FISI BYTYÇI
Bytyçi është një ndër fiset e mëdha të shqiptarëve, me shtrirje në Malësi, Pukë, Has, Llapushë, Gjakovë, dhe shumë treva të tjera shqiptare. Qendra kryesore territoriale ku Bytyçi pati edhe bajrakun e vet zë pjesën juglindore të Malësisë së Gjakovës (Tropojës).
Bytyçi në Malësi
Bytyçi përmendet për herë të parë në Malësinë e Gjakovës, në defterin osman të vitit 1571, ku fshati Rodogosh quhet “Rodogoshi dhe Mëhalla Bytyç” (Pulaha, 1975). Lidhur me prejardhjen e fisit, qarkullojnë dy mendime. Gazulli thotë se fisi Bytyç doli nga Buzhala në Malësi të Gjakovës dhe më tej (Gazulli, 1939). Kurse Rrok Zojzi thekson se Bytyçi është fis me Shkrelin e Malësisë së Madhe, dhe për të mbërritur në territorin e sotshëm ka kaluar lumin e Tropojës (Zojzi, 2018). Gojëdhënat e traditat gjithashtu theksojnë se djemtë e Lekës, Biba, Krali dhe Vili, mbërritën në Tropojë nga Shkreli (Malaj, 2004). Madje pleqtë kujtojnë se deri në fillim të shek XX, rrugës për Shkodër (për treg), bytyçasit mirëpriteshin në Shkrel si të kthyer në tokën e të parëve. Po sipas gojëdhënave, të gjithë anëtarët e fisit Bytyç në Malësi të Gjakovës vijnë dy vëllezër Bibë dhe Kral Leka, që kanë jetuar para rreth 15-16 brezash: Bibë Leka, nga i cili e kanë prejardhjen fshatrat Pac, Zherkë, Çorraj, Leniq, Kam, Kepenek dhe Zogaj; dhe Kral Leka, nga i cili vijnë banorët e Viliqit, Vladit, Bregut të Vladit dhe Çorrojit (Malaj, 2004).
Bytyçi në Dukagjin
Në gjysmën e parë të shek. 17, fshati Bytyçi përmendet nga Gj. Bardhi në afërsi të Komanit, i cili e vizitoi në vitin 1637. Bytyçasit që banojnë ende në Pukë, ashtu si dhe Komani e Kçira, mendohet se e kanë prejardhjen nga kjo popullsi e lashtë (Bytyçi i Buzhalës). Këto familje bytyçase kanë qenë pjesë e bajrakut të Qerretit, një ndër 7 bajraqet e Pukës (Meçi, 1996). Më shumë për rezultatet gjenetike dhe përgjithësisht mbi prejardhjen e Qerretit mund të lexoni këtu.
Bytyçi në Kosovë
Bytyçi është ndër fiset më të përhapura në Kosovë. Në treva të ndryshme të Kosovës, gojëdhënat mbi prejardhjen ndryshojnë. Në Llap, Has e Llapushë, pleqtë mbajnë mend lidhjet me Bytyçin në Tropojë. Në fshatrat në jug të Gjakovës, si dhe në disa fshatra rreth Pejës, kujtohet prejardhja nga zona e Komanit dhe Qerretit. Në shumë raste tradita përmend edhe lidhje fisnore me Shkrelin.
Rezultatet gjenetike
Deri tani kemi mbledhur 16 rezultate nga fisi Bytyç, sipas tabelës:
—–
Fisi Fshati/Lagjia Rrethi Qarku Rezultati
Bytyç Pac Tropojë Kukës R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
Bytyç Kërvaseri Malishevë Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
Bytyç Shajkofc Podujevë Prishtinë R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
Bytyç Lladofc Podujevë Prishtinë R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
Bytyç Viliq Tropojë Kukës R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
Bytyç Shkozë Malishevë Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
Bytyç Shkozë Malishevë Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000?
Bytyç Shkozë Malishevë Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
Bytyç Kastercë Suharekë Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
Bytyç Nishor Suharekë Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
Bytyç Semetisht Suharekë Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
Bytyç Zhegovc Gjilan Gjilan R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
Bytyç Karashëngjergj Zym Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>Y32147
Bytyç Qerret Pukë Shkodër I1-M253>Z63>S2077>Y60985>BY105294
Bytyç Pejë Pejë Pejë I1-M253>Z63>S2077>Y60985>BY105294
Bytyç Pejë Pejë Pejë I1-M253>Z63>S2077>Y60985>BY105294
Showing 1 to 16 of 16 entriesPreviousNext
Nga këto rezultate, mund të nxjerrim disa përfundime:
– Bytyçi i Tropojës dhe ai i Pukës nuk kanë lidhje gjaku në vijë atërore. Dallohet qartë se kemi dy linja kryesore atërore: R1b-M269>CTS9219>BY611>Z2705>A24000, e cila vërehet te Bytyçi i Malësisë, dhe I1-M253>Z63>Y60985>BY105294 që lidhet me Bytyçin e Buzhalës. Linja R1b-M269>CTS9219>BY611>Z2705 është pasardhëse e popullsive Indo-Europiane që u dyndën nga stepat e Euroazisë drejt Europës e Ballkanit gjatë Epokës së Bronzit. Mendohet se mbijetoi në një prej popullsive të lashta ballkanike deri në Mesjetën e hershme, kur duhet të ketë pasur rol thelbësor në etnogjenezën arbërore. Në të ardhmen do të shkruajmë më në hollësi për këtë linjë atërore. Haplogrupi I1-M253 ka prejardhje europiane dhe mendohet se deri në Epokën e Bronzit ishte përqendruar në Europën veriore/qendrore, prej ku duhet të jetë përhapur më pas, deri në Mesjetë, në të gjitha anët e kontinentit, përfshirë edhe Ballkanin dhe trojet shqiptare. Më shumë për këtë haplogrup mund të lexoni këtu.
– Ekziston edhe një linjë e tretë atërore e fisit Bytyç, nga Hasi i Prizrenit: R1b-M269>CTS9219>BY611>Z2705>Y32147. Sipas traditës, familja në fjalë është zhvendosur nga Shkreli në Tropojë, dhe nga Tropoja në Has. Bytyçi i Buzhalës e Komanit, Qerreti, Kçira dhe KabashiEdhe pse personi në fjalë ka lidhje gjaku me Bytyçin në Tropojë, kjo lidhje është rreth 1500 vjeçare, pra shumë më e vjetër se formimi i supozuar i fisit para rreth 15 brezash. Prejardhja më e largët, nga lashtësia, është e njëjtë me gjithë nëndegët e tjera të R1b-M269>CTS9219>BY611>Z2705, shpjeguar më sipër.
– Testet nga fisi Bytyç i Pukës tregojnë se të testuarit janë të një vije atërore, dhe kanë lidhje gjaku edhe me shumicën e gjithë Qerretit, lidhje që sipas traditës vijnë nga Bytyçi i Buzhalës. Lidhje gjaku edhe më të vjetra janë ato me Kçirën dhe Kabashin. Dy rezultatet nga Kosova sugjerojnë prejardhje nga anët e Qerretit ose Komanit, ashtu siç edhe përmendet në gojëdhëna të trevave përkatëse. Mbi lidhjet e Bytyçit të Pukës me fiset e tjera të krahinës mund të lexoni më shumë këtu.
– Rezultatet e Bytyçit të Tropojës janë gjithashtu të gjitha nga një trung i vetëm. Duke qenë se pema gjenealogjike është ruajtur me hollësi për 15 breza, kemi mundur të mbledhim rezultate nga degët e ndryshme të fisit. Deri tani, pema e ndërtuar nga gojëdhënat del e saktë. Përveç faktit se të gjithë Bytyçët e Malësisë janë të të njëjtës linjë, rezultatet vërtetojnë edhe degëzimet brenda fisit. Mutacionet SNP dhe STR tregojnë se ekzistojnë dy nëndegë të fisit që përkojnë me traditën: dy familje që mbahen si pasardhëse të Bibë Lekës formojnë një nëndegë, dy të tjera që mbahen si pasardhëse të Kral Lekës formojnë një nëndegë tjetër. Fisi Bytyçi i Malësisë së Gjakovës në Tropojë dhe në KosovëMadje, këto dallime të vogla gjenetike na lejojnë edhe zbulimin e nëndegës së fisit edhe për ato familje të cilat e kanë humbur këtë informacion (përcaktimi i nëndegës ka siguri pak më të ulët për një person nga Malisheva dhe një nga Gjilani). Edhe gojëdhënat e trashëguara nga familjet bytyçase në Podujevë e Llapushë për lidhjet e gjakut me Bytyçin në Malësi janë të sakta.
– Edhe pse Shkreli është ndër fiset më të testuara deri tani, asnjë rezultat shkrelas nuk përputhet me linjat atërore të Bytyçit. Madje, kemi rezultate edhe nga familjet anase të Shkrelit, si dhe nga fshatra të tjerë që thuhet se kanë prejardhje nga Shkreli, por edhe këto nuk përputhen me rezultatet e bytyçasve. Për më tepër, kemi zbuluar në zona të tjera linja të afërta me ato të Bytyçit: Bytyçi i Tropojës ka lidhje të largët me një familje nga Librazhdi dhe një nga Skrapari, kurse Bytyçi i Pukës, siç përmendëm, ka lidhje edhe më të afërta me fise të tjera në Pukë. Nuk mund të themi me siguri të plotë se nuk ka pasur kurrë lidhje mes Bytyçit e Shkrelit, pasi nuk mund të përjashtojmë mundësinë që ndonjë linjë e rrallë, ose e zhdukur e Shkrelit, të ketë mbetur e patestuar. Megjithatë, kjo lidhje, deri tani, nuk gjen mbështetje nga të dhënat gjenetike.
____________
Burime:
BV. A. Tapu defterli, defter nr. 499, f. 96 -172; shqip. Selami Pulaha. (1984). Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shek. XV- XVI, Tiranë.
Zamputi, I. (1963). Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore e të mesme në shekullin XVII: teksti origjinal dhe përkthimi përgatitur nga Injac Zamputi. Tiranë: [Universiteti Shtetëror, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë].
Gazulli, N. (1939). Fjalori Toponomastik. Hylli Dritës, v.8-10, f.412, 1939. Marrë me 17 prill 2020 nga www.bibliotekashkoder.com
Zojzi, Rr. (2018). Ndamja krahinore e popullit shqiptar. Gegnia, 6-2018. Marrë me 17 prill 2020 nga www.bibliotekashkoder.com
Malaj, I.K. (2004). Tropoja në breza. Dardania: Tiranë.
Meçi, Xh. (1996). Kanuni i Lekë Dukagjinit – Varianti i Pukës. Çabej: Tiranë.
——————————————-
PREJARDHJA GJENETIKE E SHQIPTARËVE
***
Nr. 3-4 Studime Historike 2021
PREJARDHJA E FISEVE KRASNIQE E NIKAJ NËN DRITËN E TË DHËNAVE GJENETIKE, HISTORIKE DHE TRADITËS BURIMORE
Nga Alban Lauka, Ardian Muhaj & Gjergj Bojaxhi
***
FISI BERISHA
***
BAJRAQET KABASHI DHE QERRETI
***
FISI BYTYÇI
***
FISI GASHI
***
FISI KELMEND
***
BAJRAQET KTHELLA, SELITA DHE SHKRELI
***
PREJARDHJA GJENETIKE E FAMILJEVE FISNIKE DHE FEUDALE SHQIPTARE