DR.SULEJMAN ABAZI – NESHAJ: GJENERALI ME ORIGJINË HEBREJE E DI FORT MIRË KËTË …

Tiranë, 12 shkurt 2019: WESLEY CLARK: “BALLKANI ËSHTË MBI PLLAKËN TEKTONIKE TË RACËS NJERËZORE, KY ËSHTË RAJONI KU HISTORIKISHT JANË KONFRONTUAR CIVILIZIMET DHE AKOMA JANË DUKE U KONFRONTUAR!
Shumë shkurt do të parashtroja:
Kjo është një e vërtetë me rrënjë shumë të thella historike.
Ky është shkaku madhor, që akoma ky rajon në kohën e sotme përjeton pasojat që ka sjellë kjo përplasje e pazgjidhëshme në mijëra vite, deri në ditët e sotme.

Vetëm në 3000 vitet e fundit vija detare Trieste – Durrës – Vlorë – Gjiri i Ambrakisë ka qenë vija e ndarjes së luftërave të mëdha dhe përplasjeve më të mëdha Lindje – Perëndim dhe në këtë vijë dhe në këto troje, të pranishëm kanë qenë popujt ilirikë – arbërorë – shqiptarë, të cilët mbijetuan duke përballuar dyndjet mongole, sllave, ushtritë e perandorive të kohës, e deri në përfundimin e dy luftrave botërore.
Nuk është rastësi që “Vija e Teodosit” e ndan këtë rajon në mes, sipas përkatësive fetare dhe pasojave të ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë.
Përballë Bizantit shfaqen dyndjet e Lindjes, të cilat trokitën frikshëm deri në muret e kështjellës së Vjenës dhe drithëruan Perëndimin.

– Gjeneral Wesley Clark –

Pas tërheqjes osmane nga Ballkani, gjallëruan efektet e dyndjeve të vjetra sllave për ta kapur Adriatikun.
Në kohën e Luftës së Ftohtë, vija fundore e ndarjes midis dy sistemeve kundërshtarë binte në gadishullin problematik, ku pozitën më të favorshme gjeografike e zotëronin shqiptarët.
Është rasti i parë pas viteve 90-të, që vija e përplasjes po zhvendoset gradualisht drejt verilindjes së gadishullit, për të fituar “zemrën” e tij dhe t’i drejtohet rrugës së paqes dhe të bashkëjetesës.
Kjo përplasje nuk ka për t’u shuar deri në atë moment, sa bota ta kuptojë se Ballkanin dhe Mesin e Dheut e kanë quajtur dikur ILIRI dhe duhet t’i rikthejnë emrin e gjenezës dhe të lashtësisë, të shpërbëjnë kufijtë politik të padrejtë, të imponuar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duke shkaktuar tensionin më të madh etnik.
Gjenerali me origjinë hebreje e di fort mirë këtë, sepse është shumë i arsimuar, me përvojë shumë të gjatë dhe të vënë në provë, një njeri i ditur, që shikon përtej uniformës së ushtarakut.
Ka shumë për të thënë për këtë, por kjo hipotezë mbi këtë thënie apo konstatim, është e vërtetuar, sepse ajo e ka përfundimin e saj të mbështetur në ngjarjet më të mëdha historike me ndikime botërore.
Por vërtetimi i saj nuk mund të merret apriori.
Ajo kërkon studime shkencore, për të bindur të pabindurit dhe falsifikatorët e historisë, të cilët qëllimisht nuk lejojnë harmonizimin e marrëdhënieve të rajonit, që jo vetëm në shekullin modern gjeneroi dy luftëra botërore, por edhe në ditët e sotme mbetet në qendër të syrit të ciklonit të politikës botërore.
Vetëm në tokat e stabilizuara për një kohë të gjatë, lëkundjet tektonike e sizmike nuk shfaqen më.
Por deri atëherë i ndëruar Gjeneral do të duhet të rrjedhin akoma shumë ujëra….
Faleminderit.
Sulejman Abazi NESHAJ

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura