Pashtriku.org, 30. 04. 2016. (…) Në këto dokumente janë të regjistruara edhe vendbanimet Kushtendil, Billusha (me emrin Bilusha), Poslishti (me emrin Poslishta), Lez dhe Leskoveci (me emrin Leskofc). Me këtë emër (Leskofc) përmendet edhe në defterin e hollsishëm të vitit 1530, në kuadrin e Sanxhakut të Prizrenit që është i ndarë në mes dy timarëve, që njëri i kishte dy shtëpi, ndërsa tjetri 13 shtëpi, 3 beqarë dhe 1 e vejë, si dhe përmendet në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591.Ndërkaq me emrin Leskofça është i regjistruar në Muhasebi-i Vilayet-i Rumili defteri, Sanxhaku i Prizrenit i vitit 1530. [35] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130; Në këtë dokument, Jeshkova si vendbanim është i regjistruar me emrin Peshkova me 18 shtëpi,[36] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130; kurse Hoça e Qytetit përmendet si Zagraçka Hoça dhe kishte 37 shtëpi e 3 të veja. [37] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130;
Ndërkaq, Ambasadori rus I. Jastrebov, rreth vitit 1879, Kushtendilin e shënon me emrin Qustendilli dhe thotë se i kishte 50 shtëpi shqiptare. Ndërkaq, në fshatin Jeshkovë regjistron 15 shtëpi muslimane shqiptare kurse Lybeçevën e përmend me 138 shtëpi shqiptare (muslimane).
Në kujtesën e banorëve të Lybeçevës ruhet edhe rrëfimi se në këtë lokalitet kan ekzistuar varreza të vjetra. Mirëpo, për shkak të rrëshqitjes së terrenit që është karakteristikë në këtë lokalitet, janë dëmtuar. Thuhet se është themeluar pas themelimit të fshatit të afërt Lez.
Këtu ndodhet Tyrbja e Baba Demirit.
Fshati Lez, në dokumentet e shkruara, me emrin Lezibaba, varet nga Peja, është i regjistruar në defterin e Sanxhakut të Shkodrës, të vitit 1485 dhe kishte 5 shtëpi. Në defterin e Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1530, është i regjistruar me emrin Jegeni Lez, me tetë shtëpi, ndërsa në defterin e Sanxhakut të Dukagjinit të vitit 1571, nahija e Opoljes, është i regjistriuar vendbanimi Jenice Laz, me 4 çifte, 2 benak, 4 beqarë, 1 shtëpi e krishterë.
Ndërkaq, në këtë dokument fshati Lez përmendet si: Fshati Jenice Llaz varet nga Opolja (Timari i Mustafa Husrevit).
Jepen edhe të dhënat për banorët:
Mustafa Abdullahu (ç) Hasan Kola (m) Ibrahim Pali (ç)
Rexhep Ibrahimi (m) Hysejn Abdullahu (ç) Hasan Hysejni (q)
Mustafa Hysejni (m) Memi Gjoni (ç) Iljas Memi (q)
Kurd Memi (m) Kola Pali
Çift 4, benak 2, beqarë 4, shtëpi të krishtera 1.
Të ardhurat: ispenxhja dhe taksa e çiftit, e benakut dhe e beqarëve-161; grurë-barrë 14 (700); elb-barrë 10 (300); ujem -barrë 20 (400); taksa e kullotës-20; taksa e perimeve-8; e dhjeta e linit-15; e dhjeta e bletëve-30; vlera e kashtës-25; nijabeti, taksa e martesës dhe të tjera -62; Shuma 1421.[38] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.123;
Me emrin Jegini Lez me 8 shtëpi përmendet në defterin e Sanxhakut të Prizrenit, nr. 368, viti 1530. [39] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 20 (Sharri /Dragashii)”; fq. 158;
Poashu përmendet edhe në defterin tjetër të vitit 1591 me 1 shtëpi, 5 çiftë dhe 1 benak.
Sipas studimit, të bërë nga S. Pulaha, ende gjat gjysmës së dytë të shek. XVI banorët mbanin si mbiemra, emrat e krishterë të prindërve, që në shumicën e tyre ishin emra shqipe, dhe vetëm në raste të rralla ndeshim influenca të antroponimisë sllave. Kishte edhe familje të krishtera të paislamizuara që mbanin kryesisht antoponimi shqipe. Në vendbanimin Janilaz (Lez-Ç.B.), në defterët e kohës janë të regjistruara antroponimet: Hasan Kola, Ibrahim Pali, Memi Gjoni, Kola Pali. [40] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.103;
Njëri nga vendbanimet që ndodhej në trevën e Vërrinit, Gradaçani, është vendbanim i zhdukur. Lokaliteti i këtij fshati gjendet diku ndërmjet Brrutit e Bilushës e i cili përmendet në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Prizrenit nr. 368, viti 1530 dhe kishte 12 shtëpi, 1 beqar dhe 1 musliman, me emrin Gradaçani, nahija e Opojës. Pastaj përmendet në defterin e Sanxhakut të Dukagjinit, varet nga Opoja, të vitit 1571 me 8 çift-familje, 1 benak, 5 beqarë,
1 shtëpi e krishter dhe në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 me 11 çift-familje, 3 bennak e 3 beqarë me emrin Gradçanica. [41]
Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e zhdukura në Opojë e Gorë, ( www.pashtriku.org)
Ky fshat, sipas studjuesit S. Pulaja, në gjysmën e dytë të shek. XVI, është i regjistruar me emrin Gradçaniça, varet nga Opolja (Timari i Ymerit, i biri i Ibrahimit).
Jepen edhe këto të dhëna për banorët dhe të ardhurat:
Hysejn Rada (ç) Oruxh Hasani (m) Ali Hasani (m)
Sylejman Abdullahu (ç) bashtina e Benkut (?), në dorën e Ilijasit, i biri i Sylejmanit (ç)
Jusuf Sylejmani (m) Hysejn Rada (ç) Musa Hysejni (m)
Bashtina e Nasuhut, në dorën e Memi Didës (ç) Yvejs Memi (m)
Mustafa Dida (ç) Iljas Mustafai (q) Dida Nina
Bashtina e Abdullahut, në duart e banorëve të fshatit (ç)
Bashtina e Nina Llapës, në duart e banorëve të fshatit (ç)
Çift 8, benak 1, beqarë 5, shtëpi të krishtera 1.
Të ardhurat:
Ispenxhja dhe taksa e çiftit, e benakut dhe e beqarëve-243; grurë- barrë-12 (600); elb barrë -7(210); ujem barrë -13(260); taksa e kullotës -45; taksa e perimeve -18; e dhjeta e linit-20; e dhjeta e bletëve -40; vlera e kashtës-24: nijabeti, taksa e martesës dhe të tjera -40;
Shuma: 1500. [42] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.126;
Përmenden edhe këto bashtina të fshatit Gradçanic: Hysejn Rada, bashtina e Nasuhut në dorën e Memi Didës, Hysejn Rada, Mustafa Dida, Dida Nina si dhe bashtina e Nina Llapës, në duart e banorëve të fshatit.
Përmendet edhe vendbanimi Pandalofic që në defterin e Rumelisë, nahija e Radonës, të viteve 1451-1452, është i regjistruar me emin Pendalosha dhe kishte 3 shtëpi, pastaj në nahinë e Opojës përmendet në defterin kadastral osman të vitit 1571 të Sanxhakut të Dukagjinit me 4 shtëpi, 5 çift-familje, 1 benak, 3 beqarë, 4 shtëpi të krishtera, ndërsa në vitin 1591 në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit kishte 1 shtëpi, 6 çift-familje, 2 bennak, 2 beqarë. [43] Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e zhdukura në Opojë e Gorë, www.pashtriku.org
Studjuesi S. Pula, duke përmendur fshatin Pandalofic, thekson të dhënat vetëm për këta banorë të tij: Nina Gika, Nina Doda, Gjin Nina.[44] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.103;
Në bazë të këtyre të dhënave mund të thuhet se në mesin e shekullit XVI ky vendbanim ishte i banuar me popullësi të krishterë shqiptare.
Gjithashtu, përmendet edhe vendbanimi Truallishta German varet nga Opolja, i timarit të sipërpërmendur(Timari i Mustafa Husrevit, ku bënte pjesë edhe fshati Lez-Ç. B.) me të ardhurat 387 akçe. [45] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.124;
Ky vendbanim, me emrin Gjerman, nahija e Opojës, që kishte 2 shtëpi dhe 2 muslimanë, përmendet në Defterin e hollsishëm të Sanxhakut të Prizrenit nr. 368, viti 1530. [46] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 20 (Sharri /Dragashi)”; fq. 156;
Vlen të theksohet se në kohën e regjistrimit në fjalë në dokumentin e përmendur, vendbanimet e evidentuara si truallishte, konsideroheshin fshatrat e regjistruara si të pabanuara.
Meqë në Vërri, përkatësisht në shpatiet mbi fshatrat Hoçë të Qytetit dhe Jeshkovë ndodhen vargmalet e Sharrit të njohura me emrin Gjerman, (Gjerman-gjerm; toponim i lashtë ilir, që do të thotë kasollë; vendbanim; strehim;) supozohet se ky toponim rrjedh nga emërtimi i vendbanimit të ekzistuar në lashtësi në këtë pjesë të Vërrinit. Këtu, supozohet se dikur do të ket qen ndonjë senatorium a vend pushimi.
Në kufi me lokalitetit Gjerman, mbi fshatin Lubiçevë, (në Vërri), te Kroi i Bullezës, në veriperëndim të fshatit të sotëm Zgatar, ka qenë i vendosur Zgatari i parë. Në Zgatarin e vjetër, kishte rënë një sëmundje dhe aty ishte mjaftë ftohtë, kështu që popullata është larguar nga aty dhe jan vendosur në Zgatarin e sotëm, Pllavë dhe Mlikë. [47] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 20 (Sharri /Dragashii)”; fq. 149;
Kur jemi te emërtimi Gjerman, duhet përmendur se shënimet e shekullit XIX flasin për një pus ndërmjet Hoçës së Qytetit dhe Zgatarit, i cili është i gjerë 2 m, me thellësi të pacaktuar i quajtur “Gjerman Kujus”, i murosur me tulla e i mbuluar nga vegjetacioni. Pusi nuk kishte shkrim, ishte i braktisur dhe njerëzit nuk i afroheshin fare, gjoja se këtu mëshihej një fuqi e së keqes. [48] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 20 (Sharri /Dragashii)”; fq. 149; I.Jastrebov, Stara Srbija i Arbanija, Beograd, 1904, fq. 87;
Një vendbanim, supozohet të ket qenë poashtu edhe në vendin Rrahi i Sharkit, ndërmjet Kushtrimit (Billushës) dhe Zhurit, te Guri i Begës. Popullata e vjetër nga ky vendbanim thuhet se është shpërngulur në Kushtrim (Billushë) ndaj këtu, edhe sot është ruajtur toponimi Mahalla e Sharkit.
Këto dhe disa vendbanime të tjera i përkisnin territorit të Vërrinit, ndonëse nga regjistrimet e defterëve të Sanxhakut të Dukagjinit të vitit 1571, del se Billusha, fshat i Vërrinit, ishte i regjistruar në nahijen e Opojës. Duhet theksuar se edhe banorët e disa fshatrave të Opojës si ata të fshatrave Brezne, Buçe dhe Pllavë, territorin e tyre e konsiderojnë se i përket rajonit të Vërrinit. Kështu, edhe pse janë pjesë e Opojës, gjatë bisedës shpeshherë thonë “Isha në Opojë”, “po vij prej Opojës” etj., andaj ekziston mundësia që Vërrini i sotëm, më herët të ketë qenë i shtrirë në këto tri fshatra, e ndoshta edhe më gjerë në territorin e sotëm të Opojës. [49] Mr. Hajriz Meleqi; Opoja dhe Gora, Dragash, 1994, fq.18;
Fshati Leskofc (Leskovec-Ç.B.) varet nga Hoça, i ziametit të lartëpërmendur (i ziametit të Aliut-Ç.B.), është i regjistruar në regjistrimin kadastral të vitit 1591. Studjuesi S. Pula, në studimin: Të dhënat ekonomike dhe demografike për Krahinën e Hoçës- regjistrimin kadastral të vitit 1591, jep të dhënat për këta banorë të këtij vendbanimi:
Pazarli Muradi (ç)
Iljaz Pajazidi (ç)
Ishak Memi (ç)
Çift 3
Të ardhurat ispenxhe: taksa e çiftit-66; grurë-barrë 6, vlera 300; elb-barrë 3, vlera72; thekër-barrë 3, vlera 108; musht-çubur 2, vlera64; taksa e govatës -15; e dhjeta e bletëve-10; taksa e perimeve-6; vlera e kashtës-15; nijabeti, taksa e martesës, e tapisë së tokës, adeti deshtebani e të tjera-44.
Shuma 700 (akçe). [50] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Hoçës-regjistrimi kadastral i vitit 1591, Studime historike 1975, fq.99;
Thuhet se banorët e parë të Leskovecit janë shpërngulur nga një vendbanim i vjetër, në një kodrinë në Has, (në afërsi të Zymit), përballë lindjes së diellit që kishte relativisht në afërsi një burim të ujit që quhej Laskavec.[51]Nikollë Kërhanaj; Zymi i shtatë kodrave II, dorshkrim.
Vendbanimet e Vërrinit përmenden edhe në Sallnamet osmane të Vilajetit të Kosovës të vitit 1895. Ndërkaq, në dëfterët osmanë të regjistrimit të tokave e të popullsisë (fund i shek. XVI) jepen të dhëna për ekzistencën e disa njësive vetëqeverisëse sipas dokeve të tyre në sanxhakun e Dukagjinit, ku përfshihej edhe Luma, përkatësisht edhe disa fshatra të trevës së Vërrinit.
Po në ata dëfterë (vitet 1571, 1591) shihet se viset që përbëjnë krahinën e sotme etnografike të Lumës, qenë ndarë administrativisht në katër nahije: nahija e Lumës, (Ujët e Poslishtit, v. -Qafa e Kolesjanit, j. – me 31 qendra të banuara,10 nahija e Dibrës (Qafa e Kolesjanit, v.- Ujët e Veleshicës, j) me 12 katunde, disa të ndarë në mahalla; 11 nahija e Gores (në l. të Gjalicës) 12 dhe ajo e Spasit (në të majtë të Drinit të Zi) 13. 2. Dhenat e bajrakëve.
Rrafshja përbëhej nga: Uji i Poslishtit (v) – Uji i Lapave (j), Drini i Bardhë (vp), Drini i Zi (p), Koritnik – Gjalicë -Teje – Lera e Sorrave (l).
Kurse Qendrat e banuara ishin: Bajraku i Rrafshes: Lusën, Bicaj, (Canaj, Osmanaj, Mustafaj, Tërshenë, Gabricë, Bushat), Kolesjan, Nangë, Shtiqen, (Shtiqen, Muje, Kodër-Lumë), Gostil, Kukës, Përbreg, Gjegjën, Bardhoc, (Bardhoc, Shahe) Morin, Vërmicë, Shkozë, Dobrusht, Zhur. Në gjysmën e parë të shek.XIX me këtë bajrak shkonin edhe fshatrat Billushë e Poslisht. Jastrebovi len jashtë këtij bajraku, veç këtyre dy fshatrave edhe Vërmicën, Shkozën, Dobrushtin e Zhurin. Burimet dokumentare për madhësinë e bajrakëve të Lumës (numri i shtëpive, popullsia ) në periudha të ndryshme i kemi shumë të pakta. Në një dokument të gjysmës së parë të shek. XIX 50 jepet lista e fshatrave që përbënin bajrakun e Lumës (Rrafshes) me numrin e shtëpive: Billusha (39), Poslishti (11), Zhuri (79), Shkoza (7), Dobrushi (5), Vërmica (17), Bardhoci (15), Morini (16), lagja Shahe (12), Gjegjani (22), Përbregu (53), Gostili (24), Shtiqni (61), Nanga (47), Bicaj (44), Osmanaj (25), Mustafaj (39), Lusna (62), Kolesjani (21); gjithësej: 597 shtëpi. Jastrebovi51 jep këto të dhëna për bajrakët e Lumës (fund i shek.XIX): Bajraku i Rrafshës (800 shtëpi), bajraku i Tejdrines (460 shtëpi), bajraku i Qafës (280 shtëpi), bajraku i Kalisit (300 shtëpi), bajraku i Radomirës (530 shtëpi), bajraku i Çajës (130 shtëpi), bajraku i Topojanit (500 shtëpi). Si qendra të banuara të bajrakut të Rrafshës (Luma e mirëfilltë), gjysma e parë e shek.XIX (Vitet 40). Gjysma e dytë shek.XIX ishin Billusha 19 shtëpi, Bicaj 150 shtëpi, Poslishta 11 shtëpi, Kolesjan 50 shtëpi, Zhurë 79 shtëpi, Lusna 110 shtëpi, Shkoza 7 shtëpi, Gabrica 5 shtëpi, Dobrusha 10 shtëpi, Virmica 17 shtëpi, Nankovcë 60 shtëpi. [52]Dr. Shefqet Hoxha” Bajraku i Lumës”;
Ndërkaq, sipas Dr. Shefqet Hoxha, në Defter llogarie mbi sasinë e furnizimeve dorëzuar ushtrisë në Prizren, 1837, Hoça kishte dhënë 22 ushtarë që duhej të ushqenin vetë bajrakët për vitin 1253 (1837). [53] Dr. Shefqet Hoxha” Bajraku i Lumës”
Me ardhjen e sllavëve, edhe në këto treva, harta toponomastike ndryshoi rrënjësisht. Shumë emërtime të vjetra iliro-shqiptare të vendbanimeve, të personave dhe të tjera u zëvendësuan me emërtime të reja sllave. Dëshmitë e shumta historiografike dëshmojnë edhe për praninë e etnosit shqiptar në këto treva gjatë mesjetës që edhe më parë ka jetuar në mënyrë kontinuive deri në ditët e sotme.
Është me vlerë të përmenden shënimet e prezantuara në librin “Kosova dikur e sot” ku jepen të dhëna të rëndësishme shkencore lidhur me lashtësinë dhe rëndësinë e Hoçës dhe datimin e këtij emri nga koha e mesjetës:
“…Në këtë trevë fillojnë shumë herët të mbahen panagjyre në disa fshatra, ku tuboheshin kohë-pas-kohe tregëtarët nën mbrojtjen e monarkut. Qysh në kohën e Nemanjës përmendët e drejta e panagjyrit në fshatin Hoçë afër Prizrenit, që u ishte dhënë kallogjerëve të Hillandarit……Mirëpo është e domosdoshme të theksohet se këto dhe tregjet e ngjashme fshatare – nëqoftëse nuk kanë qenë në afërsi të minierave ose në rrugët e mëdha – mbesin kryesisht në një nivel të njëjtë gjatë gjithë mesjetës. Përshembull, Hoça e përmendur në Metohi përmendet vetëm rastësisht në burimet e Dubrovnikut.”[54] Kosova (Kosova dikur e sot), shkurt 1973, fq. 115;
Pra, panagjyri i organizuar në Hoçë, kishte rëndësi të madhe edhe ekonomike. Këtu vinin tregtarë të njohur, madje edhe ata nga Dubrovniku, të cilët siguronin prodhime të ndryshme dhe i plasonin në tregje të rëndësishme. Disa tregtarë dubrovnikas, leshin e këtushëm dhe lëkurat e tabakëve hoçjanë i plasonin nëpër qytetet të ndryshme gjermane. Këtu pra bëhej panairi dhe tregtimi edhe i bagtive për të gjitha viset e ballkanit.
Mbase fusha e bereqetshme e shtrirë përgjatë dy anëve të Bistricës, si dhe pjesa fushore rrëzë vargmaleve të Sharrit, mendohet të ket qenë tejet e përshtatshme për ushtrimin e veprimtarisë blegtorale e bujqësore dhe kultivimin e të gjitha llojeve të kulturave, atëherë mund të konstatohet si e vetëkuptueshme se në vendbanimin e sotëm të Hoçës së Qytetit, të ketë qenë një lokalitet i kahershëm madje që para kohës romake e të Bizantit përkatësishst nga koha ilire. Meqë jo larg tij, që në parahistori ka egzistuar lokaliteti Gabuleum (në afërsi të fshatit të sotëm Vlashne), pastaj vendbanimi Gradishta poashtu në afërsi të fshatit Vlashneqë është vendbanim i kohës së neolitit e që jeta e të cilit vazhdon edhe në kohën e bronzit e të hekurit e deri në shekullin e mesëm, kurse në vendin e quajtur “Zidina”, ku banorët e Vërrinit posedojnë sipërfaqet e tokës së punueshme, dy kilometra në perëndim të Prizrenit, poashtu ndodhet vendbanimi romak ku nga mbeturinat materiale, edhe sot vërehen të mbetura pjesë të tullave dhe çeremidhave, dhe bazuar në të dhënat egzistuese historike, gjurmimet arkeologjike në këtë anë dhe studimet për këtë lokalitet, paraqesin një nevojë të domosdoshme. Poashtu edhe fshati Poslisht është një nga vendbanimet e vjetra të trevës së Vërrinit, (dikur i kishte mëse 100 shtëpi, mirëpo për shkak të sëmundjeve që atë kohë ishin katastrofale, braktiset).
Dëshminë e vjetërsisë së tij e tregojnë varrezat e vjetra dhe të shumta në jugperëndim të fshatit. Supozohet se ato janë të periudhës mesjetare, mirëpo, gjurmime arkeologjike nuk janë bërë akoma. Afër varrezave, shpesh dalin skelete njerëzish dhe dëshmi të tjera të kulturës materiale. Në afërsi të vendvarrimit, Te Gurra, mund të shihen qartë gjurmët e vendbanimit të hershëm si tjegulla, tulla, themele të shtëpive etj. Edhe në Leskovec, gjurmë të lokalitetit të vjetër janë varrezat e fshatit, në formë të zgjatur, me gurë të mëdhenjë dhe pa simbole. Ndërkaq, në Lybeçevë, nën vendin Te Kisha, nën Tyrben e Dervish Zenelit, janë gjetur skelete të varrezave të moçme. Ndërsa, jo larg këtij vendbanimi, nën fshatin Lez, ekzistojnë varreza të vjetra, me rrasa guri të mëdha, pa kurrëfarë simbole.
Në territorin e Vërrinit, pra, ndodhen disa gërmadha për të cilat supozohet se janë gjurmë të vendbanimeve të vjetra. Gjurma të ngjajshme hasim edhe në mes të Brrutit dhe Billushës, në Gjerman etj. [55] Mr. Hajriz Meleqi; Opoja dhe Gora, Dragash, 1994, fq.46;
Në të kaluarën historike, siç dihet, në hapësirën e Kosovës dhe më gjerë të Ballkanit jetonin ilirët, paraardhësit e shqiptarëve. Me invadime, migrime, dyndje të mëdha ose sporadike të popujve të ndryshëm gjatë historisë ndikuan që trungu i truallit ilir të ngushtohet. Me këtë filloi edhe të ndryshojë struktura e popullsisë në këto treva, e sidomos me ardhjen e sllavëve nga veriu, viseve përtej maleve të Karpateve.
Gjatë luftërave të gjata kundër ilirëve, romakët shkatërruan shumë vendbanime ilire. Pas sundimit romak, përkatësisht bizantin, pastaj një kohë edhe bullgar (në fillim të shekullit XIII), tokat shqiptare nga fundi i shekullit XII pjesërisht u pushtuan nga serbët. Stefan Dushani, gjatë shek. XIV, në perandorinë e vet përfshiu edhe pjesën më të madhe të tokave shqiptare. Hapësira shqiptare vazhdimisht vinte duke u ngushtuar. Pasi erdhi në pushtet, ky sundimtar, nëpërmjet kishës, filloi edhe përndjekjen dhe persekutimin e shqiptarëve katolikë. Nëpërmjet të fesë, mundohej të bënte asimilimin e popullatës shqiptare. Në këtë periudhë të sundimit mesjetar serb u bë edhe përvetësimi i kishave katolike shqiptare. Një kish e tillë katolike supozohet të ketë egzistuar edhe në Hoçë të Qytetit, një në fshatin Billushë dhe një tjetër në fshatin Lybeçevë dhe të cilat me siguri u përvehtësua nga Stevan Nemanja.
Kur dihet fakti se Stefan Nemanja në Prizren me rrethinë sundoi në shekullin e XII, dhe në këtë periudhë theksohet ekzistimi aktiv dhe i rëndësishëm historik i Hoçës së Qytetit, mund të supozohet se ky vendbanim daton shumë më herët.
Mbështetur në toponimet që edhe sot qëndrojnë të pakontestueshme në të folmen e popullit të kësaj ane si “Kodra e Kishës” në Hoçë të Qytetit, “Te Kisha” në Billushë, “Te Kishsat” në Lybeçevë, mund të konstatohet se në këto vendbanime kanë egzistuar kishat katolike shqiptare, gjurmë të të cilave kanë egzistuar deri vonë.
Gaspër Gjini, në librin “Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj” shkruan: “…Kështu shohim se në qytetin e Prizrenit në vitin 1591, shumicën e banorëve e përbënin muslimanët. Qyteti aso kohe numëronte 532 zotër të shtëpive, nga të cilët 304 paraqiten me emra myslimanë ndërsa të tjerët 228 me emra krishterë. Gjendja është ngjashme edhe në krejt nahijen e Prizrenit si dhe në atë të Hoçës, ku shumica e zotërve të shtëpive janë regjistruar me emra myslimanë”. [56] Gaspër Gjini: “Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj”, DRITA, 1992, fq. 133)
Se procesi i islamizimit të popullsisë së nahisë së Hoçës kishte ecur përpara dëshmon prania e “248 familjeve myslimane dhe 172 zotërues bashtinash myslimane”. Poashtu bie në sy se shumica e kryefamiljarëve, 54 të regjistruar dhe 27 zotërues bashtinash, vazhdonin edhe mëtutje të mbanin mbiemrat dhe emrat e krishterë të prindërve të tyre që ishin shqiptarë….” [57] Abib Ahmedi, Theranda-Prizreni ndër shekuj, Prizren 1996, fq.82-83
Për ekzistimin e jetës katolike nga shekujt e hershëm tek popullata shqiptare e Hoçës dhe Vërrinit, dëshmojnë disa burime hitorike, kurse trashëgimia e kremtimit të festave të Shën Gjergjit, Shën Pjetrit, Shën Mitrit, Shën Kollit e disa rite nga ajo kohë, aplikohen edhe sot e kësaj dite si dëshmi e trashigimit të traditës së kulturës së atëhershme. Nëse vështrohet edhe druri jetësor i familjeve të këtushme, atëherë konstatohet se deri në shekullin e XVIII-XIX, në këtë pjesë ishte kultivuar emërimi i fëmijëve me emra katolik. Ndërkaq, në fshatin Leskovec, ruhet në kujtesën e të moshuarëve, se në Lagjen e Arbneshit paska patur edhe katolikë, të cilët kanë bërë rezistencë që të mos e ndërrojnë fenë, madje disa edhe kanë vdekur si katolikë.
Kjo e bën bindës konstatimin për ekzistimin e kishës katolike në Hoçë të Qytetit, e cila u përvehtësua nga pushtuesit kallogjer, të cilët atëherë, e ngriten edhe kështjellën e vogël – përshpirtëroren e tyre në malin Gjerman, te “Guri i Kallugjerit”. Nga gojdhanat, në Hoçë të Qytetit, ruhen kujtimet nga ekzistimi i një druri-frashëri tejet të madh në qendrën e sotme të fshatit, përkatësisht në afërsi të kishës së dikurshme që poashtu është karakteristikë për kishat katolike në oborret e të cialve ndodhen drunjë të mëdhenjë. Ndërkaq, siç rrëfehet edhe sot e kësaj dite, me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e objektit të parë të shkollës, në vitin 1929, fillimisht është pastruar sipërfaqja nga drunjët-frashër, kurse në gërmimet e themeleve dhe të podrumit, në thellësi prej dy metrash, janë gjetur eshra njerëzish, që do të thotë se këtu, kishte patur varreza. Varrimi në këtë thellësi ishte karakteristikë për të vdekurit e besimt katolik. Kjo është edhe një dëshmi e ekzistimit të kishës katolike në këtë vendbanim. Pra kurrsesi e ndonjë kishe serbe siç pretendohet të “dëshmojnë” burimet serbe.
________________________
ҪERKIN BYTYQI: TREVA E VËRRINIT NDËR SHEKUJ (1)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=5276
***
ҪERKIN BYTYQI: TREVA E VËRRINIT NDËR SHEKUJ! (2)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=5277