FATBARDHA DEMI: BESIMI HËNOR – DËSHMI E AUTOKTONISË SË KOMBIT ARBËR (II)

Tiranë, 17. 10. 2013- Ne sot, vetëm mund të hamëndsojmë se si ju lindi paraardhësve tanë të lashtë, ideja për qënien e një pjese të pavdekshme në trupit e tyre. U desh të kalonte shumë kohe, deri sa do të kuptohej se i vdekuri nuk ngjallej dhe të lindte idea e SHPIRTIT. Kjo kohë pasqyrohet në fushën e arkeologjisë, me mënyrat e ndryshme të varrimit (varrosje, djegje, mumifikimi) të cilat gabimisht nga studiuesit, bëhen dëshmi për të përcaktuar dallimin racor midis fiseve dhe popullsive. Në fakt, ndryshimi i mënyrës së varrimit është shprehje e idesë së vdekje-ringjalljes që pati popullsia pellazge, në periudha të ndryshme kohore.
Ndërgjegjësimi se i vdekuri nuk ringjallej, nuk do ta ndalonte njeriun e lashtësisë të kërkonte “pavdeksinë”. Edhe në trupin e tij duhej të ndodhej pjesa e “pa vdekshme”(energjia krijuese), siç kishte edhe Hëna. Keshtu lindi ideja e “shpirtit të përjetshëm”, që shkëputej nga trupi i të vdekurit (i cili i përkiste dheut) për t’u ngjitur në botën e përtejme dhe ky vënd ndodhej në yllin e afërt dhe të madh tokësor- në Hënë. Këtë pohim e gjejmë, jo vetëm tek autorët e lashtë si Plutarku, por edhe në fiset e sotme të Polinezisë aziatike. (43)
Le të kujtojmë vajtimin e Ajkunës për vdekjen e të birit, kur i drejtohet Hënës si padrone e botës së përtejme: “Dy fjalë hanës thekshëm ia thotë nana:/ t’u shkimtë drita, t’u prishtë bukuria/ si s’ma çove në Jutbinë ti lajmin/ n’ Lugje t’Verdha shpejt me dalë e mjera,/ bashkë me hy n’nji vorr me djalë të vetëm!”(44)
Të gjitha dukuritë si vdekja-shpirti-varrezat-bota e përtejme-forca magjike vepruese etj, që sipas besimit mitik lidheshin me Hënën, « mëmën universale, që mbretëron mbi gjithshka dhe mbi këdo » siç i këndon Homeri (Iliada), do të marrin rrënjen apo emrin e plote të saj. Emri në lashtësi luante rolin lidhës midis sendeve-njerëzve-ngjarjeve, pra kishte kuptim më të gjerë se sa përcaktimi i një njeriu, një objekti apo një dukurie natyrore. Emri luante rolin e nje simboli, në rastin tonë, atij hënor.
Vdekja, varret dhe shpirti “mana”
Siç e pamë edhe më lart, Hëna krahas jetës si “mëmë krijuese”, lidhej edhe me vdekjen dhe varret.

Dolmen te Mané-Kerioned (Francë), varrezë e periudhës neolitike (3500 pk) e njohur me emrin “tumula”.
Ky tip varri, do të shërbente si varrezë e përbashkët e fisit apo familjes, gjatë periudhës Neolitike, Eneolitike, periudhën e Bronxit dhe të Hekurit. (45) Në mitologjinë finlandeze “mana” emërtohet vdekja dhe vëndi ku shkojnë të vdekurit (46) Në gjuhën shqipe, për vdekjen, kemi fjalën “mort”, italiane « morte», spanjisht « muerte»,latinisht « mortem ». Në gjuhën sanskrite fjala “mara” përcakton vdekjen dhe vëndin e të vdekurve, ndërsa “marīci” vëndin e ndriçuar- parajsën hënore.(47) Në gjuhët e tjera semitike dhe afro-aziatike, fjala që kishte kuptimin e vdekjes: ne gjuhen arabe « mawt », hebraike « mot » ose « mavet » ne gjuhen malteze « mewt » siriane « mautā »,etiopiane « mot » ,etj. (48)
II – Pasqyra e mësipërme dëshmon, se në hapësirën euro-afro-aziatike, për fjalën –vdekje, qëndron rrënja zanafillore « m » e Hënës, me zanoret e mëvonëshme (a,e,i,o,u).
Sipas «Enciklopedisë së miteve» të Micha F. Lindemans, në mitollogjinë romake emri « man-es» përfaqësonte shpirtin e të vdekurve dhe nderohej si perëndi. Germat «D» dhe «M» (Dis Manibus-lat. Perëndisë Man) do të përdoren gjërësisht në pllakat e vareve. (49)

Pllakë varri e shk III kushtuar D-M “Dis Manibus”(Perendise Mani). Në peridhën kristiane të romakëve u përdorën tre gërma: D-M-S (S=Sacrum, e shenjtë) Mania, në mitologjinë romake ishte perëndesha e botës së përtejme dhe « mëma » e shpirtrave të të parëve. Kulti i saj nderohej edhe në Arkadi (krahina e Manit)(50)
Gjuhëtarët kanë mendimin se fjala “man” e ka origjinën nga gjuha sanskrite, ku “manas” do të thotë shpirti. (51) Në Librat e shenjtë të etruskëve apo siç quheshin Librat e Akerontit (Akeronti dhe lumi me të njejtin emër në Epir, përcillte shpirtrat e të vdekurve), ku përshkruheshin ritet e shenjtërimit, flitej edhe për hyjnitë Mani. Sipas mitologëve, kulti i Manit i romakëve e kishte origjinën nga besimi etrusk. (52) Në gjuhën babilono-aramaike “Mana” nënkuptonte “shpirtin e lehte”. (53) Në ishujt aziatik të Malajzise “mari” emërtohet shpirti i të vdekurit. (54) Në mitologjinë e lashtë baske (Spanjë), figura më e rëndësishme ishte hyjnesha hënore-Mari dhe ishte padrone e botës së përtejme, dhe lidhej me botën e të gjallëve nëpërmjet puseve dhe shpellave. (55) Edhe në ishullin e Kretës është nderuar hyjnesha Mari. Në fjalorin e fesë islame fjala “Maʿâd » tregon rrugën drejt botës së përtejshme. (56)
Shëmbujt e lart-përmëndur dëshmojnë rrënjën e emrit “ma” të Hënës, në emrat që lidhen me shpirtin, vdekjen, varret dhe botën e përtejme. Me qenëse “shpirterat” mblidheshin në një vënd, në Hënë, në periudhën romake emërtoheshin në numrin shumës “i Mani”, duke përfaqësuar “shpirtrat” e familjareve të vdekur apo “kultin e të parëve” (57), të cilit i bëheshin festa dhe rite, të praktikuara edhe në ditët e sotme.
Deri vonë besohej se shpirtrat e familjarëve të vdekur, herë pas here vinin pranë familjes së tyre të gjallë. “Në Mërtur dhe Nikaj është zakon i përgjithshëm, kur për festa ndezin qirinj , t’i lenë dritaret hapur, që të hyjnë shpirtrat e të parëve dhe të marrin pjesë në festat. Diçka të tillë thotë Wuttke për gjermanët e vjetër, të cilët besonin , se shpirtrat e të vdekurve ktheheshin në shtëpi me rastin e festimeve” (58) Në Romën e lashtë për “kultin e të parëve” (shpirtin e të parëve) përdorej emërtimi “mana-num” ku rrenja “num”, sipas studiuesit Xh.Katapano, në hibraishten e lashtë, tregon vijëmsinë e qënies nëpërmjet brezave; një brez që vjen nga një tjetër më i vjetër, prej nga formohet një zinxhir individësh të të njejtit lloj. (59)


Elena dhe Paridi, ( shk IVpk), muzeu i Luvrit, Paris.

Në gjuhën sanskrite fjala “pitarau” = prindër, simbolikisht pasqyrohet me një shtëpi. Kjo fjalë vjen nga “pitr” = ai që të mbron. (60) Shtëpia pranë kokës së Paridit, shpreh shpirtrat “mani” (shpirtrat e të parëve) që e mbrojnë atë.
Në lashtësi, për të lehtësuar shpirin “mana” që të shkëputej nga trupi, lihej trupi mbi tokë deri sa të mbetesh vetëm skeleti, i cili pastaj varrosej. “Dikur ka qenë zakon në Malecinë e Shqiperisë së Veriut- vëren F.Nopçia- të vdekurit i vinin në një ndërtesë të veçantë mbi skare prej hekuri, gjersa treteshin dhe kockat binin në gropë, në tokë. Në Karme dhe Galishte më kanë treguar një vënd ku ndodheshin ndërtesat, që shërbenin për këtë qëllim, që të kujton « Kullat e heshtjes të Parsëve të Indisë »”.(61) Ky rit është praktikuar edhe në Siçili. Shpirti i të vdekurit nga iliro-pellazget emërtohej “mani” duke marrë emrin e vendit ku shkonte, atë të Hënës. Kjo është një ligjësi gjuhësore që përdoret edhe sot e kësaj dite (Tiranë-tiranas, Prishtinë-prishtinas) Studiuesi G.Dumezil pohon se rëndësia e një ideje të lashtë të besimit, vërtetohet edhe nga aftësia e saj e “mbijetesës” në periudhat e mëvonëshme. Ky fakt dëshmohet katër-cipërisht me emrin kultik të Hënës.
III- Emri kultik i Hënës ka qenë MAN-A dhe emri apo rrënja e saj “m/ma” është përhapur në shumë emërtime të dukurive natyrore dhe të shoqërisë njerëzore, në të gjithe botën dhe sidomos në terminollogjinë e besimeve të mëvonshme.
Hëna – forca hyjnore
Çfarë përmbledh në vetvete emërtimi FORCË ? Para së gjithash, në besim dhe mite, “forcën krijuese të jetës” mbi tokë dhe të magjisë hyjnore, që buron nga Krijuesi i plotfuqishëm. Sipas antropologes Antoneta Bertocchi, njerëzit primitivë i lyenin kockat e të vdekurve me bojë të kuqe (ngjyrën e gjakut), sepse mendonin se gjaku përmbante një forcë jetësore magjike (mana) që do të siguronte “ringjalljen”. (62)
Emertimin “Mana” (energji jetësore) gjëndet në gjuhën: Katalane (Spanjë), Çeki, Danimark, Kore, Itali, Maqedoni, Japoni, Suedi, etj. Dhe në dukuri të tjera të besimit, në : Gjermani, Francë, Lituani, Poloni, Portugali, Finland, etj. Vdekja dhe Jeta, siç e pame edhe më lartë, janë të lidhura me dy përcaktime të figurës së Hënës. Për rrjedhojë edhe shpirti-mana” lidhej si me vdekjen ashtu edhe me jetën. Le te kujtojme edhe nje here vargjet e Homerit drejtuar Henes (Sellene): “Sunduese, nenshtruese e rrembimit (forces), sunduese e njerezve, sunduese e gjithshkaje ”. (63)
Sipas studiuesit G.Dumezil, idea e “shpirtit” në zanafill, nuk lidhej me vdekjen, por me “energjinë – magjike” të përjeteshme tek sendet. Para se të bëhej Marsi – perëndi e luftës, adhururohej kulti i heshtës dhe para perëndisë së Gioves, i ishte ngritur kult gurit. (64)
Më vonë, njeriu primitiv këtë « energji-magjike » të sendeve i dha kuptimin e « shpirtit » të përjetshëm “mana” duke “paisur” me të edhe njeriun. Një «mana » të tillë, kishte edhe sëpata dy-tehëshe iliro-pellazge. Figura poshtë tregon një sëpate të periudhës minoike.


http://it.wikipedia.org/wiki/Labrys

Sëpatat « dy tehëshe », sipas G. Dumezil, janë përdorur që në Paleolitik gjatë flijimeve në Kretë e deri në Azinë e vogël dhe shihej si simbol i Perëndise së rrufeve dhe stuhisë – Zeus/Jupiterit. (65) Hyjnesha Cerere, e adhuruar nga etruskët, mbante një sëpatë dy-tehëshe, simbol hënor “i jetës dhe vdekjes” (sëpata përdorej për punë-jeta dhe për luftë-vdekja) (f66)
Armët kryesore të Amazonave ishin : harku, sëpata dy tehëshe dhe një mburojë e vogël në formën e gjysëm-hënës e emërtuar « pelta ». (67) Sipas besimin Budist, energjia-jetësore, “shpirti mana” ndodhej edhe në gurët (me fjalë të shenjta) që viheshin përgjat brigjeve të lumenjve, rrugëve, mureve apo grumbuj gurësh, si shpirtra mbrojtës të vendit. Ato emërtohen “guri-mana”.

(majtas) Nepal, rrugë e formuar me « gurë-mana » (68) (djathtas) Tibet, “gurë-mana” pranë të cilëve janë vendosur dy brirë në formën e harkut hënor.(69)
Në Europën veriore janë gjëndur gjithashtu gurë me simbole figurative të « shpirtit-mana » të lidhura me kultin e Hënes.

“Guri-mana” më i lashtë i gjëndur në Danimark (Snoldelev stone). Në të shihet një kryq i thyer dhe tre brirë kau, simbol kultik i Hënës, që japin idenë e një helike ajri, që shpreh shpirtin e të vdekurit që ngjitet lart. (70)
Fjala “mana” në shumicën e gjuhëve të hapsirës midis Australisë dhe Azisë, ka kuptimin-“pushtet” (71) Figura e malit zinte një vend të veçantë nderimi tek Pellazgët, si element natyror i përjetshëm dhe e lidhnin atë me “forcën-jetike” të Hënës-Mana, duke e emërtuar me emrin e saj: “ma-l”. Zeusi dhe perënditë , qëndronin në majat e maleve, jo vetëm se ishin më pranë Krijuesit, por edhe se ndodheshin mbi një objekt të “perjetshëm”- malin. Në gjuhën sanskrite fjala “gur” shqiptohet po «gur» dhe ka kuptimin: i rënde, serioz, i nderuar, i madh, i rëndësishëm, etj (72)
Edhe vendosja e gurëve të përmasave të mëdha (menhire) në varre, mendoj se shërbente për të dëshmuar se shpirti i të vdekurve ishte “i përjetshem” si mali, nga mirrej guri. (73)

Le të kujtojmë se edhe sumerët (3000pk) tokën, që ishte gjithashtu “e përjetshme” e emertonin “ma”. Rrënja “ma” ndodhet edhe në gjuhën sanskrite për malin dhe majat e maleve dhe « mani » emërtoheshin gurët e çmuar. (74)
Një nga forcat-jetësore më të rëndësishme është ajo e mendjes, prandaj pellazgët e çvendosën shpirtin-mana nga zëmra, siç ishte në zanafill, tek truri, në kohën e Perëndise Ptah dhe Thot, në Egjiptin faraonik. Emrit të Hënës “man”-a, i dedikohet edhe emri i njeriut, që e zotëronte këtë forcë –jetesore, në trurin e tij. Njeriu nga vëzhgues u bë krijues, duke vënë në shërbim të tij natyrën, mitet dhe besimin. Ai tentoi t’i afrohet edhe vetë Zotit, duke emërtuar veten me emrin “MAN” të Hënës qe njihej si “syri i Krijuesit”, në besimin pellazg. Në gjuhën sanskrite “man-u” do të thotë-njeri, krijesë që mendon. (75) Në gjuhën angleze, baske(Spanjë), në Vëndet e ulta, njeriu emërtohet “man”, gjermane, norvegjeze “mann”,suedeze “människa” armeniane “mard”, daneze “mad”, finlandeze “mies”, bullgare, sllovake, “muzh” etj (76)
Une mendoj se fjala “njeri” e gjuhës shqipe, lidhet gjithashtu me Hënën, me kohën kur njeriu para-historik, mësoi të numëronte fazat e saj. Mitollogët dhe studiuesit e historisë së besimit, mund të sqarojnë më saktë, mitin e krijimit të njeriut të parë (1= një) të Adamit, që Zoti i dha pamjen e ngjashme me pamjen e tij. Fakti që emërtimi “nje-ri” është i njejtë me numrin “një”, siç e ka vetëm gjuha shqipe, dëshmon origjinën pellazgo-arbërore të mitit “Të krijimit” dhe të emrit të Adamit.

Tiranë, 09 – 10. 11. 2012: Fabardha Demi, në Simpoziumin e II’të Ndërkombëtar “Pellazgët, Gjuha dhe Pasardhësit e tyre” i organizuar nga Qendra e Studimeve Pellazgjike dhe Sh.L.P “Vitrina”, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. 

*  *  *

Në gjuhën e sotme shqipe është ruajtur forma më e vjetër e emrit të Hënës (Hana) dhe mendoj se emri kultik i saj (Mana), lidhet me periudhën e hyjnizimit të figurës së gruas (me çfaqjen e matriarkatit). Gjithashtu mendoj se ky emer është formuar, nga shkrirja e dy emërtimeve që gjënden edhe sot në gjuhën shqipe, me të njejtin kuptim: “mama”=“nana” apo “nëna”(kjo e fundit më shpesh përdoret për gjyshet), duke na dhënë “mana”. Kam dëgjuar se gjyshet në fshatrat e Përmetit i thërrasin “mana”. Dihet se në besimin e pellazgëve, Hëna përfaqësoi hyjneshën krijuese (Dea madre).
Si përfundim : emri Mani i krahinës, në gadishullin e Peloponezit është formuar nga gjuha pellago-shqipe, si gjuhë e besimit të parë e njeriut europian , atij HËNOR dhe ka kuptimin: “Tokë hënore” apo “Tokë e shenjtë hënore”. Populli që i dha këtë emër, donte t’iu tregonte fiseve të tjera, se kjo trevë ju përkiste Arbërve, emër që gjithashtu e ka kuptimin mitik “TOKË E SHENJTË” (do të trajtohet në nje material tjetër).
____________________
Literatura e shfrytëzuar:

1. Greenhalgh & Eliopoulos 1985, p. 20. http://it.wikipedia.org/wiki/Maina_(penisola)
2. f44 Veis Seiko “Mbi elementët e përbashkëta në epikën shqipetaro-arbëreshe dhe sërbokroate” 2002
3. http://fr.wikipedia.org/wiki/Are%C3%B3poli
4. (Kassis 1979, p. 7.). http://it.wikipedia.org/wiki/Maina_(penisola)
5. http://it.wikipedia.org/wiki/Maina_(penisola)
6. Smith, “Selene”.-http://en.wikipedia.org/wiki/Selene A Dictionary of Greek and Roman biography and mythology William Smith, Ed.
7. it.wikipedia.org/wiki/Mena_(mitologia)
8.http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Perseus%3Atext%3A1999.04.0104%3Aalphabetic+letter%3DM
9. http://it.wikipedia.org/wiki/Giove_(divinit%C3%A0)
10. Orchard, Andy (1997). Dictionary of Norse Myth and Legend. Cassell. ISBN 0-304-34520-2) http://en.wikipedia.org/wiki/M%C3%A1ni )
11. f28 Massimiliano Franci « Astronomia Egizia » Edarc-edizioni ,Firenze, 2010
12. http://translate.google.fr/#it/af/luna
13. http://en.wiktionary.org/wiki/mēness
14. http://en.wikipedia.org/wiki/Mannaz
15. f325 A.Mati “Shqiperia, Odisea e pabesueshme e një populli parahelen” Plejad,Tirane,2007)
16. f12 Massimiliano Franci (po aty)
17. http://en.wikipedia.org/wiki/Hana dhe http://en.wikipedia.org/wiki/Hannah
18. www.romanoimpero.com/…/culto-degli-dei-mani.htm.
19. Fjalor i gjuhes sanskrite http://sanskrit.inria.fr/DICO/49.html#man
20. http://en.wikipedia.org/wiki/Ma_(goddess)
21. Fjalor i gjuhes sanskrite (po aty)
22. (cfr. Robert Graves, “La Dea Bianca”, Adelphi, Milano, 1992) http://www.graffinrete.it/dismisura/articolo.php?a=1&f=2&p=6
23. http://planet.racine.ra.it/testi/luna2.htm
24. The Greek Magical Papyri in Translation : Including the Demotic Spells : Texts. University of Chicago Press. ISBN 978-0-226-04447-7. PGM IV. 2785-2890 on pp.90-91, http://en.wikipedia.org/wiki/Triple_deity
25. http://en.wikipedia.org/wiki/Triple_deity
26. f34 Mircea Eliade “Storia delle credenze e delle idee religiose” BUR saggi, Milano 2013
27. f135 Niko Stillo “Etruskishte Toskerishte”
28. http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=38&t=640
29. http://www.miti3000.it/mito/collabora/radici.htm
30. http://www.treccani.it/enciclopedia/artemide_(Enciclopedia-Italiana)/
31. Mojkom Zeqo, “Panteoni ilir”, 1995- http://fejashqiptare.org/showthread.php?t=2)
32. http://it.wikipedia.org/wiki/Thalna
33. http://es.wikipedia.org/wiki/Artemisa
34. (M.Pokrovskij-D.L 1719)- f60 George Dumezil “La religione romana arcaica”, BUR Saggi, Milano,2011
35. f175 Franc Nopça “Pikëpamje fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së Madhe”,botmet “Eneas”Tiranë ,2012
36. f176,f177,f185 (po aty)
37. f122 George Dumezil (po aty)
38. f22 Mircea Eliade (po aty)
39. http://www.interware.it/TSR/scuole/sardegna/tombe.htm
40. (http://fr.wikipedia.org/wiki/Dolmen_de_Man%C3%A9-Kerioned)
41. Emma Restall Orr. Living Druidry. (Piatkus Books, 2004). http://en.wikipedia.org/wiki/Awen
42. http://en.wikipedia.org/wiki/Awen
43. Annalisa Ronchi – http://planet.racine.ra.it/testi/luna2.htm
44. (Kolë Jakova. “Kreshnikët”, “Shtëpia Botuese e Lidhjës së Shkrimtarëve”, fq. 190-191.) “Ballkanizmat: Shtresa greko-romake në folklorin e popujve vendas” Rovena VATA Qendra e Studimeve Ndëruniversitare Albanologjike Tiranë. http://revistahaemus.blogspot.fr/2012/04/ballkanizmat-shtresa-greko-romake-ne.html
45.http://it.wikipedia.org/wiki/Dolmen
46. http://en.wiktionary.org/wiki/manata#Finnish
47. http://sanskrit.inria.fr/DICO/49.html#man.
48. http://en.wikipedia.org/wiki/Mot_(Semitic_god)
49. http://www.mythologydictionary.com/mari-mythology.html
50. http://it.wikipedia.org/wiki/Mania_(mitologia)
51. Fjalor i gjuhes sanskrite (po aty)
52. www.romanoimpero.com/…/culto-degli-dei-mani….
53. http://www.newadvent.org/cathen/09591a.htm
54. http://www.mythologydictionary.com/mari-mythology.html)
55. Brian Greaney – http://cartesensibili.wordpress.com/2012/05/28/v-ravagli-le-molte-facce-della-dea-madre-le-streghe-basche-di-zugarramurdi-di-maria-rosa-di-marco/
56. http://fr.wikipedia.org/wiki/Vocabulaire_de_l%27islam
57. Manes – Encyclopedia Mythica www.pantheon.org › … › Europe › Roman mythology)
58. f75 Franc Nopça “Pikpamjet fetare, doket dhe zakonet e Malcise se Madhe” Botimet « Eneas » , Tirane, 2012
59. f212,213 Xhuzepe Katapano “Thoti fliste shqip” Botimet enciklopedike, Tirane, 2007)
60. http://sanskrit.inria.fr/DICO/48.html#bottom
61. f187 Franc Nopçia (po aty)
62. Antoneta Bertocchi, http://www.ecoantropologia.net/2008/07/09/sacri-bovini-origini-magiche-della-cultura-allevatoria-parte-prima/
63.http://chiarajo.altervista.org/opere/opere5.html
64. f37, 39 George Dumezil(po aty)
65. f152 George Dumezil (po aty)
66. www.romanoimpero.com/…/culto-degli-dei-mani….
67. http://www.jadawin.info/amazzoni.htm
68. https://www.google.it/#q=mani+stones+nepal
69. http://commons.wikimedia.org/wiki/File:Mantras_caved_into_rock_in_Tibet.jpg
70. http://en.wikipedia.org/wiki/Snoldelev_Stone
71. Blust, Robert. “Austronesian Comparative Dictionary Online”- http://en.wikipedia.org/wiki/Mana
72. http://sanskrit.inria.fr/DICO/24.html#gur
73.https://www.google.it/search?q=menhir&tbm=isch&tbo=u&source=univ&sa=X&ei=DaNOUov2Os6ZhQeC2oGQCg&sqi=2&ved=0CDoQsAQ&biw=1024&bih=486&dpr=1
74. http://www.newadvent.org/cathen/09591a.htm
75. http://sanskrit.inria.fr/DICO/49.html#man
76. http://translate.google.fr/#sq/sv/njeri

( FUND )

========================

– PJESA E PARË –
FATBARDHA DEMI: BESIMI HËNOR-DËSHMI E AUTOKTONISË SË KOMBIT ARBËR(I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=2010
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura