Prishtinë, 17 Prill 2020:
Gjuha jonë sa e mirë, Sa e bëmbël, sa e dlirë….
Tërë ditën sot jam ndier në turp para Naim Frashërit dhe të vëllait –Samiut ! Sepse ,më vinte keq ndaj dashurisë së tyre për gjuhën shqipe! Bile ndaj Samiut edhe më shumë!Ai le që e kishte mësuar gjuhën e nënës aq bukur nga vëllau më i madhë Naimi, por ishte magjepsur pas aftësisë së njeriut për të artikuluar tingujt sa që kishte krijuar një alfabetë të ri për një gjuhë që nuk ishte e tija fare!Pra, e kishte begatuar shkencërishtë dhe i kishte vu themelet një gjuhe jo amtare!
S’më zinte vendi sot nga marrja para tyre! Por, dikur e gjeta ngushëllimin! Thashë hajt lëre se ata më nuk janë gjallë! As fizikisht e as me veprën e tyre! Ua kemi vdekur të dyjat! Dhe vëndet ku ndodhë morgu i ëmbëlsisë së gjuhës së Naimit,i aftësisë dhe atdhetarizmit të Avdylit, fatkeqësishtë qe dy dekada, është një dhomë shteti, që quhet Kuvend, këtu në Kosovë!
Nëse don të jesh dëshmitar i zhveshjes dhe i zhvatjes së ëmbëlsisë e dlirësisë së saj, nëse don të shohësh prangat e ndryshkura mbi te, duhet të dëgjosh fjalën e kuvendarëve në Parlamentin e Kosovës! Bile, bile jo vetëm ne populli , por edhe ata hartuesit e programeve nacionale sërbe ! Ata do të ndaheshin më shumë se të knaqur me rezultatet e parashikuara një shekull me heret!
Sepse, këtu gjuha shqipe del e retarduar , e varfëruar, e zgjebosur me fjalët më të pahijshme! Këtu motorri i oratorisë së deputetve merr në thua dhe rrëzohet në zhyllin e fjalëve më të cunguara, më të zhveshura, aq sa më përngjan krejtësishtë në këpucët e Lulit të vocërr!E kam fjalën për fondin e fjalëve , sepse këpucët e deputetve shyqyr nuk janë më si të Lulit! Janë të lustruara, janë firmato! Kushtojnë sa dy tri paga të mësuesit të Lulit! Por, jo vetëm të tij! Edhe të mësuesve të kuvendarëve! Mirë le t ju bëhet mësuesve! Nuk u paskan mësuar asnjë fjalë nga ato të Naimit me vëllezër!
Sepse po të dinin vetëm pak për aftësinë e Avdylit në krijimin e Lidhjes së Prizrenit në rrethanat në të cilat u formua dhe në misionin që ajo barte mbi vete, këta sokolat e sokoleshat e Parlamentit të sotëm do të silleshin më ndryshe! Do të ndjenin hijen e barrës historike që duheshin të bartnin mbi supet e tyre! Sepse Kuvendi është vendi për këto procese! Kuvendi nuk është për të vën në shprehje rrugaqëri ,zili e hakmarrje të ulëta ndaj-njëri –tjetrit!
Që të dëgjohet e thuhet fjala “Fashiste”,”pacove”nëpër rrjetet sociale, nga njerëz bartës të interesave të një populli, e tejkalon vrazhdësinë e shkëmbinjëve të majave të Everestit!
Teksa mundohesha të hiqja helmin e këtyre fjalëve dhe e kësaj lloj fyerjeje e vrazhdësie midis kuvendarëve tanë, më ra në mend fjala e një plakut 90 vjeç!
-“Plaku bëhet si fëmija- më tha ai një ditë! Edhe truri e mendja bashkë me rëndesën e kujtimeve i kthehet tërësisht në at kohë!Dhe ditët e fundit të pleqërisë së tij ngjajnë me një sonambul të kohës në të cilën jeton!
Disi kjo analizë e një plaku 90 vjeçësh, më qetësoi pak trurin e shpirtin e vrerosur !Por nuk ma hoqi marazin e keqardhjes për krejt çfarë na shpalosën burrat shqiptar këtyre viteve të pasluftës në ndërtimin e shtetit të tyre shqiptar!
Më dhemb shpirti e ndjejë keqardhje për të gjithë ta dhe për popullin që janë duke përfaqësuar !Në traditën e lashtë shqiptare fyerja me fjalë nuk ka qenë e njohur! Plumbi e ka kryer këtë lloj detyre, por jo fjala e gjuhës të cilën zoti ta ka përcaktuar ta flasësh në këtë botë!
Andaj, o njerëz të Kuvendit, kur dilni në foltore ose kur shkruani nëpër rrjete sociale, le të ju bjen në mend ndonjëherë Naimi ,sepse një ditë të gjithë do të shkojmë tek Ai dhe turpin e veprës sonë, gabimet apo qëllimet e liga do ti kemi dëshmi në purgatorin e Atdheut!
O Atdhe!Je më i dashur sa më ska
Më je nënë , më je motër e vëlla
Nga ç ka rrotull më i shtrenjti ti më je
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhe!(Naim Frashëri)!
P.S.Jam e bindur që fëmijët e deputetve të Parlamentit e dijnë të gjithë këtë poezi!Le ta recitojnë ndonjëherë edhe para baballarëve e nënave të veta!
Sepse,pavarsishtë xhepave të fryrë nga lekët, veturave të shtrenjta, udhëtimeve zyrtare nga më të ndryshmet, veshjeve me çmime marramendëse, një ditë do të na pres “Ky dhe”!
Por, “ky dhe’ nuk do ti mbulojë tradhtarët e kombit! Kështu s,po them unë!E ka thënë historia!