ELIFE LUZHA: KOECIDENCË APO ÇKA?

Edhe pse kaluan 11 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë, skena kosovare vazhdon të jetë e stërmbushur me ngjarje dhe zhvillime politike, që herë-herë të duket sikur është qendra zhvillimit të politikave botërore. Të kujtojmë ngjarjet e para vendimit të GJND’së, kur publiku kosovar, u ‘pushtua’ nga intelektual analist, në garë me njëri tjetrin se kush më parë do të radhitej në skemën e parashikimeve rreth vendimit, pa u bezdisur për jo profesion- alizmin e tyre. Me mendimet e tyre e ndanin dhe e copëtonin Kosovën, herë në një cep e herë në tjetrin. E sajdisën me lloj-lloj emrash e epitetesh duke i vajtuar të gjithë përveç shqiptarëve. Kosova si një fëmijë jetim në sytë e tyre, herë ringjallej me një copë mëshire, e herë vritej nga pamëshira e tyre! Edhe kësaj i erdhi fundi, siç i vjen fundi çdo prapësie. Vendimi pozitiv për Kosovën shpallur nga GJND’ja, dukej se çdo skeptiku ia mbylli shtegun për të diskutuar më tej për atë që Gjykata e deklaroi shtet legjitim! Pas këtij vendimi pa dyshi priteshin reagimet anakronike të Serbisë, e cila luftën me Kosovën e humbi edhe botërisht. Por, jo edhe vajtimi i analistëve skeptikë si Blerim Shala, i cili vendimin e GJND’së, nuk e vlerësoi si të rëndësishëm. E Gjykoi si vendim që nuk po i mundësuaka ndonjë perspektivë zhvillimore Kosovës, se Kosova qenka në kolapsin ekonomikë e çka jo tjetër.
Nuk e di këndë e kishte në mendje ta hutonte apo bindte z.Blerim Shala me gjykimin e tij, kur edhe një laik i fushës së ekonomisë, apo asaj të politikës e ka të qartë se vetëm stabiliteti politik i shtetit, e mundëson zhvillim ekonomik të tij. Vendimi i GJND’së, pa hamendje i ofroi Kosovës këto perspektiva. Konica i madh thoshte se edhe ‘’për inati të shqiptarëve do ta bëjmë Shqipërinë”, thua se e thoshte për disa plan prishës në Kosovë, të cilët për të marr pushtetin as që donë ta njohin shtetin. Akuza e rrejshme drejtuar Qeverisë së Kosovës nga nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) z.Ardian Gjini gjoja për ”bisedime sekrete” me Serbinë, të kujton Machiavellin, kur thoshte se ”qëllimi e arsyeton mjetin”. Duke përdorur të gjitha mjetet për të arritur qëllimin (pushtetin) zyrtarë të lartë të kësaj partie si Blerim Shala premtoi se ” do të ketë fakte të bollshme për t’i konfirmuar bisedimet e fshehta” mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, por se do t’i publikonin pas disa ditëve. Megjithatë, nuk u faktua asgjë. Gjithçka doli se ishte një trillim. Publikut ju servua mashtrimi dhe gënjeshtra duke i thëne: ‘’nuk kemi pse t’i faktojmë bisedimet e fshehta, kur ato i din të gjithë’’! Ky deklarim sqaronte gjithë djallëzitë e zyrtarëve të këtij subjekti politik kundrejt Qeverisë dhe shtetit, që na kujton vërejtjen e Aristotelit, kur thoshte se: ‘’Është me rëndësi që shteti të organizohet në atë mënyrë që marrëzia e një personi të mos shkaktoj rrënimin e tij’’.
Deklarata e rrejshme e AAK’së, nga disa analist u vlerësua si ”autogol”, ”humbje kredibilitetit” apo edhe tentativë për ta denigruar Qeverinë. Por ama, nuk u bë një paralele mes ngjarjeve që po zhvilloheshin në Kosovë. Paralelizimi duhet respektuar në analizën e ngjarjeve politike. Fjala është për qarkullimi e një letre anonime, gjoja për shpalljen e pavarësisë nga një komunë serbe në Kosovë. Andaj, dhe shtrohet pyetja: pse AAK’ja u deshtë të priste disa ditë për t’i publikuar faktet e përfolura për ”bisedimet sekrete” të qeveritarëve tanë me ata të Serbisë? Vallë a e dinte AAK’ja për qarkullimin e asaj letre që u bë publike njëkohësisht me ditën kur AAK’ja do t’i publikonte faktet e premtuara ? Apo mos vallë AAK’ja posedonte fakte të mjaftueshme për qarkullimin e asaj letre, por priste të materializohej, për ta pasur më të lehtë pastaj fajësimin e Qeverisë, si Neroni të krishterët për djegien e Romës?! Ministria e punëve të brendshme tregoi se kishte një javë që e dinte për qarkullimin e letrës së lartpërmendur, për çka pa dyshim se edhe zyrtarët e AAK’së e kanë ditur. Andaj, shtrohet pyetja, këto dy zhvillime tepër të ndjeshme për opinionin publikë të Kosovës, por edhe më gjerë, a mund të jenë thjeshtë një koecidencë?! Kriminelët serb vazhdojnë ta cenojnë lirinë e popullit të Kosovës, nëpërmjet kërcënimeve e shantazheve të vazhdueshme. Ashtu sikurse edhe tipat si të sojit të haxhiqamilëve, që për hir të një shkalle pushteti, janë të gatshëm të shpallin ndonjë copë autonomie edhe duke e sakrifikuar pavarësinë! Populli i shumëvuajtur i Kosovës edhe mund të duket naiv dhe lehtë i manipulueshëm në sytë e harbutëve e dallkaukëve. Por duhet ta dinë të gjithë ata që mendojnë ta cenojnë idealin e Kosovës të lirë e të bashkuar, se ky popull ashtu siç di t’i nderoj e lartësoj bijtë e tij të lavdisë ashtu di edhe t’i ndëshkoj mashtruesit apo plan prishësit ordiner.
Prishtinë, 22. 08. 2010
– Autorja është e diplomuar në Kolegjin Universitar VICTORY , Fakulteti i Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura