ARDIAN HASANAJ: BALTË MBI VLERAT, REFLEKSION MBI NJË PROCES!

Tiranë, 22 tetor 2018: Republika e Kosoves lindi si pjese e nje procesi te gjate te perpjekjeve, sakrificave dhe gjakut te te reneve. Te gjitha keto perpjkeje arriten ne fazen me te larte te zhvillimit dhe sukseseve ne periudhen 1991-1999. Periudhe kjo me zhvillime politike te cilat realizuan aspiraten per liri dhe pavaresi. 12 qershori 1999 shenoi clirimin e Kosoves dhe nisjen e nje periudhe te re historike me ndertimin e institucioneve demokratike dhe demilitarizimin e UCK-se. Zhvillimet e reja demokratike sollen domosdoshmerine e njohjes se ketyre sakrificave te bera nga luftetaret ne teritorin administrativ te Rep. se Kosoves por edhe ne shtetin ame Republiken e Shqiperise.
***
Ne vitin 2014 Paralementi i Republikes se Kosoves miraton Ligjin Nr. 04/L -261 per Veteranet e Luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Proces ky qe perfundoi me deklarimin e 60 mije veteraneve te luftes. Nje numer ne dukje jo shume bindes per nje pjese te mire te opinionit publik si edhe te nje pjese te mire te luftetareve te UÒªK-se. Kjo situate solli edhe reagimin e mediave si edhe te nisjes se nje procesi hetimor nga prokuroria e Prishtines. Ceshtje penale e nisur nga Prokurori Elez Blakaj. Ne piknisje dukej si nje kauze e drejte por dalja publike e deshmitarit Spiro Butka me listen e veteraneve te rreme po ashtu edhe artikujt desinformues te Ibrahim Kelmendit sollen nje reagim te ndryshem nga sa pritej. Veteranet e rreme nuk ishin ata qe kishin perfituar ne menyre te paligjshme madje edhe perfitime ekonomike por shume veprimtare mbeshtetes te forte te luftes qysh ne oret e para te organizimit te kesaj lufte. Per te qene me konkret si rezultat i hulumtimeve dhe deshmive spontane te shume personaliteteve qe organizuan luften si edhe te shume aktivisteve, kerkoj te pastroj sadopak kete balte te hedhur mbi heronjte si nje detyrim moral karshi sakrifices se tyre.
Ne shkrimet e publikuara ne mediat e shkruara dhe on-line gjen tashme rendom shkrime te Spiro Butkes dhe Ibrahim Kelmendit. Me nje gjuhe aspak informuese, i percjellin opinionit publik jo lajmin por balten qe ata hedhin mbi kete pjese te shoqerise e cila sakrifikoi ne emer te Lirise dhe demokracise qe sot mbretron ne Kosove.
Le te sjell raste konkrete te ketyre shkrimeve dhe ti trajtojme ne teresine e tyre dhe i perket opinionit publik te shprehi qendrimin e tij.
– Rulet me shifra te (Pseudo)Veteraneve!!!

http://www.botasot.info/aktuale-lajme/940135/ibrahim-kelmendi-ka-disa-fjale-per-numrin-e-ushtareve-te-uck-se-kapet-keq-me-kudusi-lamen/
– Shoqata e veteranëve të UÇK-së në Tiranë apel drejtuar Kuvendit, Presidencës e Qeverisë
http://www.botasot.info/aktuale-lajme/917324/shoqata-e-veteraneve-te-uck-se-ne-tirane-apel-drejtuar-kuvendit-presidences-e-qeverise/
– Reagim i SHVL UÇK Tirane ndaj mashtruesve te vete quajtur luftetare te UÇK-
http://oraeshqypnise.blogspot.com/2013/12/reagim-i-shvl-uck-tirane-ndaj.html
***
Nuk kam qellim te dyshoj ne kontributin e tyre ne clirimin e Kosoves, por te informoj opinionin ne lidhje me balten qe ata hedhin mbi personalitete apo kontribues te luftes per clirim. Ne shkrimete e tyre perbuzin, percmojne dhe shpifin, por nuk japin as edhe nje fakt per kete. Botojne lista apo akuza por asnje prej tyre nuk vertetojne me fakte. Le t’i trajtojme nje nga nje.

Ne shkrimet e Spiro Butkes gjen akuza te drejtperdrejta si agjent te UDB-se Sokol Poga dhe babain e tij Ismail Poga. E cilson S. Poga si nje person qe nuk ka qene luftetar i vijes se pare. Ismail Poga dhe vellai i tij Man Poga jane themeluesit e cetes se pare antifashiste ne vitin 1940. Bashkshortja e Manit eshte gruaja e pare e perfshire ne lufte aktive ne Has kunder pushtuesit. Ne vitet ne vijim Ismail Poga me ceten e tij inkuadrohet ne Brigaden e xxv sulmuese, e cila mori pjese ne clirimin e Kosoves nga okupatori nazist dhe ngritjen ne lufte te popullit te Kosoves kunder pushtuesit.
Mbas Clirimit tashme Ushtarak Ismail Poga perjashtohet nga Organet e Sigurise si Anti’Jugosllav. Prishja e marrdhenieve diplomatike me Jugosllavine ne 1948 do te rikthente ne detyre Ismail Pogen ne ruajtjen e kufirt shteteror si edhe Sigurimit. Ne te njejten periudhe sipas deshmive te Ish-Diversantit Rexhë Berisha ka pasur tentativa per ta vrare si nga shiptare te arratisur ashtu edhe nga sherbimet sekrete Jugosllave. Nje dokument i deklasifikuar i CIA-s te cilin ja bashkengjesim ketij materiali, grupet divesioniste te derguara nga jashte kishin detyre te gjenin listen e plote te oficereve te sigurimit ne ate periudhe (1949-1954). Ismail Poga ka mbajtur graden Major deri ne vitin 1960 ne Degen e Sigurimit ne Kukes nga ku niste grupe diversioniste ne Jugosllavi. Ne nje artikull foton e te cilit po ja bashkengjes ketij shkrimi, UDB ka deshifruar disa oficere dhe bashkepuntoret e tyre. Cis duket Butka i lexon se prapthi. Per keto merita kundervenies sherbimeve sekrete serbe rruge ne Rogove dhe Gjakove mbajne emrin Ismail Poga.

Ne nje Bisede zt. Adem grabovci shprehet se ne burgun e Dubraves diskutohej si te viheshin ne kontakte me te pakten njerin nga djemte e Ismail Poges. Per shkak te orientimit familjar dhe studimeve ushtarake Sokoli vihet ne kontakte me grupet e para qe u sterviten ne Shqiperi dhe me organizimet politike LPK dhe LKÒªK. Ky qe nje zyrtarizim i qendrimit te tij per clirimin e Kosoves. Nevitin 1992 Sokoli largohet nga institucionet e sigurise dhe per pasoje ngel pa pune. Kete e deshmon edhe zt. Kadri Veseli gjate nje ceremonie mortore te te ndjerit Sabit Veseli ku thote. “Ju prezantoj Zt S.Poga ish ushtarak shqiptar i cili ka nje kontribut te shquar ne clirimin e Kosoves. Ne vitet 90 Sokoli ndonese i papune mbeshtet aktivisht luften ne Kosove deri ne clirimin e saj dhe me pas”.
Nje fakt shume i rendesishem eshte se Sokoli eshte nje nga Bashkeluftetaret e ngushte te Heroit Adem Jashari dhe mban nje miqsi te veçante me familjen Jashari. Gje qe e deshmon me se miri pjesmarrja ne zbulimin e shtatores se Adem Jasharit. Ne vitet qe vijne Sokoli per shkak te deyrave te ngarkuara nga shtabi i Uçk bashkepunon dite e nate deri ne renien e tij me Heroin Luan Haradinaj ne funksion te furnizimit me armatim, krijimit te Infrastruktures dhe bazave te UCK. Duke u ndalur pak tek armet, Sokoli eshte shprehur se ne 97-99 kishim me shume arme se luftetare. Si mundet qe Sokoli sot del nje falsifikator?! Kete vetem butka mund ta shpjegoje.

Si mundet qe nje agjent i UDB te qendronte ne menyre te vazhdueshme prane Azem Syles dhe shtabit te UCK te kujdesej per te plagosurit ne spitale te kujdesej per sigurimin e rruges se Zt. Thaçi gjate kthimit nga Rambuje. Lufta tradicionale e popujve te vegjel kalon nepermjet luftes ilegale dhe me pas ne formacionet e organizuara ushtarake.
Si mundet qe kete gabim trashanik e ben pikrisht nje ish ushtarak si Spiro Butka?!
Spiro Butka vijon me qendrimet e tij duke akuzuar zt. Poga se ne vitin 1998 ne dhjetor ne kulmin e luftes kishte nderprere furnizimin me arme. Nderkohe qe ne dosjen e aplikimeve ne komisionin e Verifikimit te Veteraneve te Luftes se UCK eshte nje fashikull me 24 aplikime. Fashikull ky qe sqaron aktivitetin e repartit special i cili u pajis me mjete teresisht te blera dhe te sjella ne Shqiperi nga Agush Buja dhe Isa Demiri Kercova. Fatkeqsisht si rezultat i dezinformacioneve te sherbimeve sekrete ky repart special u mbyll megjithe insistimin e Sokol Poges. Reparti ishte krijuar dhe financuar nga fondi Vendlindja Therret. Kete fakt e vertetoj jo vetme me fashikullin e dorzuar ne komision me dicituren “Per perdorim te brendshem” por edhe me nje dokument zyrtar te leshuar nga ish-Drejtori i pergjithshem i Policise se shtetit Zt. Sokol Baraj. Dokument ky i bere publik ne kanalin televiziv Top-channel Gjurmë Shqiptare – Kush nuk e donte në Shqipëri UÇK-në …?! Kjo ngjarje ne rrethana te tjera do te ishte nje skenar perfekt Hollywoodian.

Ne emisionin Debat Plus te TV Dukagjinit , me titull: “Të pathënat për UÒªK-në”, Spiro Butka shprehet se veteranet e UCK nga Shqiperia ishin 186 nderkohe deklarohen 3000. Ne rast se do te kishte 3000 luftetare do te kishte cliruar Prizrenin. Nderkohe me shume dukej i shqetesuar per 200 euro ne muaj qe i pagueheshin Gjon Lleshit. Nderkohe e verteta qendron ndryshe. Kam pasur rastin te asistoj apo ta ndihmoj zt Poga ne sistemimin e dokumentacionit dhe te jem prezent ne disa takime te zhvilluara per aplikimet e statusit.
Cfare kam konstatuar :
– Numri i aplikimeve te dorezuara ishte 547 dhe jo 3000. Rreth 30 aplikime i ka skartuar pasi ishin jo ne perputhje me kriteret e parashikuara ne ligj. Me sa me kujtohet ishin dy aplikime interesante i pari ishte per nji anestezist dhe i dyti per nji berber. Ku shpreheshin se kishin punuar me vetmohim duke ushtruar detyren e tyre. Kupto anestezist dhe berber. Anastezisti kish perdorur infastrukturen shtetrore dhe jo ne front.

– Ne lidhje me kete ceshtje i terhoqi vemendjen nje ish-aktivisti te luftes Zt. Hysni Neziri i cili kish humbur kembet ne mina per te furnizuar UCK me municion. I kerkon qe te kerkoje te bejne aplikime te gjithe ata individe te cilet kane furnizuar UCK ne front dhe i sjell si shembull rastin e zt. ESAT KADRIA. Qe do te thote qe aplikimet duhej te ishin prioritet per deshmoret, bazat dhe furnizuesit e UCK.

– Ne cdo aplikim, Zt. Poga ka bere shenimet perkatese me nje relacion te bashkengjitur cdo aplikimi.

– Zt. Butka pretendon se ka qene shef shtabi i Operacionit Shigjeta. Qe do te thote kish te gjithe kompetencat dhe burimet njerzore te clironte Prizrenin perse se beri?

– Pyes zt. Butka nese e ka lexuar librin Hasi mes Luftes dhe lirise te autoret Rajmonda Malecka? Eshte nje liber voluminoz ku jepen vetem deshmi dhe intervista.

– Zt Butka akuzon si te rrem Ushtarakun Maliq Doçi. Nderkohe zt Doçi publikon foto dhe deshmi te cilat e paraqesin para trupave ne qendren stervitore në Helshan….

– Ne vitin 2012 zt. Milaim Zeka nen kujdesin e zt Jakup Krasniqi shfaq nje dokumentar kushtuar heronjve Fehmi Lladrovci dhe Xheve Krasniqi. Ne kete program ishte edhe deshmia e Znj Gjyla bashkeshortja e zt. Besnik Jaku qe tregoj nje moment shume interesant pasi Xheva Krasniqi i kish falur unazen e marteses. Kush tjeter mund te te fal nje unaze veç nje njeriu qe behet pjese e familjes.

– Sokol Poga ka qene anetar i kryesise se OVL se Uçk ne Prishtine qe nga viti 1999.

Butka pretendon apo aludon ne shkrimet e tij ne lidhje me vrasjen e Heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala. E keshilloj qe nese ka ndonje prove duhet t’ja nise Prokurorise ne Republiken e Shqiperise dhe asaj ne Kosove.

Nderkohe butka pretendon se ka qene apo eshte veteran, si shpjegohet qe i eshte refuzuar kerkesa per kete? Si mund te quhet nji person i cili paguhet per te luftuar veçse mercenar?! Shiko dokumentin.
Spiro Butkes Historia i dha nje mundesi te behet protagonist i saj, por jo per balte kunder atyre qe luftuan qe ne oret e para!
Ardian Hasanaj

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura