FATIME XHAFOLLI: NË SHTETIN E MËKATEVE E VRANË EDHE NJË FËMIJË! (FOTO+VIDEO)

Prishtinë, 21 shtator 2017: Në shtetin e mëkateve përditë fjalosen, rrahen, sulmohen, prehen me sëpatë e vriten njerëzit në pikë të ditës e në pikë të natës.
Në këtë vend të mbuluar prej mëkateve, njerëzit sillen si të duan, rrebelohen deri në atë masë sa që frika në palcë të hyn prej tyre. Çdo veprim djallëzor është “i arsyeshëm” te ne sepse ndërgjegjen e kemi vrarë moti e bashkë me të qenien tonë.
Të vriten fëmijët me plumba armësh në qorrësokaqe të mbuluara me deponi nga shiringat e drogës, ky pasqyrim i gjendjes aktuale është shumë i dhimbshëm.
Djali 16 vjeçar që u vra në Prishtinë në afërsi të shkollës fillore me 4 plumba është tragjedi e rëndë dhe veprimet e tilla makabre duhet të dënohen urgjentisht nga të gjithë ne.
Rastet e dhunës dhe të vrasjeve të rinjëve dhe adoleshentëve duhet sa më shpejt të dënohen, e të marrim masa konkrete të gjithë sa nuk është shumë vonë.
Në qoftëse nuk punohet në këtë drejtim, përmes formave edukative, arsimore dhe aktiviteteve tjera të dobishme, brezi i këtyre fëmijëve rrezikohet të devijoj plotësisht.
Prandaj institucionet e sigurisë së këtij shteti të ndërmarrin hapa konkret për largimin e fëmijëve nga rruga ose në të kundërtën do të jenë përgjegjëse.
Me keqardhje dhe dhembje të thellë i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes së Aulonit për humbjen e djalit.

Zoti u dhëntë forcë për t’a përballuar këtë dhembje të rëndë.
Dorasit kurrë mos pafshin dritë!

Nxënësit e shkollave të mesme protestuan me moton “Drejtësi për Aulonin” 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura