FATBARDHA DEMI: SHQIPONJA – SIMBOLI MË I LASHTË I BESIMIT NË EURO-AZI

Tiranë, 25 tetor 2018: (Nuk mund të kemi “një të sotme” të suksesshme, pa njohur “dritën e së vërtetës historike” Marcus Tullius Cicero / 106 – 43 p.k)
Një emocion i rastësishëm, mbas dy golave vendimtarë në portën e përfaqësueses së Serbisë në Kampionatin botëror të futbollit (Moskë, 2018) i lojtarëve shqipetarë të skuadrës zviceriane, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, vuri në qëndër të vëmëndjes së opinionit botëror simbolin shtetëror të shqipetarëve – SHQIPONJËN.

FIFA, mbas një shqyrtimi të thelluar të ngjarjes, e vlerësoi si një “mesazh politik të ndaluar brenda stadiumeve”.(1), duke e shoqëruar me gjobën- paralajmërim, prej 12.990 eu, ku përfshihej edhe kapiteni i skuadrës zviceriane, Stephan Lichsteiner që kishte ndjekur shëmbullin e lojtarëve të vet.
Duke sjell ndërmend shprehjen nga filmi “Përrallë nga e kaluara”e regjizorit Dhimitër Anagnosti, se “çudia më e madhe zgjat vetëm tre ditë ”, mund të themi se, ngjarja tashmë nuk ka asnjë interes publik. Por, vendimi i vulosur në shkresat e FIFA-s dhe trajtimi që ju bë në masmedia domethënies së simbolit të shqiponjës të shprehur nga shqipëtarët, zbuloi qënien e mangësive të rëndësishme në shkencën Historike e atë Besimtare, në mjedisin shkencor, intelektual dhe politik të Ballkanit dhe Europës.

Për të mbushur sado pak këtë zbrazësi në shkencat e mësipërme, do të trajtojmë faktet që lidhen me këtë simbol para-historik të Euro-Azisë dhe të Kombit tonë.
Shqiponja, simbol administrativ në historinë e mbretërive dhe shteteve
Nga një gjurmim i thjeshtë nëpër faqet e internetit vërejmë se, në ditët e sotme si simbol shtetëror në Europë, shqiponja përfaqëson shtetin Shqipëtar, të Malit të Zi dhe të Moldavisë , pa u zgjatur këtu me shtetet që e kanë si stemë të institucioneve ushtarake.
Përdorimi i këtij simboli në flamur, si një mënyrë identifikimi të kalorsisë, e gjejmë të përhapur, sidomos në Europën qëndrore dhe lindore në shekullin e XII, dhe si emblemë, në fund të shekullit XIV, e përdorur nga elita perëndimore e klerikëve, fisnikëve, borgjezisë dhe më vonë, për të përfaqësuar korporata të mjeshtrive dhe shoqatave të ndryshme. (2)
Si simbol i pushtetit, figura e shqiponjës në Europë është përdorur nga : Perandoria e Shenjtë Romake (63 pK- 476 pK) , Bizantine (330 – 1453), e Karlit të Madh (742/748 – 814), nga Perandoria e Shenjtë romako – gjermanike, e cila përfshinte të gjithë Europën qëndrore (962 – 1806), Napoleoni (1804-1814 ) e Austro-Hungarisë (1867-1918), si dhe tek disa principata dhe mbretëri mesjetare.

1. Simbolet besimtare në shtizën që mbahej gjatë betejave të ushtrisë romake, në krye të të cilave qëndron shqiponja. 2. Toledo, stema e mbretërve katolik me simbolin e shqiponjës dhe shigjetat e Zeusit, djathtas. Rrethi në kokë shpreh natyrën hyjnore dhe rolin e saj ndërmjetëses me Zotin . (3)
Në trevat e Arbërve, Shqiponja dykrenore ka qenë emblemë e dyerve fisnike të Gropajve, Muzakajve, Aranitëve, Kastriotëve, dhe shqiponja me një kokë, e Zakariajve dhe Buzëzezëve (f.50 Jaho Brahaj “Flamuri i Kombit Shqiptar”2007) dhe e shtetit të Gjergj Kastriot Skënderbeut (1443-1468)

1.Emblema e shtetit të Skënderbeut dhe vula e tij ku dallohen gërmat D dhe Al (Dominus Albanus –Zot i Albanëve). (4)
Pjetrit I-rë (1682-1725), krijuesi i një perandorie të re në lindje të Europës, gjithashtu e përdori figurën e shqiponjës, por me ngjyrë të florinjtë, në dallim nga ajo e zezë, e dinastisë së Romanovëve të shk.17, e ndjekur nga Bullgaria, Hungaria, Mali Zi, etj. (5)
Por edhe shumë klube sportive, si edhe ato të futbollit të ditëve të sotme, nuk mbetën mbrapa për ta përfaqësuar veten me këtë simbol, si ay i qytetit të Aquilas, Katanzaros e Lazios, etj. në Itali. Nuk janë të paktë gjithashtu sportistë të futbollit, të cilët i shprehin emocionet e tyre me shqiponjën, si “shenjë të fitores”.

Spanja e Luis Enriques fitoi 6-0 ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, por ajo që ra në sy në takimin e zhvilluar në Elçe ishte festimi i golit nga ana e Sergio Ramos. (6)
Historiografia përcakton dy burime, nga është huazuar simboli i shqiponjës prej mbretërive mesjetare: 1. Perandorinë romake, për Europën perëndimore dhe qëndrore; 2. Perandorinë Bizantine e dinastisë së Paleologëve të shekullit 15, për ato të Europës lindore.
Nisur nga faktet e sipër-përmëndura, vërejmë se : Të dhënat historike tregojnë se Shqiponja është simboli i përdorur ndër shekuj prej Perandorive më të fuqishme të historisë së periudhës së vonë të Lashtësisë dhe Mesjetës europiane, por edhe nga mbretër, principata dhe familjet fisnike. Edhe në kohët moderne ka qënë një nga simbolet e lakmuara për të dëshmuar “lidhjet historike”, të popujve europian me perandoritë e lashta apo si “shprehje e forcës së tyre dhe ndihmës hyjnore”, në formacionet ushtarake.
Ajo që duhet theksuar është fakti se në Europë, shqiponja ka qënë simbol i përdorur nga ELITAT e pushtetit, të cilat janë frymëzuar nga mitet dhe trashëgimia arkeologjike e lashtësisë. Gjithashtu del në pah se, kjo figurë nuk ka përfaqësuar simbolin kryesor në traditën besimtare dhe kulturore të nënshtetasve të tyre. Nga ky fakt, dalim në përfundim se ky simbol është HUAZUAR nga këto elita. “Me anë të martesave dhe dhënies së privilegjeve, Bizanti ja dhuroi simbolin Perandorak (të shqiponjës-shën im) fisnikërisë së mbretërive, që ishin integruar në këtë Perandori shumë etnike si: Princave Rumunë, Bullgarë, Gjermanë, Rusë, Serbë, Grekë, Shqiptarë, etj. Kjo është arsyeja që këtë simbol sot e përdorin një dyzinë popujsh e shtetesh, të cilat dikur kanë pasur kontakte kulturore me Bizantin. Ndërkohë që ai shfaqet si simbol i kishës Ortodokse, pasardhëse e drejtpërdrejtë e Perandorisë së Lindjes, Bizantit”.(Wikipedia)(7)
Në këtë “huazim” të figurës së shqiponjës, ku gabimisht përmënden edhe principatat e Arbërve, përjashtim bëjnë vetëm ato mbretëri, principata, familje dhe ushtri të bashkësive fisnore dhe popujve, që me simbolin e shqiponjës kanë SHPREHUR KARAKTERIN e tyre KOMBËTAR (fjala “komb” nuk përcakton shtetin, por veçori të besimit dhe të etnisë së një bashkësie të caktuar fisnore ). Për të kuptuar arësyen e vëndit të veçantë që ka patur fugura e shqiponjës në historinë europiane dhe veçanrisht tek Shqipëtaro-Arbërit, rol vendimtar ka rruga kërkimore që duhet ndjekur dhe në rastin tonë, ajo përfshin tre kushte :
1. Nuk duhet të nisemi nga dokumentet e periudhave mesjetare, si dhe të lashtësisë së vonë (kur flasim për perandorinë romake) siç ndodh shpesh kur flitet për shqiponjën.
2. Nuk duhet parë thjesht si një “shpend i maleve”, por si një figurë simbolike e botkuptimit të njeriut, e cila ka një zanafillë kohore.
3. Përdorimin e metodës shkencore, e cila përfshin në kërkimin e saj, hapësira pa kufij shtetëror dhe tek popuj që e kanë dëshmuar vijëmsinë e mbijetesës së tyre ndër mijvjëçarë, që sot emërtohen “popuj natyrorë”, apo të zhdukur tashmë, dhe duke ndjekur të vetmin shteg të mundshëm – GJUHËN dhe BESIMIN – zanafillor të tyre në Euro-Azi (Europën para-historike mesdhetare).
Kur theksoj “gjuhen” dhe “besimin” kam parasysh faktin se të dyja këto burime gjënden të dokumentuara në shumë shkenca të sotme, si në Arkeologji, Etnografi, Mitologji, Histori, Gjuhësi, Folklor, Antropologji, Gjeologji, Psikologji, Gjenealogji, etj. Fakti i përhapjes së këtij simboli në të dyja format (me një apo dy krerë) në shumë kontinente, dëshmon natyrën BESIMTARE të përdorimit të figurës së saj.
Deri më sot , nga ana e FIFA-s dhe masmedias europiane, nuk është dënuar dhe akuzuar për “simbol politik” asnjë sportist, kur para ndeshjes ose si shënjë falenderimi për fitoren, ka bërë kryqin kristian, megjith faktin se ky simbol, ndodhet në shumë flamujt shtetërorë (të Greqisë, Zvicrës, Anglisë, Suedisë etj.) dhe dihen konfliktet e përgjakshme historike të popujve europjane, të periudhës mesjetare dhe moderne, të udhëhequr nga ky simbol, siç ka ndodhur edhe gjatë luftës në Kosovë (5 mars1998-11 qershor 1999).
Për ironi të fatit, jo vetëm vendim-marrësit e FIFA-s, por edhe studiuesit Albanologë, nuk e dinë se :
Shqiponja është figura qëndrore në ligjërimin biblik të kristianizmit dhe simboli më i lashtë besimtar i Zotit në Euro-Azi.
Ajo përmëndet nga apostulli i Jezu Krishtit-Simone, i njohur me emrin Shën Pietri ( shk I pK), Papa i parë i Kishës katolike, i cili, sipas dokumenteve shkrimore, fillimisht ka ligjeruar në Iliri, para se të hidhej në bregun perëndimor të Adriatikut. Ay i këshillonte paganët, që të ndiqnin sjelljen e saj: “Në gjueti, shqiponja nuk e humbte dinjitetin e saj. Ajo zbret rrufeshëm nga lartësitë, por jo për të rënë në baltë apo të qëndruar në tokë. Edhe ne nuk kthehemi drejt mëkatit të një jete të pamoralshme dhe nuk harrojmë se Krijuesi na ka çuar drejt lartësisë “. (2 Pietro 2:20,21). (8)
Për teologun romak- Ireneo ( Irenaeus; 130-202) , të cilin të dyja Kishat (katolike e ortodokse) e mbajnë për të “shenjt” dhe si një prej “baballarëve” të saj, figura e shqiponjës është simbol i ngjitjes në qiell të Krishtit: “Mbas ringjalljes së tij si një shqiponjë, ay u ngrit drejt qiellit. Për rrjedhojë, për ne është gjithshka: njëri për nga lindja, viçi për nga vdekja , luan në ringjalljen e tij, shqiponjë në ngjitjen në qiell”.
Shumë predikues dhe pjesë të shkrimeve biblike, e marrin jetën e shqiponjës si figurë krahasimi të veprimeve të Krijuesit dhe simbolit të ringjalljes : “Zoti , sikurse shqiponja i përkushtohet popullit të tij duke e çuar me kujdes drejt shpëtimit, drejt lartësive duke i mbajtur mbi krahët e tij”. (9) “Shqiponja është simbol i rinisë së përjetshme (Ps. 102, 5) dhe “vendosjes së drejtësisë së Zotit kundrejt popullit jo besimtar…” (Sal 103,5); (Os 8,1). (10)
Figura e saj merret si shëmbulli kryesor në mësimet dhe ngjarjet biblike, si tek : (Ebrei.9:14; 1Pietro 1:18,19), (Esodo 19:4; Deut.32:11,12),(Giobbe 39:27),(1 Re 4:31…),(Levitico 11:13),(Efesini 4:15; 1Pietro 2:1-2; Atti 18:25-26),(Gen. 7:8-9),(Apoc. 12:13,14),(Proverbi 30:18,19),(1 Tessalonicesi 4:13…),(Ezechiele 1:10),(2 Cronache 9:3-5), dhe të shumë apostujve të tjerë të kristianizmit.(11)
Kjo është arsyeja, që në objektet e kultit kristian e shikojmë shqiponjën duke mbajtur librin e Biblës (fig.1), pranë figurës së Krishtit, në tavanet e Kishës apo sipër fronit të prelatëve kryesorë dhe, të paraqitur me krahët e saj, figurat e shumta të shënjtorëve dhe ëngjëjve, si përcjellës të fjalës apo të dërguarin e Zotit.

1. Libri i Biblës mbi një shqiponjë në kishën e St Nicholas, Blakeney, Norfolk, në Angli, por edhe në katedralet e S. Pietro, S. Paolo, S. Andrea në Pjeterburg (Rusi), Irlandë e deri në objektet e kultit katolik në Australi. 2. Papa Françesku duke shprehur simbolin e shqiponjës. (12)
Teologjia kristiane dhe rryma të tjera të lidhura me të, për përhapjen e mësimeve fetare, janë nisur nga jeta e saj në natyrë, pa e zbërthyer kuptimin simbolik që ajo mbart, për të cilin padyshim kanë dijeni “të Diturit” e Kishës, siç e dëshmon edhe vendi i rëndësishëm që zë në artin e objekteve të kultit kristian dhe veshjen e prelatëve më të lartë të kishës ortodokse dhe copte. Nisur nga ky fakt, do ta gjurmojmë figurën e shqiponjës, jo si gjallesë e botës së shpendëve , por si SIMBOL në shkencën e BESIMIT.
Njohësja e mirë e besimeve të lashta e të reja dhe mitologjisë, H.Blavatsky (Il Clossario Teosofico), duke folur për katër simbolet e besimit (njeriun me krahë, luanin, kaun dhe shqiponjën), të pasqyruara në librin e evangjelikëve të cilin e lexonin kristianët e parë, pohon se: «Shqiponja (e Shën Xhovanit) përfaqëson Shpirtin kozmik ose Ajrin, Syrin e Gjithpushtetshëm të Profetit. » (13)
Për katolicizmin, «syri hyjnor» apo «Syri që shikon gjithshka» i Zotit –At, të gjith-diturit dhe të kudo-ndodhur, gjëndet i shprehur në Psalmin 33:18 dhe ligjërimet biblike : (Matt. 20:15), (Prov. 22:9), (6:17 marg.), (Isa. 3:16), etj. (14)

(15)

Ky vënd qëndror që zë Shqiponja në ligjërimin dhe teologjinë e kristianizmit, e ka origjinën nga besimi i qytetrimit të parë të Euro-Azisë, ay i Pellazgo-Arbërve. Ky përfundim (krahas fakteve të tjera) bazohet tek dialektet e gjuhës së Shqipetaro-Arbërve të kohëve moderne.
Studiuesja e filozofisë teosofiste (théosophie) H. Blavatsky, duke folur për emërtimin AIN Soph , që përdoret në ligjërimin biblik, pohon se sipas filozofit Filone i Alekssandrisë (⁓ v.20– 45pK. Quaestiones et Solutiones in Genesis), AIN Soft, është « Zoti i Dytë dhe Mënçuria e tij », është një Hyjni që simbolizon « ASGJË » , është e pa-emër, prandaj edhe quhet « Ain Soph » sepse fjala « Ain » do të thotë ASGJË dhe në gjuhën hebraike, AIN simbolizon atë që nuk ekziston. (16)
Në gjuhën hebraike, arabe, caldaike dhe siriane, emri Ain tregon syrin. (Appunti sui primi elementi di lingua ebraica. Gastone Ventura) ( 17) Syri në këto alfabetet e mësipërme, shpreh gërmën « O », me kuptimin e « hiçi-it ». Studiuesi erudit P.Zheji (Shqipja dhe Sanskritishtja ) pohon se « «Simboli 0 është ai i qëndrës, i Frymës, i Zotit (…) Hiçit në hebraisht i thonë AIN dhe shpreh Krijuesin që nuk mund të njihet ». (18) AIN quhej edhe qyteti Levit në tokat e tribuve të lashta Judaike dhe ῾Ain GiālÅ«t në Palestinë e vënde të tjera të Azisë (19), por edhe të Europës , sidomos në vëndbanimet e popullsisë baske (Spanjë, Gadishulli Iberik).
Në këtë gadishull, gjënden shkrime të lashta , të ngjashme me ato të Etrurisë (Itali) dhe Ilirisë (Shqiperi), që lexohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe (Nermin Vlora Falaski, Pellazgët-Ilirët-Etruskët-Shqipetarët), sikurse edhe vetë emri i kësaj popullsie (baschi = bashkë dmth grup fisesh, dhe gjuha e tyre Eskuera = e shkuara, e vjetra) të cilët në lashtësi adhuronin Kaun (simbol kultik i besimit hënor të Dodonës) si Perëndi dhe sipas Strabonit, formuan qytetrimin iberik. (20)
Sipas studiuesve spanjollë, emërtimi Ain është shumë i përhapur si mbiemër i njeriut dhe toponim, i cili përfshin të gjitha vëndbanimet e popullsisë Baske të sotme, që shtrihen nga komuna e Tafallës, ne veri të Spanjës dhe vëndbanimet në vargmalet e Pirenejve (emër që e ka origjinën nga gjuha shqipe për shqiponjën, sikundër edhe ay i gadishullit Iberik (21). Gjuhëtarët janë të mendimit se është një toponim blektoral dhe bujqësor , por deri më sot, domethënja e emrit AIN është akoma e pazgjidhur. (22)
Si përfundim del se, studiuesit deri më sot, për simbolin mitik dhe besimtar – AIN, nuk kanë dhënë dot shpjegimin e kuptimit gjuhësor, në të folurën e popujve të lashtë dhe të sotëm të Euro-Azisë. (do të shtjellohet më poshtë)
Le t´i kthehemi përsëri figurës së Shqiponjës , në Fjalorin e H.Blavatsky : „Të katër simbolet kryesore të librave evangjelik që lezonin kristianët e parë (njeriun me krahë, luani, kau dhe shqiponja -shën im) janë të Egjyptianëve, Kaldejve dhe Indianëve » (23)
Mbi figurën e Shqiponjës në mitet e popujve të lashtë, dhe simbolin e saj si « Syri hyjnor » i Krijuesit, është folur edhe në shkrimet e mëparshme, si dhe në librin kushtuar besimit të Pellazgëve (Sellenizmi …)(24) prandaj, këtu (për arësye të formatit të një shkrimi)do të ndalem mbi disa fakte të shprehura në objektet arkeologjike, vetëm të …
Egjyptit faraonik.
Kur folëm për përdorimin e simbolit të shqiponjës nga Perandoritë e lashta, për hir të së vërtetës historike, duhet ta nisnim listën me perandorinë e mbretërve Atllantidë – Pellazg, vijues të drejt-përdrejt të së cilës, kanë qënë Mbretër të hyjnizuar në Olimp dhe Dinastitë faraonike të Egjiptit, shkëlqimi i së cilës përfundoi me bëmat e Aleksandrit të Madh (-20-356 pK.).
Studimet e shumta flasin se paraardhësit e Faraonëve , kanë qenë me origjinë nga Atllantidet-Arianë që shpëtuan nga përmbytja. Për këtë popull, që cilësohesh me një qytetrim shumë të lartë, Platonit i kishte folur athinasi i shquar, Solon (640 p.K- 558p.K.) sipas tregimeve të dëgjuara nga priftërinjtë egjiptian. (25) Që Atllantidët, për të cilin janë shkruar afro 20 000 libra, kanë qënë fise pellazgo-arbërore, na e dëshmon në studimin e tij (Thoti fliste shqip), eruditi arbëresh Xhuzepe Katapano.
Mbretër pallazg të ardhur nga Gadishulli Pellazgjik (Ballkani i sotëm) dhe ishujt e detit të mesdheut, duke pushtuar me luftë tokat në Afrikën veriore, përhapën besimin e tyre me idenë e NJË ZOTI , me simbol kryesor Shqiponjën dhe Faraonin si të besuarin e tij. Në mitet biblike, rolin e të dërguarit të Zotit, e gjejmë të shprehur në figurën e Moisiut (lat. Moyses) dhe të patriarkëve të tjerë biblik (Adamit, Noes, Abramit) duke mbritur deri në ditët e sotme me mitin e Krishtit.

1.Shqiponja me fytyrë njerëzore, si përfaqsuese e Krijuesit, në rolin e shoqërueses së shpirtit të të vdekurit. Pikturë mbi sarkofaget e priftërinjve të Amonit (Zoti i egjiptianëve). Muzeu i Egjiptit në Firence. (26) 2. Figura e një priftereshe me krahë shqiponje mbi sarkofagun e faraonit, që paraqet një periudhe më të vonshme kohore se sa ajo e fig.1. Në të djathtë, duket “syri hyjnor” që thekson rolin e priftëreshës si ndërlidhëse me Zotin. Në kristianizëm e gjejmë të përdorur në figurat e ëngjëjve mbrojtës dhe ikonat e shënjtorëve të hershëm biblik.
Në objektet arkeologjike të Piramidave, vërehet se Shqiponja , asnjëherë nuk shërben si mjet krahasues i jetës së saj në natyrë, siç predikohet në mënyre figurative në Bibël: “Ju e patë se çfarë ju bëra egjiptianëve dhe si Ju mora mbi krahët e shqiponjës e ju drejtova drejt Meje” (Esodo 19:4). (27) Kudo , si në formën e zogut, njeriut/zog apo njeriut me krahë shqiponje, në besimin dhe mitologjinë e Egjiptit, ajo përfaqsohet në rolin e : “shpirtit”, “të shoqëruesit drejt botës së përtejme” , të “mbrojtjes” së siguruar nga Krijuesi dhe si simbol i pushtetit hyjnor e të paprekshëm të Faraonëve.
Faraoni i parë që guxoi të zëvëndësojë shqiponjën në rolin e përfaqësueses së Krijuesit , ka qënë mbreti Horos, i hyjnizuar si Perëndi. Në shumë skulptura ay paraqitet si shqiponjë (fig.1poshtë) apo me kokën e saj (fig.2,3).

1. Horos – shqiponjë ( 28); 2-Faraoni Horos me kokën e shqiponjës; 3. Studiuesit përgjithsisht e përcaktojnë si Perendinë diellore egjiptiane-Ra/Re.
Studiuesit modernë, duke mos e njohur besimin e lashtë hënor të Atllantidëve-Pellazg dhe pa e përkthyer drejt heroglifin Ra / Re (fig.3) tek muret e piramidave, e kanë trajtuar të njejtën figurë të Horosit, si perëndinë egjiptiane të Diellit – RA. Në fotot e internetit, nuk mungon edhe mendimi se kemi të bëjmë me figurën e Horosit. (29) Në fakt, në të dyja figurat është Horosi shqiponjë, në dy rolet e çdo faraoni: të Mbretit (fig.2) dhe të Priftit (fig.3) duke mbajtur në kokë Hënën e re, me një nga simbolet kultike të saj-gjarpërin. Edhe nëna e perëndisë Horos paraqitet po me një Hënë të kuqe mbi kokë dhe krahët e shqiponjës, duke treguar detyrën e saj të Kryepriftëreshës së besimit hënor, pohuar edhe nga Plutarku: “ Ndërmjet statujave të saj me brirë, janë ato me Hënën e re”. (30)
Emrin Re, Xh.Katapano e shpjegon me gjuhën shqipe me fjalën “rreze”, e cila në natyrë “lidh” qiellin me tokën dhe figurativisht kryen rolin e “ndermjetësit”, siç është edhe detyra e mbretit-kryeprift Horos me kokë shqiponje.
Horusi ishte perendia më e lashtë egjiptiane dhe figura e tij në objektet arkeologjike, gjëndet që në mjëvjeçarin e 3-të pK. (31) Emrin e tij e kanë mbajtur shume mbretër të dinastive egjiptiane dhe është adhuruar si mbrojtës i pushtetit të faraonit, të qytetit dhe si “prift i varrimeve”. Origjina e mitit të Horosit, u përket priftërinjve të qytetit Héliopolis, sipas të cilit, ay është biri i perëndisë Osiris dhe perëndeshës Isis. Kulti i tij nderohej veçanërisht në qytetin e lashtë Nekhen, i cili emërtohej “qyteti i shqiponjës”. (32)
Siç e dëshmojnë objektet arkeologjike, të gjithë mbreterit më të fuqishëm të lashtësisë , që u hyjnizuan në mite, janë “veshur me kostumin” e plotë apo të pjesshëm të shqiponjës : në Europë , Afrikën veriore, Perandorinë perse të Azisë së Afërme, Indi, dhe qytetrimet e Amerikës qëndrore dhe jugore.
Mbasi zbuluam shkurtimisht, rolin kryesor që ka luajtur simboli i Shqiponjës në qytetrimin egjiptian, të vëndit të rëndësishëm që zinte në ligjerimin biblik, në artin e kristianizmit, si dhe në shkencën teosofike e trashëguar nga filozofia e “fshehtë” e Lashtësisë, mbetet të gjejmë ORIGJINËN e përdorimit të saj BESIMTAR , dmth : Kujt popullsie, vëndi dhe periudhe historike, i përket zanafilla e simbolit të Shqiponjës dhe e mitit të saj (syrit hyjnor) si përfaqësuese e parë e Zotit në Tokë ?
Për këto pyetje, që shkenca Historike dhe Besimtare europiane dhe botërore i ka anashkaluar, do t´i drejtohemi asaj popullsije, e cila me gjuhën e saj shpjegon kuptimin gjuhësor, besimtar dhe e përcakton periudhën historike, të shqiponjës si simbol.
Gjuha shqipe është një minierë ari
Kështu është shprehur Arif Mati, Doktori i shkencës së Lashtësisë, sipas titullit të Universitetit të Sorbonës (Paris 2012). Arsyeja e këtij pohimi është se në dialektet e popullit tonë, gjejme faktet shkencore edhe për periudhat kohore “pa dokumente shkrimore” dhe “pa data”, siç do ta shtjellojmë më poshtë, duke u nisur nga tre emrat e përmëndur gjatë tekstit : 1. Shqipetar, 2. Komb dhe 3. AIN.
I. Rrënja e emrit Shqipetar e trajtuar gjërësisht në një shkrim kushtuar emërtimit të popullit tonë (Sellenizmi…f94, 107 ) është IPE. Në fjalorin e gjuhës standarte shqipe , fjala IPE nuk ndodhet, por në dialektin tosk të Çamërisë, emërton shqiponjën dhe tregon, se si besimi para-historik ka ndikuar në krijimin e fjalëve të reja. Njeriu primitiv, duke parë shqiponjën si zogun e vetëm të lartësive të mëdha që mund t´i afrohej për ta parë Krijuesin, e gjykoi si ndërmjetësin e tij me të Plotfuqishmin. Ky mit pasqyrohet në gjuhën shqipe tek emri i shqiponjës : IPE (i+pe), ku « I », sipas eruditit arbëresh Xhuzepe Katapano, “ në doktrinën e Thotit përfaqson Fuqinë Krijuese të Zotit është vetë FJALA” (33) + folja e kohës së shkuar – pashë/veta e dytë, njejes/ (ti) pe. Ky emër do të thotë : „Zotin pe“. Ky emër çfaqet shpesh në folklorin e popullsisë së Òªamërisë. Në një legjendë mbi Pirron e famshëm, Mbretin e Epirit lexojmë: “Kur Pirro qe i vogël e çuan tek mbreti i Shkodrës : “O mbret i nderuar/ t’u rritet nami e rrofsh e klofsh sa malet/ Kaha Iperoja na të kemi ardhur/ të t’besojmë kët zok të ipes / të na rritet ipje e vërtetë. (34)
Emri IPE i gjuhës shqipe, dhe tek asnjë gjuhe apo dialekti të ndonjë popullsie tjetër, e shpreh origjinën e SIMBOLIT BESIMTAR të Shqiponjës në botkuptimin e njeriut para-historik europian, e më gjerë. Ky simbol i përket periudhës zanafillore të shoqërisë njerëzore – matriarkatit, që e gjejmë të përdorur edhe në ligjërimin biblik. Nga ky botkuptim besimtar i Pellazgo-Arbërve për Shqiponjën, e ka origjinën edhe miti i “syrit hyjnor” , modelin e të cilit e gjejmë edhe në Muzeun e Butrintit në Sarandë.
Faraoni/perëndi Horos, duke marrë rolin e shqiponjës, trashëgoi edhe mitin e “syrit hyjnor” i njohur në mitollogjinë egjiptiane si “syri i Horosit”.(35).
Në një largësi të madhe gjeografike, në objektin e kultit të Aztekëve të Amerikës, në piramidat egjiptiane apo fiset sumere, shprehet miti se SHQIPONJA është SYRI hyjnor i ZOTIT . Por, asnjë gjuhë e ndonjë populli të lashtë apo modern në botë, as edhe ajo sanskrite, nuk është në gjëndje ta shpjegojë gjuhësisht. Këtë mit të Atllantidëve-pellazg (Zoti / Drita = Syri i shqiponjës), e gjejmë vetëm në objektet arkeologjike.
II. Simboli besimtar i Shqiponjës lidhet edhe me tog-fjalëshin që emërton etnin tonë „Kombësia shqipëtare“, i cili e ka origjinën nga dy emra para-historik : Komb dhe Shqiponjë. Me qënëse emri i shqiponjës u trajtua më lart, do të japim edhe kuptimin gjuhësor dhe mitik të emrit Komb, në gjuhën shqipe dhe botkuptimin e Shqipetaro-Arbërve.
Në dialektin e Çamërisë, kur duam të lidhim dy a më shumë fije , i themi “ bëje kom”. Edhe në Fjalorin e gjuhës shqipe (2006) tek fjala Kom, lexojmë:
Komb- Lidhje e shtrënguar e dy pjesëve a e dy anëve të një filli, të një litari etj., ose e dy cepave të një shamie, pëlhure etj.; nyje. E lidhi komb. Zgjidh kombin. 2. Nyje druri, gdhë.
Komb – Bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psikik, që shfaqet në bashkësinë e kulturës. Kombi shqiptar. (36)
Rrënja zanafillore e falës “komb” është « kom », sepse në gjuhën shqipe kemi fjalë, që shprehin bashkësinë apo lidhjen me këtë rrënjë, si : kom-unë , kom-shi. Në këtë formë e shkruan edhe Shtjefen Gjeçovi (Trashëgime Thrako-Iliriane) : “ Këto punë u rrfyen vetë goja e komit tonë, i cili, as s’ka dijtë me kndue tjetër kangë posë kangësh trimnijet, kangë luftet e kangë qindreset” (37) Kuptimi mitik i fjalës Kom, është, që t’u tregojnë bashkësive të huaja fisnore, se arbërit janë fise “të lidhura me Zotin”. Kjo është edhe arsyeja që fjalës Komb i ngjitet edhe figura e Shqiponjës, që shpreh gjithashtu “lidhjen me Zotin”.
Për arsye të mos njohjes së tij, na duhet gjithmonë të rikujtojmë faktin se “emri Komb, shpreh botkuptimin dhe karakterin historik të Shqipëtaro-Arbërve, në dallim nga popujt e tjerë ”. Ky sqarim, i cili mungon në materialet shkollore dhe studimore, gjëndet në librin më të lashtë të ligjeve, në Europë – Kanunin e Lek Dukagjinit : « Familjen e përmbajn gjindja e shpis, si shtohen këta , dahen në vllazni, vllaznija në gjini, gjinija në fise, fiset në flamur e të gjith zbashku permblidhen në nji Familje ma të hapët, e cila quhet Kom, e kan nji atme (atdhe), nji gjak, nji gjuhë e doke » (Krye i dytë, Nye i nandët. Pjestarët e Familjes, Kanuni i Lek Dukagjinit) . Ky fakt rikonfirmon origjinën para-historike të simbolit të Shqiponjës nga bashkësitë fisnore të Pellazgo-Arbërve.
III. Ndërsa dy emrat e parë (Ipe / Komb) i përkasin zanafillës së lindjes së filozofisë besimitare të njeriut primitiv, emri i shqiponjës Ain i përket një filozofie teologjike të sofistikuar dhe “të fshehtë” deri në ditët tona.
Me ndihmën e librit të Xh.Katapanos zbulojmë se, në të folurën e arbëreshëve të Italisë, emri i simbolit besimtar AIN , përdorej për Shqiponjën, i cili « fshihej » nga teologjia kristiane nën emërtimin e « shpirtit » dhe « fjalës» (logos) së Krijuesit.
Emrin e Zotit-Al, të lidhur me atë të shqiponjës- AIN, e gjejmë si toponim të qytetit 4.000 vjeçar në Emiratet e Bashkuara Arabe : Al-Ê¿Ayn (العين), qe shkruhet edhe Al-Ain dhe në kuptimin besimtar do të thotë „Zoti – Shqiponjë“. (38)
Fakti që në mitollogjinë e Atllantidëve-Pellazg të Egjiptit para-faraonik, perëndia Horos paraqitet si shqiponjë dhe lidhet me simbolin “syri i Horosit”, mitin e të cilit e shpjegon vetëm gjuha e sotme shqipe, dëshmon se Shqipetaro-Arbërit janë, trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të banorëve të parë të Kontinentit europian që krijuan teologjinë besimtare dhe simbolet e para, që u përhapën valë-valë në pjesën më të madhe të Botës. Këtë fakt e ka shprehur i pari Herodoti (484 – 425 pk). Duke folur për mitologjinë besimtare të egjiptianeve dhe të gadishullit Pellazgjik (të dardano- helenëve), ai shkruan : « Nuk kam sigurisht qëllim të tregoj gjithë sa dëgjova për hyjnitë e tyre, përveç emrave të vet, se mendoj që të tërë njerëzit të njejtat (gjëra) besojnë për hyjnitë ».
Pas Horosit pellazg, detyrën e përfaqësuesit dhe të ndëshkimit nga Zoti e morri Zeusi, këtë fakt e dëshmon shqiponja që ka në dorë, siç paraqitet në shumë monedha dhe skulptura, apo pranë këmbëve të tij . Ay dërgoi shqiponjën për ta ndëshkuar titanin Promete , sepse ju dha zjarrin njerëzimit ( në kuptimin e diturisë), pronën e kryeperëndisë së Olimpit-Zeusit.
Objektet më të herëshme arkeologjike të lashtësisë, tregojnë se njeriu i cili ka marrë përsipër rolin e “ndërmjetësit” me Krijuesin, ka qënë femra me kokë zogu, të cilën arkeologia Maria Gimbutas, e ka emërtuar “Perëndesha Zog”, ndërsa për ne është “Perëndesha Shqiponjë” dhe gjëndet në veshjen e traditës së gruas mirditore (Shqipëri). Kjo i përket zanafillës së periudhës së “matriarkatit”. (Sellenizmi…f.25)
Simboli i kryqit (në të dyja format e tij klasike + / X) gjithashtu e ka origjinën në periudhën zanafillore, ku shprehte femrën e hyjnizuar si “riprodhuese” dhe shumë më vonë – Yllin, si simbol për Krijuesin (Sellenizmi…f65). Këtë simbol të besimit hënor pellazg (Hëna-Ylli) e gjejmë në qeleshen e Aleksandrit të Madh dhe objektet e shumë qytetrimeve të zhdukura, i huazuar nga islamizmi dhe sot, në flamuj e disa shteteve të këtij besimi. Në mitin e kristianizmit, Kryqi është objekt simbolik i sakrificës së Krishtit për hir të njerëzimit, por nuk është simbol që shpreh Zotin apo të dërguarin e tij, siç është simboli i Shqiponjës.
Kjo “histori” mijëravjeçare që e trajtuam më lart, ndodhet pranë nesh në objektet arkeologjike dhe veprat e artit (3 fotot e më poshtme) Ajo që mungon sot për të kuptuar “gjuhën e tyre”, është mosnjohja e besimit dhe gjuhës së Atllantidëve-Pellazo/Etrusk, stërgjyshërit para-historik i Shqipetaro-Arbërve të sotëm.

1. Pjesë e skulpturës së shqiponjës me përmasa gjigande (afro 3 metra), duke marre parasysh pjesën e këmbës, në Muzeu i Durresit. Modelin e njejtë por me madhësi natyrale, gjendet në Muzeun historik të Shkodrës. 2.Simbole të legjioneve romake. (Cortesia Chiesa di San Marcello in Corso – Roma-IT) Hëna posht simbolit të Zotit (rrethi me topthin në qënder) në të tre shtizat, dëshmon besimin e Zotit/Hënë në perandoritë romake, dhe (sipër) me simbolin kultik më të rëndesishëm-shqiponjën, në shtizën e mesit. 3. Skulptura moderne e Shqiponjës së ligjërimit biblik të hebrejve, e ngjashme me objektin arkeologjik të Durresit, në qytetin Haifa, porti më i rëndësishëm dhe që mbahet si kryeqyteti verior i Izraelit. (39)
BESIMI popullor- pohon Dhimitër Pilika- kudo në viset shqipetare e nderojnë shqiponjën si të shenjtë dhe të paprekshme (…) Atë e gjejmë në formë natyrale apo të stilizuar: mbi dru (arka, dollape, tavanë,djepe,lugë,furka, etj) ; mbi metal (kama, shpata, ene shtëpijake ,zbukurime burrash dhe grash, pushkë etj) ; tekstil e lëkurë (opinga, rypa, kostume popullore, çorape,perde,qilima etj) ; gur (qemere, vatra, kamare).(40) Por edhe në këngë, valle, emra njerëzish, toponime dhe si simbolin kryesor të Kombit dhe Shtetit tonë.
***
Si perfundim: Simboli i Shqiponjës, si përfaqësuese e Krijuesit në Tokë është më i lashtë se simboli i Kryqit në mitin kryesor të kristianizmit.
Duke u bërë i njohur ky fakt shkencor, HISTORIK dhe BESIMTAR, i popujve të zhdukur dhe i trashëguar tek Shqipetaro-Arbërit e sotëm, do të sillte një ndryshim thelbësor në shkencën e Historisë Botërore, por edhe të mëndësisë së Institucioneve të fushave të ndryshme dhe masmedias në përgjithsi. Në asnjë Fjalor gjuhësor apo historik të Botës, nuk gjëndet një emër, i cili të shpreh : familjen, mitin, besimin, traditën, gjuhën, përkatësinë etnike, simbolin e flamurit, Historinë dhe moshën parahistorike të një popullsie, botkuptimin dhe të organizimit zanafillor ligjor, siç ështe emri i shqipëtaro-arberve të sotëm – Shqipëtar dhe Komb- shumë më herët se të kishin shtetin e tyre.
Siç u përmënd në fillim të shkrimit, shumë simbole besimtare të ditëve të para të historisë njerëzore, përdoren edhe në kohët moderne nga njerëzit, popujt, shtetet dhe institucionet fetare, por pa njohur kuptimin e tyre të origjinës. Dihet gjithashtu se, simbolet dhe ritet fetare të lashtësisë, gjatë mijëra-vjeçarëve janë kthyer në tradita kulturore që tregojnë veçoritë historike e botkuptimore të popujve, siç është edhe rasti i simbolit besimtar të shqiponjës tek shqipëtarët.
Kjo popullsi, kur kërkon ta shpreh gojarisht përkatësinë etnike, përdor shprehjen, “ jam me KOMBËSI SHQIPETARE , dhe në çastet e emocioneve të forta dhe fitores së arritur, formon me dy duar – SHQIPONJËN- simbolin e tyre besimtar/historik (për hir të së vërtetës, edhe i fiseve pellazge të Euro-Azisë në lashtësi).
Të dy sportistët e ndëshkuar padrejtësisht nga FIFA, si rrjedhojë e paditurisë së saj në shkencat e sipër-përmëndura dhe memecërisë së Albanologjisë zyrtare, emocionet e fitores , siç u shprehën edhe para medias, me simbolin HYJNOR të SHQIPONJËS, ja kushtuan pikërisht familjes, bashkombasve dhe të gjithë sport-dashëve të tyre në Botë.
Paçin në jetë bekimin e Zotit!
Fatbardha Demi ([email protected]) – Tiranë, 21.10.2018

_______________________
Literatura e shfrytëzuar:
1. https://www.la-croix.com/Sport/Mondial-2018-Xhaka-Shaqiri-aigle-deux-tetes-attise-debat-identitaire-Suisse-2018-06-25-1300950075)
2. https://fr.wikipedia.org/wiki/H%C3%A9raldique
3. https://www.flickr.com/photos/bartmertens/425319051 ; http://www.fondazioneterradotranto.it/tag/marcello-semeraro/
4. https://www.fjala.info/simboli-yne-antik-nga-iliret-te-skenderbeu-historia-e-shqiponjes-me-dy-koka/
5. ( https://it.wikipedia.org/wiki/Stemma_della_Russia; Jean-Baptiste Rietstap Armorial général, précédé d’un dictionnaire des termes du blason : précédé d’un dictionnaire des termes du blason, t. 1, Gouda, G.B. van Goor zonen, 1884, 2e éd. (lire en ligne [archive]), p. XIII https://fr.wikipedia.org/wiki/Aigle_(h%C3%A9raldique)
6. http://www.gazetadita.al/sergio-ramos-feston-golin-me-shqiponje-video/
7. https://sq.wikipedia.org/wiki/Flamuri_i_Shqip%C3%ABris%C3%AB)
8. Nella caccia, l’aquila non perde la sua dignità. Si lancia dall’alto, ma non per cadere nel fango, o per rimanere a terra. Anche noi non torniamo al peccato, ad una vita bassa moralmente e non dimentichiamo che il Signore ci ha portati in alto (2 Pietro 2:20,21) http://www.tuttolevangelo.com/studi/come_aquile.php
9. Questa caratteristica assurge a simbolo della protezione di Dio che, come aquila, si prende cura del suo popolo e, con premura, lo conduce in salvo, portandolo, in alto, sulle sue ali (Es 19,4; Dt 32,11). http://www.paoline.it/blog/bibbia/1072-l-aquila-simboli-biblici.html
10. parole del re David nella Bibbia: “Si rinnoverà come quella dell’aquila la tua giovinezza”. http://www.sistemamuseale.provincia.ancona.it/musei%20news/bestiarimedievali/scheda4.htm); L’aquila è, inoltre, simbolo di giovinezza eterna (Sal 103,5); della giustizia di Dio verso il popolo infedele(Os 8,1) http://www.paoline.it/blog/bibbia/1072-l-aquila-simboli-biblici.html
11. (http://www.tuttolevangelo.com/studi/come_aquile.php).
12. https://it.wikipedia.org/wiki/Leggio_a_forma_di_aquila ; https://www.alamy.it/foto-immagine-la-bibbia-su-un-aquila-leggio-presso-la-cattedrale-di-san-pietro-di-san-paolo-e-di-san-andrea-costruito-come-unabbazia-nel-1118-a-peterborough-101740546.html ; http://shqiptarja.com/lajm/furtuna-mbi-xhaken-dhe-shaqirin-visar-zhiti-papa-francesku-beri-shqiponjen-me-duar-natyrshem-dhe-shenjterishtfoto
13. Helena P.Blavatsky , Animali (quattro), , Il Clossario Teosofico, Roma, Instituto Cintamani, 1998, f22)
14. http://www.catholic-saints.info/catholic-symbols/eye-christian-symbol.htm)
15. L’OCCHIO DELLA MATER – L’OCCHIO DELLA REGINA DEI CIELI http://www.marcovuyet.com/ALARMA%20L%27OCCHIO%20DEL%20PAPATO.html
16. Dice Filone in Quaestiones et Solutiones in Genesis “Il Secondo Dio è la sua Saggezza (quella di Ain Soph)”. La Divinità è NESSUNA COSA (No-thing); essa è senza nome perciò è chiamata Ain Soph, dato che la parola Ain significa NULLA…. AIN (Ebr.) – Il non esistente; la divinità in riposo ed assolutamente passiva (w.w.w.) (Glosario teosofico H :Balvatsky germa A)
17. La cabala operativa di R. Ambelain Redazione di “Kether”Rassegna siciliana di studi Martinisti dell’OMAT – 1997 http://www.iltibetano.com/testi/martinismo_lingua%20ebraica.htm
18. Petro Zheji Shqipja dhe Sanskritishtja (pjesa e dyte),Tirane, Tertiumdatur, 2006 f 77,413
19. Fatbardha Demi „Sellenizmi, besimi që sundon Botën. “, botimet Dudaj, Tiranë, 2016, f100
20. Sellenizmi …f 94
21. Sellenizmi …f 94
22. AUÑAMENDI EUSKOENTZIKLOPEDIAFUND BERNARDO ESTORNÉS LASA http://aunamendi.eusko-ikaskuntza.eus/en/ain/ar-1954/
23. Tutti questi simboli sono Egiziani, Caldei, ed Indiani.(Animali (quattro), Helena P.Balvatsky, Il Clossario Teosofico, Roma, Instituto Cintamani, 1998, f22
24. Sellenizmi, besimi që sundon Botën, f 94; Bindu ! emri që i dhanë Pellazgo-Arbërit Perendisë.
25. Helena P. Blavatsky, Il Glossario Teosofico, Roma, Instituto Cintamani,1998, f35
26. L’AQUILA QUALE PROFETA Il Signore nella Bibbia dichiara: “Voi avete visto ciò che ho fatto agli Egiziani, e come Io vi ho portato sulle ali d’aquila e vi ho condotto da Me” (Esodo 19:4). http://www.branham.it/joomla/scaricalibriprofezie/leaquiledidio.pdf ).
27. I sarcofagi dei Grandi Sacerdoti di Amon nel Museo Egizio di Firenze) http://www.toscana.beniculturali.it/articoli/i-sarcofagi-dei-grandi-sacerdoti-di-amon-nel-museo-egizio-di-firenze
28. http://www.netfertiti.fr/statues/245-statue-d-horus-faucon-3701052200512.html
29. https://fr.depositphotos.com/68468355/stock-illustration-horus-isolated-figure-of-ancient.html
30. The Complete Gods and Goddesses of Ancient Egypt. Thames & Hudson. ISBN 0-500-05120-8.
31. http://www.persee.fr/doc/crai_0065-0536_1968_num_112_1_12198
32. https://fr.wikipedia.org/wiki/Horus
33. Xhuzepe Katapano (”Thot-Tat parlava albanese, Bardi Editore, Roma,1984)“THOT-i fliste shqip” Botimet Enciklopedike , 2007, f 81
34. Dhimiter Pilika, « Pellazget Origjina jone e mohuar » botimet enciklopedike , Tirane 2005, f38
35. The Eye of Horus is an ancient Egyptian symbol of protection, royal power, and good health. https://en.wikipedia.org/wiki/Eye_of_Horus
36. http://www.fjalori.shkenca.org/
37. Shtjefen Gjeçovi, Trashëgime Thrako-Iliriane, botimet ORA, 2003, f64
38. http://it.wikipedia.org/wiki/Al-%27Ayn
39. https://www.roma-victrix.com/summa-divisio/signa/signa-imaginis.html ;
http://univers.grandquebec.com/israel/haifa/
40. Dhimiter Pilika « Pellazget Origjina jone e mohuar » botimet enciklopedike
Tirane 2005 f.81-82 )

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura