, Tirrenët, Karianët, Kuretët, etj.). Ky ka qenë një emër “stërgjyshëror” apo më mirë një «mbiemër»: të gjitha këto fise njihnin jo vetëm historinë e stërgjyshërve të tyre por edhe zanafillën e etnisë së tyre. Ata rridhnin nga njerëzit e shpellave: «Shpellagjit, Shpellagët, Shpellarët». Pra nuk janë këta «njerëzit e shpellave», por “stërgjyshërit” e tyre, për të cilët ata ishin krejt natyrshëm «pasardhësit».
Përse? Ja shpjegimi im i saktë.
Homeri e cilësonte Zeusin «pellazg» dhe Pellazgët i cilësonte «hyjnorë» (sepse rrjedhshin nga Zeusi) si dhe gjuhën e tyre «hyjnore». Si rrjedhojë që Pellazgët rridhnin nga Zeusi. Por Zeusi, na thotë legjenda, ka lindur dhe ka jetuar në vogëlinë e tij në një «shpellë» apo «guvë» në Kretë (mali Ida). Gjatë fëmijërisë së tij, ku nëna e tij, Rea, e largoi për ta shpëtuar nga xhindosja e Kronosit, bashkëshorti i saj, i cili i kishte ngrënë të gjithë fëmijët e tjerë të tij! Për Zeusin u përkujdesën Kuretët, të cilët falë zhurmës së armëve të tyre, të cilat ata i kryqëzonin «me krahët drejt qiellit» (ashtu si në vallen luftarake të Shqiptarëve të veriut dhe të Kosovarëve të sotëm dhe të epirotëve të kohës të Piros/Burri !) mbulonin të qarat e Zeusit të vogël. Zeusin e ushqeu dhia «Amaltea». Pra, kemi të gjithë elementët që provojnë se Zeusi, i rritur në një shpellë, ishte si rrjedhojë një «njeri i shpellave», për të cilin u përkujdesën Kuretët (“Ku u rritë” kuptohet mjaft mirë në gjuhën shqipe, pra aty “ku u rrit” Zeusi ; kjo fjalë i dha emrin edhe «Kretës, Këretës», ku Zeusi ishte i adhuruar) dhe se ishte dhia «Amaltea» (në shqip «e mjelta» d.m.th. ajo që «i jep qumështin») ajo që e ushqej. Përveç kësaj një tjetër element ka provuar lashtësinë dhe të ekzistuarit më parë në kohë të Pellazgëve (njerëz të shpellave) : ai i zakoneve të ushqimit të tyre. Historianët e parahistorisë dhe paleontologët, midis dijetarëve të tjerë, pohojnë se njerëzit e parë të Botës së lashtë, sidomos në Europë (pa përmendur emër të përveçëm), ushqeheshin me «lendë lisi» (e pasur në “amidon”). Mirëpo ne e dimë, nga autorët antikë, se në kohë shumë të lashta Pellazgët ishin «ngrënës të lendeve të lisit» ! Përveç kësaj, nëse «lisi» është bërë i «shenjtë» te Pellazgët, kjo ka ndodhur sepse Pellazgët e vonshëm nuk e kishin harruar se lendet e tij i kishin ushqyer të parët e tyre; reminishencë e përjetshme nga brezi në brez, prandaj “lisi” u bë i shenjtë në Dodonë. Nga ana tjetër «mitologjia» (e cila nuk ka qenë një mit por rrëfenja të hershme stërgjyshërorë, disi të romancuara, të zbukuruara apo të idealizuara me kalimin e kohës), pohon se Pelasgosi (eponimi i Pellazgëve) ka qenë «njeriu i parë», i lindur nga Toka (d.m.th “autokton”) dhe se ai lindi në Arkadi. Ky tregues na zbulon me përafërsi disa elemente kronologjikë. Nëse Pellazgët kanë ngrënë lëndë lisi, kjo sigurisht që ka ndodhur shumë më përpara zbulimit nga ana e tyre të bujqësisë, të ujitjes dhe të kulturës së drithërave dhe mbi të gjitha grurit, i cili si ushqim kryesor zëvendësoi lëndët e lisit. Kjo periudhë ravijëzohet para Neolitikut, d.m.th. rreth mijëvjeçarit VII para erës sonë! Në kohërat e para ato kanë banuar nëpër shpella (banim dhe strehë natyrore e njerëzve të parë apo humanoidëve apo sikur i kam quajtur “Homo Pelasgus”), ata merreshin me gjueti, peshkim dhe hanin lëndë lisi.
Duke filluar nga kjo periudhë e më tej ka qenë fillimi i «qytetërimit» pellazg të vërtetë. Kjo është e qartë si drita e diellit! Ja pra një demonstrim «koherent» dhe një provë e qartë e lashtësisë së Pellazgëve, e zanafillës pellazge të Zeusit, e zanafillës së emërtimit «njeri i shpellave», e adhurimit që ata kishin për lisin si dhe për prejardhjen e gjuhës shqipe nga gjuha e Zeusit. Porfiri (biograf i Pitagorës) pohonte se Pitagora e quante Zeusin «Zā, Zani» (dialekti gegë), çka do të thoshte «zë, zëri» në dialektin toskë. Është e dijshme që matematikani i madh Pitagora ishte Pelasg-Tirrenë/Etrusk nga ishulli Samos. Në të vërtetë në Dodonë (kryeqyteti fetar i Pellazgëve), është «zani/zëri» i Zeusit që priftërinjtë interpretonin “zanë/zërin” e tij nëpërmjet fëshfëritjes së gjetheve të «lisit të shenjtë». Përveç kësaj, është fjala shqipe «Dru», e cila i ka dhënë emrin «Druidëve» keltë dhe grekëve fjalët «drias» dhe «driades». Ky emër “dru, drui” u është dhënë “Druidëve” të “Keltëve”, popull, thotë legjenda, vëlla i “Ilirëve” dhe “Galëve/Galatëve”.
Së fundmi, shtoj se një nga tri emblemat e Zeusit ka qenë Shqiponja, një tjetër simbol që shqiptarët e kanë ruajtur gjithmonë, i cili është përhapur shumë me vonë në vendet e tjera të Evropës e gjetkë! Ja pra shpjegimi i emrit Pellazg dhe gjithë këto shënime rrjedhin nga studimet e mia dyzetvjeçare.
Më në fund duhet shënuar se Egjiptianët i quanin Pellazgët «Peleset, Peleshet» dhe Hebrejtë i emërtonin ata «Peleshtim». Me këtë emrin e fundit Hebrejtë emërtonin «Filistinët», popull pellazg i mirëfilltë. Fqinjët e Filistinëve (Pellazg), Hebrenjtë kanë huazuar disa fjalë në gjuhën e tyre. Së fundmi po shënoj se Armenët (popull që rrjedh nga «Frigjianët», një tjetër popull pellazg), kanë ruajtur një prapashtesë shquese «azg, azk», të cilin ata e përdorin për të emërtuar shtetasin e një kombi. Edhe një herë tjetër dhe me argumente të ndryshme mbërrijmë në të njëjtin përfundim : «Sh…pell…azg» e transformuar nga grekët në “Pelasg…os, Pelasgoï”.
EMËRTIMI GRAIKOS…GREK
Sipas disa autorëve të Antikitetit, “Sellët”, priftërinj dhe interpretues të Zeusit pellazg të Dodonës, kishin fqinjë një fis pellazg i quajtur “Graikoi, Graikos” (Graeci, Graeki, Graii, Graiai) pra “adhurues te kultit të gruas plakë”; ka të ngjarë “perëndeshaTokë” e Dodonës, e cila shfaqet në një formë të trefishtë: Greët që banonin në luginën e Aeropos. Këto “Greë” (pra “Gra, Gratë” shqip) të lindura (sipas legjendës) nga Forcis dhe Keto si dhe motra të Gorgonëve, ishin tre (Pefredo, Enio dhe Dino). Por Helenët më vonë do ta zëvendësojnë kultin matriarkal të “Greëve” me atë të “Helles” patriarkal. Shumë gjëra pellazge kanë qenë të zëvendësuara (dhe të përziera) ashtu nga Helenët. Aristoteli ((384/322 para erës sonë), në librin e tij “Meteorologji”, (I, f.14), i vendos ata në rajonet e sipërme të Pindit, “në rrethinat e Dodonës dhe të Akelos”. Sipas tij, ky rajon kishte pasur një përmbytje të tmerrshme, atë të “Deukalionit” (si “Noeu” i Biblës). Por asnjë nga hulumtimet moderne, si ato arkeologjike dhe ato gjeologjike nuk kanë bërë të mundur të vërtetohet kjo legjendë dhe teza e Aristotelit: aty nuk është gjetur asnjë gjurmë përmbytjeje e madhe apo e vogël. Aristoteli mendonte se “Hellada më e lashtë ishte peri-dodoniane”. Por Straboni, i lindur në vitin 58 para Krishtit (III shekuj e ndajnë nga Aristoteli !), a nuk pohonte se Epiri ishte “me zanafillë pellazge”? Nga ana tjetër, Aristoteli nuk gabohet ndërsa pohon se Helenët ishin fqinjët të Sellëve (Selloi), priftërinjtë e famshëm të “Zeusit pellazg”. Ky emër, Selloi, a u shndërrua në Helloi (S=H)? Megjithatë është e pakundërshtueshme që kulti i “Greëve” (shqip: Grave!) u zëvendësua nga ai i “Hellës”. Ka të ngjarë që Aristoteli të jetë në zanafillë të ngatërresës, e cila vazhdon ende dhe që i nxirrte Helenët se vinin nga “veriu” (hipotezë krejt e panjohur nga autorët e lashtë, paraardhës të Aristotelit) i Greqisë dhe që historianët doktrinues të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX (doktrina naziste), kanë shkuar edhe më tej, duke u mburrur me zanafillën nordike të Dorianëve, “racë e bardhë, e kulluar, e disiplinuar, luftarake dhe e virtytshme!” Ndërkohë që këta nordikë ishin thjesht “Ilirët”, jo Helenët, të cilët ishin qysh nga kohë të kahershme, që banonin në këtë Veri të famshëm të Greqisë (jo të Evropës veriore sikur e mendojnë disa)! Ka shumë të ngjarë që “Graikoi apo Graikos” të rrjedhë nga emri i këtyre “Greë apo Graia”. Emri pellazgo-shqiptar grua do të jetë krijuar nga fjala “(n)garkoj” që do të thotë “le shtatzane” dhe “(n)garkua” = ngel shtatzanë. Kuptimi tjetër vetëkuptohet që është “ngarkoj”. Duhet shënuar që dialekti gegë i Shqipërisë veriore, ai që është më i afërt me pellazgjishten e lashtë, nuk e përdor bashkëngjitjen apo dyfishimin e bashkëtingëlloreve të ndryshme, krejt ndryshe nga dialekti toskë, i vendosur nën regjimin komunist (duke besuar se po bënin unifikimin e dy dialekteve si gjuhë letrare dhe zyrtare e Shqipërisë në 1972!): “garkoï” (gegërisht garkoj) në vend të “ngarkoï” (toskërisht ngarkoj), apo “diq” (geg.) në vend të “vdiq” (tosk.), apo “maroï” (geg. maroj) në vend të “mbaroï” (tosk.), etj. Vetëm pas kësaj shkëputjeje të ndikimit të kultit matriarkal, Helenët e braktisën këtë kult dhe morën përfundimisht kultin e tyre “patriarkal” (sistem semito-egjiptian), që u përhap pastaj në tërë Evropën. Por këta “Graikoi/Graikos” ishin Pellazg të vërtetë dhe mbi të gjitha në lidhje të ngushtë me disa popuj të Italisë, të trungut pellazg (mesapët, Iapigët, Daunët, etj). E vërteta është se Romakët e përhapën (në shekullin e tretë para erës sonë), pa ndonjë qëllim hileqar, emrin Graikoi (Graeci, Graeki, Graiki, Graikos) në tërësinë e Helenëve, të cilët, përkundrazi, nuk e quajtën kurrë veten Graikoi por Helenë! Romakët e përdorën përfundimisht këtë etnonimi të çuditshme për Helenët. Kjo është një nga paradokset e shumta të Greqisë antike!
E gjithë kjo ngatërresë është rezultat i kësaj fqinjësie të detyruar, të dyfishtë, si dhe për shkak të luftërave të pafundme (për marrje pushteti) midis njërës pjesë të Pellazgëve vendas dhe pushtuesve të parë Akenë, Danaenë (Egjiptianë) dhe Kadmenë (Fenikas), çka shkaktoi hap pas hapi shuarjen apo shpërndarjen e Pellazgëve, përpara kësaj pakice pushtuesish të rinj. Kjo ngatërresë ka ngjarë në kombe të tjerë: Emri Angli rrjedh nga “anglët” – popull gjerman; Egjipt, emër i krijuar nga Grekët, por Egjiptianët e quajnë vendin e tyre “Misr”; Gjermania (emër që përdorën të huajt), quhet nga populli “Deutschland” (Dojçland); Shqipëria nga të huajt quhet Albania, Albanie, Alvania , etj, etj.
GJUHËSIA
Gjuhësia është pengesa. Është kjo, pa dyshim, që i ka çoroditur shumë gjuhëtarë, arkeologë dhe historianë. Në të vërtetë, janë të rrallë ata që kanë marrë në konsideratë tre pika thelbësore:
• Pellazgët, të cituar së tepërmi nga autorët e lashtë, ishin paraardhësit e grekëve në atë tokë që do të bëhej Greqi. Për fat të keq, disa e trajtojnë se emri “pellazgë” ishte vetëm një emër “gjinor”, që emërtonte popullsi të shpërndara dhe që nuk kanë midis tyre asnjë lidhje etno-gjuhësore. Pra nuk ka qenë vendosur asnjë përputhje midis pellazgëve, lelegëve, karianëve, ligurve, trojanëve, etruskëve, thrakëve, frgjianëve dhe ilirëve, duke përmendur ata që ishin më të shquarit. Përveç kësaj, asnjë përqasje nuk është bërë midis këtyre fiseve të ndryshme (dhe jo etni) dhe pasardhësve të fundit të tyre: pra shqiptarëve të sotëm.
• Duke qenë pranuar se Pellazgët ishin një popull autokton dhe helenët një popull pushtues, atëherë si mund të shpërfillet rëndësia e trashëgimisë që këta pellazgë i lanë helenëve: mitologjinë (perënditë, perëndeshat, heronjtë), kultin (Homeri thotë se Zeusi ishte pellazg), një pjesë të madhe të kulturës dhe gjuhës së tyre. Kjo e fundit nuk është pa peshë: greqishtja e lashtë (si ionishtja) ngjason (fonetikë, sintaksë…) të ngatërrohet me dialektin gegë të Shqipërisë së Veriut. Nëse vihesh të lexosh me kujdes ato që autorët e lashtë kanë dhënë si të vërteta, do të kuptosh se nuk mund të fshihet me një të rënë të lapsit fakti se (cf. Herodoti) Jonianët ishin pellazgë të kthyer në helenë, duke përshtatur gjuhën e tyre. Grekët, pra, nuk mund t`i anashkalonin Pellazgët pa huazuar të paktën një pjesë të kulturës dhe gjuhës së tyre. Ja përse një pafundësi antroponimesh, eponimesh, toponimesh, oronimesh dhe fjalësh të tjera i kanë mbijetuar stuhive të kohëve dhe arrijnë të shpjegohen me gjuhën e sotme shqipe, dhe jo me gjuhën greke. Kështu gjuha e Pellazgëve ka mbetur pothuajse e paprekur, e mbrojtur kundrejt pushtimeve të shumta përgjatë mijëvjeçarëve, ndër malësitë e pamposhtura të Shqipërisë, sidomos çuditërisht dialekti gegë shumë i afërt më « ionishtën ».
• Shfaqja e shkrimit alfabetik nga fundi i shekullit VIII para Krishtit, i cili konkretizohet vetëm nga fundi i shekullit VII dhe pastaj në shekullin VI para Krishtit me botimin e Iliadës dhe Odisesë nën tiraninë e Pisistratit (rreth viteve 600-527 para Krishtit). Përveç kësaj, këto poema kanë vazhduar të “zbukurohen” dhe ripunohen deri në epokën e Kritikëve aleksandrine (shekulli III), periudhë gjatë së cilës ato janë transkriptuar përfundimisht. Te Homeri nuk ekziston asnjë aluzion për ndonjë lloj shkrimi alfabetik. Shumë pak autorë modernë kanë dalë nga “e pranuara përgjithësisht” për të miratuar pohimin e Diodorit të Siçilisë: «alfabeti fenikas është në fakt pelasg (“Gërmat pellazge”)».
Ideologjia indo-europianiste ka lindur me krijimin e «Linguistikës» në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Gjuhëtarët e parë (Franz Bopp, vëlezërit Grimm, Rasmus Rask, Verner, Meillet, Humboldt, Schlegel, etj.) kanë dashur të kërkojnë një gjuhë të përbashkët origjinale me disa gjuhë që do të thotë “gjuhë amtare”. Por duke mos gjetur atë gjuhë kanë krijuar një gjuhë “virtuale” e quajtur “indo-evropiane”. Edhe në këtë emër të ri ata u gabuan; nga halli duhet më mirë me përdorur emrin “Euro-Indian” dmth të kundërtën! Gjithsesi ata kishin në dorë “gjuhën e pellazgëve”, e cila ka vazhduar në gjuhën shqipe: për fat të keq ata okultuan e konsideruan që Pellazgët ishin “zhdukur” pa lënë asnjë gjurmë dhe dekretuan se gjuha shqipe është një gjuhë indo-evropiane mënjanë. Kjo është arsyeja pse gjuhësia moderne mbeti në një qorr sokak, ndërsa ata kishin në dorë gjuhën shqipe, fosile e gjallë e vërtetë e asaj “gjuhe amtare” që ata nuk u munduan për të studiuar seriozisht shqipën: dhe ata e vënë në raftin e dollapit. Unë jam Kundër «indo-evropianizmit» që e kam kritikuar dhe luftuar gjërë e gjatë në librat e mi dhe në tezën time.
SHKRIMET E LASHTË
Në kohët e lashta (parahistorike) nuk kishte të “shkruar” në kuptimin e saktë të fjalës. Në atë kohë kishte vetëm epigrafi (sidomos në gur), simbole, ideograma, etj. Nuk kishte letërsi, dhe ku ne nuk mund të zbulojmë ndonjë histori të popujve të atyre, epigrafi, etj. Kjo është e njëjtë për linearën B që sipas studimeve të mia ishte një shkrim pellazg që rridhte nga Lineari A i Kretës. Ky shkrim nuk na lejon të kemi një farë ideje historike apo kulturore që i përket qytetërimit të lashtë pellazg. Por pas këtij alfabeti Pellazgët humbin traditën e të shruarit. Përjashto disa epigrafi apo shkrime të shkurta si për shëmbull «stela e lemnosit» kjo është arsyeja pse ne sot nuk kemi shumë shkrime të tjerë të denjë para Iliadës dhe Odisesë (traditë gojore parahelene, jo greke dmth pellazge). Shkrimet nuk janë vetëm fjalë që vinë njena pas tjetrës në një rreshtë të skalitur në gurë, stele, varre, enë, etj. Kur flasim për “shkrime” kjo don më thenë «tekste reale» të gjatë dhe koherentë. Kjo është konfirmuar nga të gjithë ata që kanë studiuar historinë e shkrimit. Nuk ka arkive që dëshmojnë se në Evropë ka pasur «tekste » më të vjetra se Iliada dhe Odisea (të traditës «gojore» e transmetuar nga pellazgët) të botuar nga Pisistrati në mes të shekullit të gjashtë, p.e.s. «Alfabetet e lashtë» janë një gjë dhe “tekste të shkruara” janë një gjë tjetër. Ndryshe nga pllakat e para të vjetra si alfabeti kuneiform i Sumerianëve dhe hieroglifet e egjiptianëve të cilët ishin të parët që kanë prodhuar «tekste» koherente që zbulojnë një qytetërim, një histori apo një ngjarje, përkundrazi pellazgët nuk kishin një shkrim të tillë as në gjithë Evropën.
Pellazgët, Ilirët dhe Keltët kishin për një kohë të gjatë një “kulturë gojore” e transmetuar me shekuj brez pas brezi. Ndërsa Pellazgët në kohët shumë të lashta kishin pra «alfabetin» e tyre i vjedhur nga Fenikianët në Kretë dhe transportuar dhe ndryshuar në Feniki dhe i kthyer me Kadmosin në Beotinë ku themeloj Tebën kur ai pushtoj një pjesë të trojave pellazge. Pjesa tjetër ishte pushtuar nga egjiptianët me Danaosin në krye të tyre. Pra, këtë alfabet Helenët (semito-agjiptian) e kanë përhapur dhe përdorur gjatë pushtimit të tyre të trojeve pellazge. «Kjo është konfirmuar nga Herodoti dhe Diodori i Sicilisë». Duhet me shtuar që para Plinit, diodori i Siçilës (< -90/ > +30) ka folur për atë alfabet. Ironia është se alfabetet (greke, etruske dhe latine) që rrjedhnin nga alfabeti i mbiquajtur “fenikas” ishin në të vërtetë me origjinë pellazge. Grekët e uzurpuan atë alphabet e ripunuan për të shkruar gjuhën e tyre e përzier nga pellazgjishtja dhe gjuhë të tjera si sémito-egyptiane. Diodori i Sicilës (Biblioteka historike – III, 67 ; V, 74 dhe vijim § V. 3. c.) nga ana e tij tha se që nga fillimi, ky alfabet u quajt “gërmat pellazge” dhe se ky nuk ishte fenikian. Ai shtoi se këta të fundit kanë shërbyer si rrip transmetimi, dmth që ata ua kanë marrë Pelazgëve në ishullin Kretë, kthyen me të në Feniki dhe pastaj e transmetuan tek grekët më anën e fenikianit Kadmos. Sa do të jetë, Herodoti nuk ka shënuar që Pellazgët (në kohën e tij, dmth sh.V-të para erës sonë) kishin shkrimin e vet. Prandaj unë them që me ardhjëen e pushtuesve grek, Pellazgët kishin humb përdorimin e shkrimit në qjuhën e tyre. Jam i lumtur që ende ekzistojnë shumë vepra të autorëve të lashtë. Ky është një burim i jashtëzakonshëm që as Interneti as shkrimet e sotme të disa autorëve nuk mund ta zëvendësojnë. Përjashta autorëve të Rilindjes në Shqipëri nuk janë studiuar Shkrimet e lashta. Lineari B nuk është gjë tjetër veçse gjuha proto-joniane, d.m.th. «Pellazgjishtja e lashtë», nga e cila rrjedh dialekti jonian dhe arkado-qipriot, paraardhëse të guhës greke. Qysh nga Chadwick dhe Ventris (dekriptuesit e linearit B) është besuar (ende besohet) se ky shkrim ka qenë greqishja e lashtë. Një gabim fatal, i cili na ka çoroditur dhe gjithashtu e ka çuar historiografinë dhe gjuhësinë në një qorrsokak të vërtetë.
Ja vetëm këto citime të sakta midis dhjetra dhe dhjetra:
Homeri (Iliada, 234-236): «Zeus O mbret, Dodonas, zot i largët, Pellazg, që mbretëron mbi Dodonën, në këtë vend të ashpër të Selëve… »
Karl O. Müller (Prolegomena zu einer wissenschaftlichen, Göttingen, 1825): «Më shumë inteligjenca depërton në historinë e Greqisë, më shumë vëmendje do t’i referohet elementit Pellazg i sakrifikuar deri në ditët e sotme ».
Braudel, Fernand (Kujtime të Mesdheut, Botimet de Fallois, 1998): «Këta popuj të parë egjeas (Pellazgët e traditës greke) lënë jo më pak gjurmë të thella. Analizat gjuhësore për këtë rast janë të prera. Të ardhurit e rinj, [Brodel nënkupton këtu grekët] nëse e kanë ruajtur gjuhën e tyre, kanë bërë shumë huazime nga ata që mundën. Kësisoj gjuha greke përfundimisht trashëgoi një numër të madh fjalësh, të cilat janë të huaja për të. Janë toponimia dhe onomastika që e tregojnë këtë, madje me zë të lartë: edhe qytete me famë si Korinti, Tirinti, Athina ose mali i Parnasit, nën orakullin e Delfit, në zemër të Heladës dhe që është “kërthiza e botës”, nuk kanë emra grekë. Aq më shumë, nuk janë grekë disa emra heronjsh homerikë, si Akili, Uliksi : sa keq!…
Edhe më kuptimplote është zanafilla jo-greke e fjalëve të shumta që vijnë nga lëmi i bujqësisë: gruri, vreshti, fiku, ullishta, trëndafili, jasemini, zambaku, manxurana… Ose nga lundrimi: arti i lundrimit është një nga dhuratat më të çmuara, edhe se vreshtat dhe ullishtat, që Helada jo-greke i bëri pushtuesve indoeuropianë, të pamësuar me detin: dhe as thalasa e as pontos nuk janë fjalë me zanafillë greke!… A ka patur ndonjëherë një pushtim dorian? Pyet me qesëndi një historian serioz».
***
Çfarë vepër tjetër duhet për të provuar lashtësinë e Pellazgëve – paraardhësit e iliro-

shqiptarëve?

…………………………………………………………………..

DR. MATHIEU AREF: E VËRTETA PËR PELLAZGËT (1)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=5529
***
DR.MATHIEU AREF: E VËRTETA PËR PELLAZGËT (2)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=5530

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura