EDHE NË AUSTRI U PROMOVUAN VEPRAT QË DENONCOJNË BARBARINË SERBE

2 Tetor 2022, VIENË

Shkruan: Nusret Pllana

Promovim veprash të gjenocidit serb mbi shqiptarët!

Mbrëmë në Vienë, u promovua libri i xhepit MOS HARRO KURRË – VERGISS NIEMALS, i autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, përkthyer në gjermanisht nga Arlinda F. Çitaku.

Në këtë ngjarje kulturore e shkencore u promovua edhe filmi dokumentar DËSHMITË E HESHTURA, i përkthyer me titra anglisht, i autorit N.Pllana, film ky, që i kushtohet gjenocidit serb në Krushën e Madhe të Komunës së Rahovecit, kur më 25 mars 1999, ushtria dhe policia gjakatare serbe i vrasin 243 shqiptarë duarthatë të këtij fshati, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë, në mesin e të cilëve, sot e 23 vite më parë, 63 janë ende të pagjetur, ndër ta edhe Heroi i kombit Mr.sc. Ukshin Hoti.

Përveç shumë bashkëatdhetarëve tanë nga Austria e Gjermania, na nderoi me prezencën e tij, edhe poeti i ri, Bear Berisha, djali i heroit të kombit Xhevat Berisha, ndërkaq morën pjesë aktive dhe e vlerësuan lartë këtë vepër publicistike e dokumentare edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vienë, z. Lulzim Pllana dhe shkrimtari e dramaturgu nga Shkodra, Mag.Prof. Gjergj Jozef Kola, me banim në Vienë.

Autorët: N.Pllana e Agim Aliçkaj, i falënderojnë të gjithë të pranishmit për kontributin e tyre në këtë manifestim kulturor, e në veçanti organizatorin dhe moderatorin, z. Nikollë Gjini – këngëtarin e mirënjohur shqiptar nga Prizreni.

RESPEKT!

___________________

NË CYRIH U PROMOVUAN VEPRAT QË DENONCOJNË BARBARINË SERBE

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

GJAKU ARBËROR!

Gjaku arbëror! …duke e lexuar reportazhin e studiueses Ornela Radovicka me titull “Arbëreshët e Piana degli Albanesi \…