FATBARDHA DEMI: MISTERI dhe TERRI i emrit GREK (III)

Tiranë, 16 shtator 2020: Le të vijojmë gjurmimin e së Vërtetës (trashëgimia historike gojore apo librat historik), i pari për nga tematika në historinë e debatit shkencor…
Origjina mitike e fiseve «greke»
Burimi i vetëm i Historisë së Lashtësisë dhe i origjinave të popujve europianë ishin Mitet, ku kryesonin veprat e Homerit dhe të ndjekësve të tij të mëvonshëm. Të bazuarit vetëm tek mitet nga ana e studiuesve ka rreziqet e veta, vëren mitollogu Aristidh Kola: «Dhe nënvizoj përsëri se me përparimin e qytetrimit grek dhe me ardhjen e filozofëve e të profetëve profesionist, të ashtuquajturit – himne homerike (shumica, të paktën, janë krijime të kohës Helenistike), urtësia e miteve të vjetra harrohet e nuk kuptohet. Mitet klasike ose pas-klasike kanë një dozë të madhe budallallëku, e as që mund të krahasohen me mitet e vjetra». (20)

Kjo vlen sidomos për tezën tonë. Megjithë faktin se për emrin «grek» nuk njihet ndonjë mit, dokument besimtar parahistorik apo i lashtësisë dhe nuk është zbuluar ndonjë simbol arkeologjik në Euro-Azi që ta përfaqsojë atë, ai nënkuptohet nëpërmjet tre modeleve që afron Historia moderne e shk.19-21:
1. Nëpërmjet mitit të Hellenit.
2. Emigracionit të fiseve Dore apo Akeje.
3. Qytetrimit mikenian.
Le t’i marrim me rradhë.

[1] Në një bllok mermeri i njohur si «Parian Chronicle» i shekullit të 3 p.e.r. i zbuluar në ishullin Paros, sipas studiuesve, shkruhej se Pthia ishte vëndorigjina e Hellenëve, emër me të cilin quheshin më parë Grekët. (21) Sipas Ecateo dhe Ellanico nga Mitilena (shk.5 p.e.r.) për Hellenin mitik janë thurur shumë origjina, por historianët preferojnë mitin e Deukalionit sepse lidhej me Epirin, dhe nga ana gjuhësore e afronte me emrin e Sellenës dhe priftërinjve të Dodonës «sellë». Në mitologjinë «greke» (pellazge), Helleni njihej si udhëheqës i tribuve Hellene në Pthia dhe djalë i Deukalionit dhe Pirrës. (22)
Emrat e marra nga ky mit, mbi origjinën e emrit «grek» dhe të vëndndodhjes – Pthia, duke gjurmuar faktet shkencore historike, do të kemi pasqyrën e mëposhtme:
Hellen – në zanafill (Sellen), emër i një mbreti të Lashtësisë i cili kryente edhe detyrën e kryepriftit të perëndeshës Sellena në tempullin e Dodonës, emrin e së cilës mbante, krahas priftërinjtve «sellë», të përmëndur nga Homeri. Emri i njeriut – Hellen, shpreh emrin e besimit të pellazgëve – hellenizmin, (si emri i simbolit Kryq emërtoi besimin e kristianizmit dhe të Krishtit). Këtë e dëshmojnë edhe predikimet e Shen Palit (Atti degli Apostoli ) ku «hellenë» përdoret si emër i besimit të kundërt me atë të hebrejve (23)
Aristoteli e vendos vëndin e besimtarëve të Sellenës-hellenëve, Hellasin e lashtë në Epir, midis Dodonës dhe brigjeve të Achelous-it, vend i Sellëve (Aristotle, Meteorologica, 1.14). Në kujtimet e tij, François Pouqueville, konsull i Napoleon Bonapartit në Janinë shkruan (Voyage de Grece VI,35) se «me emrin Epirot, historianët emërtojnë shqipetarët». (24).
Dhimitër Kamarda (1821-1882) pohon se, gjuha epiriote (shqipe-shën im) në fondin e saj themelor, i afrohet më bindshëm me dialektet e shumta të fiseve më të lashta, të cilat në kohët historike formuan popullin hellenik. Në Epir, sikurse edhe në pjesën tjetër të Greqisë, Shqipetarët dhe Ellenët nuk kanë asnjë dallim, përveç faktit që të parët ishin më energjik. (25)
Shkruesit e lashtësisë, sikurse ndodh edhe sot, si pasojë e përdorimit të dialekteve apo gjuhëve të ndryshme, jo rrallëherë i kanë deformuar emrat. Kështu, tek Iliada, në pjesën kur Akili i drejtohet Zeusit pellazgjik të Dodonës (Hom.II, 16,233) përmendet emri i priftërinjve të Zeusit – Selloi, tek Scholiet përdoret Elloi, ndërsa Pindari do të shkruaj «rreth teje banojnë Helloi».(26) Ky ndryshim i emrit me origjinë nga Sellena e Dodonës, nuk do të ndikonte në studimet mbi Lashtësinë, por duke patur parasysh se, në shk.19 nuk njihej besimi hënor i Atllantido-Pellazgëve, sikurse edhe sot, pati pasoja katastrofike: E gjithë mitollogjia e Titano-Pellazgëve ju fal «grekëve të vërtetë».
Sipas Enciklopedisë Britannika, lexojmë, Helleni mbret i Pthias, djalë i Deukalionit, djalit të parë të titanit Promethe, ju dha emrin të gjithë Grekëve të vërtetë, që për nder të tij u emërtuan Hellenë.(27) Për këta «grekë të vërtetë», deri më sot, nuk kemi asnjë fakt apo studim shkencor.

Deukalion – Emri i tij kuptohet me besimin pellazg dhe gjuhën shqipe: (Deu/Zoti+kali/rrënja «ka »→ energjia krijuese (Zoti) +on/jonë =Krijuesi ynë). Nikoll Ketta (Nicolò Chetta, Tesoro di Notizie su de´Machedoni ) shkruan se: Prometeo (pro/i pari+the/foli = i pari u tregoi zjarrin/dijen) i quajtur edhe Epimetho (epi/ipe/shqiponjë + më + the/flet = orakull që flet në emër të shqiponjës ), të cilin Deodori e quan një nga emathiotet (fis pellazg), ishte i jati i Deukalionit, që e zgjeroi mbretërinë e tij nga Maqedonia deri në Kretë. Deucalioni ishte mbret në Thesali (Virg.G1,62, Ovid. M.1,318; 7,356), ku banonin fiset iperiote/epiriote (shqipetare). (28)
Pthia (it.Ftia) – në mitologjine «greke» (pellazge) ishte qytet i Thesalisë, fiset e së cilës kishin emigruar nga krahina e Thesprotisë së Iperisë (Epirit), pra ishin fise Iperiote (shqipetare).
Epir – emër i deformuar në shkrimin greqisht, i krahinës së lashtë të Iperisë (Ipe, në dial.çam-shqiponjë), e përmendur nga Homeri në Iliade si atdheu i Mirmidonëve, i themeluar nga Aiaksi (Aeacus-Eacus), bir i Zeusit. Ajaksi ishte gjysh i Akilit (Hakilit/që merr hak) i cili kishte baba Peleun (pelë-kali femër), nënë Thetin (Deti, perëndesh e detit) dhe nip Pirron (shqiponjë/shqipetarin). Pelopsi (i jati i Akilit) ishte i pari nga heronjte pellazge, sikurse Zeusi ishte i pari i zotave pellazg. (29)
Pirra – emër që, krahas atij të Pirro Burrit (shqiponjë +burr = shqipetar trim dhe luftëtar «burrë») dhe i vëndit Iperi (Epir), e kanë origjinën nga emri i shqiponjës në dialektin çam.
Dodona – Tempulli i lashtë i Pellazgëve ku shërbenin priftërinj Sellë, sipas emrit të Sellenës. Straboni (Geography,p.285,bookVII,chapter7) shkruan: Ky orakull, sipas Eforit (historian 405-330 p.e.r), u themelua nga Pellazgët që pranoheshin si populli më i hershëm i Gadishullit. Poeti shprehet: «O Lord Zeus, Dodonas, Pellazgjik» 457. (…) Në kohët e lashta, Dodona ishte nën zotërimin e Thesprotëve; sikurse edhe mali Tomarus464 apo Tmarus, në këmbët e të cilit ishte ndërtuar tempulli. Të dy poetët tragjik së bashku me Pindarin, e quanin «Dodona Thesprote».(30)
Përsa më sipër, emri HELLENË është i miteve të etnive pellazgo-shqipetare, që ndiheshin BESIMTARË të Zotit Hënë të Dodonës dhe pranoheshin si «sellenë/hellenë».
Këtë fakt e kanë ditur të gjithë shkruesit e lashtësisë, shqipetarët dhe priftërinjtë ortodoks të shekullit të 19-të, por edhe filozofët ortodoks të ditëve të sotme. Sipas Diodorit të Sicilisë, Leka (Aleksandri) i Madh, si aiakas i devotshëm ndaj Dodonës, para se të vdiste, kishte caktuar një sasi të madhe ari (1500 telente, afro 4 kuintalë) për ndërtimin e një faltoreje tjetër të Zojzit (Zeusit) pellazg në Dodonë. (31) Në qeleshen e tij ai mbante simbolin e besimit “sellenik” Hena/Ylli si e mbretërise së Arbërve të mesjetës.
[2] Akej – Dorët dhe fiset e tjera
Për origjinën pellazge të familjes së Akilit, emrin e të cilit e morrën fiset e mbretërisë së tij, «aleanca ushtarake» kundër Trojës dhe krahina (Akaia), na e sqaron Herodoti dhe Pausanja (Hdt.7. 94 ; Paus.7.1): Banorët autokton të Akaisë thuhet se ishin Pellazgë dhe thirreshin Aegialeis (Αá¼°γιαλες), emër i lashtë i vendit. (32) «Nuk ekzistonte asnjë dallim etnik, fetar apo kulturor midis akejve dhe trojanëve», dëshmon Dr. Arif Mati. (33) Ky fakt shprehet në mitin e perëndisë së Detit. Ishte Posejdoni, që së bashku me Apollonin i ndërtuan muret e Trojës mbretit Laomedon ( 34) ndërsa Homeri përshkruan zëmërimin e Posejdonit, babait të Akilit, i cili mbështet trojanët kundër ushtrisë akeje.(35)
Homeri ishte i pari që përmëndi (një herë) emrin «panhellenë» për fiset e aleancës Akeje në Luftën më të famshme të lashtësisë, për Hellenën e bukur, pasurinë e Trojës dhe pushtimin e udhëkryqit më të rëndësishëm Lindje-Perëndim. Studiuesit modern janë të bindur se ky emërtim është përdorur prej tij si sinonim, për të nënvizuar etninë e përbashkët «greke» të tyre, sipas formulës: Panhellen = të gjithë Hellenët = të gjithë Grekët.(36)
E vërteta është se, emri Hellen është historik dhe në lashtësi emri shprehte edhe rolin (funksionin) e qënjes së cilës i ngjitej: Selleni (Helleni) ishte mbreti / kryeprift që mbante emrin e perëndeshës Sellena. Homeri, nuk i dha shumë rëndësi emërtimit «panhellenë». Ai e përdori thjesht për të dalluar ushtrinë akejase e cila vinte nga hapësira ku ndododhej tempulli i Dodonës, prej fiseve që mbështetën mbretin Priam në Azinë e Afërt, pra për një dallim gjeografik, jo etnik.
Që emri «panhellenë» lidhet me besimin e përbashkët, e përshkruan Tuqiditi (“Histories”, I, 132): Për të përjetësuar fitoren e shkëlqyer mbi Persianët dhe meritën e Pausanias, Kryekomandantit të Hellenëve, në tempullin e Delfit ju skalit një përkushtim. Ndergjegjësimi i një bashkësie «panhellenike» u mbështet prej festave fetare, veçanërisht të Mistereve eleusine.(37)
Emri Hellen, i cili në mite lidhet me paraardhësin e fiseve Akeje, Dore dhe fiseve të tjera, gjëndet edhe në kampin e trojanëve. Helleni, djalë i Priamit të fiseve Dardane, i cili sikurse motra e tij binjake Kasandra, kishte dhuntinë të zbulonte profecitë. Ai u tregoi sekretin e orakujve palës kundërshtare se, Troja mund të pushtohej nëse djali i Akilit, Neoptolemeu do bashkohej me ta. Helleni ndërtoi Butrintin – Trojën e re – në Iperi (Epir), ku sipas Virgjilit (Eneide, III), e gjeti Enea. (38) Duke e ditur rëndësinë e madhe që kishte emri në lashtësi, si mundet një pinjoll i familjes mbretërore dardane të huazonte emrin e tij nga fiset etnikisht të huaja, sipas historianëve modern, atyre «greke»? Fakti që mbreti/kryeprift i akenjve dhe ay i trojanëve kishin emrin me origjinë nga Sellena e Dodonës (pra të besimit hënor), vërteton edhe një herë, se fiset «akeje», «dore» apo ato «panhellene», së bashku me fiset trojane i përkisnin etnisë pellazgo-arbërore.
Flitet shumë për fiset Dore si “greke”, ndërkohë që shkruesit e lashtë pohojnë të kundërtën: Sipas Herodotit nga Halikarnasi dhe Strabonit, eolët dhe akejtë ishin pellazgë. Studiuesi gjerman Dorfmüller vëren se edhe dorët ishin pellazgë dhe me emrin ”dore” për herë të parë u quajtën në Peloponez, ndërsa në Pind ata quheshin Maketë (Maketai). Nga emri i ilirit nga Pindi – Maketa dhe Maketai u formua emërtimi për popullin pellazgo (thrako)-ilir Makedonia. (39) Ndërsa tek Dh.Kamarda lexojmë se studiuesi Ferrari (Costumi d’Europa) ka treguar se zakonet e popullsisë shqipetare (albanesi) të rikujtojnë qartësisht Maqedoninë dhe Dorët e lashtë. (40)
VIJON …
__________________

 

FATBARDHA DEMI: MISTERI dhe TERRI i emrit GREK (I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10506
***
FATBARDHA DEMI: MISTERI dhe TERRI i emrit GREK (II)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10509
***
FATBARDHA DEMI: MISTERI dhe TERRI i emrit GREK (GJUHA SHQIPE – DËSHMI E SË VËRTETËS HISTORIKE) (II)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10509
***
FATBARDHA DEMI: MISTERI dhe TERRI i emrit GREK (IV)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10521

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura