ELIFE PODVORICA-JASHARI: NJË URIM FUNDVITI PËR NXËNËSIT E MI

Prishtinë 20. 12. 2020:
– Ja këtej …ju të parët çunat, pastaj ju gocat! Natyrisht sopranot njëherë, pastaj ju zërat e dytë…
– Kështu ishin çastet e fundit para se ata të dilnin në skenë dhe të promovonin punën e dy muajëve që kishim bërë, që nga momenti që zgjodha pjesën që do ta këndonin të gjithë së bashku!

– Këto janë momente që mbajnë zgjuar çdo qelizë dhe bëjnë drithërim me bujë në tërë qenien time derisa ata ia thonë këngës dhe i afrohen fundit të saj! Dhe janë të shumta këto çaste që përshkojnë gjithë këto vite pune si pedagoge! Janë çaste të bukura magjepsëse….
– Emocion pa fund kishin edhe ata, që tani më po i ngjiteshin podiumit në sallën e koncerteve në shkollë! Disa dilnin për herë të parë! Dhe dëshmoheshin para prindërve të tyre, para shokëve të klasës dhe para vetes së tyre!…Para meje dhe punës sime…
– -“Tiranë e bukur” po këndohej nga çunat dhe gocat kosovare… Të veshur me rroba të zeza dhe nga një shokë me elemente të veshjes kombëtare, vërtetë që i shkonte këngës për shtati shumë … Ishte idea ime kjo, por të cilën ata me shumë dashuri e respekt e realizuan … Në kësi raste, asnjëherë nuk mungon edhe angazhimi i prindërve që fëmijët e tyre të performojnë sa më bukur…
– Kjo që po e tregoj, mesiguri se nuk është aspak me vend, dhe aspak interesante, në këtë periudhë kur çdo pore e jetës sonë si shoqëri, është e preokupuar me gjëra të tjera… Kudo që e ndërron kanalin në TV shqiptare, si ato kosovare e si ato të Tiranës, gjithandej do të mirren mendët nga debate, apo nëse shprehem më lirshëm, nga kacafytje të atyre që janë të ftuarit e dhjetara emisioneve … Në këta muaj infekcionesh me virusin e famshëm global, jeta kulturore e qyteteve tona, është varfëruar edhe më shumë se që ishte më parë… Andaj, si opcion i vetëm ka mbetur shëtitja e kanaleve të shumta telivizive!
Ajo që të bie në sy , është që aty në TV tona, sheh aq shumë njerëz të të gjitha profileve, thuase aty e kanë shtëpinë! Sidomos disa figura që pothuaj për çdo ditë i sheh duke debatuar, herë në njërin e herë në tjetrin kanal!
Bile, unë kam krijuar bindjen që më shumë banorë kanë stacionet televizive, se sa vendet bregdetare! Sepse atje, nuk sheh as edhe një njeri që del të shëtis përgjatë valëve të bregdetit e as të bëjë ndonjë sport të mundshëm!Nuk e kuptoj se ku janë njerëzit në ditët e fundjavës…
Krejt sporti i shqiptarëve ,po më duket që është shkenca e llafeve!Llafosja është bërë përfaqësuesja e çdo aktiviteti tjetër në shoqërinë tonë!Edhe fizik edhe shpirtëror e intelektual…

Dhe mendoj që sikur kjo të ishte manifestuar me fjalë të urta e të menqme, të matura e të dijshme, mesiguri që ne do t,i kishim raportet më të mira ndërnjerëzore dhe punët tona si shoqëri , do të ecnin vaj!
…Zot shyqyr që s’ është më ai djalë e me i pa…po thoshte një nënë e Dëshmorit ,një ditë teksa po shihte kah rrehen burrat shqiptar në Parlament për pare…
……
Unë për vete, kur e dëgjoj fjalën “Korrupcion” dhe “kapje të shtetit”, më besoni që më kujtohet koha ime e rinisë …Atëherë në vend që tu gëzohesha syve të mij të shkruar, në vend që të krenohesha me valëzimin e flokëve të gjata ngjyrë gruri dhe t,i gëzohesha punës e zellit tim rinor, në çdo hap timin më helmohej qenia nga fjala ”nacionalizëm dhe Irridentizëm”!O zot, edhe sot më ngjethet mishi kur e kujtoj këtë të damkosur fjalë…
-Dhe këtyre fëmijëve që po këndonin me përkushtim për parqet dhe nënqiellin e bukur të Tiranës, uroj që tërë jeta e tyre të kalojë vetëm me fjalë të bukura , me urata të ëmbëla ngado që sillen…
Jeta e mësueses së tyre, ishte përplotë sfida dhe rreziqe nga fjalë të rrezikshme…po të etiketoheshe si nacionaliste-irridentiste…të ngulfateshin ëndërrat e rinisë tate…po të lexoje ndonjë libër ku shkruhej për figurat kombëtare , futeshe nën grila të burgjeve të shumta që kishte në at kohë të mbushura dëng me rininë shqiptare …
Dhe kjo e ka bërëtë veten….
Tek këtyre viteve të vonshme që po prekin ngadal moshën time të tretë , kam mësuar se Sevasti Qiriazi, ishte një pishtarë i vërtetë i zgjuarjes nga përgjumja e injorancës që na kishte kapluar ndër shekuj.Tek tash kam mësuar se ajo këtë luftë e bënte më ndryshe se burrat shqiptar…ishte mu në zemër të Atdheut dhe luftonte si një kulqedër herë me Patriarkanën greke e herë me pushtetin otoman të kohës!Luftonte me dije ajo!Me ligjet e këyre dy pushtuesve të asaj kohe, i kthente prap gjërat në funkcion!I kishte bërë librat e parë shqip! Mjet të luftës e kishte shkencën hulumtuese se si duhet të çmohet e ruhet vendi yt ! Vetëm një gjë e kemi shumë të përbashkët me të ! Armiqët tanë janë po të njëjtit sikur të kohës së saj!Edhe rreziku nga ata është identik sikur atëherë….
Të gjithë nxënësve të mij u kam preferuar që ta lexojnë biografinë e saj të shkruar nga vet ajo në gjuhën angleze!Sepse jam e bindur se aty nxënësit e mij do të mësojnë se si duhet Atdheu! Me vepër, me guxim, me dije!
Jam e bindur se nxënësit e mij, duke lexuar librin për te, do të shpëtojnë nga fjala”korrupcion”dhe me këtë edhe nga damkosja e rinisë së tyre…
Sepse, aty do ta kuptojnë se atdheu nuk duhet me llafe e as kacafytje të përditshme debatesh televizive…
…Se aty do ta kuptojnë që jemi në vendin më të bukur ballkanik me ujë e male shumë…me detra, e pasuri ku mund të jetojmë shumë bukur!….pa korrupcion e vjedhje…vetëm me dashuri të mirëfillt….me dashuri të njerëzve të thjeshtë e bujar që për fat i ke në çdo krahinë e pëllëmbë shqiptare…
Aty do ta kuptojnë se atdheu dhe toka yte, do t duhet edhe më shumë, kur e shëtitë çdo cep mali e fushe të gjërë shqiptare!Vetëm ashtu do të mësohet e duhet drejt Atdheu! Aty do të lindin vargjet dhe tingujt më të bukur të një kënge që pret të këndohet në të ardhmen! Aty do të vazhdohen e preken ninullat magjike të nënave tona, që u ruajtën deri në këto ditë që ne do ti gëzojmë aq sa na i ka shkruar zoti t,i jetojmë!
Andaj, nxënësit e mij të dashur, gëzojuni ditëve tuaja të jetës!Gëzojuni rinisë suaj, inteligjencës që keni!Jeni krenar për dashurinë që ua ofrojnë prindërit me përkushtim e zell të përhershëm!
Rrini larg debateve , dhe shpëtoni nga helmi dhe vreri i llafeve më të kqija që mund ti ketë një gjuhë e folur.
_Dilni shëtitni male e kodra, shihni bukuritë natyrore,takoni njerëz të regjioneve të ndryshme shqiptare.Takohuni me malet e larta gjithandej shqiptarizmit, pini ujë burimesh e lumenjësh gjigand që e përshkojnë gjithë gjeografinë shqiptare.Takojeni mikpritjen dhe bujarinë e njerëzve të thjeshtë e të urtë!Prekeni dheun me këmbët tuaja, dëgjojeni zhurmën e tokës që na mban,sepse vetëm kështu do ta duani dhe do ta çmoni e do ta mbroni çdo cep të saj.
Vendi nuk duhet e as nuk respektohet nga llafosjet televizive, ato janë shumë toksike për ju!Ruhuni nga to!
…”Tiranë, ti zemr’ Shqiprisë”… po i afroheshin fundit të këngës , duke mbushur plafonin e sallës bukuri tingëllore…
Urime më të dashurit e mij nxënës!Kalofshi sa më bukur në pushimet dimërore e Zoti ju ruajt në çdo hap tuajin…Jeni e ardhmja e këtij vendi dhe kësaj toke….Jeni artistët e saj….Jenia bukuria e saj….
“Bëni gjëra të vogëla, por me Dashuri të madhe”(Nëna Terese)!

***
Meqë jemi në prag të festave të fundvitit, redaksi e nderuar e gazetës elektronike “Pashtriku.org”, edhe pse larg Atdheut, asnjëherë nuk jeni larg tij me shpirtin e mallin që ndjeni për te! Faleminderit për kontributin tuaj që e pasuroni me shkrime e opinione të shqiptarëve anë e kënd Botës. Gëzuar festat dhe punë të mbarë në vitin 2021! Me respekt E.Podvorica.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura