Prizren, 03. 11. 2015: Sot janë bërë dy vjet nga vdekja e publicistit Adnan Abrashi. Kolegët, dy vjet pas ndarjes fizike. vlerësojnë lartë figurën e Abrashit. Gazetari Demir Reshiti thotë se Adnan Abrashi ishte ndër publicistët më aktiv. “Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë”, tregon Reshiti.
“Ndihem me fat që isha mik, kolegë dhe bashkëpunëtor me këtë njeri të veçantë”. “E respektonim shumë dhe e takonim sa herë që na nxirrte rruga në Prizren”. “Puna, vepra, sjelljet dhe kontributi i tij na bën që të mos e harrojmë kurrë!”.
Historiani Sheradin Berisha thotë se publicisti Adnan Abrashi ishte me virtyte të larta njerëzore.
“Për mua dhe gjithë miqtë e tij, Ai do të mbetet, si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare”, shprehet Berisha.
“Vdekja e Adnan Abrashit është humbje e madhe për penën shqiptare, për familjen Abrashi dhe për gjithë kombin shqiptar”
Publicisti Adnan Abrashi, dy vite më parë ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare. Ai u lind në Prizren në vitin 1957, ndërsa me profesion ishte jurist. Ishte bashkëpunëtor i shumë mediave në Kosovë dhe Shqipëri. /PrizrenPress.com/
Postime të Lidhura
COVID-19 DHE GRIPI SEZONAL, KUSH NA DËMTOI MË SHUMË?!
Nga arkivi, më 31 Mars 2020! Kur ka nis kjo Plandemi si çmendi e tirani kam bërë këtë…
SHERADIN BERISHA: BIZNESET E BOGOLUBIT ME RAMIZ KELMENDIN E PDK’së!
Pashtriku.org, 04. 06. 2014 – Më 10 maj 2014 biznesmeni i njohur i AAK’së Ramiz Kelmendi iku nga…
PROF.As.DR.VANGJEL KICI: SI DUA TA SHOHË SHQIPËRINË?
Torino (Kanada), 7 Prill 2020: Dua ta shohë një vend të zhvilluar në çdo drejtim: Në bujqësi, industri,…
POLITIKA E KORONËS TË SHKOJË NË GJYKATË!
Veterani i ZDF-it Hahne kërkon që: POLITIKA E KORONËS TË SHKOJË NË GJYKATË! Nga Sheradin Berisha, Facebook 21…