EPOPEJA E “RILINDJES” KOMBËTARE
Telegramet venë e vinë
Nga Parisi në Athinë
E terezitëm Shqipërinë
Se vumë mbret Edvinë.
E nderuam dhe me kryqe
Mbi të cilat këndon qyqe.
Këndon qyqe për Shqiprinë
Gaz hare për Sërbinë.
Për Sërbinë dhe Greqinë:
Rroftë e qoftë ki horri inë.
Nga Franca kryqi si Toptani,
Greqia nga kriemitropolitani.
Kjo i pëlqen dhe Gjermanisë,
Kur ki i fërkohet Sërbisë.
Tek rrepet në Vlorë
foli Edvini me gojë.
Pse ankohi o vlonjatë
që u lash barkëthatë
se u bëra goxha pjacë
me shqop, drizë dhe lofatë.
Peshqesh ju prura prej Evrope
Lungomare si gjuhë lope.
Vlonjatët shajnë perëndinë:
Kur bëre derr dhe arrinë
Ç’deshe që bëre Edvinë!
Se na prishi terezinë.
Mbushi Vlorën me beton
që të djeg dhe përvëlon.
Në korrik bëhet hataja
Pleqve u bie damllaja.
Në Skelë në të madhin shesh
Betoni është bërë përshesh.
Nuk gjen një pikë hije
Si në mest Arabije.
Plasin fëmijë dhe gra
Sikur janë në Sahara.
Longomare moj virane
E bukur nga aropllani
Ujdisur nga dorë jarane
atje poshtë të plas xhani.
Evropa shkruajnë e thonë
Ç’bënet kështu në Vlorë
Mbushur gurë dhe beton
Vënt të unjim avionë.
Pse ankohi o vlonjatë
Për vapë në të thatë
U kam zgjedh kryebashkiak
Kryeinfermier për merak.
Ju kam zgjedhur për arësim
Infermiere me testim.
Shendeti juaj aferim.
Ju vlonjatë denbabaden
Pse nuk e doni mbrenë?
Do ju bëj fushë aropllani
Po dha pare Erdogani.
Ki krieministri inë
Na ka shtuar miqësinë
Me Sërbinë dhe Greqinë
Pa haruar dhe Turqinë.
Këtu brenda si doli fati
Ja prishi Lul harakati
Lë Tiranën luleborë
vrapin e ndal në Vlorë.
Me çitjanet në dorë
prapa i vjen taborë.
Prapa vjen qeveria
e mbështetur nga partia
pastaj nis zallamahia.
Më tutje administrata
Me sejmenë dhe qafira
S’di ç’të bëjë e ngrata
Lanë punët, lanë zira.
Kanë dalë për tefteriçë
Në zirë nuk ka punë hiçë
Qejf o qejf o pasha
Populli me bukë na mba.
Bridh o bir, hu më hu
Se kemi të madhin këtu
Gjashtë vjet në qeveri
Në zirë nuk i pa njeri.
Sa në Vlorë, Fier dhe Lesh,
Korçë, Berat e Bradashesh.
Në Skelë lier me bojë
Karamanjollë kam ngrerë
Kush s’më do, o ta pësojë
Mos të ndihet tjatër herë.
Rrofsh o mbreti inë
Na e ngreve ekonominë
Pa bukë le vegjëlinë,
Lëron plazhet, po gjë s’mbinë
Anë e mbanë mbolle zinë.
Për vete shtove babëzinë,
lumturinë dhe pasurinë.
Më 23 kanë Kongres
Përtej urës së Qabesë
Do venë të marrin avdes
Të palyrë dhe të pabesë.
Ata që s’kanë din e iman
S’njonë nënën dhe babanë,
halldupër dhe rrufjanë,
për pesë grosh shesin vatanë.
Pa do flasë dhe kryetari
Në zullume është i pari.
I pabesë në miqësi
Hajdut në qinosi.
I zoti në llogje e paravolira,
prapaskena dhe fëlliqësira,
I çkëthët, pelivan nga natira
Në dallavere dhe akrobacira.
Do thotë nonjëri nashtinë
Qysh e harove Salinë
Krushkn e parë të Sërbisë
E mbrojte rrezikzinë
Që i vu flakn Shqipërisë
Nga Vlora donte vetëm hinë.
Jo, se e harova mavrinë
Po në trembëdhjetën ja nximë
Dhe prumë Edvinë mavinë.
Salinë s’ka lumë që e lan
As në xhehnem, as në hapsanë.
Vlorë, në 19 mars 2019
Mato Labi