Francë, 15 Nëntor 2018: “Le Radical” ka botuar, të dielën e 24 nëntorit 1912, në faqen n°3, një shkrim, të shkurtër por mjaft interesant, në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Durrës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
***
PAVARËSIA E SHQIPËRISË
Romë, 23 nëntor. – Na shkruajnë nga Durrësi :
“Udhëheqësit shqiptarë u mblodhën dje në Durrës, nën kryesinë e Qemal beut, gjithsej 88 persona, të cilët vendosën, 64 votuan pro, ndërsa 24 kundër, të shpallnin Shqipërinë shtet të pavarur.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)