ELIFE PODVORICA JASHARI: SHQIPËRI, E BUKURA SHQIPËRI!

Vlorë-Prishtinë, 6 prill 2018: “…O Zot sa bukur…” ishin këto fjalët e motrës që sot përsëriteshin si një refren që i rrinte varur në cepat e buzëve! Ishte hera e parë që e kalonim Durrësin me te dhe ecnim në drejtim të Vlorës! Dhe teksa i jipnim makinës autorrugës për atje, ajo gëzohej si një fëmijë për bukuritë natyrore që shihte ngado! Palmat e bukura, që rrinin kurorë përgjatë rrugës dhe nëpër oborret e hoteleve të ndërtuara me stil, rrugëve të gjëra që të krijojnë një ndjesi të bukur hapësinore, shtëpitë e reja, me portokalle e limon rrethuar, bregdeti Jon me ngjyrën e tij blu te theksuar, qielli i shëndritshëm nga rrezet e diellit pranveror, grumbuj delesh nëpër shpatet e larta tek kullosnin me nge, arat e lëruara përgatitur për bereqetin veror, puhiza e freskët që lëkunde lehtë degët e mimozave të qelura! Vërtetë ishte një bukuri mahnitëse!
Edhe në Radhimë ku u ndalëm për të kaluar këto ditë pushimi, ishte e njëjta magji që na përcolli gjatë tërë kohës! Kombinuar me malin e lartë të Llogorasë, ajrin e freskët që vinte nga grykat e maleve rrethuar me bredhat e gjatë që rrinin kurorë, vrtetetë ishte magjike! Dhe sa herë dilnim dhe e shijonim plazhin e pastër që priste valët e bardha që rridhnin bregun zhurmshëm, e pyesnim njëra – tjetrën:
– a thua ku janë moj shqiptarët që nuk shihen gjëkundi edhe pse ishte fundjavë?
– Ku janë familjet që nuk i sjellin fëmijët e tyre të shijojnë ajrin e pastër e të lozin në këtë hapësirë kaq të bukur?
– Ku e kalojnë ata fundjavën?
Pyeteshim me shumë dëshirë për të zbuluar të vërtetën ?
Por!! Përgjigjjen e tërë kësaj e gjetëm në kthim, në momentin kur kaluam në vendin që duhej paguar taksa për autorrugën! Ishte bërë gjithëçka shkrumbë…dhe ishte shumë dhimbëse ajo pamje! Nuk desha të gjykoja asgjë! Sepse as që kisha qenë në rrjedha të ngjarjes, meqë atje nuk kishim parë TV e as kishim komunikuar shumë me njerëz, meqë donim të shfrytëzonim sa më shumë ditët tona bukurore!

Por, ajo që i thashë policit në kufi meqë na pyeti se si kishim kaluar kësaj radhe në Shqipëri, i thashë: Kam bindjen se sikur të kishim qenë kështu agresiv me armikun, sikundër jemi me njëri-tjetrin, mesiguri nuk do të diskutohej fare puna e demarkacionit që kishte ndodhur pak ditë më parë me Malin e Zi! Siç e dimë, gjatë kohës sa bëhej “luftë” e brendshme për demarkacionin, përveç disa përpjekjeve të VV, asnjë nuk bëzani! As nuk doli te kufiri, por u pajtuam si pulat që t’ia falnim për pikë të qejfit Malit të Zi gjithë atë copë toke, e cila kushtonte më shumë se 22 Eurot e kamiongjinjëve, më shumë se pesë euro që dhamë ne në momentin që u afruam tek vendi ku duhej paguar! Dhe thënë të vërtetën, kur i pamë ato vendet ndaluese për të paguar taksën, më ngjau për herë të parë Shqipëria një shtet europian si gjithë të tjerët! Sepse, për ne shqiptarët që jemi të shpërndarë gjithandej nëpër Europë, e dimë që kemi paguar pa bërë zë ciladoqoftë shuma e taksës që ka qenë! Kemi dhënë shuma të majme parash që ndonjë shtet europian të na pranojë në konakun e tij! Kemi paguar taksat më të shtrenjta telefonike se cilido shtet tjetër në rajon! Paguajmë biletat më të shtrenjta për aeroplanë! Destinacioni i rrugëve ajrore për në Prishtinë dhe Tiranë, është më i shtrenjti se cilido destinacion tjetër në Europë! Kemi provuar pothuaj të gjithë ne, që policin rrugor sërb apo malazez ta qetësojmë e ta marrim me të mirë duke ia majmur xhepin me lek! Ndonjëherë për të mos hangër ndonjë pendrek prej tyre, e ndonjëherë për ti shpëtuar ndonjë dënimi të pa pikë arsyejeje! Vetëm pse ke qenë pasagjer shqiptarë dhe i ke përdorur rrugët e vendit të tyre! Në Maqedoni duhet të paguash taksën për autorrugë se nuk bënë ndryshe!
Më erdhi tepër keq dhe ndjeva dhimbje në shpirtë kur e pashë atë pamje shkrumbi! Mu dhimbs vetja ime që i përkisja kësaj gjenerate që shkrumbi e hiri më përcolli që nga fëmijëria ime në tokën time shqiptare! Tym para tankeve të sërbit, shkrumb në shtëpijat e djegura të babait nga sërbi, plagë nga burgjet e shkreta të sërbit, vrasje të familjarëve nga sërbi! E tash prap shkrumb! Pas gjithë atij admirimi nga bukuritë e Vlorës që kishte marrë pamjen e një metropoli me atë vegjetacion për lakmi, me ato rrugë të shtruara rishtas e që shkëlqenin nga pastërtia! Pas gjithë asaj bukurie të detit Adriatik e detit Jon! …Prap shkrumb!
Po pse nuk e arritët me dialog e me marrëveshje këtë çështje o shqiptarë! Sepse, mesiguri se ata liderë politik që dinë ta ndërtojnë vendin e tyre aq bukur e me hijeshllëk të madh, ata liderë që dinë dhe kanë vetëdije për ta gjelbëruar tokën e tyre ngado, natyrisht se do të mirrnin vesh dhe do të kuptonin se kjo shumë sado e lakmueshme për ta, është e madhe për xhepin e hallexhinjëve …Pse nuk pritët, por gjithë ato dëme materiale që ishin bërë?? Apo nuk shpresuat që kësaj radhe, Europa nuk do të ndërhynte për ndonjë dialog të mundshëm, meq ishim vetëm shqiptarët midis vetes në pyetje? Vëni gishtin kokës o vëllezërit e mi!

Vlore/Radhime/Albania by DRONE 2016 (2.7k)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura