Në 30 vjetorin e themelimit të Fondit “Vendlindja Thërret“
Nga Beqir Beqa
Vazhdimi i Fondit “Vendlindja Thërret» pas çlirimit të Kosovës deri në formimin e Fondeve të Kosovës Lindore dhe në Maqedoni.
Fillimisht i përshëndes të gjithë pjesëmarrësit, njëkohësisht i shpreh mirënjohje Shoqërisë «Lëvizja» që me këto simpoziume dhe takime që po organizon në vazhdimësi, për periudha të ndryshme të Lëvizjes sonë çlirimtare e në veçanti të LPK-së po kontribon shumë që këto periudha të lavdishme të mbeten të shënuara dhe të paraqiten nga kënde të ndryshme, nga vetë pjesëmarrësit e gjallë. Shpesh ato janë edhe jo të një mendimit, por ato paraqesin diversitetin dhe kontraditat e mendimit të kohës, por sigurisht edhe të ndikuara edhe nga e sotmja.
Tema ime përqendrohet mbi vazhdimin e Fondit “Vendlindja Thërret» pas çlirimit të Kosovës deri në formimin e Fondeve të Kosovës Lindore dhe në Maqedoni.
Me përfundimin e luftës në Kosovë dhe entuziazmin e çlirimit në vitin 1999, LPK-ja dhe fondi «Vendlindja Thërret» u gjetën para 2 dilemave: të shuhen (transformohen) apo të vazhdojnë aktivitetin dhe misionin programor të vet.
Kosova në kufijtë e sotëm u çlirua nga pushtimi serb, por pjesë tjera të banuara me shqiptarë në Kosovën lindore dhe Maqedoni mbetën në gjendjen e njejtë të mëparshme. Prandaj Programi i LPK-së ende mbetej aktual dhe i papërfunduar.
Një grup, ata të cilët kishin kapur tani drejtimin e LPK-së me të shpejtë organizuan mbledhjen e Prizrenit me 26 qershor 1999, për t’i dhënë formë transformimit në Partinë Bashkimi Demokratik, pastaj synimin për shuarjen e tërësishme të LPK-së përmes Partisë Demokratike.
Një pjesë kundërshtuan për të vazhduar aktivitetin me arsyetimin programor se LPK-ja nuk e kishte realizuar sunimin e vetë programor por ai ishte realizuar vetëm pjesërisht. Me 11 korrik 1999 reagoj Nëndega e LPK-së në Zvicër, se Partia e Bahkimit Demokratik nuk është vazhdimësi e LPK-së. Në këtë vazhdë në tetor 1999 u zgjodh Këshilli për Kordinimin e punës së Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe më vonë u mbajt edhe Mbledhja e Përgjithshme e LPK-së, ku u zhgjodhën edhe organet legjitime të dalura nga zgjedhjet. E njejta procedurë e riorganizimit u vazhdua edhe në degën e LPK-së jashtë vendit.
Fondi «Vendlindja Thërret» u la në anarki totale. Pas vdekjes së Kryetarit Jashar Salihu, ata që kishin lidhje me Fondin, vepronin sipas sunimeve të tyre individuale e disa sipas orjentimeve të Qeverisë së Përkohshme e të PDK-së. Financat e grumbulluara për luftën, e që ishin shumat kryesore të paguara nga mërgimtarët për luftën, përfunduan tek drejtuesit e PDK-ja ose në gjepat e individëve të papërgjegjshëm. Asnjëherë nuk u bë një raport për shumat e grumbulluara dhe të dedikuara.
Me 20 nëntor 1999 Dega e LPK-së vendosi që të riorganizoj Fondin «Vendlindja Thërret» dhe kryetar i saj u zgjodh Rexhep Halimi. Ky vendim u mbështet nga Qendra e LPK-së në Prishtinë me 3 dhjetor 1999.
Kryesia e re e fondit u detyrua që t’u përgjigjej kërkesave të mërgimtarëve që kërkonin dëshmitë e pagesave të tyre, të cilat u bënë në vazhdimësi, përkundër mungesës së raportit mbi pagesat dhe të hyrat.
Fondi «Vendlindja Thërre» vazhdoj grumbullimin e mjeteve me shuma modeste por të pandalshme për të ndihmuar zbatimin e programit të LPK-së, të luftës çlirimtare në Luginën e Preshevës dhe të luftës çlirimtare në Maqedoni, kjo deri në vendimin për riorganizimin e fondeve të veçanta të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombtare.
Fondi “Vendlindja Thërret” në këtë periudhë ishte i vetmi financues i luftës së ”UÇPMB-së dhe UÇK-së të shqiptarëve në Maqedoni. Ndihmën kryesore dhe vendimtare e dhanë kryesisht si gjithnjë anëtarët dhe simpatizantët e LPK-së për t’u mbështetur pastaj nga gjithë mërgimtarët.
Fillimisht u krijua Fondi “Zëri i Atdheut” për të mbështetur luftën në Kosovën Lindore duke vazhduar punën paralele duke u koncentruar më tepër tek lufa çlirimtare në Maqedoni.
Fondi “Vendlindja Thërret” me udhëzimin e Kryesisë së LPK-së dhe me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Degës u kalua në kompetencat dhe mbikqyerjen e UÇK në Maqedoni duke emëruar Musa Xhaferin kryetar të fondit, duke u transferuar në emërtim të ri “Liria Kombëtare”.
Kjo është tablloja e shkurtuar e zhvillimit të fondit “Vendlindja Thërret”, që në brendinë e tij përfshinë mijëra aktivistë të cilën me punën e tyre të pandalshme dhe energjike, me sakrificën e tyre të vazhdueshme kanë kontribuar që të financohet lufta çlirimtare në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni.
Ju falenderoj për vëmendjen.
Beqir Beqa
Lausanne, me 03.12.2023
***
Kumtesë e mbajtur në tryezën e organizuar nga Shoqëria LËVIZJA me rastin e 30 vjetorit të themelimit të Fondit “Vendlindja Thërret”
© Pashtriku.org
_____________
Në 30 vjetorin e themelimit të Fondit “Vendlindja Thërret“
PSE U KRIJUA FONDI “VENDLINDJA THERRET”? NEVOJAT, ARSYET DHE RRETHANAT NË TË CILAT U KRIJUA
Nga Emrush Xhemajli