ERMIRA YMERAJ – ‘DOKTORE SHKENCE’ NË QENDRËN E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE

Pashtriku.org, 14. 06. 2014 – Ermira Ymeraj ka lindur në Shkodër me 18. 12. 1972. Në vitin 1995 mbaron Universitetin e Shkencave Filologjike në degën “Gjuhë – Letërsi” po në Shkodër. Mbas një ndërprerjeje të shkurtër rinis sudimet pasuniversitare në SHPU, në vitin 2005 dhe në 2010 mbaron masterin shkencor në degën “Etnokulturë dhe letërsi shqipe” në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër me tezën“Ringjallja në epos”.
Viti 2013 shënon një tjetër hap drejt karrierës akademike. Në QSA (Qëndra e Studimeve Albanologjike), mbron titullin “Doktore Shkence”, fusha: Studime Letrare, specialiteti: Letërsia dhe baladat. Nën udhëheqjen e prof. dr. Shaban Sinanit mbron tezën “Balada si paratekst në letërsinë shqipe – vështrim krahasues.
Në fushën e studimeve shkencore ka botuar monografinë: “Shtegtimi i Miteve: nga religjioni e folklori, në letërsi”, Shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë 2013, ISBN 978-9928-109-52-1.
Në krijmatrinë poetike ka botuar dy vëllime me poezi “Zemër diptike” , Shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë 2013, ISBN 978-9928-109-51-4, dhe “Pirg dhimbjesh”, Shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë 2011, ISBN 978-9928-109-17-0.

(Dr.Ermira Ymeraj: [email protected])

Dr.Ermira Ymeraj ka botuar artikuj shkencor dhe studime në revista të njohura brenda dhe jashte vendit.
Disa nga artikujt e saj shkencor të botuar jashtë vendit janë:

Në Institutin Albanologjik, ALBANOLOGJI 1, vëllimi i II, më 25-29 tetor 2010, botim i Institutit Albanologjik Prishtinë, Prishtinë 2011, Dega e letërsisë, Azem Shkreli dhe Xhevahit Spahiu dy poetë “mbi mure”, f. 453-458. ISBN 978-9951-596-52-7, Shtypshkronja KGT Prishtinë.
Në Institutin Albanologjik, ALBANOLOGJI 2, Vëllimi I, më 14-18 nëntor 2011, Sesioni i Letrësisë 2/2012, “Andrra e Pretashit” dhe “Valë mbi Valë”, si dy vepra mes historisë dhe letërsisë, temë në bashkëpunim, autore e parë, f. 121-134, ISBN 978-9951-596-52-7, 978-9951-596-53-4, Shtypshkronja KGT Prishtinë.
Në Institutin Alb-Shkenca, Takimi VII vjetor Shkencor Ndërkombëtar IASH 2012, Shkup, 29-31 gusht 2012, ISBN 978-608-65463-0-4, Seksioni i Shkencave të Filologjisë, Historisë dhe Kulturës, The myth of the language in the Albanian literature, f. 182.
Last International Conference of the Albanian Institute of Sociology, Proceedings, 6th AIS, ISBN: 978-9928-4000-2-4. “Education in “turbulent times”-the Albanian case in European and global context” Tiranë 21-22 Novembre 2011, On 100th Anniversary of the Albanian Indendence, No AIS Vlora 2012-9210 “Reappeared myth and parody”, f. 148.
Monografi: “Trajtesa Letrare”, Vebi Bexheti, Shtypi ArbëriaDesign-Tetovë 2012, Redaktore gjuhësore Ermira Ymeraj, ISBN 978-608-236-003-4.
– Bibliografi “Mjeda 6” libri i parë, Mentor Quku, Tiranë 2012, Redaktore Ermira Ymeraj, dhe Korrektore Ermira Ymeraj, Shtëpia botuese, “Ilar”, ISBN: 978-9928-107-49-7.
Revista “KUVENDI”-revistë kombëtare, informative dhe kulturore, Viti XI i botimit, botohet në Michigan, USA, “Ndriçime të reja në eposin e kreshnikëve”, Maj 2011.

Kopertinat e librave të Dr.Ermira Ymerajt

Revista “ETIKA” – revistë e përmuajshme edukative kulturore, Viti i VII, nr. 58, Botuesi “ Shtëpia botuese Progresi” Janar 2012, me punimin: “Zidanje Skadra dhe kënga e Rozafatit, vështrim krahasues”. f. 44 – 46.
– Haemus Plus Supplement of HAEMUS REVIEW ‐ 2012, Botohet nga / Editată de Shoqëria Kulturore Shqiptare HAEMUS Asociaţia Culturală Albaneză HAEMUS, ISSN:1454‐1203, Encyclopedia: Ermira YMERAJ: “Kontributi i dy revistave letrare: “Hylli i Dritës” dhe “Leka” në vitin 1937,në pragun e 25‐vjetorit të Pavarësisë”, f. 109
Haemus Plus Supplement of HAEMUS REVIEW ‐ 2012, Botohet nga / Editată de Shoqëria Kulturore Shqiptare HAEMUS Asociaţia Culturală Albaneză HAEMUS, ISSN:1454‐1203, Ermira YMERAJ: “Motivi iringjalljes te baladat shqiptare” f. 228.
Dr.Ermira Ymeraj, brenda vendit ka këto botime:
Kumtesë në konferencën shkencore kombëtare: “Gegnishtja sot”, IPVGJSH, Tiranë me, 19 Dhjetor 2011. Me temë: “Mundësitë e interpretimit të gegnishtes prej vargut imperial në përkthimin e Iliadës”.
Kumtesë në: International Conference Albanian – Greek studies, Tiranë, 24 – 25 mars 2012. Organizuar nga Akademia e Shkencave Ttiranë dhe Albanian – Greek association of philology. Me temë: “Interpretation variants and invariants of the imperial verse in the albanian translations of “The Iliad”, as an indication of interculturality”. “Variante dhe invariante interpretimi të vargut imperial në përkthimet shqipe të “Iliadës” si dëshmi ndërkulturësie”.
Konferencë shkencore ndërkombëtare organizuar nga Instituti Etnografik Tiranë (QSA), me 4 Tetor 2012. Me temë: “Zidanje Skadra dhe kënga e Rozafatit, vështrim krahasues”.
Konferencë Ndërkombëtare ndërdisiplinore: “Identiteti, imazhi dhe kohezioni social në epokën e integrimeve dhe globalizimit”, Vlorë – Shqipëri, 26 – 27 nëntor 2012. Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. ST10: Studime teorike, historike dhe krahasuese: Session 10b: 27 November 2012, University Pavaresia of Vlora. N. AIS Vlora 2012-9210, Me temë: “Miti dhe parodia”
Konferencë kombëtare mbajtur në Universitetin e Vlorës, me 17 Nëntor 2012. Tema: “Flamuri si mit në letërsi”.
Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, Shqipëria dhe pakicat kombëtare, etnike dhe kulturore. “Marin Barleti” Universitety, Tiranë, 13-14 Shkurt 2013. Room 22. Me temë: “Autodiskriminimi si diskriminim modern: rasti i romëve”.
Pjesmarrje në konferenca jashtë vendit:
Kumtesë për konferencën shkencore ndërkombëtare, “Eposi i kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare”, Organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Qëndra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, 28 – 30 Gusht 2010. Me temë: “Ringjallja në eposin shqiptar si trashëgimi ungjillore”
Kumtesë në “Java e Albanologjisë”, IAP, Prishtinë, 25 – 29 Tetor 2010. Paneli: “Letërsia shqipe pas rënies së mureve”. Me temë: “Azem Shkreli dhe Xhevahir Spahiu, dy poetë “mbi mure” .
Kumtesë në konferencën shkencore mbajtur në IAP dhe SHBPK, Prishtinë, 03 – 04 Qershor 2011. Demonstratat e vitit 1981: “Kthesë e madhe në lëvizjen kombëtare shqiptare”, Me temë: “Letërsia, kultura dhe artet në Tiranë dhe demonstratat e vitit 1981, jehona frymëzimi”.
Kumtesë në konferencën shkencore ndërkombëtare: Takimi i VI vjetor i Institutit Albshkenca, Prishtinë, 01-04 Shtator 2011. Me temë: “Familjet patronimike arbërore në anëshkrimet e kodikëve të Shqipërisë: aristokracia arbërore dhe aristokracia evropiane”.
Kumtesë në konferencën shkencore: Java e Albanologjisë, – Organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, IAP, Prishtinë 14 – 18 Nëntor 2011. Me temë: “Andrra e Pretashit” dhe “Valë mbi valë”, si dy vepra mes historise dhe letërsisë”, Autor i parë: Ermira Ymeraj, autor i dytë: Eduart Grishaj.
– Kumtesë në konferencën shkencore ndërkombëtare: “Shekulli i shtetit shqiptar”, Prishtinë 11-13 Qershor 2012. IAP. Me temë: “Kontributi i dy revistave letrare “Hylli i Dritës” dhe “Leka” në vitin 1937, në pragun e 25-vjetorit të pavarësisë”.
Kumtesë në konferencën shkencore ndërkombëtare: “Java e shkencës 2012”, Organizuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Kosovë, me 16 – 17 Maj 2012. Me temë: “Ndërtimi letrar i miteve identitare kombëtare, dekonstruktivizmi letrar modern”, Temë në bashkëpunim autore e parë: Ermira Ymeraj, autore e dytë: Rovena Vata.
Për takimin e VII vjetor shkencor ndërkombëtar; Konferenca e Seksionit të Shkencave të Historisë, Kulturës dhe Gjuhësisë – Organizuar nga Instituti Alb-Shkenca. Shkup, 29 – 31 Gusht 2012. Me temë: “The development of myth of the language in the Albanian literature”. “Zhvillimi i mitit të gjuhës në letërsinë shqipe”, autore e pare: ROVENA VATA, autore e dytë: ERMIRA YMERAJ.
Kumtesë në konferencën shkencore: “Gjuha dhe letërsia shqipe nga pavarësia e Shqipërisë gjer në shekullin XX”. Shkup më 22 Nëntor 2012. Me temë: “Gjuha e groteskut si dëshmi e vetëdijes kombëtare, te katër nismëtarët e ndryshimeve postrilindase, Çajupi, Konica, Fishta dhe Migjeni”. Autore e parë: Ermira Ymeraj, autore e dytë: Rovena Vata.

***

DR.ERMIRA YMERAJ: PESHA E ROMANIT ‘GJËMA E ATDHEUT’

E EMIN KABASHIT(1) MES HISTORISË DHE LETËRSISË,

VEҪORITË DHE PËRPARËSITË E RRËFIMIT
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=2891

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura