FATMIR BRAJSHORI: ESKADRONËT E VDEKJES!

Cyrih, 2 janar 2021: “Ju nuk e dini se çfarë janë në gjendje për të bërë!”
Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur“
Në kulturën time të leximit, e kam bërë si shprehi, që kur e lexoj një autor, mundohem paraprakisht t‘i lexoj, dy- tri e më shumë vepra të autorit të njëjtë, për të krijuar një pasqyrë më të kjartë, për bindjet, stilin, preferencat e atij/asaj që e lexoj…

Pikrishtë isha duke i lexuar veprat e Gabriel Garsia Markezit „Dashuria në kohërat e kolerës“, „Një qind vjet vetmi“ të përkthyera shkëlqyeshëm nga Mira Meksi dhe kur po bëhesha gati, për t‘filluar leximin e veprës së tij të tretë „Kujtim kurvash të trishta“ më merr në telefon Bardhyl Mahmuti dhe më informon që, ka shkruar një roman, i ka vë këtë titull dhe që ma ka dërguar me e- mail për t‘a lexuar.
I premtova që do ta lexoj.
Për një kohë isha në dilem; të lexoj „Eskadronët e Vdekjes„ apo librin e tretë të Markezit?
Bardhylin e njihja dhe e lexoja; Markezin nuk e njihja por e lexoja.
Fillova për t‘a lexuar romanin e Bardhyl Mahmutit “Eskadronët e Vdekjës”.
Librin e përfundova së lexuari para ca javësh.
U ula dhe në ditarin tim shënova këto gjëra:
Kur një autor ulet për të bërë një vepër letrare, ai padyshim që e ka parasysh që libri ka dy shtylla kryesore të ndërtimit e që janë: artistike dhe estetike.
E para m‘varet kryesisht nga autori teksa e dyta nga lexuesi, që me këtë rast jam njëri nga të shumtët.
Bardhyl Mahmuti të parën e bën mirë, pra artistiken ngaqë kompozicioni i veprës së tij, e para si roman e komponuar në mënyrë klasike duke u përkujdesur të mos i mungoj fare tonaliteti muzikor i shprehur me gjuhën letrare, që në letërsi përkthehet „fjali përbërëse.“
Romani „Eskadronët e vdekjes“ nuk ka fare konvergjenca dhe si të tillë e sjellë në jetë autori ku personazhet dhe ngjarjet, përcaktohen saktë, me argumente që pastaj prirjet individuale të lexuesit, të vijnë në shprehje, që secili të ndërtoj, nga vetja e tij (vetja e tyre) një personazh real si Sadiku dhe të tjerë si ai.
Është shumë interesant ky fragment nga jeta e tij (Sadikut) në burg me Mifin:
„Kur Sadiku doli nga “dushi i ftohtë” dhe filloi të vishej, në korridor u dëgjua zhurma e karrocës që tërhiqte kazanin e ushqimit. Gjatë darkës hëngrëm edhe kaçkavall, që më kishte sjellë Llavica dhe biseduam për cilësinë e keqe të ushqimit në burg. Nuk e di nëse e tha për shaka, por në një moment kur ishim duke ngrënë, Sadiku u shpreh se nga uria që i ishte shtresuar në çdo pore të trupit, nëse do të dilte gjallë nga burgu, ndoshta do të punonte si furrtar buke…
Sipas shumë studimeve, e gjithë kritika letrare mirret me interpretimin.
Herë – herë ajo mjafton për t‘u shprehur me gjuhën e personazheve episodike, si me këtë rast, siç shprehet nëna e Mifit:
„..,peshku qelbej nga koka, por fëmija ia kishte kthyer se koka është qelbur që moti dhe duhej të shihnin nëse kishte mbetur gjë te bishti!“
„Aluzioni për sistemin e qelbur të drejtësisë doli i saktë. Na thirrën të shkonim te gjykatësit dhe na komunikuan vendimin për vazhdimin e paraburgimit.
Në prani të Llavicës dhe të avokatit më vunë pranga.“
Është një fragment i vogël nga narrativa e librit.
Për t‘i dhënë përgjigje kësaj pyetje është paksa herët por mendja ime më thotë që:“ synimi individual është arritur ngaqë libri fletë me gjuhën e personazheve reale teksa synimi i gjerë popullor mbetët të shihet pas botimit të librit.“
E personazhi flet:
„Prandaj i jepja të drejtë avokatit, që mbrojtja juridike nuk çonte peshë. Pastaj ngushëllohesha me faktin, se kishte edhe më keq se rasti im dhe mendja më shkonte te Vllaznimi, te Nexhoja, te Sadiku dhe te Bekimi, që nuk dinin gjë nëse dikush nga familjarët e tyre kishte shpëtuar gjallë nga lufta… Në fund, “syri i gazetarit” më nxiti kureshtjen që të mendoja si të merrja vesh për ngjarjen që i kishte pllakosur kujtesën Sadikut.“
Ajo që të shtynë të mendosh gjatë leximit të romanit „Eskadronët e Vdekjës“ është:
„A e ka arritur atë që ka synuar autori?“
Me një fjalë nga aspekti letrar pa dyshim që mund të pohojm që po teksa nga ai interpretativ, mbetët që të shihet nga lexuesit por i jap vetës të drejtën që artistikisht dhe gjuhësishtë është në koherencë me të gjitha elementet që formojnë një tekst letrar.
Këtë libër do t‘ua preferoja që ta lexojnë sa më shumë lexues, heterogjenë në gjuhë dhe nacionalitet, e sidomos pjesëtarëve të nacionalitet serb dhe sllav për të vetmën arsye; të kuptojn më shumë nga e vërteta e krimeve të çmenduris së tyre „kolektive“( hiç Mifin dhe një grusht të vogël si Ai) në njërën anë , dhe, nëse nuk duan të kuptojn vet rrëfimet e serbëve për krimet e bëra nga serbët, mos t‘a lexojnë.
Por vështruesi i librit dhe shkruesi i këtyre rreshtave analitik për librin „ Eskadroni i Vdekjës“ do të sjellë ca rrëfime rrënqethëse, të bëra nga serbët dhe të rrëfyera nga po ata, e të cilat gjenden në libër.
… Një pjesë e brigadës u nisëm në ndihmë të forcave që luftonin në Drenicë. Kishim ankth të madh, se çfarë do të zbulonim në këtë zonë, që kishte qenë nën kontrollin disamujor të terroristëve. Përg jatë dy muajve rresht nuk lamë pëllëmbë të tokës së saj pa e lëruar me tanke. Rrethonim fshat pas fshati dhe pa gdhirë mirë, fillonte bombardimi me tërë arsenalin e armatimit që zotëronim. Kur mendonim se nuk kishte mbetur asnjë terrorist i armatosur, hynim shtëpi më shtëpi dhe shqiptarët që kishin mbetur g jallë, i hiqnim zvarrë dhe ua linim për trajtim eskadronëve të vdekjes.
Kulmi arriti më 26 shtator, ditën kur mbusha 24 vjeç.
Pas dy ditësh përpjekje, më në fund depërtuam në fshatin Obri. Pasi spastruam terrenin, njësitë speciale të policisë e morën situatën në dorë. Si fitimtarë që ishim, parakaluam disa herë rrugicave të fshatit, që nuk kaloheshin më këmbë nga gërmadhat. U ndalëm në dalje të fshatit, në drejtim të pyllit. Nga pylli dëgjoheshin britma grash dhe fëmijësh, që bëheshin gjithnjë e më të fuqishme. Edhe pse nuk i shihnim, zëri i tyre përcillte trishtim, që ne vetëm mund ta imagjinonim. Pas gjysmë ore, të gjitha britmat u ndalën… Më pas, një grup komandosh të policisë doli nga pylli, në mesin e të cilëve dallova Tozon, tezakun tim nga fshati P. …
Në mbrëmje, me disa shokë kralevas festuam fitoren dhe ditëlindjen time njëkohësisht. Në orët e vona me ne u bashkua edhe Tozoja. Në një çast gjatë mbrëmjes më tërhoqi mënjanë tejet i shqetësuar. Kishte parë tmerr. Tundte kokën në shenjë mohimi dhe thoshte me zë të ulët: “Kjo nuk duhej të ndodhte, tezak! Foshnjën disamuajsh e vranë në g joksin e nënës, bashkë me nënën; bënë shoshë fëmijën 2-vjeçar, që thithte cucllën nga uria! Nuk është trimëri të vrasësh fëmijë, gra, pleq, plaka… Një grua ishte shtatzënë… Jo, jo! Kjo nuk duhej të ndodhte! Po bëhemi njëlloj si terroristët…”
Ishte i pikëlluar dhe i zhgënjyer tej mase.
Pas dy ditësh erdhi të më takojë. Kishte marrë gazetën “Jedinstvo”.E hapi në faqen ku ishte artikulli që donte të më tregonte dhe, duke lëkundur kokën, më tha ta lexoja. Në atë shkrim përgënjeshtrohej propaganda antiserbe, që kishte përhapur të pavërtetat se gjoja njësitë e policisë sonë speciale kishin vrarë 28 civilë shqiptarë në fshatin Obri. Artikulli theksonte se një gazetar i “Kohës ditore” kishte bërë fotomontazh të një kukulle të përgjakur, me cucëll në gjoks, për të krijuar përshtypjen se kishim të bënim me një fëmijë të vrarë. Madje i kishin vënë emrin Valmir Deliu! Por, gazetarët tanë e kishin zhveshur në tërësi gënjeshtrën e tyre dhe kërkonin përgjegjësi nga ata që njollosnin imazhin e luftës sonë…
– Nuk janë normalë këta njerëz! – më tha Tozoja. – Në vend që të kërkohet falje dhe të nxirren përpara përgjegjësisë ata që kanë bërë këtë akt të shëmtuar, gazetarët tanë e vrasin për së dyti këtë foshnjë: e paraqesin pamjen e lemerishme si të ishte një skenë nga teatri i kukullave!
Dëshmia e Tozos dhe prezantimi i çoroditur i asaj që kishte ndodhur në Obri më tronditën të tërin.
Nga ato që kanë ndodhur dhe që janë rrëfyer, lexuesi duhet herë/herë, të ndaloj së lexuari ngaqë krimet nuk janë as fort lë largëta në kohë sikurse që akoma ka plagë të hapura dhe akterë që vet i kanë përjetuar në lëkurën e tyre, këto që rrëfejnë vet-serbët.
Vazhdon rrëfimi për krimet nga vet bërësit e krimeve:
„Kur ndërpriteshin bombardimet, vërsulej këmbësoria dhe eskadronët e vdekjes të “Beretave të kuqe”, të “Akrepave”, të “Tigrave”, të “Çakejve”, të “Grerëzave të verdha” dhe të “Kninxhave. „Ulërimat e njësiteve me emra egërsirash na shtinin tmerrin edhe neve, e lëre më atyre që ndodheshin në oborret e shtëpive në flakë. Të gjithë të mbijetuarit dëboheshin drejt pjesës së hapur të patkoit. Gjërat e vlefshme që kishin shpëtuar pa u dëmtuar, ngarkoheshin në kamionë dhe, për të dezinfektuar tokën e shenjtë serbe, u vihej zjarri objekteve që nuk ishin djegur… Në dalje të patkoit rreshtoheshin të mbijetuarit dhe aty vendosej se kush do të vdiste e kush do të jetonte. Ishte e tmerrshme të shihje njerëz të ng jisheshin njëri për tjetrin, si delet kur i dërgojnë në thertore. Vdekja ishte gdhendur në fytyrën e çdonjërit. Pasi bastiseshin, u merreshin dokumentet e identifikimit dhe gjërat me vlerë, ndaheshin burrat dhe djemtë e moshës mbi 13-vjeçare, veçoheshin vajzat dhe gratë, që ende i “hante pazari”, ndërsa pleqtë dhe gratë me fëmijë të moshës nën 13 vjeç dëboheshin jashtë shtetit.
Për ata që duhej të vdisnin, eskadronët e vdekjes i kishin duart e lira të zgjidhnin formën e vdekjes që do të zbatonin.
Dhe më tutje lexojmë;
Një nënë mbante në krahë një fëmijë 3-4 vjeç. CËRNI, Ia shkuli fëmijën nga krahët dhe me thikën në fytin e fëmijës i kërkoi 20 000 marka gjermane, që ta linte të gjallë. I thyer dhe nga pafuqia për të mbrojtur fëmijën, shqiptari nxori rreth 5000 marka, aq sa kishte. Cërni e kapi fëmijën prej flokësh dhe ia preu kokën. “5000 marka janë të mjaftueshme vetëm për trupin. Koka vlen më shumë!” – tha duke kaluar pranë fshatarëve të tjerë me kokën e fëmijës në dorën e majtë, ndërsa lëpinte thikën e përgjakur. Si i çmendur, kërkoi të nxirrnin çdo gjë me vlerë që kishin fshehur, përndryshe të gjithë do t’i shkonte në thikë. Shpërthyen klithje të shumta; njerëz që u binte të fikët, nëna që shtrëngonin fëmijët dhe ishin të gatshme t’i kthenin në barkun e tyre për t’i mbrojtur. Të gjithë i pushtoi përdata.
Në një fshat tjetër, ku plaçkitësit nuk ishin të kënaqur me gjahun, një ushtar ndau rreth 30 gra dhe fëmijë dhe i rreshtoi pranë një muri të rrënuar. Mendova se ashtu donte t’u shtinte frikën burrave, për t’i detyruar të nxirrnin gjërat me vlerë që kishin fshehur. Por jo. Nuk ishte lojë! Mbi ta zbrazi dy karikatorë kallashnikovi dhe i vrau të gjithë…
U futa në guacën e tankut dhe fillova të bërtas me sa fuqi që kisha. Thashë se më luajti mendja! Shoferi tjetër u mundua të më qetësonte, duke më thënë se nuk kisha bërë asgjë dhe se duhej të mendoja për gruan dhe djalin që kisha lënë në fshat…” – rrëfente ai dhe hera – herës ndalonte e mbushej thellë me frymë.
– Nuk ka pasur asgjë heroike, asgjë që të na bëjë të mburremi… Kemi përdorur tanket kundër grave, fëmijëve, pleqve, plakave dhe njerëzve të paarmatosur… – tha Rade M. dhe u ngrit me vrull e me lot në sy shtoi:
– Do të shkoj te gruaja dhe te djali… Por, të lutem, biseda të mbetet mes nesh… Së paku kërkoj që emri im të mos dalë në shesh. Ti nuk e di çfarë janë në gjendje të bëjnë…!
Herën e dytë Rade M–në e kam parë kur u takuam me gazetarët e huaj, para të cilëve përsëriti këtë që sapo shkrova.
I dorëzova kolonelit edhe fletën e fundit, i cili tanimë kishte lexuar fletët paraprake.
Më tutje shpaloset akoma gjenocidi i kryer nga rrëfyesit e gjenocidit:
„Dejani na tha: “se jemi treguar të njerëzishëm me dy pleq dhe dy plaka, që nuk mund të ecnin. U kemi kursyer lodhjen, duke u dhënë nga një plumb pas zverkut, sepse Shqipëria është më larg se bota tjetër…”.
Ose më tutje:
„Nga shënimet e Draganit dilte se brenda shtëpisë ishin vrarë 23 fëmijë dhe 28 femra të moshave të ndryshme! Kasaphanë e vërtetë!
Pa thënë asnjë fjalë, koloneli u zhyt në leximin e dëshmisë sime, ndërsa unë vazhdova të shkruaj rrëfimin e Millan F-së.
Pasi kishin përfunduar punët në drejtori, Millan F-ja dhe Stojko kishin shkuar në restorantin e hotel “Grandit”, për shkak se ishte afër me ndërtesën ku bënin raportet gojore. Edhe pse njiheshim prej 20 vjetësh dhe kishim besim te njëri– tjetri, Millan F-ja nuk e përmendi mbiemrin e Stojkos. Nuk i kërkova asnjë saktësim për identitetin e mikut të tij, por e lashë Millan F-në të vazhdonte rrëfimin:
Kur dolëm nga ndërtesa dhe u nisëm për te hoteli, Stojko më pyeti nëse kisha shkalluar nga mendtë e kokës, kur kisha dashur të reagoja për atë që ndodhte në Kosovë. Më pa si i habitur dhe më tha duke tundur kokën në shenjë pohimi: “Po shoh se ti nuk e di se çfarë janë duke bërë?“
…Lista e të vrarëve ishte si në fshatrat e tjera. Vetëm emrat dhe datëlindjet ndryshonin: Dardan Zhuniqi 5 vjeç, Dardanë Zhuniqi 7 vjeçe, Dhuratë Zhuniqi 9 vjeçe, Labinot Zhuniqi 17 vjeç, Labinot Spahiu 2 vjeç, Lirije Spahiu 3 vjeçe, Marigonë Spahiu 7 vjeçe, Agon Popaj 13 vjeç, Avdullah Popaj 16 vjeç, Behlul Popaj 17 vjeç, Shëndet Popaj 17 vjeç, Ardian Fetoshi 15 vjeç… dhe, e fundit, Qamile Spahiu, 73 vjeçe. Fëmijë, gra, pleq…
Para se të fillonin “spastrimin e vendluftimeve” në komunën e Gjakovës, Zoki kishte shkuar në pallatin e kulturës “Asim Vokshi” në këtë qytet, ku ishte vendosur komanda e Brigadës 52 e artilerisë dhe e raketave. Krahas ndërtesës së spitalit, ky objekt konsiderohej vendi më i sigurt për t’u strehuar nga bombardimet e NATO-s.
Në katin e dytë të pallatit, në zyrën ku ishte vendosur Sergej Peroviqi, shefi i Sigurimit të kësaj brigade, Zoki kishte takuar për herë të parë Momir Stojanoviqin, shefin e Degës për Siguri në kuadër të Korpusit të Prishtinës dhe Millovan Kovaçeviqin, shefin e policisë së Gjakovës.
Në fillim të takimit, Sergeji e kishte njoftuar Zokin, se gjatë përleshjeve me forcat terroriste shqiptare ishte vrarë një numër i konsiderueshëm policësh dhe ushtarësh tanë, në mesin e të cilëve edhe kushëriri i gruas së Momir Stojanoviqit, polici Millutin Prashçeviqi. Kur Zoki kishte shprehur keqardhjen e tij për këto humbje njerëzish, Millovani kishte nxituar të sqaronte se e kishin marrë hakun e Millutinit dhe të shokëve të tij, madje njëqindfish më tepër.“
Pra, kjo është dëshmi e ndodhis së holokaustit dhe të gjenocidit.
Njëri nga “cimerët”e mi ishte malazez, i dënuar me masë disiplinore, për shkak të kthimit me vonesë në kazermën ushtarake, pas lejes për të vizituar familjen. Ndërsa dy të tjerët ishin nga Kosova: Nexhmedin A., i dënuar me 13 vjet burg, dhe Vllaznim P., i dënuar me 1 vit burg.
Ende nuk isha prezantuar si duhej, kur gardiani kërkoj të flinim
ktheu me humor:
– Mifi, për dikë që gërhet shumë, në Kosovë themi se tërë natën ka sharruar dru! Ti e kishe sharrën aq të fuqishme, saqë as hekurat nuk do t’i bënin ballë.
Fillimisht nuk e kuptova shakanë e tij dhe mendova se i kisha lënë pa gjumë. Por ai më siguroi se nuk kishte dëgjuar gjë dhe se tanimë ishte stërvitur “ta zinte gjumin”, “ta lidhte për krevati” dhe të mos e linte t’i ikte, derisa t’i vinin me çaj dhe me biskota te dera!“
Më bëri për të qeshur me aftësinë e tij.
2.
Ky libër duhet të lexohet me përpjekjen për të kuptuar bota të vërtetën. Në lexim nga rrëfimet e atyre që kanë marrë pjesë në krime, gjenë kudo, fëmij të vrarë, pleqë të masakruar, kufoma të vjedhura e dikund-dikund të dekompozuara. Vepra konceptohet duke ndjekur personazhin kryesor Mifin, natyrën e tij dinamike të intelektualit që hulumton të vërtetat e heshtura dhe përpjekjet e tija që për gjetjen e përgjigjeve rreth gjithë golgotës që kishte ndodhur në Kosovë mos t‘i mbante për vetën e tij, por, t‘i ndante me opinionin ani pse pushteti e kërcënonte me heshtje e likuidim nëse nuk zbulonte burimin e informatave që i kishte bë publike.
Teksa autori i librit komunikon miqësisht dhe realisht me lexuesin ngaqë nuk përdor gjuhë urrejtëse por gjuhë reale dhe dinamike, çfarë edhe i duhet një romani me një tematik të tillë…
Kulminacioni i veprës është ajo që në faktë nuk është kulminacion. Lexuesit nuk i jepen të gjitha faktet e krimeve të bëra, dhe, për këtë arsye ekziston hapësira që imagjinata reale e ndodhive të përjetuara dhe dëgjuara nga secili, të hyjë në veprim; që të jetë aktiv në lexim dhe kreativ në mendim.
Romani kronik i Bardhyl Mahmutit nuk është një ngjarje e bazuar në ndonjë teori shkencore por naracion kohor i rrëfimit të teorive shfarorëse, që projektonte një pushtet, jo vetëm ndaj atyre që nuk ishin si ata, me gjuhë Fe dhe Atdhe por edhe ndaj atyre që si ATA ishin e nuk mendonin si ATA.
Vepra „Eskadronët e Vdekjës“ në të cilën ca ngjarje i kemi fragmentare, për t‘i kuptuar dhe fokusuar mendjen lexuesit, atij (atyre) i(u) duhet për të lexuar për së dyti, e pas një kohe dhe rilexuar…
Është nga ato vepra, që me një lexim nuk mund të mbash mend çdo gjë fragmentare mbrenda një kapitulli të tërë, nëse fragmenti nuk është i tejtheksuar si p. sh. bërja e llambadarëve të natës me kafkat e shqiptarëve të vrarë.
Unë lexuesve do t‘ju sugjeroja, secilit, që kur fillojnë për ta lexuar këtë roman artistik, për t‘parën herë, të rezervojnë dhe pak kohë për rilexim ngaqë kjo vepër prodhon, një impresion më të fortë dhe më domethënës, kur lexohet herën e dytë në krahasim me leximin e parë…
Autori renditjen e ngjarjeve i vendos dhe i rrëfen sipas renditjes së ndodhive gjatë kohës, pa u ndërruar vend dhe kjo falë teknikës narrative që shihet gjatë leximit të romanit historik, që autori e njehë mjaftë mirë…
Syzheu i romanit:
Shoqëria serbe nën pushtetin e Millosheviqit ndodhet në një gjendje tragjike shikuar nga jashtë dhe në hipnozë ndjerë nga mbrenda. Në roman në njërën anë kryepersonazhi lufton për të ndriquar të vërtetën e saj që kishte bë pushteti në Kosovë, masakrat makabre dhe duke hulumtur krimet e panumërta të ushtarëve serb, paramilitarëve serbë në njërën anë dhe përpjekjen e tij për të mbijetuar nga kërkesa e “Eskadronit të vdekjes” për të heshtur, dhe, likuidimi i mundshëm fizik siç u kishte ndodhur kolegëve të tij gazetar.
Autori pasqyron në mënyrë të faktuar gjendjen „hitlero-gebelsjane“ nën Millosheviqin, që për nga krimet ndaj popujve jo serbë, që bënte pushteti serb ishte e njëjtë me holokaustin e Rajhit të Tretë; frika e pjesës intelektuale dhe të arsyeshme dhe të guximshme, për t‘a luftuar politikën gjenodicale serbe nga frika e vrasjeve dhe likuidimeve pa gjurmë, po njësoj siç bënte Hitleri me kundërshtarët politikë, ishte e madhe.
Mbrenda shtetit serbë, politika gjenodicale ushtronte shtypje të egër dhe racionale për të shuar revoltën e herë pas hershme, që e shfaqnin në demonstrata dhe mitingje proteste, të cilat bëheshin për të dënuar politikën shovene serbe, e të cilat shtypeshin egërsishtë nga ana e forcave policore.
Mifi që shihet nga pushteti si armiku numër një i shtetit paraqet shkëputjen e individit nga shoqëria e cila buron nga fakti që ai e sheh këtë shoqëri; si tepër gjenocidale ndaj shqiptarëve, ku ai zbulon, nga rrëfimet e kryesve të krimit, të vërtetat e fshehura në njërën anë, dhe, si dhe qëndrimet kërcënuese dhe armiqësore të pushtetit, ndaj atyre që nuk donin, që e vërteta, e ndodhur, të bëhej e njohur për opinionin e gjerë serbë.
Mifi është një njeri me dinjitet, i cili nuk mund të duronte peshën e rëndë të poshtërimit. Zbulimet që kishte bërë siç ishin masakrat e tmershme në Kosovë e sidomos vjedhja dhe fshehja e kufomave të shqiptarëve të vrarë, për të cilat kishte njohuri, sipër varrimin e tyre në gropa masive, nëpër vende të ndryshme të Serbisë po ashtu edhe për mënyrën e ekzekutimeve, siç i kishin rrëfyer vet- ekzekutuesit.
Mifin e kishin vrarë shpirtnisht. Njerëzit e tij, pra pushteti i shtetit të tij.
Vepra në faktë ka në themel dy konflikte; ndërgjegjen e pak serbëve për ato që kishin ndodhur në Kosovë (krime maKabre), pra një konflikt i brendshëm dhe përpjekje për të manipuluar faktet dhe konflikti tjetër, që ato fakte, të mos depertonin, tek publiku i jashtëm.
Zhbirimet psikologjike, të ndërlikuara që përdorte pushteti, për të gjunjëzuar Mifin nëpërmjet kolonelit hetues apo edhe loja e ekzekutimit afër një kufiri të një shteti fqinjë paraqiten në mënyrë reale, pra të ndodhur.
Deri sa Mifi kalonte ditët në burg s‘do mend që autori merret në mënyrë sporadike me personazhe përcjellëse të karakterit të lirë siç ishte Llavica dhe ndonjë tjetër.
Pothuajse të gjitha personazhet reale shprehin ide të rëndësishme në roman. Bardhyl Mahmuti i zbulon karakteret kryesisht përmes veprimit dhe dialogjeve, rrallë përmes monologjeve të brendshme dhe përshkrimeve metafizike të tyre.
Të bënë përshtypje mënyra (Tablot) e realitetit; siç paraqiten ngjarjet më tragjike, siç është për shembull masakra në burgun e Dubravës.
3.
Fan Noli për Barletin, pasi lexoj veprën e tij tha: „aty – këtu ai këndon ligësht si historian por si letrar ka zë të bukur.“
Unë do t‘them që; Bardhyl Mahmuti me romanin e tij „Eskadronët e vdekjes“ apo „ju nuk e dini se ç‘janë në gjendje të bëjnë „,këndon shumë bukur me fakte historike dhe të dëshmuara, dhe, si letrar ka fjalit të renditura konform rregullave.
Autori ka zgjedhur të bëjë një roman historik, roman që në të kaluarën, si zhanër, kishte nxitur debat fillozofik duke nxitur refleksione jo vetëm për të djeshmën por edhe për të sotmën.
Jo vetëm tek ne por edhe te letërsia mondane europiane.
Romani historik ndërthurë në vet‘vete dokumentet historike; është i veçantë për specifikat e dallueshme në ndërtimin e strukturës dhe përmbajtjes, stilit por edhe mënyrës më efikase për të treguar se si përdoret lënda disponuese dhe se si shpërndahet.
Në rrëfim të romanit përfshihet koha e shkuar me narrativen e kohës. Autori e ndërlidh ngjarjen në raport shkrimtar – rrëfyes që në këtë rast e kemi Mifin në rolin e rrëfyesit dhe autori në rolin e shënim – mbajtësit.
Ky roman historik pa dyshim që do të lexohet sot!
Edhe më shumë do të lexohet nesër!
Kur ne të mos jemi gjallë, të dy anët e fletëve të romanit (e para me të dytën, e njëzetë e njita me njëzet e dytën; e katerqinda me 401-shin etj) jam i bindur që në qindvjetshin e dytë të këtij shekulli, ky libër do prodhojë akoma më shumë debat, analiz, refleksione dhe pajtime e mos pajtime, tek pasardhësit e personazheve të sotme të librit.
Unë e kam lexuar me një frymë. I bindur që kur ta përfundoj së lexuari „Eskadronët e vdekjes“ do kthehem te dueti Markezi – Meksi por këtë gjë, se bëra më!
Provova me Orhan Pamukun dhe „Bora“ nga Drita Turdiu, por poeti i njohur turk Ka, (personazh në libër) nuk më intrigonte sikur Mifi i Bardhyl Mahmutit, dhe, pas dy kapitujve të parë e lash…
„Eskadronët e vdekjës“ më ngatërroj 20 vite pas lufte, jo me luftën por me dy miqtë e mijë të mirë, të karakterit autor-lexues siç janë Marques – Pamuk dhe që të mos ngatërrohem akoma më shumë (përshembull me Elif Shafak), e shkrova këtë vështrim për librin e Bardhyl Mahmutit, të cilin, ju bashkëlexues të librit (dhe ju që akoma se keni lexuar) sapo e lexuat.
Autorit i uroj suksese dhe të mpreh akoma më shumë pendën e tij për librin e radhës…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura