Edhe pse kaluan 11 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë, skena kosovare vazhdon të jetë e stërmbushur me ngjarje dhe zhvillime politike, që herë-herë të duket sikur është qendra zhvillimit të politikave botërore. Të kujtojmë ngjarjet e para vendimit të GJND’së, kur publiku kosovar, u ‘pushtua’ nga intelektual analist, në garë me njëri tjetrin se kush më parë do të radhitej në skemën e parashikimeve rreth vendimit, pa u bezdisur për jo profesion- alizmin e tyre. Me mendimet e tyre e ndanin dhe e copëtonin Kosovën, herë në një cep e herë në tjetrin. E sajdisën me lloj-lloj emrash e epitetesh duke i vajtuar të gjithë përveç shqiptarëve. Kosova si një fëmijë jetim në sytë e tyre, herë ringjallej me një copë mëshire, e herë vritej nga pamëshira e tyre! Edhe kësaj i erdhi fundi, siç i vjen fundi çdo prapësie. Vendimi pozitiv për Kosovën shpallur nga GJND’ja, dukej se çdo skeptiku ia mbylli shtegun për të diskutuar më tej për atë që Gjykata e deklaroi shtet legjitim! Pas këtij vendimi pa dyshi priteshin reagimet anakronike të Serbisë, e cila luftën me Kosovën e humbi edhe botërisht. Por, jo edhe vajtimi i analistëve skeptikë si Blerim Shala, i cili vendimin e GJND’së, nuk e vlerësoi si të rëndësishëm. E Gjykoi si vendim që nuk po i mundësuaka ndonjë perspektivë zhvillimore Kosovës, se Kosova qenka në kolapsin ekonomikë e çka jo tjetër.
Nuk e di këndë e kishte në mendje ta hutonte apo bindte z.Blerim Shala me gjykimin e tij, kur edhe një laik i fushës së ekonomisë, apo asaj të politikës e ka të qartë se vetëm stabiliteti politik i shtetit, e mundëson zhvillim ekonomik të tij. Vendimi i GJND’së, pa hamendje i ofroi Kosovës këto perspektiva. Konica i madh thoshte se edhe ‘’për inati të shqiptarëve do ta bëjmë Shqipërinë”, thua se e thoshte për disa plan prishës në Kosovë, të cilët për të marr pushtetin as që donë ta njohin shtetin. Akuza e rrejshme drejtuar Qeverisë së Kosovës nga nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) z.Ardian Gjini gjoja për ”bisedime sekrete” me Serbinë, të kujton Machiavellin, kur thoshte se ”qëllimi e arsyeton mjetin”. Duke përdorur të gjitha mjetet për të arritur qëllimin (pushtetin) zyrtarë të lartë të kësaj partie si Blerim Shala premtoi se ” do të ketë fakte të bollshme për t’i konfirmuar bisedimet e fshehta” mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, por se do t’i publikonin pas disa ditëve. Megjithatë, nuk u faktua asgjë. Gjithçka doli se ishte një trillim. Publikut ju servua mashtrimi dhe gënjeshtra duke i thëne: ‘’nuk kemi pse t’i faktojmë bisedimet e fshehta, kur ato i din të gjithë’’! Ky deklarim sqaronte gjithë djallëzitë e zyrtarëve të këtij subjekti politik kundrejt Qeverisë dhe shtetit, që na kujton vërejtjen e Aristotelit, kur thoshte se: ‘’Është me rëndësi që shteti të organizohet në atë mënyrë që marrëzia e një personi të mos shkaktoj rrënimin e tij’’.
Deklarata e rrejshme e AAK’së, nga disa analist u vlerësua si ”autogol”, ”humbje kredibilitetit” apo edhe tentativë për ta denigruar Qeverinë. Por ama, nuk u bë një paralele mes ngjarjeve që po zhvilloheshin në Kosovë. Paralelizimi duhet respektuar në analizën e ngjarjeve politike. Fjala është për qarkullimi e një letre anonime, gjoja për shpalljen e pavarësisë nga një komunë serbe në Kosovë. Andaj, dhe shtrohet pyetja: pse AAK’ja u deshtë të priste disa ditë për t’i publikuar faktet e përfolura për ”bisedimet sekrete” të qeveritarëve tanë me ata të Serbisë? Vallë a e dinte AAK’ja për qarkullimin e asaj letre që u bë publike njëkohësisht me ditën kur AAK’ja do t’i publikonte faktet e premtuara ? Apo mos vallë AAK’ja posedonte fakte të mjaftueshme për qarkullimin e asaj letre, por priste të materializohej, për ta pasur më të lehtë pastaj fajësimin e Qeverisë, si Neroni të krishterët për djegien e Romës?! Ministria e punëve të brendshme tregoi se kishte një javë që e dinte për qarkullimin e letrës së lartpërmendur, për çka pa dyshim se edhe zyrtarët e AAK’së e kanë ditur. Andaj, shtrohet pyetja, këto dy zhvillime tepër të ndjeshme për opinionin publikë të Kosovës, por edhe më gjerë, a mund të jenë thjeshtë një koecidencë?! Kriminelët serb vazhdojnë ta cenojnë lirinë e popullit të Kosovës, nëpërmjet kërcënimeve e shantazheve të vazhdueshme. Ashtu sikurse edhe tipat si të sojit të haxhiqamilëve, që për hir të një shkalle pushteti, janë të gatshëm të shpallin ndonjë copë autonomie edhe duke e sakrifikuar pavarësinë! Populli i shumëvuajtur i Kosovës edhe mund të duket naiv dhe lehtë i manipulueshëm në sytë e harbutëve e dallkaukëve. Por duhet ta dinë të gjithë ata që mendojnë ta cenojnë idealin e Kosovës të lirë e të bashkuar, se ky popull ashtu siç di t’i nderoj e lartësoj bijtë e tij të lavdisë ashtu di edhe t’i ndëshkoj mashtruesit apo plan prishësit ordiner.
Prishtinë, 22. 08. 2010
– Autorja është e diplomuar në Kolegjin Universitar VICTORY , Fakulteti i Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë.
Postime të Lidhura
MUSTAFË KRASNIQI: ‘NJË GJUHË NJË KOMB’
Mynih, 7 shtator 2020: Këshilli i Mësimit Shqip për Diasporë në unifikimin e Diasporës Shqiptare për shkollën shqipe.…
LUFTA NË UKRAINË DHE NDIKIMI NË RAJONIN TONË
LUFTA NË UKRAINË DHE NDIKIMI NË RAJONIN TONË Ali Mehmeti, Gjenevë, 12.04.2022. Lufta në Ukrainë, ose më saktë…
BEHXHET SHALA BAJGORA: NË MUNGESË TË PASTËRTISË, LOJËRA TË NDYRA PËR ATA QË NUK KANË FYTYRA!
Prishtinë, 30 gusht 2017: (Seanca e 24 gushtit, a ishte e dështuar apo e planifikuar) – Ishte një…
BLERIM ÇOÇAJ: FILLIMI I RI I KRIMIT, NISI NË PRIZREN!
Prizren 5 korrik 2017: Prizreni nuk po mund të jetojë pa krim. PDK-ja, dikur e Hashim Thaçit, sot…