Pashtriku.org, 25. 11. 2015: Kamarda pohon se “Që nga koha kur janë përmëndur prej shkruesve (Straboni, Tolemeu) Maqedonet dhe Trakasit e lashte u zhdukën gradualisht si bashkësi, si rrjedhojë e konflikteve të vazhdueshme dhe pushtimeve barbare. Fiset lindore të tyre, u asimiluan prej Sllavëve dhe Bullgarëve , një pjesë u bënë Rumunë ndërsa pjesa perëndimore e tyre, ju bashkangjit fiseve të së njejtës etni, të Ilirisë dhe Epirit, që nuk u asimiluan kurrë plotësisht, as nga Romakët, e aq më pak nga Sllavët, Bullgarët apo Turqit”. (35) Dhe në rast se duhet të flasim për pasaktësira historike, problemi nuk qëndron vetëm për fiset Trake, por veçanrisht për Helenët e lashtë.
TEZA E TRETË: HELLENËT SIPAS KAMARDËS
Siç e pamë në fillim të materialit, nismëtarët arbëresh të “Shkollës albanologjike” kishin si qëllim të dëshmonin dallimin midis etnisë së shqipetaro-arbërve me grekët, të emërtuar në shekullin e 19, por dhe sot e kësaj dite nga historianët europianë si “Hellenë”. Në fakt, ky dallim u përkiste “grekëve të rinj” të pas revolucionit të vitit 1821, për të cilët NerminVlora Falaski pohonte se: “Në Mesjetë nuk ka patur grekë-hellenë. Grekët e sotëm janë, në të vërtetë, përzierje e etnosit shqipetar, vlleh dhe turk”. (36) Kamarda duke e kuptuar rëndësinë e madhe të këtij problemi në studimet historike, e ndjen të nevojshme, pas dy vitesh t’i bëj një shtesë botimit të librit të parë. Për të sqaruar përkatsinë etnike të hellenëve të lashtë, ay sjell jo vetëm fakte nga shkruesit e parë dhe mitet, por krahason traditën zakonore, ritet dhe shpjegon ligjet fonetike të gjuhës shqipe, që sollën gjatë mijëravjeçarëve largimin e gjuhës së hellenëve nga burimi i saj pellazg.
Mund të themi, me aq sa kemi mundur të lexojmë deri më sot, se teza “Hellenë” asnjëherë nuk është trajtuar kaq gjërësisht në këtë këndvështrim. Është fakt se edhe në kohën tonë, për origjinën e emrit “grek” dhe atij të lashtë “hellen” dhe arësyes se, përse emri “hellen” barazohet me emrin “grek”, studiuesit nuk na kanë dhënë dëshmi historike, gjuhësore apo besimtare. Kjo mangësi ka sjellë, që në Historiografinë europiane dhe botërore, bashkësitë fisnore iliro-iperiote dhe maqedone, të trajtohen etnikisht të ndryshme nga ato të hellenëve të lashtë dhe në përgjithësi me të gjithë fiset e jugut ballkanik. Kamarda dëshmon (siç do ta shikojmë më poshtë) se GJUHA, në çdo kohë ka shprehur afërsinë e ngushtë të tribuve Iliro-Maqedone-Iperiote me ato Hellene dmth të Eolo-Doro-Jonëvet. (37) Ky trajtim i gabuar i Historisë së lashtë është rrjedhojë edhe nga moskuptimi i emërtimit “barbar” (që përbën një tezë më vete), në kohën kur Herodoti e ka përdorur për gjuhën e këtyre fiseve dhe renien e studiuesve në “kurthin”politik të fjalimeve të Demostenit kundër mbretërve maqedonas.
Kamarda na jep një LASHTËSI TJETËR nga ajo që paraqitet sot, gjë që i bën veprat e tij «Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese » dhe «Appendice al saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese», materiale shume të rëndësishme për një debat të hapur shkencor. Historia e Lashtë e Greqisë, siç emërtohet sot, ka dy kulme të lavdishme që kanë mrekulluar të gjithë brezat pasardhës të shoqërisë njerëzore: Luftën e Trojës dhe luftrat afro-aziatike të Aleksandrit të Madh. Që të dyja trajtohen si shëmbuj të triumfit të gjenisë luftarake “hellene” dhe të pushtimit ndërkombëtar të qytetrimit dhe gjuhës së tyre, me emrin përgjithësues “HELLENIZËM”.
Ernst Cassirer, në librin e tij “Gjuha dhe Miti” (Sprache und Mythos, 1925) shprehet se në çdo emërtim gjuhësor (bëhet fjalë për gjuhët natyrale-shën im), karakteri mitik është parësor (…) gjithshka në origjinë (edhe tek emrat -shën im) është e lidhur me mendimin mitik-besimtar. (38) Emri Hellen dhe për pasojë edhe Hellenizëm e kanë originën nga Selleni dhe Sellenizëm, ku nga dy gërmat e shuara fishkëllyese (s / h) , e dyta ka zëvëndësuar të parën dhe shpesh nuk shqiptohet (selleni-helleni,-elleni), që Kamarda e cilson si një ligj fonetik të gjuhës së lashtë shqipe. Ky ligj i lashtësisë dhe përfundimi i E.Cassirerit vërteton se, emrat Hellen dhe Hellenizëm, e kanë origjinën nga besimi dhe mitet e Pellazgëve. Në ato kohë para-historike sundonte vetëm një besim: ay HËNOR. Sellena ishte emri i Perëndeshës hënore që kishte mbretëruar e para në fronin e tempullit të Dodonës. Këtë lidhje me mitet nuk e gjejmë për emrin “grek”. Deri në shekullin e 19 (në kohën e luftës çlirimtare të 1821), besimi i lashtë i shqipetaro-arbërve emërtohej “S/hellenizëm” dhe luftohej nga Kisha ortodokse. E lemë këtu trajtimin besimtar të emrit “Hellen” dhe le t’iu kthehemi fakteve historike të rënditura nga Kamarda dhe që kanë lidhje me këtë tezë.
Sipas Aristotelit (Meteor.I,14) Epiri ishte Hellada e parë, shkruan Kamarda, dhe sipas Homerit (II,XVI,223) “grekët” e parë apo Ellinët apo Sellinët ishin dodonas, fise të Kaonisë (Stefan. Eustat, Hahn I,231,255) që sot i njohim më emrin Molossë (në shqip dmth malësorë). Tek Straboni, shkruhet se Gadishulli ishte i banuar nga popullsitë Trake, Maqedone, Ilire, Iperiote dhe Hellene (39) dhe janë të shumtë autorët e lashtë (Erodoto, Tucidite, IIcc, :Dion. d’Alic. (I ,17) që pohojnë se në Epir, sikurse edhe në pjesën tjetër të Greqisë, ndërmjet Shqipetarëve dhe Hellenëve, nuk ka asgjë që i dallon, përveç faktit se të parët kanë një energji më të madhe. (40)
Duke ndjekur faktet e sjella nga shkruesit e lashtë (Strab. Erodot, Stef.Biz, Scimeo etj.) se Hellenët e kishin origjinën nga Epiri dhe Hellada e parë shtrihej përreth Dodonës dhe se Pellazgët dodonas ishin Iperiotët, atëhere arijmë në përfundimin se Hellenët e lashtë, nuk ishin ndonjë fis tjetër veçse vetë Iperiotët, mbi të cilët mbretëroi Deukalioni që ngriti tempullin e Dodonës. Kjo llogjikë e fakteve tregon se emri Hellenë (Sellenë), të cilit edhe sot nuk i shpjegohet kuptimi nga historianët, e ka origjinën nga besimi hënor dodonas, siç u theksua edhe më lart. Studiuesi arbëresh Dh.Kamarda pohon së: “Qytetrimi i vërtetë i Greqisë (…) fillon kur Thesalët dhe Iperiotët(epiriotet), nën emrin e Dorëve, shtrinë pushtetin e tyre në Peloponez dhe mbi të gjithe Helladën (…) Pushtimi i Azisë, një ide e trashëguar prej kohrave pellazgjike të Luftës së Trojës, ishte në të vërtetë luftë e pellazgëve (bashkësive fisnore të ilirëve-maqedonëve-iperiotëve), siç vëren edhe Hahni. Në rast se do të kishin qëndruar të lidhur me njëri-tjetrin dhe do të udhëhiqeshin nga një politikë e mënçur, nuk do të ishin mundur nga Romakët dhe aq më pak nga Turqit”.(41)
Këtë tezë të “Shkollës arbëreshe të Albanologjisë” e trajtoi gjërësisht më vonë Aristidh Kola në librin e tij «Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve» ku sjell edhe një dëshmi të rëndësishme historike. Në Peticionin e «Lidhjes Arvanitase» më 1897, shqipetarët i kujtojnë mbretit gjerman- Otton, origjinën e banorëve të shtetit të tij Hellen: «Greku para se të bëhej grek, ishte shqiptar, dmth pellazg» . (42)
Duke mbritur në këtë pikë, mbi origjinën e përbashkët të fiseve ballkanike të lashtësisë, na lind pyetja se përse sot gjuha greke dhe shqipe kanë dallime kaq të mëdha? Kamarda e trajton gjërësisht këtë dukuri.
TEZA E KATËRT: KULLA E BABELIT DHE LIGJI I GRIMIT
Rrugëtimi që ka ndjekur mendimi besimtar (feja) mund të paqyrohet, sipas Usenerit, vetëm nga historia e gjuhës. (Usener, p316) (43) Kjo shprehje është shumë e thellë si nga përmbajtja e saj fillozofike, aq edhe historike dhe gjuhësore, siç e dëshmon në veprën e tij Petro Zhei (Shqipja dhe Sanskritishtja). Ne do të mjaftohemi ta lexojmë së prapthi: Tek mendimi besimtar gjëndet historia më e lashtë e gjuhës. Këtë na e tregon Bibla (Gen. 11, 1-9) në mitin e ndërtimit të Kullës së Babelit.
Miti fillon me pohimin se më përpara, në Tokë flitej NJË GJUHË. Njerëzit e mbledhur në vendin e emërtuar në Bibël, Sennaar (Babilonia e lashtë) vendosën të ndërtojnë një qytet rreth një kulle, maja e së cilës do të takonte Qiellin. Kur të arinin deri në lartësinë hyjnore, do të përmëndnin një EMËR dhe do të mbëteshin gjithmonë të bashkuar. Zoti, që e kishte kuptuar aftësinë e njeriut dhe për t’i penguar të shkelnin vëndin Hyjnor, vendosi t’i jap sejcilit fis një gjuhë të ndryshme. Kështu të pushtuar nga mosmarrveshjet, fiset nuk e ndërtuan dot kullën dhe u përhapën, pa mundur t’i afrohen Krijuesit dhe mbretërisë së tij qiellore. (44)
NGATËRRIMI I GJUHËVE, VEPËR E GUSTAV DORE
Si çdo mit edhe ky, fsheh në vetvete ide dhe histori të vërteta të shoqërisë njerëzore. Një prej të cilave është edhe sot në qëndër të kundërthënieve gjuhësore e historike: A është folur në zanafill vetëm një gjuhë (teoria e monogjenezës) nga e cila më vonë kanë lindur gjuhët e tjera?
Studiuesit arbëreshë të “Shkollës Albanologjike”ishin mbështetës të tezës së NJË GJUHE MËMË, të cilën e shihnin tek gjuha e Pellazgëve hyjnorë. Arsyen e qënies së shumë gjuhëve në kohët e reja Kamarda, e shikon tek dukuria e rëndësishme e gjuhëve e zbuluar për herë të parë në vitin 1806 nga Friedrich von Schlegel: Ndryshimin tek fjalët, i vëndeve të tingujve, zëvëndësimin me tinguj të tjerë apo edhe rënien e tyre, i shkaktuar nga shqiptimi i ndryshëm në të folurin e njerëzve. Në vitin 1822, kjo tezë u përpunua nga Jacob Grimm (Deutsche Grammatik) dhe sot njhet me emrin “ligji i Grimmit” që u bë baza kryesore në metodën e shkencës së Gjuhësisë krahasuese. Në “Shkollën e Albanologjisë”, siç pohon vetë studiuesi arbëresh, ay ishte i pari që shkeli mbi tapetin e kësaj shkence. Sipas Kamardës, gjuha shqipe duke qënë gjuha e njeriut primitiv të lindur në gjirin e natyrës, që në zanafill ka shprehur paqëndrushmërinë e tingujve. Veçanërisht, lehtësinë e zanoreve të kapërcenin apo të ndryshonin vëndin me zanorët e tjera dhe bashtinglloret, në fillim, në fund dhe sidomos brënda fjalëve, një tipar që duhet të merret parasysh kur flitet për gjuhën shqipe. (45)
Tek kjo dukuri e shqipes, por edhe tek gjuhët e tjera, që buron nga shqiptimi jo i saktë i tingujve nga ana e njeriut, Kamarda shikon origjinën e formimit të dialekteve. Me kalimin e shekujve duke u larguar për herë e më shumë nga gjuha mëmë, kanë lindur gjuhët e reja. Kështu ka ndodhur edhe në Helladë (Greqi), ku tek dialekti i Atikës, që gradualisht u bë mbisundues mbi dialektet e tjera, ndryshimi i tingujve tek fjalët u bë shkas i krijimit të grëqishtes atike dhe me kalimin e shekujve, të gjuhës së re Hellene. (46)
Kamarda i cili “ka bërë studimin më të plotë të shqipes“, siç u shpreh Gustav Meyer, thekson se nga krahasimi i gjuhës shqipe dhe gjuhës romaike apo greqishtes së re, vihen re ngjashmëri, jo vetëm në strukturën gramatikore, por edhe në rrënjët dhe fjalët e përbashkëta.(47) Për të mos u zgjatur, nuk po zgjerohem më tej me dukuritë e tjera shoqëruese të këtij ligji fonetik, që studiuesi arbëresh i shtjellon në veprat e tij.
Studiuesi arvanitas i emrave tek mitet pellazge, që sot padrejtësisht emërtohen “greke”, Niko Stillo pohon se: “Gjuha pellazge kishtë 5 dialekte. Ato dialekte në Comente Vatikana të gramatikës së lashtë greke (të Dionisit Trakasit) janë: jonike, eolike,dorike, atike, dhe e përbashkët. Tre prej tyre dmth jonike, dorike dhe e përbashkëta, janë gjuhë të popullit (…)ndërsa dialekti atik dhe eolik janë gjuhë e priftërinjve, të cilat Herodoti i quajti fetarë. Dialekti i dorëve është dialekti popullor e në ditët e sotme quhet tosk, një nga dialektet e gjuhës shqipe, ndërsa dialekti fetar atik sot quhet gjuha greke. Dialekti jonik është gegërishtja e sotme e shqipës (…) Këto dialekte kishin edhe alfabete të ndryshme”. (48)
Gjuha shqipe deshifron shkrimet e lashta etruske – Studim nga Niko Stillo.flv
Para Kamardës, Z.Krispi megjithëse nuk e njihte akoma “ligjin e Grimmit”, por nisur nga krahasimi i rrënjëve të lashta të shqipes dhe gjuhës homerike, pohonte se: “Gjuha shqipe ka qënë një nga trungjet e parë, prej nga buroi më pas ajo gjuhë hyjnore e helenëve”. (49) Johan G. von Hahn na sjell edhe mendimin e vetë popullsisë së Helladës (Greqisë): “Edhe sot e kësaj dite, grekët e rinj dhe shqipetarët e quajnë veten të një prejardhje “(50) Studiues të tjerë të huaj si Hans Krahe, i cili ka bërë studime mbi të folurën e fisit të DORËVE, vërejtën se « një numër fort i madh fjalësh të dialektit dorik, nuk mund të shpjegohen me greqishten, por shpjegohen me anë të ligjeve gjuhësore të ilirishtes » (51) Për rrjedhojë, siç thekson A.Kola, gjuha shqipe “ndihmon të shikojmë zhvillimin e gjuhës greke, që nga vitet e lashta pellazge deri në periudhën aleksandrine dhe më vonë”.(52) Duhet të shtojmë këtu se këtë rol, të cilin Petro Zhei e emërton “motivues” të gjuhës shqipe dmth që sqaron kuptimin e rrënjëve në gjuhët e tjera, ajo e luan edhe për gjuhët “e vdekura” si sanskritishtja.
NË PËRFUNDIM
Tezat e shtruara shumë shkurtimisht në këtë shkrim, bazuar në veprën e At Dhimitër Kamardës, drejtesinë e të cilave i ripohuan studiuesit e tjerë shqipetaro-arber dhe të huaj, bashkohës të tij dhe të ditëve të sotme, dëshmojnë se në shkencën e sotme shqipetare dhe atë europiane të Lashtësisë dhe Gjuhësisë historike që trajton Gadishullin Ballkanik, ka pasaktësi të mëdha. Sot, padrejtsisht emërtimi“grek” i panjohur në kohën e Homerit, ka shtrëmbëruar të vërtetën historike, në rradhë të parë të vetë Hellenëve Pellazg, e thënë më sakt, të etërve të tyre Iliro-Maqedon dhe Trako-Iperiotë.
Do të kujtoja me këtë rast një shprehje të Noam Chomsky, që i përshtatet shumë gjëndjes në të cilën ndodhet sot problemi i LASHTËSISË: “Si është e mundur që ne kemi kaq shumë fakte, por dimë kaq pak?”
Fatbardha Demi ([email protected]) – Tiranë, 14.11.2015
________________________
1- Matteo Mandala http://www.unibesa.it/images/MatteoMandalNicolChettaNelbicentenario18032003.pdf f58
2- M.Mandala po aty ,f61
3- f1 Vincenzo Dorsa “Su gli Albanesi , Ricerche e pensieri”
4- Dhimiter Kamarda « Saggio di Grammatologia comparata sulla lingua Albanese » (ribotim i vitit 1923)f22
5- Dh. Kamarda po aty ,f24
6- Dh. Kamarda po aty f5
7- Antonino Guzzetta « Demetrio Camarda e la linguistica albanese » Atti dei Congresso Internazionale di Studi Albanesi Centro Internazionale di Studi Albanesi « Rosolino Petrotta » Facoltà di Lettere e Filosofia – Università di Palermo Palermo, 20-22 Aprile 1983) https://docs.google.com/viewerng/viewer?url=www.dimarcomezzojuso.it/pubs/638/libro.pdf
8- Eduard Shnaider « Pellazget dhe pasardhesit e tyre », Tirane 2009 f31,32
9- M.Mandala po ay, f73
10- Vincenzo Dorsa “Su gli Albanesi , Ricerche e pensieri”,f6
11- Dh.Kamarda po aty, f16,17
12- Xhuzepe Krispi « Shqipja Nena e Gjuheve» (Palermo,1831) Plejad, f11
13- Sami Frasheri “Fjalor i Pergjithshem i Historise dhe i Gjeografise” (Kamus ul Alam) Shtypur nga shoqeria “Drita” 1889/ Vell II, Tirane, 1988, f239
14- Dh.Kamarda « Saggio… » f16,17
15- Robert d’Angely “Enigma” 1998 f.24
16- Aristidh Kola «Gjuha e Perendive»Plejad, 2003, f.170
17- Dh.Kamarda « Saggio… » f34
18- M.Mandala po aty, f72
19- V.Dorsa , po aty, f31
20- Xh.Krispi po aty, f20
21- Dh.Kamarda « Saggio… » ,f126-127
22- Eduard Shnaider , po aty, f208,209
23- Petro Zhei ,Shqipja dhe Sanskritishtja, pj.I, Tirane,2005, f14
24- Dh.Kamarda « Saggio… » f4,5
25- P.Zhei, po aty, f167
26- V.Dorsa ,po aty f7
27- Dh.Kamarda “Discorso Preliminare “ https://archive.org/stream/appendicealsagg00camagoog#page/n17/mode/1up
28- Dh.Kamarda « Saggio… », f8,10
29- Dh. Kamarda « Saggio… », f4
30- Dh.Kamarda, « Saggio… », f25,26
31- Dh.Kamarda « Discorso … » f XXIX,XXX
32- Matteo Mandala ,po aty, f69
33- Dh.Kamarda , « Discorso … », fXXXVII
34- Rexhep Ismaili “Diskutime pë prejardhjen e Gjuhës Shqipe” Seminarit XXXII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare Prishtinë, 19-30.08.2013http://filologjia.uni-pr.edu/getattachment/Seminari/Seminari-32-(V–1)—Botim.pdf.aspx )
35- Dh.Kamarda , « Discorso … », fXXXVII
36- Nermin Vlora Falaski « Pellazget-Iliret-Etrusket-Shqiptaret » Prishtine,2002 f.22
37- Dh.Kamarda , « Discorso … », fLIV
38- Ernst Cassirer “Lingua e Mito”, Testi e Dokumenti, Milano,2006 f61,62,101,102
39- Dh.Kamarda , « Discorso … », fXXXIII
40- Dh.Kamarda , « Discorso … », fLIII
41- Dh.Kamarda , « Discorso … », fLIV
42- Aristidh Kola « Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve »,Shtepia botuese 55,2002,f 29
43- Ernst Cassirer, po aty f31,32
44- https://it.wikipedia.org/wiki/Torre_di_Babele
45- Dh.Kamarda « Saggio… », f18,19
46- Dh.Kamarda « Saggio… », f102,103
47- Dh.Kamarda « Saggio… », f15,16 ,19
48- Niko Stillo « ILIRIADA » Athine – tetor 2005 f.19
49- Z.Krispi ,po aty, f12
50- Dr. Jur. Johan George von Hahn « Studime Shqipetare » Tirane, f351
51- Nermin Vlora Falaski« Pellazget-Iliret-Etrusket-Shqiptaret » Prishtine,2002 f.280
52- Aristidh Kola po aty, f184
– FUND –
______________________
FATBARDHA DEMI: LASHTËSIA DHE ORIGJINA E GJUHËS SHQIPE /1/
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=4667
***
FATBARDHA DEMI: LASHTËSIA DHE ORIGJINA E GJUHËS SHQIPE /2/
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=4668