FATMIR LAMAJ: PËSHPËRIMAT E SHTRIGAVE!

Tiranë, 19. 05. 2014 – Kohët e fundit një grup të burgosurish politik u angazhuan në disa protesta sporadike, duke demostruar në sytë e opinionit publik si dhe dëshpërimin e thellë ku aktualisht ndodhen jo për fajin e tyre. Protestat në një shoqeri demokratike janë elementi thelbësor për mos t’i lënë qeveritë e ndryshme të bien në apati apo të ndryshojnë dukshëm kursin e premtimeve elektorale.
Të burgosurit politik deri më sot janë trajtuar si rudiment të një kohe të kaluar dhe si një e keqe e pashmangshme nëpër këmbët e kolme të politikës shqiptare, e cila për hir të një detyrimi të madh që ka ndaj shtresës nuk mund ti flakë tutje, haptazi dhe përbuzshëm të abuzuarit politikisht deri në ekstrem prej PD dhe Berishës. Ata shpeshherë u indentifikuan si pjesë e qensishme e pushtetit të tij, gjë e cila është absolutisht e pavërtetë. Berisha, të burgosurit dhe të përndjekurit politik i përdori si motiv dhe mundësi për të ardhur në pushtet. Ai ishte i paracaktuar nga Ramiz Alia për të deformuar tërësisht orientimin politikë të “së djathtës”, e cila dhe sot lundron në detin e trazuar të politikës shqiptare me busullën e prishur duke u hallakatur sa andej këtej si dhe duke ecur drejtë një fundi të pashmangsheme.

Tiranë, 08.05.2014: A1 Report – Protesta e ish-të përndjekurve …

Sa herë mardhëniet e të burgosurve dhe të persekutuarve politikë janë acaruar skajshëm me Berishën, ai i ka humbur betejat e tij elektorale. Rasti i vitit 1994 për referendumin e kushtetutës i cili u bë mbas grevës së urisë, asaj greve të cilën ai e shtypi me aparatin e tij represiv, si dhe greva e urisë së Tetorit të vitit 2012 e cili tregoj qartazi se ai dhe PD nuk mund të fitojnë asnjëherë të vetme pa këtë shtresë. Berisha është rasti i vetëm në politikën shqiptare, ndoshta dhe më gjërë, i cili ka prerë pa menduar shumë degën e pemës ku ka hipur me kokderrsinë e pashëmbull, diktuar nga orgjina e tij komuniste dhe nuk ka mundur të reflektoj denjësisht për atë që ka bërë…
Se dihet që komunistët kanë gjithmonë të drejtë. Ai iku nga pushteti por trashëgimia e tij politike, me gjithë pasojat e veta negative do të ndihet gjatë në historinë e këtij vendi e sidomos mbi shtresën e të burgosurve dhe të internuarve politikë. Qeverisja aktuale e z. Rama në premtimet e veta, ende të pambajtura ndaj nesh nuk mund të neglizhoj me gjëndjen aktuale më se të mjerueshme të kësaj shtrese. Sot pothuajse pjesa më e madhe e atyre pak të punësuarve nga kjo shtresë, si në administratë ashtu dhe në sektor të tjerë janë larguar të gjithë nga puna me motivin se u ka punësuar PD.
Kjo dukuri nuk mund të jetë e iniciuar privatisht nga disa drejtues militantë të PS dhe LSI, por përcues dhe tregues i një fryme armiqësore të trashëguar në sensin politikë të kësaj shtrese. Një nipin tim në Vlorë e hoqën nga puna thjesht se ishte nipi i një ballisti, ndërsa një djali i xhaxhait tim, duke parë se ç’po ndodh u vetëlargua. Z.Rama, ndaleni këtë fenomen të shëmtuar, i cili po shëmton çdo ditë e më shumë politikën tuaj qeverisëse. Ne nuk mund të mbetemi gjithmonë gjahu tradicional i luftës së klasave të çdo lloj qeverie që vjen e ikën në Shqipëri, aq me pak tuajës e cila në premtimet e veta elektorale u duk sikur e kapërcehu hendekun e trashëguar nga e kaluara e përgjakur komuniste.

Rilindje do të thotë një formë ndryshe me mënyrën e gjykimit e veprimit dhe jo rikthim tek e vjetra, tek origjina e vjetër e etërve tuaj politik dënuar përjetëshisht nga historia. Sot gjithandej po glojnë pa reshtur psherëtimat dhe përshërimat e shtrigave politike të cilat humbja e pushtetit dhe privilegjeve i bënë çdo dite e më shumë agresive. Ato çdo ditë e më shumë pëshpërisin gjithandej duke vjell pa ndalje ligësinë e tyre për të arritur qëllimet e veta. Shtrigat “demokratike” u pëshpërisin në vesh disa pjestarëve të shtresës tonë duke i hedhur ata në akt-veprime që sado të justifikuara të jenë i lendojnë kujtimet e të kaluarës së afërt dhe pamundësojnë dukshëm realizimin e atyre kërkesave në fuksion e në qellim për të cilat ato u bënë në dy greva urie Tetor – Nëntor 2009 dhe Tetor 2012. Çdo i burgosur politik e ka të qartë se ai është i lirë në veprimin e qëllimin e vetë personal por jo kur bëhet fjalë për një qellim të përbashkët siç është marrja e dëmshpërblimit për vuajtjet tona me të drejtën që na jep ligji.Të protestojnë dhe gjithmonë të protestojnë deri në format më ekstreme të protestës. Për gjithçka që na takon me ligj është e drejta jonë e patjetërsueshme dhe e pakundërshtueshme nga askushi,por këto protesta duhet të jenë në funksion të qëllimeve tona dhe të dikujt tjetër që synon të realizoj qëllimet e veta nëpermjet tyre. Nuk besoj që F.H një falsifikator i deklaruar (me falsifikimin e Kurt Kolës dhe duke u hequr si i persekutuar ka marr disa dyqane poshtë institutit) e lidh gjë me qëllimin e çështjes tonë me marjen e dëmshpërblimit. Mbrapa F H qëndrojne të tjerë, janë ata që akoma kërkojnë (se deri tani nuk janë ngopur) të përdorin dhe keqpërdorin për kauzen e tyre të munguar në luftën për pushtet.Çdo keqperdorim politik i kujdo prej nesh do jetë një vetvrasje e pashmangshme në zgjidhjen e halleve dhe problemeve tona të shumta.Duhet t’ua bëjmë qartë çdo shtrige politike djathtas apo majtas të frenohen në orekset dhe qëllimet e tyre perverse.Nuk mjafton akti simbolik i nje zonje të nderuar si Mesila Doda për të shlyer gjith fyerjen dhe talljen që ka bërë PD gjithë këto vite me shtresën tonë. Le ti lëmë njeherë e mirë mënjeanë pëshpërimat e tyre ogurzeza .Shtrigat politike qoftë djathtas apo majtas jane specje të një moçali të përbashkët, moçalit të zi të komunizmit të cilat janë ushqyer dhe rritur në ujrat e ndotura të urrejtjes ndaj nesh.Sot ,shtrigat e së djeshmes po ndotin çdo ditë e më shumë ambjentin e politikës shqiptare që dhe keshtu është mjaft i ndotur me dëshirën dhe qëllimin e vetëm për të rehabilituar figurën e zezë të Enver Hoxhes ,duke kërkuar me çdo kusht që ferrit të djegshëm ti japin ngjyrat e parajsës dhe kryexhelatin ta kthejnë në kryeëngjëll. Ata po përpiqen të falsifikojnë e të deformojnë gjithçka që ka ndodhur në këtë vend duke i kthyer varret e shqiptarve të vrarë masivisht nga Enver Hoxha në sofra gostije, si dhe gjakun e martirve të rënë në verë të derdhur nëpër kupa për të festuar 70-vjetorin e vendosjes së diktaturës komuniste. Gostia e festës tragjike po afron,ajo nuk është larg. Komunistët janë ngritur duke filluar përgatitjet për të thurur sërish lavde për kryexhelatin,diktatorin më gjakatar që ka njohur historia e këtij vendi.Plagëve tona që akoma kullojnë gjak, plagëve të një kombi të tërë ende të pambyllura,komunistët kërkojnë sërisht tu ngulin thikën e përcarjes të trashëguar nga Mugoshët e Popoviçët.Në qoftë se e majta shqiptare ka burra me mend dhe qëllimmirë duhet ta ndalin këtë maskaradë tragjike. Përveç përçarjesh të mëtejshme të shqiptarëve dhe dëmtimit e shkatërrimit të ëndrrave e dëshirave të tyre për tu europianizuar politikisht dhe ekonomikisht në të gjitha drejtimet do të afrikanizohen akoma më shumë. A nuk u mjafton gjëma e madhe që I bëtë këtij kombi e këtij populli për 70 vjet? Akoma do i jepni përmasa të reja grykësisë e pangopësisë tuaj duke dashur që kufomat e historisë të hedhura tutje nga urrejtja e një populli të tërë ti riktheni në piedestalet e pamerituara shtrigat e çdo krahu ? Ndaleni vrullin tuaj makabër se jeni duke rënë njëherë e përgjithmon në atë greminë nga e cila nuk do ndiheni më kurrë.Ajo është gremina e turpit dhe e ndëshkimit, e cila po ju pret krahhapur. Kush ka frikë nga e vërteta mbetet gjithmonë viktimë e gënjeshtrës dhe historia juaj eshte nje nga ato gënjeshtra të cilës i ka ardhur koha të korigjohet njëherë e përgjithmonë.

Kontakti me Fatmir Lamaj: Cel 0664128750.

***********

LEXONI SHKRIMET E MËHERSHME:
FATMIR LAMAJ: SHQIPËRIA, ATDHEU I PSEUDOVE
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=2616
***
FATMIR LAMAJ: A KA DREJRËSI NË KËTË VEND?
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=2566
***
FATMIR LAMAJ:…IKU DHE HYSENI
https://pashtriku.org/index.php?kat=64&shkrimi=2532

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura