Prishtinë, 3. 11. 2016:
KUMBIM
Nën petkun e pushtetit ndjehesh madhështor
Matanë vetes asgjë nuk shikon
Të verboi lakmia ndaj përlyen çdo vlerë
Ke harruar madje edhe Zotin
Po pse aq athët më vështron
E vrajave ma shkundullon dhembjen e vjetër
Ah mos qofsh vëlla Kain
Unë e harruar le të mbetem
Sall të rritet pemë e lumtur nga humusi i eshtrave të mi
Ani se ti pafytyrësisht
Don të ma përvetësosh emrin dhe mundin
_____________________
ELIFE LUZHA: KËRKOJ SYTË E TU
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=5640
***
ELIFE LUZHA: KTHEHU NË ITAKËN TËNDE
https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=5018
***
ELIFE LUZHA: BUZËKUQI I DEPUTETES
https://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=5505
***
MUZA POETIKE E ELIFE LUZHËS (VIDEO)
https://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=5703