NJË SHFAQJE DINJITOZE E SHKOLLËS SHQIPE “NAIM FRASHËRI” NË FESTIVALIN TRADICIONAL TË QYTETIT WINNENDEN NË GJERMANI

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 18 korrik 2023

Trashëgimia jonë historike, kulturore e kombëtare është pasuri e shumë brezave, e cila pasqyron historinë mijëvjeçare të shqiptarëvet, dhe si e tillë ajo dëshmon vijimësinë historike, materiale dhe shpirtërore të kombit tonë.

Dhe sot kjo pasuri e çmuar është një sfidë e parreshtur përballë kujdesit shtetëror e kombëtar, për t’i ruajtur gjurmët e së kaluarës dhe për t’ia përcjellur ato brezave që vijnë pas nesh.

Këtë trashëgimi kulturore e kombëtare po e ruajnë e kultivojnë edhe fëmijët e bashkëatdhetarëve tanë në mërgim.

Të dielën, më 16 korrik 2022 në qytetin Winnenden (afër Shtugartit) nxënësit e shkollës shqipe “Naim Frashëri” të udhëhequr nga mësuesja e palodhur Femije Kocinaj shfaqën një program të pasur kulturoro – artistik në kuadër të festivalit tradicional të këtij qyteti në Gjermani.

Me këtë rast e përgëzojmë mësuesen Kocinaj Femije, bashkëshortin e saj Besnik Hoxha dhe fotoreporterin e njohur, Muhamet Hoxhaj për prezentimin dinjitoz të vlerave tona kombtare 🇦🇱 🤝

***

Shikoni shfaqjen e programit 👇👇👇

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=644432564413876&id=100000916415375

Edhe këtu 👇👇👇

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1604357790056094&id=100014456652268

_________

Ilustrimet: disa pamje nga prezentimi i nxënësve të shkollës shqipe “Naim Frashëri” në festivalin tradicional të qytetit Winnenden…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura