NË CYRIH U PROMOVUAN VEPRAT QË DENONCOJNË BARBARINË SERBE

NË CYRIH U PROMOVUAN VEPRAT QË DENONCOJNË BARBARINË SERBE

25 Shtator 2022, CYRIH

Shkruan: Nusret Pllana

Promovim i veprave që denoncojnë barbarinë dhe mizorinë serbe deri në shkallë gjenocidale, nga Serbia nazifashiste e gjakatare!

Organizator: Ansambli “VATRA”, në Bylah – Cyrih

Në sallën e mbushur nga kurbetçarët tanë, jo vetëm të Zvicrës, por edhe nga Gjermania, Austria, Italia dhe më gjerë, u bë promovimi i librit të xhepit “VERGISS NIEMALS – MOS HARRO KURRË “, gjermanisht- shqip, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, e përkthyer në gjermanisht nga Arlinda (Fadil) Çitaku.

Përveç programit të pasur kulturo – artistik të Ansamblit “VATRA”, të Cyrihut, u promovuan edhe dy filma dokumentarë:

– ”Kush i vret fëmijët” dhe

– “Dëshmitë e Heshtura”, të autorit N. Pllana.

Me pjesëmarrjen e tyre, përveç shumë bashkatdhetarëve tanë na nderuan edhe: Ish Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Dr. Sali Sefa, Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati, bashkëshortja e Heroit të kombit Agim Ramadani, znj. Shukrie Ramdani – zyrtare e lartë e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, znj. Sadete Aliçkaj – e cila enkas kishte ardhur nga New Yorku, për ta shoqëruar bashkëshortin e saj, Prof. Agim Aliçkajn, Prof.dr. Fadil Çitaku, z.Lulzim Krasniqi – Kryetar i Ansamblit “VATRA”, z. Nexhmedin Isufi (ish Kryetar i Ansamblit “VATRA”), luftëtari emblematik i UÇK-së dhe vëllai i dëshmorit të kombit Beqë Gashi, z. Zhujë Gashi – Kryetar i Këshillit të prindërve në Bylah, z. Driton Zeqiraj, Fotoreporteri, z. Burim Kryeziu, aktori dhe regjisori Adem Kicaj bashkë me ARTI TV, shkrimtari dhe gazetari, z. Xhevdet Kallaba, shkrimtari dhe gazetari, z. Rexhep Rifati, anëtarët e Kryesisë së Ligës Shqiptaro – Zvicerane, motra e Heroit të kombit Agim (Bardh) Zeneli, Violetë Zeneli, miq gjermanë e zviceranë, të cilët u shokuan me pamjet e librit dhe përmbajtjen e filmave dokumentarë, me pamje të rënda e tragjike, vrasje, masakrime, dhunime, vrasje të shumta të fëmijëve e grave shtatzëna, dëbime me përmasa antologjike të shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë, sa që jo rrallë herë, nga dhimbja dhe emocionet e shumta nuk përmbaheshin nga lotët që i “tradhëtonin” shpesh.

Kapitull i veçantë i kësaj mbrëmje madhështore ishte programi kulturo – artistik i djemëve dhe vajzave të Ansamblit “VATRA” të Cyrihut, të cilët me performansën e tyre të mrekullueshme, përcilleshin me duartrokitje të shpeshta frenetike, e shpeshherë edhe me lot në sy nga të pranishmit në sallë.

Promovimin e udhëhoqi me kompetencë e profesionalizëm, z. Shaban Haliti, të cilin e falënderojmë nga zemra.

Dhe, fare në fund të këtij programi të larmishëm, znj. Kimete Havolli, për t’i nderuar autorët e veprave të cilat i promovuam së bashku, kishte gatuar dhe përgatitur një tortë të madhe në formë libri, duke ia shkruar edhe titullin: “The Terror Of Serbian Occupier Over Albanians”.

Në emrin tim dhe mikut tim të çmuar, z. Agim Aliçkaj, të gjithëve ju falënderohemi nga zemra për pjesëmarrjen dhe kontributin Tuaj të madh me rastin e këtij manifestimi kulturor, edukativ e shkencor, që të vetmin qëllim e kishte mos – harresën e kujtesës historike dhe denoncimin, por edhe dënimin e Serbisë pushtuese e gjakatare për gjenocidin dyshekullor mbi shqiptarët!

Vazhdojmë më tutje…!

Total
0
Shares
2 comments
  1. OUUU, TË LUMT ORE ZOGU I SHQIPES MBARË SHQIPTARE; QË PREJ GJATË KOHËS NDËR BETEJA
    TË UÇK-SË NË KRYE TË KRYELEGJENDËS ADEM KRYELEGJENDARIT AH, DUKE DHENË KUMTË MË
    TË THEKSHME, MË TË PREKSHME, TINGËLLONTE ZËRI DALUR ORE I FALUR ,NGA ZEMRA E MALIT
    MBI BJESHKËT E LARTA VRIE KRESHKËT E ZJARRTA, NGA RADIO KOSOVA E LIRË, SHPËRTHENTË
    NGA PALCA GJENE TOKËS GJËR LARTË DHE ZJARRTË, NË SHTATË A NENTË PALË QIELLI O EDHE
    DIELLI; QË DUKE DEPËRTUAR NGA GJIRI DHE HIRI I GJAKUT EDHE PRAGUT THELLË ME THELLË O,
    SHTATË GJERË NENTË PALË GJENE TOKË DHE OOOJ, NENË LOKË; O, NGA KRYLEGJENDA N’KRYE
    KRYELEGJENDARIN, QE BURBULLONTE DHE GURGULLONTE TË GJITHA TROJET SHQIPTARE NËN
    KROJET SHKRIPZARE; DUKE RILINDUR DHE RINGRITUR BASHKA ME ZËRIN E NDERIN E JUAJ HEJ,
    QË MË MOS TË VUAJ POPULLKOMBI PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIE-VËLLAZËRO RIHIRO O,
    FARË SHKRIPKA VËRRIE; QË PATË PRANUAR EDHE FASHIZMI, NACIZMI NGA BELIGRADI O TEK NA
    MUNDI EDHE NE, ZËRI I KOSOVES SË LIRË Q’PO JEHON E KUMBON MBARË TROJEVE SHQIPTARIE,
    EDHE MBARË BOTES DEMOKRATIKE!! DHE JU, QË EDHE MBI DY DECENJË KENI VAZHDUAR EDHE
    PLOTSUAR AMANETIN DHE TESTAMENDIN E LUFTËTARËVE, ÇLIRIMTARËVE, HERONJVE, DËSHM-
    TARËVE DHE MBARË POPULLKOMBIT SHQIPTARË; A, NDËR POPUJKOMBET MË T’PËRVUAJTURA,
    HOLOKAUSTET MË GJENOCIDALE O KANIBALE PËR ÇFARROSJE, ÇVARROSJE, VARROSJE PËR SË
    GJALLI QË NA KALLI; DHE PËRSE VDEKURI TERËSE PREKURI, HJEKURI; AH DHE, DUKE DOKUMEN-
    TUAR E ARGUMNETUAR TERË EUROPËN DHE TERË BOTËN, PËR PADREJTËSITË DHE TARGJEDITË
    SHEKULLORE NE, VIKTIMË E MASHTRIMEVE DHE FABRIKIMEVE FALLCE, TALLCE SI EUROPA DUKE
    UA FALUR PA NDALUR, SI PLAÇKA LUFTË A SHI, PRAÇKA FUTË; UH MU, BARBARISË RUSO SERBO
    GREKO TURKO JUGOSLLAVE; ËËËH, PUSO VËRBO FERRKO FURKO TUGOSHKAVE!! NGA MANI USA

    1. Selaman po te jap kete faqe per te lexuar: mentealternativa1.blogspot.com
      Ke dhe faqen angleze whale.to
      Ca eshte mendon ti per keto faqe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura