REXHEP KASUMAJ: MAKTH…

Berlin, 22. 02. 2017: Ç’paradoks tipik shqiptar! Ndërsa në Kosovë askush nuk bëhet i gjallë për të rrëzuar kriminelët e pushtetuar – në Shqipëri një fragment opozitar ngrihet për ti rikthyer ata në krye shtetit që këndellet vështirshëm.
Madje frikësohem! Një drojë, jo e përgjithshme, jo instinktive, por krejt e prekshme dhe reale. Saherë Sali Berisha turbullon Shqipërinë – një ré e zezë vjen mbi qiellin e Kosovës.
Nga kush? Sa pyetje e thjeshtë! Nga kush tjetër veçse nga serbët dhe mentorët e tyre të mëkëmbur rusë.
Aherë: ç’punë e ç’lidhje ka goditja e radhës me këtë revansh sllav?
Sërish biografia e tij politike përgjigjet vetë. Është shkruar shumë për pabesitë e këtij monstëri politik, por nuk m’ka rënë (së paku mua) ta shoh t’komentuar një ngjarje që kompleton portretin e tij. Ishte përvjetori jubilar i “Vatrës” në Amerikë. Berisha merrte pjesë poashtu. Momenti kje solemn, por mendja e tij demoniake s’komponohej kurrësesi. Kishte dhe detyrime të tjera të errta ndaj padronëve të fshehtë.
Pikërisht kur shqiptarët festonin Vatrën atdhetare, e kam parë me sytë e mi në kronikë televizive, teksa takonte lobistin e tmerrshëm serb, antishqiptarin Obrad Kesiq.
A mund të shkojë më larg komploti dhe më poshtë urrejtja kundër qenies së vet?
Dhe tani, si një ëndërr e keqe, e përsëritur deri në makth, ai pretendon sërish protagonizmin fatkeq. Por s’mund të ndodh ndryshe. Këto janë ligjet e nënujshme të shërbimit. Posi në kartelat e krimit: njëherë shpirtshitur – gjithmonë i tillë!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura