FATBARDHA DEMI: MISTERI dhe TERRI i emrit GREK (GJUHA SHQIPE – DËSHMI E SË VËRTETËS HISTORIKE) (II)

Tiranë, 15 shtator 2020: Historia e fiseve që e emërtuan veten – Shqipetar
Në tryezat akademike, sot vijojnë të trajtohen dy teza për origjinën e këtij emri: Disa e nxjerin nga folja «ai që flet shqip» (që kuptohet qartë), ndërsa shumica e studiuesve, si Maksimilian Lambertz, Rilindasit, Eqerem Çabej, etj., nga emri i shqiponjës. Por, të gjithë bashkohen në përfundimin se, ka filluar të përdoret në periudhën e mesjetës, në shekullin e 15-të gjatë luftës së Skënderbeut kundra turqve. Trajtimi i origjinës së emrit «shqipetar» ka nxjerrë në pah, mungesën e njohurive të gjuhëtarëve të shk.19 dhe studiuesve të sotëm, për rolin e botkuptimit besimtar të fiseve zanafillore, në formimin e fjalëve dhe të emrave.

Në fillim qe FJALA, pohon Petro Zheji, e cila, si një relike e gjallë bart në vetvete urtësinë njerëzore ndër shekuj, në lindjen dhe zhvillimin e saj historik dhe prehistorik, një relike e gjallë që është e aftë të shpjegojë vetveten, mbasi ajo përfaqëson njeriun, është vetë njeriu me forcën e pamposhtur – mendimin. (14) Në gjuhën e njeriut të Lashtësisë, këto cilësi i mbartin EMRAT dhe veçanërisht emri i shqiponjës në gjuhën arbërore-shqipe.
Mitet dhe arkeologjia dëshmojnë se shqiponja ka shërbyer si simbol i Krijuesit, siç e pohonte edhe Sami Frashëri (Shqipëria ç´ka qenë, ç´është e ç´do të bëhet): «Kombi i tërë ka marrë emrin Shqipetar dhe vendi ynë emrin Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipes, Zogut të bekuar të Hyjit, që i faleshin prindërit e vjetër tanë dhe që e kemi në flamur.» (15) Historiani i Aleksandrisë, Filone (30 p. e.r.-45 pas e.r.) në (Quaestiones et Solutiones in Genesis) pohonte se, në besimin e lashtë, Shqiponja përfaqësonte: Zotin e dytë dhe Mënçurinë e tij. (16) Emrin e saj vijon ta mbaj popullsia Shqipetare e shk.21, një dëshmi e pakundërshtueshme e lidhjes etnike me banorët e parë europian: Atllantido-Pellazgët.
Simbolet e shqiponjës dhe të «bijve të saj» – shqipetarëve të lashtësisë – ndodhen në muzeumet më të famshme të Botës, njëri prej të cilëve ka qenë edhe Ramsesi II.

(17) Në fig.1 të Ramsesi II-të, shprehet simbolikisht Hëna e plotë (Zoti/femër pellazg) mbi gjoksin e shqiponjës (përfaqësuesja e saj në tokë), e cila qëndron mbas fronit të tij duke treguar natyrën hyjnore të faraonit. Gishti i drejtuar nga goja, shpreh me gjest, se fjala e tij është «ligj» hyjnor. Në fig.2 shikojmë kokën e mumjes së Ramsesit II, ku dallohet forma rrumbullake e kafkës dhe hunda – krrabë (me kurriz), tipare tipike të shqipetarëve si e Gjergj Kastriot Skëndërbeut në fig.3.
Emri Faraon [fara+(e) +(j)on → nga raca e jonë] e tregon etnin e tij në gjuhën e sotme shqipe, e përdorur edhe nga Aleksandri i Madh «Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, (…) pinjoll i Farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujvë të tjërë të së njejtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qëndrore të Thrakës…». (18) Edhe sot shqipëarët thonë «jemi farefis» për një familje të zgjeruar.
Fabre d´Olivet: Histoire Filosophique du Genre Humain, vell.I, f. 306, shkruan: «Nga fragmenti i Manetonit, dimë se i famshmi Seti (dinastia XIX) nuk ishte aspak me origjinë egjiptiane, pasi ai si mbret nuk mbante titullin Faraon, por atë Larthe, pra titullin që mbanin mbretërit etruskë. Dimë se Setit i zuri vëndin i biri Ramseti (ose Ramsesi) II, ndoshta më i madhi i monarkëve që sunduan Egjiptin». Sipas Zef Katapanos «Prej Hermi, dimë se Etruskët janë Trojanë dhe Trojanët janë Hititë dhe se këta janë Ilirë Shqipetarë, si rrjedhojë: Ramsesi dhe Mojsiu janë shqipëtarë». (19)
Emri «shqipetar» nuk figuron në dokumentet e lashtësisë, por gjuhëtarët mund ta vërtetojnë lehtësisht duke zbuluar rrenjën e tij në dialektin e Çamërisë – Ipe (shqiponjë), e cila ka formuar emrin e lashte – Iperi (Shqiperi), i përmëndur edhe në hartën e mësipërme. Emri Epir apo Pieri (tek N.Ketta në shk.19 dhe Adamit Frasstari/Frashëri në shk.20) është i shkruesve , ndërsa në folklorin popullor të Çamërisë njihet me emrin Iperi.
Si përfundim, emri «shqipetar», në ndërtimin e tij gjuhësor dhe historik, mbart mitin e lashtë besimtar, të krijimit të NJERIUT nga ZOTI. Me qënëse kjo tezë është trajtuar në botimin «Sellenizmi, besimi që sundon Botën » (f.102-104), nuk po zgjatem më tej.
VIJON …
_____________
FATBARDHA DEMI: MISTERI dhe TERRI i emrit GREK (I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10506
***
FATBARDHA DEMI: MISTERI dhe TERRI i emrit GREK (II)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10509
***
FATBARDHA DEMI: MISTERI dhe TERRI i emrit GREK (GJUHA SHQIPE – DËSHMI E SË VËRTETËS HISTORIKE) (II)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10509
***
FATBARDHA DEMI: MISTERI dhe TERRI i emrit GREK (IV)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10521

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura