FADIL MALOKU: KUSH PO E MBAN KOSOVËN, SI NË ‘BURGUN’ E ALKATRAZIT?!

Prishtinë, 7 shkurt 2018: 1. Në Strategjinë më të re të Komisionit Evropian për integrime të Ballkanit Perëndimor, po paralajmërohet që vetëm Serbia dhe Mali i Zi do jenë shtetet (!) që do të marrin “afatin të qartë kalendarik…” për integrim, kurse Bosnja, Maqedonia dhe Kosova, do të sigurojnë vetëm perspektivën për integrim evropian”, pra, “në këtë ndërtesën e ftohët” dhe të privilegjuar të BE-ane. Por, ç’ kuptim ka shpresa për “…perspektiven për integrim evropian”?
Si më thjesht, kjo i bie:
a/ Asnjë afat decidiv dhe të prerë, për kohën, mënyrën, obligimet, detyrimet..etj. që duhet ta kenë Kosova &company
b/ Një shpresë eufemiste, sa për ta neutralizuar mllefin publik të qytetarëve të këtyre vendeve të mbërthyera në stilin e një burgu kolektiv, ala “Alkatraz”!
c/ Një status, as i definuar, as i qartësuar e as i prejudikuar, që pak a shumë do e ushqente dhe do ngjallte shpresën e futjes në agjendën “kalendarike për pranim”. Sipas kësaj Strategjie, Serbia deri në fund të vitit 2019, duhet të mbyllë standardet e përkohshme në lidhje me Kapitullin 35.
2.Dështimi në mospërfshirje në strategjinë e zgjerimit nuk është dështim veç i qeverisë së Kosovës, po shumë më shumë i UNMK-ut, EULEKS-it, dhe sidomos miqve të Dragodanit.
3.Këta miq, sot në rreshtimin pro Serbisë dhe Malit të Zi (shih absurdin; që qenë bombarduar në vitin 1999!), për zgjerim dhe aplikim në BE-e, nga të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor), dëshmuan faktikisht atë thënien e njohur se; “në politikë nuk ka miq të përhershëm, por vetëm interesa të përhershme”. (Leksion, për gjitha Qeveritë tona)
4.Qeveritarët aktual, duhet të pyesin miqtë tanë; Se përse këto dy shtete, janë shumë më afër “zgjerimit…”, kur dihet që tê gjitha republikat jugosllave, kishin statut të përafërt juridiko politik (Maqedonia dhe Bosnja sidomos), kurse, ne me aktin e shpalljes së pavarësisë, do duhej njejtësisht të trajtohemi…
5.Këta miq, qytetarëve kosovar, shoqërisë civile, dhe medieve do të duhej t’u jepnin llogaridhënie (të paktën morale, se politike nuk e kanë obligim) edhe në një pyetje kruciale; nëse, për të gjitha këto vonesa dhe afate integruese…, fajtorë kryesor janë gjithë qeveritarët e pasluftës, atëherë përse, nuk ua kanë sugjeruar atyre guitën kalendarike të (mos)pritjes në këto procese jetike për qytetarët kosovar? Ose, meqë e kanë në dorë “shkopin dhe karotën”, përse, edhe më tej i favorizojnë dhe stimulojnë të na përfaqësojnë në aulat e brendshme dhe të jashtme, të njëjtat fytyra politike? Pse?
6.Shikuar nga ky këndvështrim, unë procesin e integrimeve rajonale dhe atyre kontinentale, nuk jam i prirur t’i fajësoj vetëm qeveritë tona për gjithë degradimin, papunësinë, dhe problemet tjera: demarkacioni, asociacioni, gjykata speciale, e liberalizimi. Sepse, “shkopi” magjik i miqve, ka qenë përherë mbi kokat e tyre! Bile shumë herë magjinë e këtij “shkopi” e kemi ndier edhe ne qytetarët e rëndomtë (sidomos te tendenca e shfuqizimit të Gjykatës Speciale).
7.Apo, mos qëndron puna se: miqtë ndërkombëtar, qeveritarët tanë më shumë i kanë mësuar (lexo: lazdruar!) me “karota” (shpërblesat dhe lejimi që të njëjtat fytyra për dy dekada të tëra, të shijojnë të gjitha postet e larta në Kosovë), se sa me “shkopinjtë” tradicional?!

Ecja e Kosovës për në BE – me hapa të Breshkës!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura