Shkup, 5 qershor 2020:
REAGIM KUNDËR PASKAL MILOS E MUSTAFA NANOS, QË THONË SË NËNA E GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT ISHTE SERBE!
Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmat e Skënderbeut, nga pushteti i atëhershëm jugosllav u dënova me 4 vjet burg të rëndë të cilin burg e vuajta në Idrizovën famëkeqe të Shkupit.
Ky studim i imi është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me pretendimet e disa historianëve greko-serbo-sllavë rreth origjinës së Skënderbeut po edhe nënës së tij Voisavës. Pas një kohe bukur mirë të hulumtimit, deshifrimit e studimit të dokumentave në Arhivin e Stambollit, arrita që në Universitetin e Shkupit, para komisionit special i formuar vetëm nga historianë maqedonas, studjues të kohës së Skenderbeut, me fakte dhe argumente të shumta dhe në mënyrën më shkencore, ti mbështes për muri dhe të mbroj temën e studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij nga nëna po edhe nga babai. Dokumentat e reja që i zbulova në Arhivin e Stambollit, ku flitet për origjinën shqiptare të Gjergjit po edhe prindërve të tij më ndihmuan që komisioni i formuar me atë rast, i Universitetit të Shkupit, të mbetej pa tekst dhe mos ta hapte gojën.
Historiani Ilmi Veliu
Nëna e Kastriotit, në shkrimet serbo-sllavo-maqedone, gjithmonë është prezentuar me emërin Voisllava (sllave) dhe jo Voisava ose Veisava; e që është emër i sllavizuar. Në latinishten dhe sllavishten e vjetër emri i nënës së Skënderbeut deshifrohet dhe lexohet si Voisava ose Viosava dhe nuk mundet të lexohet si Voisllava, sepse te emri origjinal në gjuhën latine po edhe në sllavishten e vjetër nuk ëeshtë e shenuar shkronja “LL”.
Se emri i nënës së Skënderbeut, Viosava-Voisava-Vjosava nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava, (sllave) kam marrë dhe analizuar edhe përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh. XVIII ku emri i nënës se Skënderbeut është i përkëthyer, deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava.
Ja burimet që flasin për origjinën e nënës së Skënderbeut e që historianët e politizuar nuk duan ti marrin parasyshë.
1.Gjon Muzaka, bashkëkohas i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë shqiptare të asajë kohe, në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend nënën e Gjergj Kastriotit-Voisavën. Ai duke e ditur dhe duke qenë i sigurtë se ajo dhe babai i saj vinin nga një trevë e pastër shqiptare ,,Pollogu i Dardanisë,, dhe se ata gjithëqysh ishin me origjinë shqiptare, nuk e ka parë të arsyeshme që të flasë edhe për origjinën apo prejardhjen e tyre etnike.
Muzaka shkruan se Gjon Kastrioti me Voisava Tibaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Voisava Tribalda. Gjon Muzaka flet për Voisavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga prindërit Voisava dhe Gjoni, e që Voisava ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut – familja Tribalda.
Muzaka, asnjëherë dhe në asnjë vënd në shkrimin e tij nuk e ve në dyshim origjinën shqiptare të Voisavës sepse ai e ka ditur dhe e ka pasur të qartë se Pollogu në kohën e Bardhylit, Agronit e Teutës ka qenë pjesë e Dardanisë ilire, e që gjithmonë ka qenë i banuar nga iliro-arbërit, e edhe gjatë periudhës bizantine, osmane, të Car Dushanit, po edhe sot, vazhdon të jetë 99% i banuar nga shqiptarët.
-Fan S. Noli, në veprën e tij për Kastriotin thotë se Gjon Muzaka është autori i parë që e ka përmendur mbiemrin e nënës së Skënderbeut-Tribalda. Pra Muzaka i pari na ka informuar se mbiemri i vajzërisë së Voisavës ka qenë Tribalda, e që ka qenë edhe mbiemër i babait të saj Gërgurit, princit të principatës së Pollogut.
– Kristo Frashëri, historiani ynë shumë i famshëm, thotë se përkatësia etnike shqiptare e Voisavës ka qenë mirë e ditur dhe mirë e njohur, jo vetem prej Gjon Muzakës por edhe nga të gjithë bashkëkohësit e Muzakës, të trashgimetarëve të tyre, po edhe rrethit miqësorë më të gjerë që e kanë rrethuar familjen e princit të Pollogut, Gërgur Tribalda.
2.Marin Barleti, 1508, është autor e biograf i jetës së Skënderbeut dhe duke informuar për prindërit e Gjergjit, thotë se nëna e tij quhej Voisava, që ishte e bija e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda të Principatës së Pollogut e që ka qenë princ e sundimtar i kesaj krahine shqiptare, deri në kohën kur i gjithë Ballkani pushtohet nga osmanët. Barleti duke e ditur dhe duke e pasur të qartë se krahina e Pollogut i ka takuar Dardanisë ilire dhe se e gjithë Dardania ka qenë shqiptare që nga koha ilire, pastaj ka vazhduar si krahinë shqiptare edhe në kohët që i përmendëm më lartë, nuk e ka parë të arsyeshme që të merret me përkatësinë dhe origjinën e saj kombëtare, ose të bënte pyetje se cilës përkatësie etnike i takonte trungu i sajë familiarë.
3. Autori bullgar, Ivan Ivanov në veprën e tij ,,Bllgarski Starini,, 1990 Sofija, thotë se pas vrasjes së princit Vukashin nga osmanët, më 1371 te Beteja e lumit Marica, me pjesën e Maqedonisë së sotme lindore (Strumica, Kavadari, Gjevgjelia, Shtipi) vazhdon të sundojë djali i tij, Krali Marko, kurse me pjesën që sot i thonë Maqedonia Perëndimore vazhdon të sundojë princi i Pollogut me emrin Gërguri, i cili bëhet sundimtar i pollogut pas shkatërrimit të perandorisë serbe dhe dobësimit të asaj Bizantine.
Nga këto të dhëna del se babai i Voisavës-Gërguri udhëhiqte me principatën e Pollogut shumë më herët se sa këto troje të binin nën sundimin Osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet pikërisht Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij në veriperëndim të Pollogut.
Bashkë me princat tjerë serbë të Ballkanit, Vuk Brankoviq e Krali Marko, po edhe princat e fuqizuar shqiptarë të familjeve bujare shqiptare të asaj kohe, Thopia, Skurra, Muzaka, Arianiti, Ballsha, Kastrioti; edhe princi i Pollogut-Gërguri, pranon që përkohësisht të bëhej vasal i Sulltanit me qëllim që të mbetej sundimtar i principatës shqiptare të Pollogut.
Për ta vërtetuar atë që thamë më lartë duhet të sqjarojmë edhe njëherë se pas vdekjes së Car Dushanit dhe shkatërrimit të perandorisë serbe, feudalët shqiptar që i përmendëm më lartë me një shpejtësi të madhe fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre, kohë kjo kur edhe babai i Voisavës-Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që bëhet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu sëbashku me Shkupin bien nën sundimin Osman.
4.Boban Petreski, profesor i Universitetit të Shkupit, në shkrimet e tija citon të ketë hulumtuar dhe analizuar autorë si: Ivan Ivanov ,,Bëlgarski starini od Makedonija,,; Mihajlo Diniq, “Oblast Brankoviqa”, “Milan Shuica”, “O Cezaru Gerguru” ku ka gjetur dhe vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Voisavës, babait të saj Gergurit dhe familjes së tyre më të gjerë dhe nuk ka të bëjë me fisin e Tribalëve, i cili fis asnjëherë nuk është shtrirë në Dardaninë ilire ku sot shtrihet krahina e Pollogut.
Petreski, me argumentet që prezenton, ka arritur ta shkëpusë në mënyrë të suksesshme lidhjen e Voisavës dhe babait të saj Gërgurit me fisin e vjetër të Tribalëve, i cili zbulim është më shumë në shërbim të shqiptarëve dhe nuk i ndihmon serbët, grekët e maqedonët që ta lidhin origjinën e Voisavës e Gërgurit me sllavët.
Dokumenti i dytë që e sjellë Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bija e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm për ne shqiptarët, sepse eksistojnë dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por emri Gërgur është shqiptar, edhe sot përdoret në Kosovë si mbiemër e emër fisi dhe asnjëherë nuk është përdorur, e as sot nuk përdoret nga sllavët.
Në lindje të Pollogut eksiston fshati shqiptar me emrin ,,Gërgurnica,, që eshtë emri i princit shqiptar, Gërguri… ku ka qenë qendra apo kështjella e principatës së tij.
Njohuritë e këtilla që ne i marrim nga informatat e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Voisavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut, del se ai udhëhiqte me Pollogun deri në kohën kur këtu arritën osmanët.
Nga të dhënat vërtetohet se krahina e Pollogut nuk ra nën osmanët pas betejës te lumi Marica më 1371, betejës te Fusha e Savrës më 1385 në Shqipëri, e as pas betejës në Fushë Kosovë më 1389. Krahina e Pollogut, territor ky që shtrihej nga vëndi i quajtur “Karpallak” afër Shkupit e Zhelinës, në veri të Pollogut e deri te maja e malit Bukoçë në mes të Kërçovës e Gostivarit, në jug. Ky territor pra, bjen nën osmanët menjëherë pas marrjes së Shkupit më 1392, koha kur edhe në dokumentet osmane si zotëri i Pollogut përmendet të ketë qenë princi me emrin Gërguri, e që del të jetë babai i vajzës së vetme me emrin Voisava.
Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Voisavën si e bija e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është edhe një letër e shkruar nga eremonahu Mihali nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është i shkruar në sllavishten e vjetër në vitin 1366. Ky manastir vazhdon të ekzistoj edhe sot me të njejtin emër në veri të Tetovës. Në dokument thuhet se ,,Prifti Mihon i fshatit ,,Debrishtë,, të Pollogut na ka lënë një shënim për Voisavën, të binë e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një mal të madh me shumë lisa,,. (Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd, 1982)
Sado që të kërkojnë e hulumtojnë ata që shkruajnë e flasin kot për origjinën jo shqiptare të Voisava Tribalda, nuk do të mund të hasin ndonjë grek apo familje sllave në Ballkan me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare, Gërguri, te Gërgurët, si që janë Krasniqe, Berisha, Thaqi, Kelmend etj.
Sipas hulumtimeve që kam berë dhe dokumentave që kam gjetur në Arhivin e Stambollit, analizuar e krahasuar me dokumentat e deritashme, del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit të parë, dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur babai i Skenderbeut- Gjoni e trashëgon dhe zavendëson babain e tij, dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, i gjen kufijtë dhe terrritorin e principatës së Kastriotëve shumë të zgjëruar. Kësaj principate i ka takuar edhe territori i dy Dibrave po edhe territore të tjera jashta Dibrave. Pikërisht në këtë kohë, dmth fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me Voisavën, që ka qenë fëmiu i vetëm i princit të Pollogut-Gërgurit, e që bashkë me nusen nga Pollogu, Gjoni trashigon edhe principatën e Pollogut.
Ja çka thotë një dokument osman nga Arhivi i Stambollit
Oruç Bin Adil
Është autor i njërës nga historitë më të vjetra të shtetit osman “Tevari el Osman”, (Historitë Osmane). Të dy dorshkrimet e Orçut të gjetura në Oksford dhe në Kembrixh janë botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. E para është një histori në formë të përmbledhur ( Icmai tarihi) kurse e dyta është e hollsishme (Mufassal tarihi).
Uruç bin Adil kur shkruan për betejat e shumta kundër Skënderbeut, në faqe 96 të veprës së tij nuk e prmend Rumelinë, siç quhej pjesa evropjane e Perandorisë Osmane, por ai e potencon shumë qartë se sulltani shkoi të luftonte kundër arrnautit Iskender (shqiptarin Iskenderbeg) në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo serbin ose maqedonin Iskender; në Maqedoni, Greqi ose Serbi.
Në faqe 115, tokat shqiptare Oruç i përmend edhe si Vilajeti i Shqipatrëve (Arnavud vilajetine). “Ali Beu, i biri i Evrenoz Beut, thotë ai, mblodhi ushtrinë dhe akinxhinjtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin e shqiptarëve…”
Në faqe 121 thotë se “Sulltan Murati II dërgoi akinxhinjtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Sundimtari shqiptar Iskenderi u arratis…”. Në origjinal është “Arnavud begi Iskender” ku potencohet shumë qartë se Iskenderi ishte sundimtari i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarëzëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë më sulltanin në kohën e Skënderbeut.
Në faqe 123 Oruç potencon se “Sulltan Murati II zbriti në tokat e Gjuvanit (Gjon Kastriotit), ku e plaçkiti Vilajetin Shqiptarë, dhe sulmoi Krujën (Akçe Hisar) por nuk mundi ta pushtonte atë….”.
Kronikë hungareze, 1581, (U.Ch,1581) ku përmendet lufta e Skënderbeut kundër pushtetit Osman. Ajo që na intereson neve është fakti se, në këtë kronikë potencohet dhe nënvizohet përkatësia iliro-arbnore e Gjergj Kastriotit. Në dokument shkruan për “Skënderbeu nga Iliria” dhe nuk thotë se ai ishte nga Greqia-Serbia e Bullgaria. Edhe ky dokument plotëson dhe mbron teorinë tonë për origjinën shqiptare teë Kastriotëve dhe i rrezon teoritë sllave po edhe të atyre që emrin e kanë shqiptarë, por veprojnë në interes të armiqëve shekullorë shqiptarë e që kanë qenë të gjithë popujt sllavo-grek të udhëhequr dhe të mbrojtur nga Rusia që ata ndër shekuj e kan quajtur “nëna Rusi,”.