PLAÇKITJA E QYTETARËVE ME LIGJIN ANTI-COVID!

PLAÇKITJA E QYTETARËVE ME LIGJIN ANTI-COVID!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 7 shtator 2021

Mbajtja e maskës me detyrim ligjor në natyrë dhe çdokund tjetër ku kemi nevojë për ajër të pastër, është dënimi më i rëndë që mund t’i ipet qytetarit tonë! Prandaj mbajtja e maskës me detyrim është krim!

LIGJI ANTI’COVID!

Sipas Ligjit Nr.07/L-006 Anti’COVID, që u miratua në gusht 2020 në Kuvendin e Kosovës, personat që nuk mbajnë maskë dhe distancë fizike në natyrë dhe jo vetëm, dënohen me gjobë!

Në Nenin 24, pikat 5 dhe 6, të kapitullit V (Masat ndëshkimore) lidhur me këto masa ndëshkimore thuhet:

“Pika 5. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës,

dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro.

Pika 6. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës

fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro.” (Burimi: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË).

Me 35 € gjobë denohesh edhe kur s’mbanë maskë në makinë, ndërsa gjobat për mosrespektimin e ndalimit të aktiviteteve të ndryshme biznesore, etj., janë nga 100 deri në 2000 €!!!

PLAÇKITJA NË MËNYRË LIGJORE!

“Policia e Kosovës në raportin e rregullt ka njoftuar të enjten se në 24 orët e  fundit ka shqiptuar 4.237 gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID”.(Burimi: “Mbi 4.200 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit”, Koha.net, 03.09.2021)

Nëse llogarisim shqiptimin e 4.237 gjobave prej 35€ vetëm për mosmbajtjen e maskës (pa u futur në gjobat e tjera 100 – 2000€), del se, gjatë 24 orëve të ditës së enjte në buxhetin e Kosovës janë inkasuar 148.295 € !!!

Llogaria: 4.237 gjoba × 35 € = 148.295 €

***

Nëse e llogarisim këtë shifër (prej 148. 295 € gjobë në ditë) për 30 ditë, rezulton se në buxhetin e Kosovës inkasohen: 4. 448. 850 € !

Llogaria: 148.295€ × 30 ditë = 4. 448. 850€

***

Dhe nëse këtë shumë ditore prej 148.296 € e llogarisim për 365 ditë, atëherë rezulton se në buxhetin e Kosovës hynë: 54. 127. 675 €!

Llogaria: 148.296 € × 365 ditë = 54. 127. 675 € !!!

***

Kjo gjobitje milionëshe është një plaçkitje e qytetarëve të varfër nga institucionet e shtetit!

Prandaj me këtë rast, si qytetar i lirë, kërkoj nga Kryeministri Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe deputetët e Kuvendit, që urgjentisht të shfuqizohet ky ligj plaçkitës e anti-njerëzor, i cili cënon të drejtën elementare të qytetarëve edhe në frymëmarrje të lirë!

Kjo masë ligjore përveçse e dëmton qytetarin financiarisht (në këtë kohë krize) për më tepër e dëmton në shëndet! 

DËMTIMET NGA MBJTJA E MASKËS!

Kur jemi në shtëpi shpesh herë i hapim dritaret për ta ajrosur dhomën, sepse gjatë frymëmarrjes sonë paksohet Oksigjeni (O2), ndërsa shtohet Dioksidi i Karbonit (CO2)!

Dhe në këtë kohë p(l)andemie në shtëpi rrimë e lëvizim pa maskë, ndërsa në momentin që dalim në natyrë (në ajër të pastër) me ligjin ANTI-COVID detyrohemi të mbulojmë hundën dhe gojën me maskë, pavarësisht nëse lëvizim vetëm apo me anëtarët e familjes, me të cilët kishim qëndruar bashkë në shtëpi!

Duhet të jemi të vetëdijshëm se, me maskë në hundë e gojë, rimerret ajri i shfryrë dhe në këtë mënyrë në organizëm krijojmë mungesë të oksigjenit (O2) dhe një përmbytje dhe rritje të dioksidit të karbonit (CO2) në gjak. Prandaj Maska nuk të mbron, përkundrazi më shumë të dëmton!

“Truri i njeriut është i ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit. Ka qeliza nervore, për shembull, në hipokampus, të cilat nuk mund të mbijetojnë më shumë se 3 minuta pa oksigjen. Mungesa e O2’shit pengon zhvillimin e trurit dhe dëmtimi që shkaktohet nuk mund të shërohet. Prandaj unë nuk mbaj maskë, më duhet që truri im të mendoj”, thotë neurologia gjermane, Margarite Griesz Brisson.

Mbajtja e maskës me detyrim ligjor në natyrë dhe çdokund tjetër ku kemi nevojë për ajër të pastër, është dënimi më i rëndë që mund t’i ipet qytetarit tonë! Prandaj mbajtja e maskës me detyrim është krim!

Ilustrimi: “Mbi 4.200 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit”, Koha.net, 03.09.2021)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

KOLË BERISHA

Kolë Berisha, veprimtar dhe kontribuues i çmuar  për  lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në  Kosovë Nga Gjekë Gjonaj, Ulqin…