SHERADIN BERISHA: TË NDAHEMI NGA E KALUARA ME VOTË! ‘LUFTA’ E KADRI VESELIT KUNDËR KORRUPSIONIT ËSHTË “MASHTRIM ELEKTORAL”!

Pashtriku, 3 tetor 2019:
RAMUSH HARADINAJ DHE FATMIR LIMAJ THONË: “LUFTA E KADRI VESELIT KUNDËR KORRUPSIONIT” ËSHTË “MASHTRIM, HAJGARE DHE TRIK ELEKTORAL”!
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli në fushatën zgjedhore po premton se do ta lufton “nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, duke themeluar dhe ‘Byron Nacionale të Hetimit’ – BNH!
Ish partnerët e koalicionit PAN, “luftën” e Kadri Veselit kundër “nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar” e cilësojnë si “mashtrim, hajgare dhe trik elektoral”!

1 – Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, këto premtime i ka quajtur si “mashtrim elektoral” dhe “hajgare të Kadri Veselit për fushatë”!
2 – Kandidati i NISMËS për kryeministër, Fatmir Limaj “Paktin kundër korrupsionit” të Kadri Veselit e ka quajtur “trik elektoral” që po bëhet në prag të zgjedhjeve të parakohshme.
5 – Ndërkaq Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili kishte ikur nga VLAN’i për tu bashkuar me PAN’in në qeverisje (shtator 2017), lidhur me “Paktin kundër korrupsionit” të Kadri Veselit ka deklaruar:
“Unë besoj që nuk nevojitet asnjë pakt për arsye se secili njeri normal që vepron për Kosovën, duhet ta dijë që ai duhet të punojë me duar të pastra. Unë nuk e di si duhet dikush me ba një pakt të mos vjedhim, që mund të kuptohet se deri tash paskemi vjedhë e tash mos të vjedhim, ose deri tash paskemi korruptuar e më mos të korruptojmë”!!!
(Në foto: Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, në shtëpinë e Pacollit (në Hajvali) gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje PAN + AKR)

Në fakt në marrëveshjen e partnerëve të koalicionit PAN +AKR dhe veçanërisht në programin e tyre qeverisës (2017 – 2021) ishte paraparë ndryshimi dhe avancimi i kornizës ligjore në fushën penale, funksionalizimi i sektorit të sundimit të ligjit dhe themelimi i “Byrosë Nacionale të Hetimit” (BNH), e cila do t’i hetonte të gjithë personat e pushtetshëm, që pasurohen me aktivitete të kundërligjshme, dhe ajo pasuri “do t’i kthehet të mirës publike”.#

Në Programin e Qeverisë të Republikës së Kosovës (2017 – 2021), lidhur me këtë problematikë të rëndësishme, shkruan (citoi):
“Ne do ta ndryshojmë dhe avancojmë kornizën ligjore në fushën penale dhe do të zhvillojmë rishikimin e plotë dhe funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit. Në këtë kuadër, Kosova të themelojë Byronë Nacionale të Hetimeve dhe do të ndërtohet procesi i ri i verifikimit të sigurisë (vetingut), porse shumë më përmbajtësor dhe të plotë në krahasim me atë të vitit 2009. Pasuria e fituar në aktivitetet kundër-ligjore do t’i kthehet të mirës publike.”
(Në foto: Lexo citimin në faqen 4 të Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, 2017 – 2021)

***
Tani shtrohen pyetjet që mund t’i nxjerrim nga ky program qeverisës:
1. A është “ndryshuar e avancuar korniza ligjore në fushën penale”?
– Përgjigjia është JO!
2. A është funksionalizuar “Sektori i Sundimit të ligjit”?
– Përgjigjia është JO!
3. A është themeluar “BYROJA NACIONALE E HETIMEVE, e cila do ta kryente procesin e ri të verifikimit të sigurisë (vetingut)?
– Përgjigjia është JO!
4. A i është kthyer “pasuria e fituar në aktivitetet kundër – ligjore të mirës publike”?
– Përgjigjia është JO!
5. Pse nuk është zbatuar ky zotim programor i qeverisë PAN + AKR, për dy vjet rresht (2017 – 2019)?
– Përgjigjia: sepse po të zbatohej ky zotim programor, “BYROJA NACIONALE E HETIMEVE” do t’i ndiqte, për nepotizëm, korrupsion, pasurim të paligjshëm dhe krim të organizuar, në radhë të parë: Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Behgjet Pacollin dhe gjithë zyrtarët e tjerë të veshur me petkun e pushtetit!
***
Duke u nisur nga këto fakte të së kaluarës, vijmë në përfundimin se, premtimet dhe zotimet e Kadri Veselit (në këtë fushatë zgjedhore), për ngritjen e një “BYROJE NACIONALE TË HETIMEVE” apo “BYROJE ANT’KORRUPSION” për luftimin e “nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar” është një MASHTRIM I MADH!
Prandaj në Kosovë duhet të bëhet një ndryshim substancialë në qeverisje, për të ndodhur NDRYSHIMI I MADH! Dhe në votimin e 6 tetorit 2019 ekziston mundësia e këtij ndryshimi!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura