Prizren, 03. 11. 2015: Sot janë bërë dy vjet nga vdekja e publicistit Adnan Abrashi. Kolegët, dy vjet pas ndarjes fizike. vlerësojnë lartë figurën e Abrashit. Gazetari Demir Reshiti thotë se Adnan Abrashi ishte ndër publicistët më aktiv. “Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë”, tregon Reshiti.
“Ndihem me fat që isha mik, kolegë dhe bashkëpunëtor me këtë njeri të veçantë”. “E respektonim shumë dhe e takonim sa herë që na nxirrte rruga në Prizren”. “Puna, vepra, sjelljet dhe kontributi i tij na bën që të mos e harrojmë kurrë!”.
Historiani Sheradin Berisha thotë se publicisti Adnan Abrashi ishte me virtyte të larta njerëzore.
“Për mua dhe gjithë miqtë e tij, Ai do të mbetet, si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare”, shprehet Berisha.
“Vdekja e Adnan Abrashit është humbje e madhe për penën shqiptare, për familjen Abrashi dhe për gjithë kombin shqiptar”
Publicisti Adnan Abrashi, dy vite më parë ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare. Ai u lind në Prizren në vitin 1957, ndërsa me profesion ishte jurist. Ishte bashkëpunëtor i shumë mediave në Kosovë dhe Shqipëri. /PrizrenPress.com/
Postime të Lidhura
Rexhep Kasumaj: Gjyqi total (Mbi kequptimin e lirisë dhe një thikë në terr…)
Berlin, 17 janar 2020: 1. E gjithë Kosova në gjyq. Gjyq për Luftëtarët në Hagë, Gjyq për “Syrin”…
PËR MASKË QYTETARËT NDËSHKOHEN, POLITIKANËT AMNISTOHEN!
Nga arkivi Facebook, 31.01.2022 Gusht 2020 – dhjetor 2021, për maskë e distancë: 300 000 gjoba × 35€…
VALON MURATI: RAPORTET KOSOVË-SERBI, PËRPJEKJET PËR TË DAL NGA KORNIZAT(PAKOJA)
Prishtinë, 27. 01. 2017: I. Lufta e përmasave të gjera në këto rrethana e pamundur – Ngritja e tensioneve…
SHERADIN BERISHA: ENVER HADRI PËR ATENTATIN E 17 JANARIT 1982
Pashtriku, 25 shkurt 2021: Në 29 vjetorin e vrasjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, janar…