Prishtinë, 2 tetor 2017: Në angazhimin tim publik, në jetën time politike, publicistike, duke qenë gjithmonë në shërbim të interesit nacional, kam qenë i prirur që politikën dhe moralin, etikën, humanen t’i kem bashkëudhëtare të natyrshme.
Ky moral më ka shërbyer edhe në jetën akademike.
Por duket se në rrjedhën e jetës e marta që lam pas, po shënon prerjen më të madhe.
Nuk do ta mirrja dot me mend se, pas krejt këtij udhëtimi (37 vjet të plota) në shërbim të Atdheut, një ditë si kjo e 25 shtatorit, do të mirrja një “shpërblim” të kësaj natyre.
Prokuroria Speciale e Shtetit më thërret si të pandehur dhe atë si i dyshuar prë kryerjen e dy veprave penale:
1. Vrasje e përfaqsuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe
2. Përgaditja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Ky tekst i kësaj akuze, për dreq, nuk kishte si të mos më kthente në vjeshtën e vitit 1981.
Më 4 tetor 1981, UDB-ja e Gjilanit më kishte arrestuar dhe, pas tri ditë hetimesh intensive (dhunë fizike e psiqike), ma japin në dorë një vendim në të cilin pak a shumë thuhej kështu:
“…Urdhërohet të mbahet në izolim për kohë të pacaktuar, meqë paraqet rrezik për rendin tonë kushtetues – juridik dhe për sigurinë e RSFJ-së…”
Vendimi ishte i nënshkruar nga Mehmet Maliqi, atëbotë shef i UDB për Kosovë.
Më pas, kur qesh liruar, në fillim të dhjetorit, mora vesh se Brenda asaj periudhe kishim qenë tre veta të izoluar nga komuna e Dardanës:
1. Metush Krasniqi (tashti hero i kombit),
2. Sabit Kastrati (babai i dëshmorit të kombit Isa Kastrati) dhe
3. unë.
Këtë fakt, natyrisht unë e mirrja si nder që më ishte bërë atëbotë, duke më renditur me këta burra të këtij krahu të Shqipërisë veri-lindore, por të tillë e konsideroj edhe sot.
Thirrja që më dërgon Prokuroria Speciale e Republikës sime më 25 shtator 2017 nuk është e nënshkruar nga Mehmet Maliqi, por nga një maliq tjetër i të njejtës sortë, të cilin klani PRONTO e ka instaluar në krye të organit më të ndjeshëm të sistemit tone të drejtësisë, e të cilin e quajnë Sylë Hoxha, tashmë i njohur mirë edhe nga rasti Astrit Dehari.
– Prokurori i shtetit Sylë Hoxha –
Se UDB-ja është instaluar në piramidën e sistemit tonë të sigurisë, pata deklaruar në një konferencë për media, pasi policia na kishte arrestuar katër veta, fill pas demonstratës që kishte organizuar VV më 1 shtator 2016. Edhe më 1 shtator të arrestuarit ishim po nga mileu i qëndresës kundër Serbisë:
1. Qëndron Kastrati (djali i Isa Kastratit),
2. Drilon Pireva (nipi i Ilaz Pirevës),
3. Ermal Osmani (nipi i Kadri Osmanit), pra ët gjithë nga familjet që i kanë dhënë shumë Republikës dhe
4. unë.
Natyrisht, duke qenë i vetëdijshëm se Republika është peng i bandave dhe marionetave politke (për çka kam shkruar mjaft), e kisha parasysh se racionaliteti politik këtu kaherë ka marrë arratinë. Në këtë realitet të hidhur plitik, ku të gjitha strukturat e Shtetit i nënshtrohen një bande mirë të strukturuar, sistemi i drejtësisë është i suspenduar. Në fakt, ai tashmë punon vetëm për interesat e kësaj bande.
Në këtë gjendje katrahurë, e kuptueshme, shërbimet e shteteve që duan ta bëjnë Republikën shtet të dështuar, mbesin tutje shumë aktive. Mbarështrimi i aktiviteteve të këtyre shërbimeve, sidomos atyre nga Serbia dhe Rusia, në luftë kundër individëve e forcave progresive, është evident kudo e gjithandej. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe mungesa e Ligjit të lustracionit edhe tash e 18 vite pas luftës; nuk ka se si të shpjegohet ndryshe rehabilitimi i plotë i të gjithë strukturave të UDB-së dhe KOS-it; nuk ka se si të shpjegohet ndryshe koketimi me Beogradin dhe përgatitja e terrenit për shkëputjen e Veriut.
Në këtë kuadër, nuk është krejt e rastësishme që tehu i luftës së bandave që mbajnë peng Republikën, ndërkohë po i kthehet atij grushti idealistësh që mbajtën gjallë luftën për Liri. Atashimi i madhë i tyre brenda Vetëvendosjes, por sidomos në strukturat drejtuese të shoqatës, respektivisht Shoqërisë ‘Lëvizja’, misioni i së cilës është mbi të gjitha dëshmia e së vërtetës historike rreth LPK dhe UÇK-së, ka trazuar segmentet vitale të bandës që mban peng Republikën.
Deri tani, nga kjo Prokurori, për këtë motiv, janë marrë në pyetje si të dyshuar:
1. Xhevat Bislimi (kryetar i Shoqërisë LËVIZJA),
2. Gafurr Elshani (avokat),
3. Albulenë Haxhiu (deputete),
4. Emrush Xhemaili (është thirrë përmes telefonit, e natyrisht nuk i është përgjegjur thirrjes dhe pritet arrestimi i tij).
Në këtë listë, si të dyshuar janë potencuar emrat e:
5. Muhamet Kelmendit (profesor univerasitar, ish nënkryetari i LPK) dhe
6. Ibrahim Kelmendi (njëri nga tre themeluesit e LPK-së, i vetmi i mbetur gjallë e në jetë).
Kam arsye të dyshoj thellë se janë pjesëtarë të kësaj bande që urdhëron ndjekjen e atdhetarëve, që në fillim të qershorit më patën demoluar shtëpinë, duke hedhur gjithë mllefin në bibliotekën time. Zatën paralajmrimi i njërit nga pjesëtarët e forenzikës në atë rast, se nuk kemi të bëjmë me akt vjedhjeje, meqë duket sheshit se, personat kanë qenë në kërkim të dokumenteve, tek tashti më tingëllon shumë real.
Shih linkun më poshtë:
http://gazetablic.com/demolohet-shtepia-e-sadri-ramabajes-kandidat-vv-per-deputet-foto/
Duket qartë se, kjo gjueti shtrigash, ka karakterin e hakmarrjes politike nga ana e Serbisë, ndërkaq marionetat e instaluara në krye të Republikës dhe të Prokurorisë Speciale, si puna e Sylë Hoxhës, e bëjnë punën që ju urdhërohet..
Këto duhet të jenë arsyet reale përse inskenohen e krijohen kuaziorganizata, duke instrumentalizuar, nëpërkëmbur e manipuluar edhe personat me shëndet mendor të dëmtuar rënd dhe duke përdorë për këtë qëllim ndonjë kokë turku, nga ai establishment titist, që Prokuroria Speciale, nuk ngurron ta cilësoj si “përfaqësues i lartë i Republikës”.
Shih për këtë, ky instrumentalizim i Prokurorisë nga politika, prodhon dokumente e akuza banale, që duket nga qielli se janë prodhime të kuzhinave të partive politike! Duke qenë të kësaj natyre, këto veprime lehëtsisht mund të kualifikohen si shantazh i pastër politik.
Lexojeni këtë dokument dhe binduni se në ç’derexhe ka rënë Organi që do të duhej të ishte mbrojtësi i Republikës.
Lexoni Fasksimilin:
Po sjell linqet e disa prej analizave të mia të publikuara në mediat tona, të cilat supozoj se janë arsyet reale për ngritjen e kësaj pandehme, natyrisht duke kryer shërbimin plotësisht ndaj urdhërdhënësit.
1. https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=261
2. http://www.epokaere.com/sq/Opinione/Azem-Vllasi—kjo-nep%C3%ABrk%C3%AB-me-zile
3. http://www.epokaere.com/sq/Opinione/Republika-si-produkt-i-kthes%C3%ABs-s%C3%AB-1981-s-duhet-mbrojtur-me-mjete-politike-dhe-juridike
4. http://epokaere.com/sq/Opinione/Baza-ushtarake-ruse-n%C3%AB-Sfirc%C3%AB-cenon-sigurin%C3%AB-n%C3%AB-rajon
5. http://www.zhurnal.mk/content/?id=1741410391559