Prishtinë, 30 janar 2018: 1. Gjykata Speciale, në fakt është një “çertifikim” më tepër moral se sa politik i ndërgjegjës dhe aftësisë sonë institucionale, për ta testuar (kinse) sundimin e ligjit dhe qendrueshmërinë e procesit të shtendërtimit, në sytë e ndërkombëtarëve.
2. Gjykata Speciale,me dyshimet e konstruktuara serbe përmes Dick Martit, arriti të ringris hamendësime të brendshme e sosh të jashtme. Në vend të kësaj, është dashtë ta padisim ne Serbinë.
3. Gjykata Speciale,në fakt vetëm sa dëshmoj për paaftësinë e Gjyqësisë sonë, për të zbardhur krimet dhe të gjitha të (pa)bërat e pasluftës në Kosovë. Andaj, po na vjen ngadal por, sigurt! Tash mos bëni kukuvajkën…
FADIL MALOKU: MOS BËNI KUKUVAJKËN, GJYKATËN E SOLLËT JU ME INDOLENCËN TUAJ!
