EMIN HALIMI: TË GJITHË KUNDËR TË GJITHËVE!

Skënderaj, 28. 01. 2014 – Nuk mbeti një figurë e vetme, ama asnjë ‘për pykë sêji’! nga gjithë historia jonë që të pranohet nga një masë kritike e mjaftueshme që të quhet i të gjithëve. Asnjë!! As nga historia, as nga kultura, as nga politika, as, as, as… Nëse gjysma e lavdërojnë, gjysma tjetër do ta shajnë, doemos. Kohëve të fundit ka shpërthyer një debat i zjarrtë se kush i vrau veprimtarët tanë në emigracion, para tridhjetë e sa vjetësh. Ata janë vrarë dhe s’mund të përgjigjen dot. As të përzihen në debat. Të gjallët janë ata që po merren me ta e me ata që i vranë – duke mos ditur asnjëri se kush i vrau vërtet. Duke mos u zbuluar vrasësit, të gjallët mbrojtës e ‘mbrojtës’ të tyre po terrorizojnë opinionin me hamendësime, paragjykime, shpifje e akuza. Ndosha brenda të gjitha këtyre fshihet e vërteta, po cila është e vërteta e vërtetë se?
* * *

(“Duke u përgatitur për të ardhmen, kthehu me mendje në të kaluarën, por vetëm për aq kohë sa i duhet njeriut, i cili, kur përgatitet për të kapërcyer një hendek, tërhiqet për të marrë hov më mirë”. Adam Mickieviq.)
Universi i paanë e i pamasë funksionon mrekullisht në saje të ligjësive që ndjek, duke ruajtur me përpikëri distancën në mes trupave qiellorë. Kjo arrihet në saje të një force kolosale kohezive, e cila mundëson që ata të mos fërkohen as të mos shpërndahen. Merreni me mend sikur kjo harmoni e mrekulleshme të goditej nga një forcë e errët e stërmadhe! Fërkimi dhe shpërndarja do të ishin të pashmangshme. Në të dyja rastet do të ndodhte një kataklizëm përmasash të përbindshme …

– Të gjithë kundër të gjithëve! Ku vemi, o njerëz?! –

*   *   *

Sikur të fuksiononin sado pak këso ligjësish edhe për racën njerëzore!
Ka kohë që m’është mbushur mendja se s’ka popull tjetër më të përҫarë se shqiptarët! Në Europë jo se jo. Ndoshta ata në vendet arabe na e kalojnë, se edhe po luftojnë mes vete… Sot, ndoshta më shumë se kurrë rrjetet sociale, gazetat e mjetet e tjera të informacionit publik gëlojnë nga fyerjet, sharjet, denigrimet e secilit personalitet i cili nga një palë përpiqet të afirmohet si vlerë kombëtare. Një kohë, si forcë kohezive brendashqiptare shërbeu figura e Skenderbeut, pastaj e Kadaresë, e Nënës Tereze… Të gjithë krenoheshim me ta, duke iu imponuar botës tjetër se ja edhe ne kemi personalitete të cilat ia kemi dhënë njerëzimit – historisë, kulturës dhe humanizmit universal. Nuk shkoi gjatë dhe kjo forcë kohezive u godit nga një forcë e errët.
Dhe sot, sa energjia hargjohet duke i sharë e duke i mbrojtur këto figura nga vetë ne shqiptarët!
Sapo ta hapesh një portal, një gazetë e sidomos ‘feisbukun’, nuk gjen tjetër veҫ ‘luftë’, sharje, fyerje të njerës palë nga pala tjetër dhe anasjelltas. Po i quaj “palë’ se s’po di si t’u them ndryshe. Ndoshta më drejtë do të ishte ‘klane’, ‘tarafe’… Nuk mbeti një figurë e vetme, ama asnjë ‘për pykë sêji’! nga gjithë historia jonë që të pranohet nga një masë kritike e mjaftueshme që të quhet i të gjithëve. Asnjë!! As nga historia, as nga kultura, as nga politika, as, as, as… Nëse gjysma e lavdërojnë, gjysma tjetër do ta shajnë, doemos.
Kohëve të fundit ka shpërthyer një debat i zjarrtë se kush i vrau veprimtarët tanë në emigracion, para tridhjetë e sa vjetësh. Ata janë vrarë dhe s’mund të përgjigjen dot. As të përzihen në debat. Të gjallët janë ata që po merren me ta e me ata që i vranë – duke mos ditur asnjëri se kush i vrau vërtet. Duke mos u zbuluar vrasësit, të gjallët mbrojtës e ‘mbrojtës’ të tyre po terrorizojnë opinionin me hamendësime, paragjykime, shpifje e akuza.
Ndosha brenda të gjitha këtyre fshihet e vërteta, po cila është e vërteta e vërtetë se? Këtë duhet lënë organeve të gjyqësisë që ta thonë. Dhe fjala e fundit e tyre do të ishte shpëtimi i ne të gjallëve, po edhe i shpirtrave të të vdekurve që po i trazojmë përditë. Dhe po i trazojmë, jo shumë për t’i mbrojtur ata, se ata nuk kanë nevojë për mbrojtjen tonë, po për t’u dukur ne e për t’u zhdukur kundërshtarët tanë!
Nuk dua të hyj fare në këtë debat se nuk kam njohuri të duhura lidhur me persnalitetet për të cilat po flitet. Madje siҫ po shihet edhe këta që mendojnë se dinë, nuk dinë sa duhet… Në teoritë e konspiracionit nuk marr vesh fare! Një dreq e di se në duar të kujt paskan qenë gjithë jetën këta shqiptarë të shkretë!
– Disa akuzohen se kanë qenë spiunë të UDB-së,
– disa të tjerë të Sigurimt të Enverit;
– disa se kanë qenë zogistë,
– të tjerë ballstë,
– të tjerë se kanë qenë komunistë,
– të tjerë se kanë qenë terroristë..
.
Ec e bjeri n’fije!
Sot e lexova një shkrim të gjatë nga I. Kelmendi. Tmerrohesh tek sheh se si kanë qenë të përҫara oganzatat politike shqiptare nëpër Europë. Njëqind (figurativisht) organizata, me njëqind emra e orientme, sa komuniste, sa marksiste-leniniste, sa nacionaliste e antikomniste… Secila me liderët e saj e me fondet e saj. Secila duke mbajtur lart e më lart flamrin ҫlirimtar. Nuk duhet dyshuar në qëllimin e mirë të shumicës prej tyre. Por, për kob, secila kundër secilës! Secila duke, e akuzuar tjetrën për tradhti, për bashkëpunm me UDB-në e dreqin e të birin, pa mundur kurrë të bëhen bashkë!
Kjo frymë përҫarëse po përcillet edhe sot, e po ua lëmë amanet edhe brezave që vijnë… Po, kah gjithë ky ‘komoditet’ të harxhojmë gjithë këtë energji për histori që nuk kanë ndikim vendimtar për të tashmen e sdomos për të ardhmen tonë?! Athua i paskemi kryer të gjitha dhe na ka mbetur vetëm sa të ‘zbardhim’ të kaluarën e njërit a tjetrit?!
Mua më duket se gjendja AKTUALE është tepër serioze sa ta zhvendosim vëmendjen në të kaluarën. Sidomos kur personat për të cilët po flitet, nuk janë as kryeministra, as presidentë shteti, as ministra, as persona që kanë në dorë fatin tonë – për të nënshkruar marrëveshje të cilat do të na e zgjasin robërinë, në një formë tjetër, ku me e ditë për sa kohë…
A ia vlen të grindemi e të armiqësohemi (edhe si popull) duke akuzar, fyer e etiketuar njëri-tjetrin për bashkëpunëtor të këtij e të atij kur hapësirës sonë kombëtare po i shkëputen përditë copa toke e hapësira deti;
– kur lumenjtë tanë po dredhojnë rrugë për t’u bërë dritë të tjerëve;
– kur pjesë të kombit tonë po asimilohen pakthim në Sanxhak, Mal të Zi, Greqi…
– kur pjesë të atdheut po i falen me garanci ndërkombëtare Serbisë;
– kur Serbia po ulet këmbëkryq në Dardani, për të mos u shkulur që andej pa shkuar lumenj gjaku;
– kur Greqia me Kalin e Drunjtë të saj të quajtur Janullatos është futur në zemër të Shqipërisë;
– kur shtetet shqiptare të kapura prej bandash janë të fundit në Europë për sundim të ligjit e të drejtësisë;
– kur shtetet tona janë të fundit për nga zhvillimi ekonomik e social e përnga mirëqenia sociale;
– kur universitetet tona janë ndër të fundit në botë;
– kur shtet tona janë të PARAT në Europë për korrupsion e krim të organizuar;
– kur shtetet tona drejtohen nga politikanë milionerë, të cilët sundojnë popujt më të varfër në Europë;
– kur kolona muxhahidinësh nisën për t’u vrarë në luftëra të huaja e për interesa të huaja;
– kur këta muxhahidinë po mprehin pykën më të tmerrshme prej se mbahet mend, për t’ia futur e për ta ҫarë trupin e shëndosh të kombit;

E të tjera, e të tjera probleme me të cilat ia vlen të merren atdhetarët e vërtetë dhe jo të hahen se kush bëri më shumë e kush bëri më pak për atdheun. Borxhin ndaj atdheut e kanë larë vetëm ata që kanë derdhur edhe pikën e fundit të gjakut – pra kanë dhënë edhe shpirtin për të!
Ne të gjallët, nëse nuk i shërbejmë me mish e me shpirt të tashmes dhe sidomos të ardhmes së tij, i hyjmë në hak nga i cili ka rrezik të mos dalin as pasardhësit tanë!
E di që “Ai që nuk di nga vjen, nuk e di kah shkon”, por e di gjithashtu se “Duke u përgatitur për të ardhmen, kthehu me mendje në të kaluarën, por vetëm për aq kohë sa i duhet njeriut, i cili, kur përgatitet për të kapërcyer një hendek, tërhiqet për të marrë hov më mirë”…

 —————————————

(Ilustrimin e përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, Sh.Berisha)

Prizren, 03. 01. 2014: me miqtë e mi nga Skënderaji, Emin dhe Ajnishahe Halimi.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

I PATHYESHMI

I PATHYESHMI Nga Margarita Syziu,  Toronto (Kanada) 6 Mars 2023 Kushtuar Mehmet Hajrizit, në ditën e shenjtë të…