Itali, 24 prill 2017: (Trupi dhe Shpirti(¹) Shoqëria shqiptare prej po thuaj tre dekadash ka rënë pré e një rendi ekonomiko-politik dhe social të padëshirueshëm, ku drejtimi politik dhe administrativ i saj ka degraduar në pameritokraci, nepotizëm, militantizëm, si rrjedhojë, për fat të keq, ka rrëshqitur nga një shoqëri prodhuese në një shoqëri – konsumi. Nisur nga viti nëntëdhjetë e në vazhdim, qeverisjet tek ne kanë përdorur pa kriter të gjitha akumulimet e trashëguara pasurore; të ardhurat e prurjeve valutore të emigracionit; janë shpërdorur donacionet dhe kreditë e buta të aplikuara nga shtetet demokratike për rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomiko-social të vendit, për fillimin dhe konsolidimin e një shteti të së drejtës, lirive dhe parimeve demoktratike.
Pa u ndalur në ngjarjet e dhimshme dhe të pa justifikuara të ndodhura gjatë 27 viteve, sepse të gjithë e kuptojmë se tranzicioni i gjatë tek ne është rezultat i qëllimshëm i kryer prej paaftësisë dhe krijimit vetëdashës të pengesave të shumta, të cilat janë tepër të dukshme dhe të qarta edhe në ditët e sotme. Konfliktet politiko-partiake janë përfshirë nga një armiqësi konfliktuale, e cila i kundërvihet ndërrtimit të shtetit të së drejtës, ligjit, lirive dhe parimeve demokratike, si kundërgoditje për të shpëtuar nga llogaridhënia para drejtësisë për korrupsionet aktive, pasive dhe zullumeve të të gjitha llojeve dhe fushave jetësore.
Pikërisht për të ndihmuar sadopak në uljen e stresit dhe për shkëputjen nga “lufta e ftohë” për marrjen me çdo kusht të pushtetit, me karshillëk këmbëngulës në kërkesat ekstreme ndaj maxhorancës, Kushtetutës dhe kushteve të vendosura për anëtarësim në BE, po sjell në këtë shkrim një trajtesë me të cilën shpresoj të ndihmoj lexuesit me një njohje në një fushë tjetër, jo shumë të përditshme, për tu shkëputur disi nga problemet stresë sjellëse të politikës, të cilat e kanë mbërthyer për “fyti” shoqërinë shqiptare me marrëzitë kotëse të politikës.
●●●
Fillozofia është “dashuria për të ditur”. Fillozofia merret me probleme të përgjithshme dhe kryesore si: ekzistenca, gjuha, dituria, e vërteta, drejtësia, mendja dhe vlefshmëria. Fillozofia përfshin njohjen tërësore të botës; ajo ndikon për tu njohur me enigmat që na shfaqen para syve. Fillozofia fillon me ndjenjën e habisë dhe të kuriozitetit njerëzor, i cili shprehet në pyetjet: Çfarë janë në të vërtetë sendet, faktet si: lindja, vdekja, rritja dhe shkatërrimi; ajo bën pyetje jo vetëm rreth fatit personal, por edhe si sendet dhe personat fillojnë të ekzistojnë, si mund të jesh i ndryshëm në kohë të ndryshme etj. Fillozofia edhe pse qëndron krahas shkencave që studijohet natyra, shoqëria dhe mendimit njerëzor, ndryshe prej tyre nuk mbështetet në eksperimente, as në vëzhgime por vetëm tek mendimi. Pra të jesh Fillozof do të thotë të jesh person i angazhuar apo i mësuar në fillozofi, si një disiplinë akademike, për të krijuar fillozofinë si një subjekt. Ka sinonim: mendimtarin, teoricienin, metafizikun, studiuesin dhe intelektualin e ditur.
Shprehja “teologji” përbëhet nga fjala “Perëndi” dhe fjala “doktrinë”. Më saktë apo më e plotë, do të thotë mësim për “Perëndinë”, pra“njohuri për “Perëndinë” dhe lidhjen e saj me gjithësinë. Teologjia nuk fillon vetëm me besim në ekzistencën e Perëndisë, por gjithashtu pohon se ai është lajmëruar me mëshirën e tij. Filozofia i kundërshton të dyja këto ide, si supozime. Filozofia është për jobesimtarin, ndërsa teologjia është për besimtarin. Pra, të jesh teolog do të thotë të jesh person që merresh me teologji ose të jesh ekspert në teologji. Disa teologë kanë pohuar se teologjia i jep justifikim fesë.
Të dyja këto koncepte, kanë të përbashkët vetëm se i kanë trajtuar dhe i trajtojnë qeniet njerëzore të ndryshme nga kafshët e tjera dhe, dallimin ose trajtimin e veçantë e mbështesin duke u nisur nga ideja se brenda qenies njerëzore, krahas ndjenjave, shqisave, instiktit, ekziston “shpirti”. Sipas këtyre koncepteve shpirti nuk mund të duket, ai është i shkëputur nga pamja e jashtëme, apo nga rendi natyror (Rendi natyror, në filozofi, është burimi noral nga i cili ligji natyror përfton autoritetin e vet), cilësi që krijon të fshehtën, të padukshmen dhe me vdejkjen e njeriut “shpirti” largohet prej trupit dhe shkon në një ambjet mbinatyror, që teologët e përcaktojnë me “ferrin”, me “parajsën”dhe “bota përtejme”.
Me lindjen e vetëdijes tek njerëzimi, kanë filluar edhe hamendësimet e llojeve dhe të gjinive të ndryshme. Të ndodhur para fenomeneve natyrore, të mos njohjes së shkaqeve të rrjedhjes së tyre dhe mungesës së përvojës, kanë krijuar me anën e imagjinatës: Zotat, Perënditë, të shumëemëruara në përshtatje me perceptimin (kuptimin) naiv të tyre, shoqëruar edhe me lutjet sipas ndodhive, qofshin ose jo të dëshiruara. Ndërgjegjja, sipas përcaktimeve të fillozofëve, është aftësia njerëzore për të përvetësuar diturinë në mënyrë të vullnetshme dhe që shpesh njerëzit e metaforizojnë ndërgjegjen me: “zëri i ndërgjegjes”, “zëri i brendshëm”, “brejtja e ndërgjegjes”(remorse),”ndërgjegje e pastër” etj. gjithashtu mendohet se ndërgjegja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerëzore që na detyron, nga shkaqe etike (në filozofi etika është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore bazuar në parimet morale) dhe morale të kryejmë ose të mos kryejmë veprime të caktuara.
I.- Studimi modern i psikologjisë së ndërgjegjes.
Psikollogjia moderne e ka fillesën me William James (²), i cili e përkufizon ndërgjegjen si kapacitetin për të qënë i vetëdijshëm për përjetimet dhe njohuritë. James na njeh me katër tiparet më të rëndësishme të ndërgjegjes.
I pari, çdo mendim është pjesë e ndërgjegjes personale të një individi.
I dyti, ndërgjegja është gjithmonë në ndryshim.
I treti, ndërgjegja është një proces i vazhdueshëm që nuk mund të ndahet në copa, pjesëza.
I katërti, ndërgjegja përzgjedh nga mjedisi i saj ato dukuri për të cilat ajo do të jetë e vetëdijshme. Kështu, sipas James,”rrjedha jonë e ndërgjegjes është personale, në ndryshim, e vazhdueshme dhe përzgjedhëse”.
Mbasi u njohëm me disa koncepte, të cilat lidhe me qenien tonë, dhe me sa duket, sipas vështrimit tim, rezulton se njeriu dallon nga llojet apo speciet e tjera të gjësë së gjallë, pikërisht nga “vetëdija”, e cila e detyron njeriun të jetë i ndërgjegjshëm ndaj çdo veprimi ose mos veprimi që kryen, të gjykojë ndaj fenomeneve natyrore dhe shoqërore, në shkallën e përputhshmërisë që arrin niveli, shkalla e ndërgjegjësimit të tij. Ndryshe nga speciet e tjera, tek njerëzit gjendet një tru shumë i zhvilluar, i cili ka aftësi për të spjeguar edhe konceptet abstrakte siç janë arsyetimi, të folurit, analiza e vetvetes, arrin të dallojë të favorshmet dhe të pafavorshmet, duke ofruar dhe zgjidhjet e problemeve. Aftësitë mendore të njerëzve, sëbashku me trajtën aktuale të trupit, arrijnë të diktojnë tek objektet përshtatjen në favor të interesave të tyre.
Të vendosur në këtë planet e gjithçkaje që ekziston (jemi përqëndruar tek “njerëzit dhe gjëja e gjallë”), dihet është produkt i kushteve natyrore dhe në përshtatje me ’to.Të gjindur në vartësi absolute të natyrës, nuk mund të dalim jashtë kësaj hapësire, por rrotullohemi brenda saj dhe bashkë me ’të. Ne nuk e ndjejmë lëvizjen e Tokës, por e kuptojmë që ajo lëviz, sepse kemi fituar nga përvojat; dimë të dallojmë fenomenin “ditë-natë”; njohim veçoritë e katër stinëve dhe u përshtatemi atyre; shikojmë pozicionet e trupave të tjerë qiellorë; jemi familjarizuar me fenomenet e natryrës, sado të ndryshme dhe agresive janë ato dhe u përballemi, bile edhe me parapërgaditje. Pavarësisht gjithë këtyre, ne nuk e ndjejmë lëvizjen e Tokës, sepse lëvizim bashkë me ’të, në të njëjtin rreth. Që Toka lëviz, është bërë e njohur prej shumë shekujsh, por nuk ndjehej, ndërsa sot lëvizja e Tokës, që dihej apriori (teorikisht) që lëvizte, është edhe e shikuar, por kjo u kuptua dhe u shikua kur njeriu udhëtoi, ose u gjend jashtë saj, rrjedhojë e teknologjive në kërkim të hapësirave të “kozmosit”.
Përfundimisht nuk mund të kuptohet asnjë lëvizje, nëse je brenda saj, por ajo bëhet e mundur për tu vrejtur vetëm në ato raste kur njeriu ndodhet jashtë saj, pra nëpërmjet një objekt tjetër.
Përsa u trajtua, kuptohet lehtësisht se dijet, argumentat e natyrave të tilla, janë privilegj i njeriut, të paarritshme, të pakapshme për kafshët,“gjënë e gjallë” (cattle,livestock), konkluzione të vërtëtuara edhe me shkeljen e hapësirave jashtë Tokës, nga vizitorët e parë hapësinorë, qeni “Lajka”(që nuk arriti të kthehej) dhe Juri Gagarin(₃). Udhëtari hapësinor Gagarin, reflektoi ndaj atij “udhëtimi”; ndërsa udhëtari Lajka, edhe nëse do e kishte shansin për tu kthyer në Tokë, nuk do përcillte asnjë “reagim”. Arësyeja dihet, tek njëri kemi vetëdijen, tek tjetri nuk e kemi vetëdijen.
Duke e trajtuar këtë temë, vetvetiu lind pyetja se kush e bën diferencën mes njeriut dhe kafshës, shpendit, gjësë së gjallë në përgjithësi?. Përgjigjet për pyetjen janë të shumta dhe të ndryshme mes popujve. Por ne do ndalemi tek dy spjegimet përgjithësuese, në shtjellimin nga institucioni fetar dhe atë që përpiqet të spjegojë shkenca, përfshirë edhe degën e fillozofisë. Për të realizuar dallimin mes shkencës dhe fésë, do ndalemi tek përbërja e trupit të njeriut.
Trupi i njetirut është i përbërë fizikisht nga materja, por në brendi të qenies së njeriut, krahas lëndës kemi dhe jo lëndën, si: ndjenjat, shqisat, nuhatja, keqardhja, dhimbja, zëmërrimi, egoja, mendjemadhësia, egërsia, butësia, shqetësimi, qetësia, etj. të cilat nuk janë të dukshme, as të prekshme, por sigurisht të kuptueshme. Përpjekja e njeriut për të gjetur përgjigje mbi dallimet mes njerëzve dhe specieve të tjera quhet “kërkim fillozofik”, ose “shpirtëror”. Sipas studiuesve të ndryshëm, në përbërjen e trupit të njeriut është ”shtatëshja e njeriut”.
Nga dijetarët e lashtë mësojmë se njeriu përbëhet nga 7 trupa, të cilët ndodhen në nivele apo frekuenca të ndryshme të natyrës. Kështu veç vetëdijës së trupit fizik, kemi dhe 6 vetëdije të tjera. Një domosdoshmëri apo rastësi janë lidhjet me numurin 7, shifër e cila ka një rëndësi të veçantë në Univers, siç janë 7 sisteme kristalore që përcaktojnë format e kristalizimit të mineraleve, 7 shtresat e atomit, 7 shtresat gjeologjike të tokës, 7 planetet, 7 ngjyrat e ylberit, 7 familjet e sistemit periodik të elementeve kimike, 7 mrekullitë e Botës, 7 ditët e javës, 7 notat muzikore, 7 rrathët e Universit, 7 mëkatet, Zoti përfaqësohet nga rrethi i shtatë që ndodhet në qendër të 7 rrathëve të krijimit etj. (Vazhdimësia në kërkime dhe zbulime, sigurisht do sjellin edhe gjetje të reja). Në respekt të lexuesave dhe për të shtuar njohuritë, shkurtimisht le të njihemi me “shtatëshen e njeriut”, sipas përcaktimeve të dijetarëve:
1.- Trupi Eterofizik.
Është trupi fizik i njeriut, që në fillozofinë e brendshme “quhet Eterofizik”. Fillozofët e kanë quajtur kështu pasi trupi ynë prbëhet nga dy elemente që janë: forma e trupit, që përcaktohet nga elemente materiale dhe nga energjia elektromagnetike ose ‘’eterike’’, e cila jep një formë ose një ndërtim të caktuar, prandaj trupi ynë quhet ‘’eterofizik’’. Energjia eterike është e padukshme për sytë natyralë, ashtu siç është, p.sh. energjia, ose rryma elektrike, rrjeti i internetit, valëtmanjetike, etj.
2.- Trupi Jetësor.
Niveli i dytë i “shtatëses së njeriut”, pas trupit eterofizik është trupi “Jetësor”, energjik, ose trupi pranik. Në lindje, kjo “frymë Jetëdhënëse, ose “energjia e jetës”quhet ”Prana”, ndryshe shprehet “Trupi i gjallë”, tek i cili gjendet nxehtësia, korrentet elektrike, ngjyrat, forca e muskujve, lëvizjet. Të marra sëbashku të gjitha këto cilësira, na tregojnë se një trup i tillë është i gjallë, prandaj e quajmë “jetë”.
3.- Trupi Sentimental.
Siç u tha, trupi ynë krahas materies, është i paisur edhe me ndjenja, pasione, dëshira, mallëngjime, dhimshuri. Duke qenë i ndjeshëm dhe i ndryshueshëm nga ndikimet atmosferike, ose qiellore, sipas kulturës perëndimore, trupi është quajtur “trup astral-yjor”(enigmatik), për arësye sepse është pranues i atyre ndikimeve apo influencave dhe pasqyrë e energjive, sidomos energjive diellore. I përcaktuar si trup “Yjor”, ne hidhërohemi, zëmërohemi, sikundër edhe gëzohemi, mirëkuptohemi me njerëzit për rreth, por dhe me ambjentin e jashtëm, sigurisht, jo me atë lehtësi lëvizjeje të thjeshtë që zotëron jeta bimore në tërësinë e saj.
4.- Trupi Mendor Inferior ose Mendja e përcaktuar.
(Kama-Manas= “mendja e dëshirave”). Është një ndërgjegje njerëzore eskluzive. Pavarësisht se disa nga gjitarët (sisorët) më superiorë zoterojnë një si llogjikë, ndryshimi mes tyre dhe njeriut është shumë i madh. Ndërgjegjja mendore ka aftësi për ti konceptuar gjerat mendore, është e aftë në krijimin e figurave, u jep forma gjërave, sendeve. Bie fjala, kur ndërgjegja mendore lidhet me fjalën “dëshirë”(Kama), ky mbartës ndergjegjeje është i aftë të shprehë format e dëshirave të ndërgjegjes, ti organizojë dhe ti formojë ato në mënyrë që të plotësohen. Tërheqim vëmëndjen se kur “mendja” është e “pushtuar” nga shumëllojshmëria e dëshirave, pa u kuptuar rrëshqet në egoizëm, pra bëhet eskluzive. Si përfundim të gjitha mendimet me qëllime egoiste, që merren me botën e formave, i përkasin “Mendjes Egoiste ose të Përcaktuar”- (Kama-Manas).
5.- Mendja e Pastër ose Altruiste (Manas)
Është mendja jovetjake, ose mendimi abstrakt. Ky mendim i lejon njeriut konceptimin e ideve dhe të vërtetave më të mëdha fillozofike. Në të vërtet mendja e njeriut është një, por ajo funksionon me dy mbartës të ndryshëm ndërgjegjeje. Kjo e lejon njeriun të shikojë edhe më lart nga speciet e tjera, nëpërmjet vështrimit lart drejt “yjeve”, gjë që e bën njeriun të jetë vërtet “Njeri”. (Njeriu=Ano throsko= lartësohem drejt nga lart).
6.- Mbartesi Parandjenjësor (Intuitor)-Budi
Tek njeriu gjendet edhe “mbartësi i intuitës” (parandjenjës), e cila i jep mundësi për të shkuar tek e vërteta pa qenë të nevojshme procedurat mendore, por e koncepton, e përfytyron direkt atë. Ekzistojnë njerëz që i kuptojnë shkrimet e shenjta në gjuhën e huaj, pavarësisht se nuk e njohin atë gjuhë, siç ka dhe njerëz të cilët parandjejnë se një e keqe do të ndodhë në një vend të caktuar të Tokës, etj. Këto aftësi, që ‘’fshihen, flejnë‘’ në brendësi të çdo njeriu, zakonisht quhen ”intuitë” dhe mbartësi i saj është “Trupi Intuitor ose Depertues’, në Lindje quhet ‘’Trupi Budik’’ dhe lidhet me “Betet” (lutjet), librat e shenjtë të Indisë së Lashtë.
7.- Shpirti ose Vullneti i Pastër (Atma).
Trupi i fundit në këto shkallë ngjitëse, përtej Budit, gjendet “Uni i vërtetë”, “Vëzhguesi i Heshtur”, “Shpirti”, “Principi Shpirtëror më superior i Njeriut”, “Zotëruesi i mbartësve”. Është “Njësia Shpirterore”, qenia e vërtetë e krijesës: Njeri. Në fillozofinë Perëndimore është Individi që nuk mund të ndahet apo të copëtohet, i pandryshueshëm, i pakohshëm, është elementi hyjnor brenda njeriut. Dy fjalët, ajo greke dhe sanskrite (gjuha primare liturgjike e Hinduizmit), kanë të njëjtën rrënjë dhe rëndësi. “Vullnet për të qenë”, është shprehja më e përshtatshme për të parandjerë, apo intuituar se ç’farë është Atma. Ky perceptim përbën qendrën nga ku buron “Qenia” dhe “Ekzistenca” e njeriut, me gjashtë mbartësit e shprehjes së tij, si më lart. Në këtë qendër ose pikë, të padimension, pa shtrirje dhe kohë, bashkohet qenia e Njeriut me Qenien e Universit. Atma, është Zoti brenda njeriut, fitimi i pafundësisë. “Vullnet për të qenë”, egjiptianët e lashtë e quanin “Sahu” (Mbikqyrja), ose “Atmu” (veshja ndriçuese e Bekimit).
Mësimdhëniet shekullore thonë se Treshja Superiore: “Atma-Budi- Manas”, (Zoti brenda nesh, Intuitori dhe dëshira) është “Uni hyjnor” i njeriut. Nuk gjendet brenda kohës, siç e konceptojmë zakonisht, por ekziston dhe mbetet para dhe pas saj, ose çdo lloj mishërimi tjetër. Simbolikisht më e përshtatshme për tu figuruar është një Trekëndësh, por me tre anë të ndryshme.
Personaliteti është i vdekshem, i ndryshueshëm, lind dhe vdes. Vetëm “Treshja” nuk vdes, elementi i përjetshëm dhe i pandryshueshëm, që gjendet përtej jetës dhe vdekjes. Është Qenia, ajo që gjithmonë ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë. Midis personalitetit “Katrorit” dhe “Treshes Shpirtërore” ekziston një urë, një lidhje e hollë, e cila simbolizohet me një fije të artë dhe quhet në gjuhën sanskrite ‘’Andakarana’’, e cila përbën një urë të hollë, te padukshme nga ku bëhet kalimi i ndërgjegjjes së njeriut nga nivelet inferiore të Personalitetit, tek ato superiore të Unit Shpirteror.
Kalimi nga tretshmëria, në patretshmëri (nga katrori në trekendësh), kërkohet bërja e sakrificës, por mund ta quajmë dhe si fitimin e qënies sonë të brendshme. Udha e Andakaranës e urës së padukshme, është ndërtuar me gurët e virtyteve dhe arritjeve shpirtërore, pra kjo urë ndërtohet me zhvillimet shpirtërore. Udha “Andakarana” ndërtohet me rezultatet e veprimeve të njeriut. Kur njeriu fiton ndërgjegjshmërinë e pavdekshmërisë së tij, kur veprimet e tij bëhen altrusitike (vetëmohuese) dhe shërben të vërtetën, drejtësinë, të mirën dhe të bukurën, domethënë i Shërben Zotit, atëhere ky njeri bëhet “Fillozof”.
Njohja me trajtimet e mësipërme, mbështetur në idetë e studiuesave, filozofëve, mendimtarve të ndryshëm ndër shekuj, lidhur me “vdekshmërinë dhe pavdekshmërinë” e njeriut , kërkon të njihemi edhe me qendrimet e dy poleve të ndryshëm në argumente por, të përbashkët në përpjekjet për gjetjen, vendndodhjen e së nesërmes jetësore. Prandaj, për aq sa na lejon mundësia e një shkrimi si artikull, po sjellim tek lexuesi disa referime nga librat e shenjtë,“Bibla” dhe “Kur’Ani”.
Sëpari po përqëndrohemi tek fjala “shpirt”, sepse kjo falë është e njohur në të gjithë njerëzimin që nga fillesat e vetëdijes e deri sot dhe në vazhdim. Në Bibël fjala e përkthyer “Shpirt”, në hebraisht është “néfesh” dhe në greqisht “psikhé”. Kuptimi i mirëfilltë i fjalës hebraike “néfesh”, do të thotë «një krijesë që merr frymë» dhe fjala greke ka kuptimin «një qenie e gjallë». Pra, shpirti është e gjithë krijesa, jo diçka brenda nesh që mbijeton pasi trupi vdes.
II.- Bibla: “shpirti i njeriut është i gjithë personi”
“Kur Perëndia Jehova krijoi njeriun e parë, Adamin, Bibla thotë se «njeriu u bë një shpirt i gjallë». (Zanafilla 2:7, King James Version). Adamit nuk iu dha një shpirt. Ai u bë një shpirt i gjallë ose një person. Bibla thotë se shpirti (shpirti i gjallë-personi) mund të punojë, të ketë dëshirë për të ngrënë, të hajë, t’u bindet ligjeve dhe të prekë një trup të vdekur. (Levitiku 5:2; 7:20; 23:30. Ligji i përtërirë 12:20: Romakëve 13:1) . Për ti bërë këto gjëra, duhet i gjithë personi. Nga këto thënie lind pyetja: A është i pavdekshëm shpirti?. Jo, shpirti vdes. Dhjetëra vargje të Biblës thonë se shpirti është i vdekshëm. Ja si shprehet në Bibël: «Shpirti që mëkaton do të vdesë». Ekzekieli 18:4,20, Diodati i Ri. Në Izraelin e lashtë, ndëshkimi për shkeljet më të rënda ishte: «Shpirti do të shfaroset.» (Dalja 12:15, 19; Levitiku 7:20, 21, 27; 19:8, King James Version). Ai njeri “duhej të vritej”. Dalja 12:15 31:14, Bibla ECM.
Nga momenti që çdo person vdes, termi “shpirti i vdekur”, në disa vargje biblike i referohet kufomës. (Levitiku 21:11; Numrat 6:6). Megjithëse shumë përkthime të Biblës në këto vargje përdorin termat «trup i vdekur» ose «person i vdekur», teksti origjinal në hebraisht përdor fjalën “néfesh”, ndryshe «shpirt». «Shpirti» nënkupton edhe «jetën». Bibla fjalën «shpirt», e përdor edhe si sinonim për «jetën». Tek Jobi 33:22 përdoret fjala hebraike «shpirt» (néfesh), i njëvlefshëm me «jetën». Po ashtu, Bibla tregon se dikush mund ta humbë jetën ose shpirtin. Dalja 4:19; Gjykatësit 9:17; Filipianëve 2:30. Përdorimi i fjalës «shpirt» ndihmon të kuptohet ajo që thuhet në Bibël se dikush «po jepte» shpirt, ose po i dilte shpirti. (Zanafilla 35:18, Bibla Simon Filipaj). Këto mënyra të shprehuri na tregojnë se jeta e dikujt po mbaron.
Nga sa lexuam përballemi me kontradiktën e besimit se shpirti është i pavdekshëm, kur ky besim, siç u tha më sipër, nuk është trajtuar apo marrë nga Bibla. Sipas dijetarëve, pavdekshmëria e shpirtit të “pavdekshëm“ është mësuar nga fillozofia e lashtë greke, kjo lexohet tek: Encyclopedia Britannica që thotë: “Referimet bibilike për shpirtin lidhen me konceptin e frymëmarrjes dhe nuk bëjnë asnjë dallim mes shpirtit të padukshëm dhe trupit fizik. Nocionet krishtere për ndarjen e trupit nga shpirti janë të trashëguara nga grekët e lashtë.
Perëndia nuk e toleron përzierjen e mësimeve të tij me filozofitë njerëzore, siç është besimi te shpirti i pavdekshëm. Përkundrazi, Bibla paralajmëron: ”Ruhuni që të mos ju bëjë ndokush prénë e vet nëpërmjet fillozofisë dhe mashtrimeve boshe”, sipas traditës së njerëzve”. (Kolosianëve 2:8).
III.- Sipas Kur’Anit.
Zoti e ka krijuar njeriun prej dy elementeve: Ana matriale (trupi) dhe ajo shpirtërore (shpirti). Në librin e shenjtë të “Kur’Anit” thuhet: “Ne (flet vetë Zoti në shumës) krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur … “…”Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej sa një kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e pastaj u nxjerrim foshnjë dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj…”. Por edhe në Kur’An, si dhe në Bibël nuk ka të dhëna në detaje lidhur me krijimin e shpirtit. Allahu në Kur’An, na porosit: “Të pyesin ty për shpirtin: Thuaj: Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije”. Del e qartë nga ky “ajet” i Kur’anit, se nuk mund të paisemi me njohuri në lidhje me krijimin e shpirtit, pasi kjo çështje është çështje e Tij, e Allahut.
Sa i përket krijimit të shpirtit, nuk na jepet mundësia për ta ditur, por mesa lexojmë kuptohet se “Trupi dhe shpirti” nuk kanë qenë bashkë, ato i bashkon Zoti-Allahu në mitrën e nënës duke ia dhënë shpirtin fëmisë i cili gjendet në mitër. Këtë e gjejmë duke lexuar ajetet e Kur’Anit: “Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në kocka, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt)”.
Përfundimisht konkludohet se ashtu siç Zoti i jep shpirtin njeriut në fillim, përsëriri ashtu ia merr, sigurisht kur njeriut i vjen vdekja. Trupi si trup vdes, por shpirti nuk vdes. Duhet të jemi të vëmëndhëm tek shprehja: Shpirti jeton gjithmonë, por vendndodhja e tij është në vartësi të kryerjes ose mos kryerjes së veprave tona. Këtë vendndodhje e lexuam edhe më lart duke u njohur me thëniet në Bibël.
Është e qartë se të dy këto elemente të njeriut, “trupi dhe shpirti” kanë nevojë për ushqim dhe ushqimi për trupin merret prej Tokës dhe është në vartësi të saj; ndërsa ushqimi i shpirtit nuk vjen nga Toka, sepse nuk është i krijuar prej saj.
●●●
Nga trajtimi i kësaj teme, tërheqin vëmëndjen dy fakte që mendoj se janë interesante dhe duhen studjuar me kujdes nga specialistët e fushave gjuhësore.
Në shqip fjala“shpirt” përdoret gjërësisht, por krahas saj përdoret edhe fjala“nefes”, e cila ka po atë kuptim të shpirtit, frymës. Rezulton se fjala“nefesh-nefes” përdoret edhe në gjuhën hebraishte!. Nëse në Biblën origjinale kjo fjalë është e shkruar kështu, kuptohet lashtësia e prejardhjes së besimit krishter në trojet Ilire dhe më pas shqiptare. Nëse Bibla këtë fjalë e ka ndryshe, atëhere rezulton se fjala“nefesh-nefes” është fjalë tepër e lashtë dhe i përket pellazgjishtes, nga ne kemi prejardhjen. Fakti tjetër që tërheq vëmëndjen është po fjala “shpirt”, e cila, siç u tha përdoret gjerësisht tek shqiptarët. Në latinisht shqiptohet “spiritus”, në anglisht shqiptohet “spirit”, në italisht “spirito”, në frëngisht “esprit”, në gjermanisht “Geist”, në greqisht “πνεύμα”(pneyma), ose greqishtja e lashtë “psikhé”. Shqiptimi i fjalës “shpirt” në gjuhën shqipe, tregon se kjo gjuhë ka lidhje me të folurit e lashtësisë, me latinët, dhe aspak me lindorët, as me greqishten moderne. Një tjetër gjetje e cila popullin Ilir, arbëresh dhe sot shqiptar nuk e lidh asgjë me lindjen, por ngushtësisht e lidhur me kulturën perëndomore.
Për të mos mbetur vetëm më fjalën shpirt, që lidhet me latinët dhe me “nefesh” me hebraikët, po sjellim edhe disa fjalë të tjera që kanë ngjashmëri me latinishten. Edhe sot në trojet ish Ilire gjejmë emra qytetesh, kështjellash si: lumi Timarus (kufiri mes fiseve ilire të istrianëve dhe japodëve), Apsos (Osumi), Akheron, Thyamis (Kalama) etj.; qytetet si: Tergeste (qytet ilir në Istria), Epidamnus, Scutari, Adrianopoli, Lisus, Antipatra, Elea, Kasopia, Gitanus, emra fisesh: Arbët, Atintanët, Ardianët, Dalmatët, Dardanët, Dasaretët, Enkelejtë, Kaonët, Mollosët, Fanotejtë, Paionët, Parathinët, Penestët, Taulantët, Thesprotët, apo kështjella Anthousa në Pargë , etj.
Një tjetër ngjajshmëri që vihet ré, e gjemë edhe tek emrat e Perëndive, tek panteoni Ilir dhe latin, ku emrat e Perëndive Ilire, i njohim nga burimet e lashta, si dhe mbishkrimet e gjetura të shekullit të II p. Krishtit. (Panteon quheshin tërësitë e perëndive që besonte çdo popull në lashtësi. Tempull që grekët dhe romakët e vjetër u a kushtonin të gjitha perëndive. Ndërtesë madhështore ku ruhen eshtrat e njerëzve më të shquar të një kombit, të një vendi). Ngjajshmëritë që konstatohen mes gjuhës tonë dhe latinishtes, siç u përmendën, dëshmojnë për prejardhjen e tyre, atë të gjuhëve indoeuropiane.
●●●
Kërkimet shkencore, në disa fusha studimore ndër vite, si kërkimet arkeologjike, psikologjike, gjenetike, etj. na tregojnë se idetë që shpirtin e shkëpusin nga trupi fizik i njeriut kur vdes dhe e përjetësojnë, pa e përcaktuar vdenndodhjen, të cilat i trajtuam më lart, nuk janë të drejta dhe as të besueshme. Kështu, për mendimin tim, nga ana shkencore është i mbyllur kapitulli i ekzistencës së shpirtit mbasi vdekjes së njeriut fizikisht. Është ky përfundim i drejtë, që mendimtarë të ndryshëm po gjykojnë se ç’farë duhet të diskutohet në vend të saj.
Për këto shkaqe ata përqëndrohen edhe një herë tek dallimet mes njerëzve dhe specieve të tjera, të cilat kuptohen nga kushtet, rrethanat, gjendja, në të cilat ndohet njeriu dhe speciet e tjera. Të gjithë njerëzit gjykojnë se ne jemi një nga krijesat më të kompletuara, të vetëdijshëm, gjë që nuk ndodhet tek gjallesat e tjera. Ky mendim është i konsoliduar, për të mos thënë i padiskutueshëm. Janë të shumta mënyrat që tregojnë se njerëzit dallojnë nga speciet e tjera të natyrës dhe se ata e ndërtojmë jetën në përshtatje dhe përputhje me kushtet që ofrohen nga ambjenti natyror . Është kjo arritje që sjell ndërmend pyetjet: Çfarë është njeriu? A ka qenie të tjera si ne, kudoqoftë?. Ç’farë ndodh ose do të ndodh në të ardhmen me njeriun?
Këto të fshehta, enigma, kanë zevendësuar “mbylljen e kapitullit lidhur me ekzistencën e shpirtit mbas vdekjes së njeriut fizikisht”, prandaj vihet ré kthesa e kërkimeve nga ana e fillozofëve në këto drejtime. Jemi të vetëdijshëm se njerëzit janë sovranë mbi jetët e tyre, ashtu siç janë të aftë që jetën e tyre e ndërrtojnë me nënështrimin e specieve të tjera, gjë që vrehet edhe tek agresiviteti i çdo specie tjetër për të siguruar ekzistencën, ligjet e xhunglës së natyrës për ekuilibrin universal. Në realitet ky agresivitet, tregon në vetvete se edhe njeriu, brenda “shtatëses së tij” mbart agresivitetin, egërsinë, të cilat e largojnë nga të qenurit me “sjellje njerëzore”. Shkenca e fillozofisë duhet ta paraqesë botën ku jetojmë, ashtu siç ajo përfaqësohet në marrëveshjet tona të ndërsjella, një botë e organizuar nga gjuha, në të cilën ne takojmë njëri-tjetrin.
Në përfundim të këtij udhëtimi të shkurtër të përbashkët, u njohëm shkurtimisht me disa nga idetë, mendimet e teologëve dhe shkencëtarëve, këndvështrimet e veçanta dhe dhënien e konkluzioneve të tyre. Nuk e kam lluksin për të ndërhyrë në përfundimet e tyre, por nga pikpamja e të drejtës së dhënies së mendimeve mbi ngjarjet, zhvillimet e ndryshme që na rrethojnë, rezulton se njerëzit duhet të drejtohen tek një shtyllë besimi, e cila zgjidhet me vullnetin e tij dhe të tjerët duhet ta respektojnë. Po kaq i rëndësishme mbetet edhe qendrimi i njeriut, si specie superiore, ndaj trajtimit të specieve të tjera në tërësinë e tyre, pa dyshim edhe ndaj Natyrës dhe fenomeneve të saj.
Çdo person gjatë jetës së tij, duhet të mbështetet fuqimisht tek kryerja e veprimeve me moralitet. Edhe Wittgensteini (4) e përshkruan fytyrën si shpirti i trupit, ashtu siç e bën edhe Elizabeth Anscombe (5), duke përshkruar shenjën e veprimit të qëllimshëm si zbatueshmëri e një lloj kuptimi të pyetjes ”pse?”. Është e qartë prej të gjithëve se përpara kryerjes së një veprimi, duhet të dihet pse-ja e kryerjes së veprimit. Qeniet njerëzore jetojnë në llogaridhënie të ndërsjelltë, secila jep llogari ndaj tjetrës dhe janë objekt gjykimi. Të gjithë i drejtohemi njëri-tjetrit në mënyrë të pashmangshme, me pyetjen “pse?”. Mbi këtë fakt janë përcaktuar të gjitha të drejtat dhe detyrat. Tek pyetja “pse” qëndron liria dhe përgjegjësia për të dhënë dhe kërkuar llogari.
IV.- Morali është përshtatje, apo i duhet përshtatur?
Psikologët evolucionarë gjykojnë se “Moraliteti” është përshtatje. Po ç’farë duhet kuptuar me “moralin”, prej nga ku mund të gjykojmë nëse morali është përshtatje, apo duhet të përshtatemi tek morali.
Me moral kuptohen veset, doket, zakonet. Morali është një rregull, parim ose normë e sjelljes e paravendosur nga një shoqëri, bashkësi, dhe e pranuar nga një njeri për mënyrën e tij të sjelljes dhe e zbatueshme nga të gjithë njerzit e arsyeshëm; ose mësim i vlefshëm në mirësjellje, etikë ose domëthenie praktike e shprehur apo e nënkuptuar në një histori, fabull ose ngjarje.
Personalisht nuk do më pëlqente “përshtatja e moralit”, kjo, mbasi morali është ndërtuar dhe përkufizuar mbi bazën e ngjarjeve, përvojave, në sa e sa shekuj, vende dhe popuj, ku janë bërë seleksionimet dhe janë konsoliduar rregullat, parimet dhe normat më të pranuara dhe të pëlqyera nga shoqëria njerëzore. Dihet dhe ndryshushmëria e moralit, por pamëdyshje duke e pasuruar atë me më të mirat që sjell zhvillimi shoqëror. Me këtë këndvështrim, në gjykimin tim, duhet të na drejtojë “përshtatja me moralin”.
Përvojat që na shoqërojnë, sidomos duke filluar nga fundi i shekullit XX dhe në vazhdim, tregojnë se morali në mjaft fusha është kthyer në përshtatshmëri. Tek ne, këtë negativitet, shoqërisë ja kultivon politika e cila është larguar nga parimet e moralit të shëndoshë njerëzor duke moralizuar shpifjet, gënjeshtrat, mashtrimet, manipulimet, papërgjeshmërinë, pandërgjegjshmërinë. Si rrjedhojë qendrimet e djeshme, në “përshtatje me moralin” në art, kulturë, në biznes, në shërbimet civile etj. sot janë zëvendësuar me “moralin në përshtatje” me veprimet liberale pa limite. Indiferentizmi shtetëror ndaj fenomeneve të tilla godet themelet e një shoqërie të shëndetshme dhe vetë shtetin.
Sado të thellohemi në çështjen:”trupi & shpirti”, apo “tretshmëia dhe patretshmëria e njeriut”, do të ndeshemi me vështirësi të pakapërcyeshme si efekt i pamundësisë së qënies tonë jashtë nesh, ashtu siç u tha për mos shikimin e Tokës që lëviz, kur ne jemi pjesë përbërëse dhe vëzhgimi ynë nuk kryhet jashtë saj. Kjo vihet ré edhe në zhvillimet shoqërore, e theksuar tek “grupet politike”, të cilat duke qenë brenda rrethit të tyre politik, nuk arrijnë të dalin jashtë saj për gjykime mbi interesat e grupit, fenomene që shoqëria shqiptare i ka bashkëudhëtare, të paktën që nga viti 1913.
Njerëzit duhet të përfaqësojnë vetveten në një besim, pavarësht nga shkalla e bindjes ndaj saj, siç është besimi i trashëguar, i diktuar apo i pranuar. Nga njohja me “shtatëshen e njeriut”, është e llogjikshme për njeriun e të qenurit të vetdijshëm për të përmbushur misionin tonë, të cilin e gjejmë të shprehur në metaforën: “Ura e padukshme, është ndërtuar me gurët e virtyteve dhe arritjeve shpirtërore, pra ndërtohet me rezultatet e veprimeve të njeriut, me zhvillimet shpirtërore”. Shpirti jeton gjithmonë, por vendndodhja e tij është në vartësi të kryerjes ose mos kryerjes së veprave tona. Personalisht mendoj se besoj tek “Mbikqyrja Universale”.
20 prill 2017. Fahri Dahri
_________________________
Shënime:
Shënim (¹):- Fryma (Latinisht spiritus) është sasia e ajrit që thithet me anë të veprimtarisë së frumëmarrjes, gjendet në mushëritë dhe në trupat e gjalla .
Shënim (²):- William James (11 /01/ 1842-26/08/ 1910), fillozof dhe psikollog ameri kan, një nga mendimtarët kryesorë të shekullit XIX. Fillozof me ndikimin më të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jasmes është etiketuar si “Ati i psikologjisë amerikane”.
Shënim(₃):- Jurij Gagarin Aleksejeviç (9 mars, 1934-27 mars, 1968), kozmonaut sovjetik, aviator, njeriu i parë që ka fluturuar në hapësirë, duke sjellë misionin e saj Apollo, më 12.04. 1961.
Shënim (4):- Ludwig Josef Johann (26 prill 1889-29 prill 1951), fillozof austriak-britanik, me kontribute kryesisht në logjikë, filozofia e matematikës, filozofia e mendjes, dhe fillozofia gjuhë.
Shënim (5):- Gertrude Elizabeth Margaret Anscombe, ishte një fillozofe analitike britanike.
Lindur: 18.03. 1919 në Republikën e Irlandës,vdiq më 5.01.2001 Cambridge, Mbretëria e Bashkuar.
Postime të Lidhura
SAIME ISUFI: VLERAT HISTORIKE, STUDIMORE E SHKENCORE TË LIBRIT ‘HISTORI E NJË ORANIZATE POLITIKE DHE DEMONSTRATAT E VITIT 1981’
Pashtriku, 12 tetor 2020: Rreth librit të autorit Mehmet Hajrizi: „Histori e një organizate politike dhe demonstratat e…
DITA NDËRKOMBËTARE E GRAVE
Me rastin e “8 Marsit” – Ditës së Grave DITA NDËRKOMBËTARE E GRAVE „8 Marsi“ Nga Xhelal Zejneli,…
SHERADIN BERISHA: JEMI NË RREZIK! STOP – TË KEQES QË MBIZOTRON MBI SHQIPTARËT! (NGA ARKIVI I PASHTRIKU.ORG, BOTUAR MË 05. 12. 2009)
Pashtriku.org, 08. 03. 2015 – Këto ditë jemi dëshmitarë të shumë zhvillimeve dramatike që po ndodhin në arealin…
DILAVER GOXHAJ: JEMI NË PRAGUN E BASHKIMIT KOMBËTAR, APO TË NDARJES KOMBËTARE VERI – JUG?!
(Tiranë, 03. 12. 2012) – Që të zgjatesh me argumente për urrejtjen anti Jug të Berishës dhe gjithë…