FATBARDHA DEMI:ARBËRIT E SHEKULLIT TË XV’të QË NDRIҪUAN EUROPËN (II)

Tirannë, 14 maj 2017: Me qënëse, nuk është qëllimi i shkrimit, analiza kritike mbi idetë e dy filozofëve më të shquar të lashtësisë, po rendisim disa mendime, se si e shikonte Xhemisto Pletone -Pushtetin e Shtetit- në veprën kryesore të tij, “Traktati mbi Ligjet”, të cilën patriarku i Kostandinopolit, Giorgio Scolario ,e dogji rreth vitit 1461 duke lënë disa pak faqe, që u përkthyen në arabisht. (24)
– E gjithë shoqëria duhet të përqëndrohet rreth një mbreti, i cili drejton fatet e shërbyesve të tij, i rrethuar nga këshilltarë të zotë, për të marrë vendime më të mira dhe për të paisur vendin e tij me një Kushtetutë me ligje të drejta. (25)
– Lumturia apo fatkeqsia e një Shteti nuk varen nga rrethanat, por nga parimet në bazë të të cilave qeveriset (…) Lulëzimi i shteteve varet veçanërisht nga vlera e doktrinave filozofike mbi të cilat bazohen institucionet e tyre. (26)
– Që reformat ekonomike të jenë të zbatueshme, duhet të bazohen mbi reforma të thella shoqërore, sepse një sistem i një prodhimi të lartë nuk mund të pranojë në ingranazhin e tij elemente (njerëz-shën im) joprodhues (te padobishëm). Kisha, një pushtet paralel me shtetin, që duke u ndryshuar drejtimin (në arkën e vet -shën im) jo vetëm të një pjese të rëndësishme të të ardhurave nga taksat dhe subvencionet por edhe (…) të dhurimeve të personave, duke u transformuar në një kancer për shoqërinë.

Giorgio Gemisto Pletone, (1355 – 1452)

– Difektet e pushtetit – sipas Xhemistos- ishin pasiguria e njeriut dhe e pronës, degradimi i ardhur nga taksat , shpesh të vendosura keq dhe padrejtësisht, një administrim jo i qartë dhe difektoz i gjyqësorit, paraja e shumëllojshme dhe e çvlerësuar në qarkullim dhe i lluksit te jashtëzakonshëm. (27)
– Të ndjekësh Zotin do të thotë të mos largohesh nga shteti ynë, kur rrethanat e jashtme, dhunshëm u kundërvihen shpresave që kemi brënda vetes … (28).
Shumë nga ndjekësit e filozofit në Itali, përpara pushtimit të sigurt osman, u munduan ta bindin të qëndronte në vendin e tyre, por Xhemisto nuk pranoi.
– Organizimi i taksave është një nga faktorët më të rëndësishëm të lulëzimit të shteteve (…) Toka është një e mirë për të gjithë dhe sejcilit do t’i jepet aq tokë sa është në gjëndje ta punojë. (29)
Ky pohim -vë në dukje M.Neri- i ka bërë të shprehen disa studiues për “socializmin” apo “komunizmin” e Pletonit, por ajo më shumë synon për të kontrolluar të ardhurat e pronarëve të mëdhenj ku përfshihej edhe kisha, të cilët grumbullonin gjithëmonë e më shumë toka ,nuk paguanin taksat dhe ishin burim i vazhdueshëm konfliktesh-përballë pushtetit të dobësuar qëndror . (30) Kushti për të realizuar një “shtet ideal”, sipas Pletonit (Mbi Virtytin) ishte pajisja e nënshtetasve (përfshirë mbretin dhe ministrat e tij) me virtyte.
– Nuk është vetëm e domosdoshme, që shtetet të kenë për çdo gjë ligje të mira, por edhe ligje që të zbatohen, sepse në rast se nuk janë të zbatueshme, edhe duke qënë ligje më të mira, do të kishin një dobi të pakët ose asnjë dobi; ligjet për rrjedhojë marrin vlerë nëpërmjet VIRTYTEVE (karakterit-shën im) të përdoruesve të tyre (31)
– Të gjithë kërkojnë të jetojnë të lumtur dhe ky qëllim është gjëja e vetme e përbashkët për të gjithë njerëzit (…) disa këmbëngulin të gjejnë lumturinë kryesisht tek kënaqësia dhe bëjnë gjithshka duke patur parasysh kënaqësinë; dëshirojnë për sa të jetë e mundur , të sigurojnë çdo kënaqsi për ta shijuar tërësisht, në të gjitha format e saj, të çdo natyre, pa ju bërë vonë se nga vjen. Të tjerët e lidhin kënaqsinë në sigurimin e pasurisë dhe gjatë të gjithë jetës së tyre punojnë vetëm për t`u pasuruar gjithëmonë e më shumë. Të tjerët vrapojnë mbrapa lavdisë dhe nuk kanë synim tjetër veçse atyre të lavdërimeve dhe admirimit të turmës. Të tjerët, së fundmi, duke përçmuar gjithshka, ja përkushtojnë jetën e tyre së mirës dhe virtyteve, me bindjen se vetëm virtyti mund të japë një lumturi të vërtetë .” (32)
– Zgjuarsia është gjithmonë më e lartë se sa kënaqsia dhe do të tentojë të mbizotrojë për faktin e thjeshtë se, në rast se do të duhet të vendosim se në ç’mase të perziejmë kënaqsinë me zgjuarsinë, është vetë, zgjuarsia që do të diktojë për këtë. (33)
Virtyti si shprehës i karakterit tek njeriu, jo rastësisht kryesonte në bisedat e Xhemisto Pletones dhe tek filozofët e lashtë. Paisja e njeriut me cilësi të larta morale, siguronte zbatimin dhe jetëgjatsinë e ligjeve të një bashkësie, mbretërie apo shteti. Këtë fakt e dëshmojnë Kanunet (ligjet e pashkruara) të arbërve, gjurmët e të cilave zbulohen që në luftën e Trojës. Respektimi i ligjeve të Kanunit bazohej tërësisht në virtytet e karakterit të shqipetarëve, të lëvduara aq shumë në kujtimet e udhëtarëve dhe të punësuarve të huaj nga Perandoria osmane në shekullin e 20-të. Drejtësia është pjesë e virtytit , pohonte filozofi arbër.
– Mbrojtja teritoriale kërkon ngritjen e një ushtrie të përherëshme dhe kjo duhej të sillte reforma politike të hartuara në frymën e propozimeve (…) Trupat e mercenarëve kanë treguar tashmë paaftësinë dhe vetëm krijimi i një ushtrie kombëtare mund të jetë e aftë të sjellë sigurinë. (34)
Gjergj Xhemisto Pletone u vlersua nga elita italiane, për programin e tij lidhur me reformimin e politikës administrative të Shtetit të shekullit të 15-të. Ndjekësin më të famshëm, në këtë veprimtari, mund të rendisim Nikolla Makiavelin (Niccolò Machiavelli (1469-1527) i cili në veprat e tij citonte vetëm Platonin dhe të gjithë jetën e tij ja kushtoi idesë së një Pushteti të përfaqsuar vetëm nga shteti. (35)
Shkrimet e filozofit arbër, vazhdojnë të tërheqin vëmëndjen e studiuesve të shk.20-21. Nisur nga rëndësia që ay i kushton: traditës historike, krenarisë së një gjuhë dhe race autoktone, domosdoshmërisë së ushtrisë së shtetit, etj.,e vendosin Xhemisto Pletonen, ndër ideatorët e parë të levizjes së ardhshme – nazionalizmit patriotik. Në veprën e tij (Reichsidee and Nationale Politik im spätbyzantinischen Staat”, in Byzantinische Zeitschrift) historiani bizantin Hans-Georg Beck (1910-1999) vë në dukje se “Georgios Gemistos Plethon zë vënd në historinë e mendimit politik, për trajtimin e hershëm të mitit të nacionalizmit (…)dhe se ky “humanizëm nacional”, çoi disa shekuj më vonë në çfaqjen e një ndërgjegjie të re nacionale greke.(36)
N. Patrick Peritore, në studimin mbi mendimin politik të Xhemisto Pletones (The Political Thought of Gemistos Plethon: A Renaissance Byzantine Reformer)shprehet se: Emërtimi “hellen” është përdorur nga filozofi, për ta veçuar veten nga “lidhja” historike me Perandorinë romake dhe nga emërtimi “romaioi”, që përdorej për banorët. Autori pohon se rëndësia historike e teorisë etnike të Xhemistos, është rigjallërimi i saj gjat kryengritjes së 1822 (në 1821-shën im), fakt që gjen mbështetje edhe nga shkollarët e sotëm grek.(37) Duke sjellë një listë të gjatë referimesh të autorëve të ndryshëm, të cilët dëshmojnë vijueshmërinë e pandërprerë dhe origjinën e lashtë të grekëve modern, autori arin në përfundimin se, idetë e Xhemisto Pletone ishin shprehje e lëvizjes nacionaliste të elitës brënda rrethit të ngushtë obortar, të ushqyer me kulturën klasike “hellenike”. Pra “patriotizmi” i filozofit të Mistres, sipas autorit, ishte “kulturor” i një pakice, e për rrjedhojë ishte “utopik” sepse, (sipas Hertz, Nationality, p.112, të cituar prej tij), masat popullore nuk ishin të ndërgjegjsuara në këtë drejtim. (38)
Me gjithëse studiuesit e mësipërm e pranojnë se emri “hellen”, nuk shpreh përkatsinë etnike por besimin e lashtë, vijojnë t`i shtrëmbërojnë faktet historike të shekullit të 15-të dhe të ngjarjeve të mëvonshme (kryengritjen dhe formimin e shtetit të Helladës (1821-1832) duke anashkaluar origjinën dhe rolin e popullsisë arbërore. Jo pa qëllim, në letrën e Xhemistos drejtuar Manuelit të II-të, hiqet ose keq-interpretohet fraza: “Sepse në këtë tokë del, se vet këta helenë kanë jetuar gjithmonë, aq sa mund të ruhet kujtesa njerzore; se asnjëri nuk ka jetuar para tyre (…) duket se gjithmonë kanë qenë zotëruesit e saj dhe nuk e kanë braktisur kurrë”. (39) Sipas shkruesve të lashtësisë, nuk njihet asnjë popull më i lashtë se Pellazgët, të cilët nga asnjë historian, i lashtë apo modern, nuk janë quajtur të racës “greke”apo “hellene”. Gjithashtu, në asnjë libër nuk është shkruar se “grekët” jane autoktonë në Gadishullin ballkanik. Dr. Arif Mati (Odisea e pabesueshme e një populli parahelen ) që i kushtoi jetën studimeve të shkrimeve të lashta dhe ato moderne për banorët e parë të Kontinentit, pohon se: “Është unik në Europë fakti, se (vetëm) shqipetarët e sotëm, kanë rrjedhur prej një popullsije autoktone. (40)
Edhe kryengritja që u kurorëzua me ngritjen e shtetit të Helladës, ishte vepër e tyre, siç e dëshmon edhe sot, veshja e “traditës” së shtetit modern grek. Përveç shtetit të Helladës dhe Shqiperisë (1912 dhe 1945), që u krijuan me gjakun e arbërve të të dy besimeve, shtetet e tjera të Gadishullit ballkanik, janë krijuar si rrjedhojë e traktateve të Fuqive të Mëdha: Më 15.01.1877, Fuqitë propozuan një autonomi të gjërë për Bosnjën, Hercegovinën e Bullgarinë, ndërsa me Traktatin e Shën Stefanit (3.03.1878) u njoh Pavarsia e Bullgarisë dhe aneksimi nga ana e saj e provincës autonome të Rumelisë Lindore, si dëmshpërblim i luftës që Turqia ja jepte Rusisë, gjithashtu Sërbia e Rumania fituan pavarsi të plotë. (41) Shteti i Maqedonisë lindi pas luftës së dytë botërore.
Me besimin e Krishtit apo të Muhametit? Asnjërën prej tyre …
Kjo ishte përgjigjia që i dha Xhemisto Pletone, pyetjes së Gjergj Trebisondës (Giovanni Trebisonda, që njihet në Romë si kardinali Bazilio Bessarione ,1408-1472) gjatë ditëve të Kuvëndit. “Kaq shumë u revoltova nga kjo përgjigje sa e urreva përjetësisht dhe gjithmonë jam frikësuar si prej një nëpërke helmuese…”, shkruan më vonë Trebisonda. (42)
Kur lexojmë këto dokumenta, na krijohet bindja se filozofi arbër ishte “ateist”, siç emërtohen sot. Por në shekullin e 15-të, nuk mund të flitej për njerëz që nuk besonin tek Krijuesi i plotfuqishëm, sepse besimi tek Zoti ishte thelbësor në jetën e njeriut të asaj kohe dhe filozofi i Mistrës nuk bënte përjashtim në këtë drejtim. Mospajtimi i Xhemisto Pletones me teollogjinë kristiane dhe atë islamike, bazohej në qëndrimet e ndryshme ndaj “rrugëve“ që duheshin ndjekur në kërkimin e së VËRTETËS. “Fetë -pohon filozofi arbër- në një farë mënyre përfaqsojnë degët e një peme, ku esoterizmi është trungu, dhe shkenca e lashtë, janë rrënjët e tij; Sa më shumë zgjaten të parat prej trungut, aq më shumë ato janë larguar nga e vërteta”. (43)
Sipas tij, teollogjia e feve të reja, i mohonte njeriut gjatë jetës tokësore, të drejtën për zbulimin e dukurive natyrore (kërkimet shkencore) dhe lirinë e mendimit. Si rrjedhojë, besimtari i devotshëm nuk duhej të vinte në lëvizje trurin (llogjikën), por vetëm të ndiqte me përulsi dhe bindje shkrimet e shenjta. Në Bibël, Jezusi u dikton ndjekësve të tij: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta !” (Gjn 14,6). (44) « Krishtërimi dhe Islamizmi ishin fallcifikime të së vërtetës, shkruan Xhemisto-,dhe shkatrimi i tyre është kusht i domosdoshëm që ajo të rilind (…) ne, përkundër i pranojmë doktrinat dhe thëniet e njerëzve të lashtësisë, të cilët gjithmonë kanë menduar me mënçuri me anën e llogjikës, që është një nga mjetet më të fuqishme dhe më të shënjtëruara të njohjes”. (45)
Filozofi i Mistrës nuk pajtohej me mitin kristian të hyjnizimit të njeriut, i krahasuar me Zotin dhe idenë e mrekullive dhe faljes së mëkatit në teologjinë e kishës, të cilat, siç vëren studiuesi Aristidh Kola (Gjuha e Perëndive) ishin të huaja për fenë pellazge. (46) Ay e njihte mirë filozofinë mbi të cilën bazohej kristianzmi, si dhe pasojat që solli për trashëgiminë kulturore dhe shkencore të njerzimit. Që mbas vendosjes së tij si besim shtetëror (me dekretin e Flavio Teodosios 27.02. 380), në të gjithë Perandorinë romake u shkatëruan e u dogjën Tempujt, veprat e artit dhe bibliotekat ku ruheshin dorëshkrimet, duke vrarë dhe presekutuar shërbenjësit e tyre dhe njerëzit e dijes.
Qëndrimi anti-kristian i Xhemistos, nuk ishte i papritur në historinë e besimit. Filozofi i neoplatonizmit, Porfirio i Tiros (v.234 – 305) mbas studimit historik, gjuhësor, fillozofik dhe teologjik të Testamentit të Vjetër dhe Testamentit të Ri, me traktatin “Kundra Kristianëve”, shprehej kundër miteve të tyre dhe Njeriut-Zot. Pothuaj dy shekuj përpara tij, në vitin e 2-të, Celsus (Alethès lógos), ndjekësi i ideve të Platonit dhe Epikurit, pohonte se: “miti kristian i rimëshirimit të shpirtit hyjnor tek njeriu dhe përcaktimi, vetëm i një “populli të zgjedhur” (hebrejve-shën im) nga Zoti, është jashtë llogjikës dhe fyerje për Hyjninë (…). E vërteta është se të gjitha këto pretendime janë veç mite, që janë fabrikuar nga kristianët, por pa aritur t`u jepnin gënjeshtrave të tyre, një ngjyrë besushmërije”.(47)
Në shekujt e parë të erës së re, diskutohej mbi mundësinë e pajtimit të teologjisë së kristianizmit me besimin e lashtë. E njëjta përpjekje ndihet edhe në shkrimet e humanistëve italian si Francesco Petrarca (1304-1374) si dhe tek filozofët e Rilindjes së shekullit të 15-të. Siç vëren Nikolla Abbagnano «Rikthimi i platonizmit, për ndjekësit e Akademisë së Firencës (Marsilio Ficino, Cristoforo Landino) nuk nënkuptonte kthimin drejt paganizmit, por një rinovim të kristianizmit». (48) Feja kristiane, sipas teologut dhe humanistit hollandez Erasmo da Rotterdam (1466/1469 – 1536), pa e njohur kulturën e lashtë, padrejtësisht mbante një qëndrim armiqsor ndaj saj». (49) Për të qënë të saktë me faktet historike, kristianizmi kishte, mund të themi, “marrë gjithshka” nga besimi i lashtë (mitet, ritet, simbolet) duke i përshtatur praktikave dhe teologjisë së tij, prandaj Xhemisto Pletone nuk e shtronte qëndrim ndaj Kishës, si një problem kulturor, por ideollogjik, dhe nuk e shikonte zgjidhjen tek pajtimi.
Sipas parimit të Platonit (Cratilo, 385 b): Karakteristikë e së VËRTETËS është kur «gjërat thuhen ashtu siç janë», kurse e MASHTRIMIT « ashtu siç nuk janë »(50) – për mendimin e tij, kristianizmi, kishte përqafuar të dytën, duke ndjekur synimin për t`u bërë Pushteti i vetëm sundues, nëpërmjet mbretërve tiranë. Në Bibël shkruhej: “Ay që do ta zbatoj urdhërin tim deri në fund , unë do t`i jap autoritet mbi paganët; ay do të mbretërojë me një bastun të hekurt dhe do t`i copëtoje ata si një enë prej balte” (Ap. 2,26 s.). (51)
Tre vjet pas kthimit të filozofit në atdhe, Papa Paolo III, me dekretin ( bolla Licet ab initio) e vitit 1542, formoi Inkuizicionin (Sacra Congregazione della romana e universale inquisizione). Edhe Kisha ortodokse e asaj kohe, për « heretikët » dhe ata që i ktheheshin praktikimit të riteve pagane, nëpërmet ligjeve të vendosura , zbatonte edhe dënimin me vdekje. (52)

Dorshkrimi i Gjergj Xhemisto Pletone i shekullit të XV-të dhe simboli i tre gishtave tek etrusket dhe kristianet (53)

Fama e madhe që gëzonte në vëndin e tij e në Europë dhe mbështetja e perandorëve Paleologë, e mbrojtën filozofin arbër nga ky rrezik deri ditën kur zëmra i pushoi së rrahuri, në banesën e tij të Mistrës (1452), por të gjitha shkrimet (përveç disa fletëve) e filozofit, u hodhën në zjarr. Fatmirsisht, disa përkthime në gjuhën arabe dhe shënimet apo përkthimet e filozofëve italian gjatë qëndrimit në vëndin e tyre, si dhe “kritikat” e armiqve fetarë, përbëjnë trashëgiminë, mbi të cilën bazohen studiuesit e sotëm.
Për ta mbajtur ndezur flakën e platonizmit dhe për të ngritur lavdinë e qytetit të Riminit me emrin e shquar të filozofit, një nga adhuruesit e Xhemistos, Sigismondo Pandolfo Malatesta (1417 – 1468) kishte kohë që synonte të sillte eshtrat e tij, për t`i vendosur në tempullin e familjes. Por rasti u paraqit në vitin 1465 gjatë luftimeve për marrjen nga osmanët, të fortesës së Mistrës, në gadishullin e Peloponezit. Misioni ishte shumë i rrezikshëm, për shkak të luftimeve dhe armiqësisë së Papës në Vatikan dhe të Patriakut të Kostandinopolit, Gennadio II (Giorgio Scholarius) për këtë veprim të tij. Në fakt, me të mbritur anija në bregun italian, kardinali Bazilio Bessarione (Giovanni Trebisonda) duke e kërcenuar me dënimin me vdekje, e urdhëroi t`i hidhte eshtrat e Xhemisto Pletones menjëherë në det. (54) Por S.Malatesta nuk u tërhoq nga synimin për ta përjetësuar mbi tokë, filozofin e shquar.

Varri i Gjergj Xhemistos në qytetin e Riminit, Itali.
Në këtë material u vunë në dukje dy faktorët kryesorë, mbi të cilët ndikoi fuqimisht veprimtaria e Gjergj Xhemisto-Pletone: Shteti dhe Kisha në kushtet e shekullit të 15-të. Mendimet e tij dhe përvoja filozofike e autorëve të lashtë , të cilat ua beri të njohur humanistëve italian, ndikuan në përparimin e botkuptimit të kohës. Në dallim nga figura e shquar e kritikës dhe kulturës, Erasmo da Rotterdam, sipas të cilit: “Vetëm nga një pozicion neutral, mund të ndikojmë mbi reformën e besimit”(55), ay ndezi në mëndjet dhe zëmrat e njerëzve, një zjarr të madh për veprim, duke dhënë ndihmesën e tij që të bëhej realitet, REFORMA apo siç u emërtua më vonë -RILINDJA europiane. Idetë e tij për formën e qeverisjes, reformat në fushën e besimit, ligjeve, ekonomisë, prodhimit bujqësor, mbrojtjes, e sidomos në vlerësimin e rolit të njeriut dhe të moralit të tij, dëshmuan se në Gadishullin ballkanik, idetë e Rilindjes kishin lulëzuar më herët se në Perëndim.
Eugenio Garin (1909-2004) “Il ritorno dei filosofi antichi” (f84) pohon se: ‘Ishin grekët që karakterizuan në Itali dhe Europë, Humanizmin dhe Rilindjen (grekë dhe bizantinë, janë quajtur nga studiuesit europianë, të gjithë banorët e Perandorisë së Paleologeve pavarsisht etnisë së tyre-shën im). Është e vërtetë se ishte një proçes që ishte në veprim, por me karakter dhe drejtime të tjera, bizantinët ndërfutën elemente, interesa dhe tendenca të reja dhe të ndryshme… ‘(56)
Si përfundim, me emrin e Gjergj Xhemisto-Pletone dhe figurave të tjera, të cilët lanë gjurmë në kujtesën e popujve, por ju është mohuar në shkrimet historike kombësia e jonë, dhe duke përgënjeshtruar mitin politik të “popullit të prapambetur”, me të drejtë mund ta quajmë shekullin e 15-të: “Shekullin e triumfit të gjenisë arbërore”,në Gadishullin ballkanik dhe në Europë.

Fatbardha Demi ([email protected])
Tiranë, 9.05.2017 (
FUND)

 _______________________________

FATBARDHA DEMI:ARBËRIT E SHEKULLIT TË XV’të QË NDRIҪUAN EUROPËN (I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6480
***
FATBARDHA DEMI:ARBËRIT E SHEKULLIT TË XV’të QË NDRIҪUAN EUROPËN (II)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6481

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura