FORMIMI I NJËSISË AUTONOME TË SERBËVE NË KOSOVË, NJË PARASHIKIM I KOBSHËM!

FORMIMI I NJËSISË AUTONOME TË SERBËVE NË KOSOVË, NJË PARASHIKIM I KOBSHËM!

Nga Sheradin Berisha

“Kryeministri Hashim Thaçi dhe institucionet e Kosovës, duke e pranuar PAKON E AHTISAARIT, në fakt kanë pranuar ndarjen e Kosovës në dy ETNITETE, dhe nga negociatat politike që po zhvillohen në Bruksel, po çimentohet koncepti i ETNITETIT SERB, në formë e përmbajte – përmesë njësisë Autonome të sebëve në Kosovë, që në këtë fazë embrionale po quhet: “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”!” Kështu kam shkruar më 1 Mars 2013, shtatë javë para nënshkrimit të marrëveshjes Thaçi – Daçiq – Eshton (më 19 prill 213) për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe” (Zajednicën).

Në vijim lexoni të plotë këtë analizë:

Oooo MILET, ME “ASOCIACIONIN E KOMUNAVE ETNIKE SERBE”, HASHIM THAҪI E RREZIKON SOVRANITETIN E BRENDSHËM DHE INTEGRITETIN E JASHTËM TË KOSOVËS, PRANDAJ DUHET T’I THUHET STOP!

***

SHERADIN BERISHA: HASHIM THAҪI, DUKE PRANUAR PAKON E AHTISAARIT KA DËMTUAR UNITETIN TERRITORIAL TË KOSOVËS, SEPSE KA PRANUAR NDARJEN E KOSOVËS NË DY ETNITETE!

Pashtriku.org, 01. 03. 2013 – Në këto momente po mbahet mbledhje e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, me një pikë të rendit të ditës: Raportim i kryeminstrit Hashim Thaçi, për rrjedhën e bisedimeve në Bruksel Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e baroneshës Eshton. Kryeministri Thaçi në raportimin e tij të gjatë, të thatë, të mërzitshme e pa përmbjatje substanciale, deklaroj se në takimin e fundit me kryeministrin serb Daçiq është pajtuar për themelimin e “Asociacinit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”… “Asociacioni që do të themelohet nuk do të ketë rol as ekzekutiv dhe as ligjvënës. Kjo është shumë e qartë. Pra, nuk mund të jetë zëvendësim për Kuvendet Komunale dhe përgjegjësitë e Komunave nuk mund të bartën tek ky mekanizëm. Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë formimin e një niveli të tretë të pushtetit në Kosovë, por nuk mund ta ndaloj Serbinë që të ëndërroj gjëra të tillë”, ka thënë kryeministri Thaçi. Ai, ka siguruar e garantuar deputetët, se në Kosovë nuk do të ketë autonomi, republika serbska, status special, Tirol jugor apo Kataloni… Hashim Thaçi u zotua para deputetëve se, do të respektoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës që buron nga Paketa e Ahtisaarit. Pas “raportimit” të Hashimit ka filluar debati i deputetëve.

*  *  *

Po të lexosh me kujdes paketën e Ahtisaarit (i cili ka derivuar nga shumë marrëveshje ndërkombëtare 1999-2008) do të spikasësh me lehtësi shumë komponente të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë ndarjen dhe krijimin e etnitetit serb në Kosovë. Substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjen dhe Hercegovinën, është bazamentuar fillimisht përmes krijimit të enklavave serbe, të cilat në pakon e Ahtisaarit “aneksi për decentralizim” u definuan si komuna etnike serbe dhe shkëputja e plotë e pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçi, Zubin Potoku dhe Zveçani) duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër. Po të analizojmë këtë çështje në aspektin historik, ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë serbe) e ka projektuar akademia Serbe në krye me Dobrica Qosiqin, dhe në periudha të caktuara është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe në Kosovë.

PAVARËSIA E KOSOVËS – EMBRION I PAKOS SË AHTISAARIT SI DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE!

Duhet ta kuptojmë njëherë e mirë, se Pavarësia e Kosovës si embrion i Pakos së Ahtisaarit është derivat i shumë dokumenteve-marrëveshjeve ndërkombëtare për Kosovën, të arritura gjatë viteve 1999-2008, dhe fare nuk ka të bëjë me vullnetin e mirëfillt të shqiptarëve!

Cilat janë ato dokumente-marrëveshje?!

1) Marrëveshja e Rambujesë (Shkurt/Mars1999)

2) Marrëveshja Ushtarake -Teknike e Kumanovës (NATO/Serbi, 9 qershor 1999)

3) Rezoluta 1244 e KS të OKB-së ( Nju Jork, 10 qershor 1999)

4) Korniza kushtetuese e Kosovës (Prishtinë, 15 maj 2001)

5) Marrëveshja Hakerup – Çoviç për Kosovën (Beograd, 5 nëntor 201)

6) Plani i implementimit të para statusit për Kosovën (Nju Jork, dhjetor 2003)

7) Raporti i Kai Aides për Kosovën (Nju Jork, 13 qershor 2005)

8) Gjashtë Parimet e Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës (Nju Jork, 9 nëntor 2005)

9) Pakoja e Ahtisaarit (Nju Jork, Vjenë, 2 shkurt 2007)

10) Traktati i miqësisë Kosovë – Serbi (Nju Jork, Vjenë, 30 gusht 2007)

11) Raporti i Treshes së Grupit të Kontaktit (Ishinger, Uizner, Kharcenko, BE-SHBA-RUSI) për Kosovën (Nju Jork, Vjenë, 4 dhjetor 2007)

12) Deklarata e Pavarësisë (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 17 shkurt 2008)

13) Gjashtë pikat e Ban Ki Moon’it! (OKB – Nju Jork, 13 qershor 2008)

14) Kushtetuta e Republikës së Kosovës (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 15 qershor 2008)

Të gjitha këto marrëveshje të përgatitura nga qendrat politike ndërkombëtare, që kulmuan me “Pavarësinë e Kosovës” dhe “Kushtetutën e Kosovës” (Lexo – Ahtisaarit, 15 qershor 2008), lideshipi politik e institucional i Kosovës e kanë artikuluar si „vullnet“ të popullit (!!!) Dhe, kjo lojë – kundër vullnetit dhe të drejtës së popullit për vetëvendosje (sipas konventave ndërkombëtare) do të intensifikohet me dialogun e ri Beograd – Prishtinë (2011 – 2012) për çështje të ashtuquajtura pragmatike’teknike (bisedimet Edita Tahiri – Borko Stefanoviq), a në të vërtetë ato ishin politike dhe këtë gjë e dëshmojnë tashmë bisedimet Thaçi – Daçiq, që po zhvillohen në Bruksel.

Si përfundim

Kryeministri Hashim Thaçi dhe institucionet e Kosovës, duke e pranuar PAKON E AHTISAARIT, në fakt kanë pranuar ndarjen e Kosovës në dy ETNITETE, dhe nga negociatat politike që po zhvillohen në Bruksel, po çimentohet koncepti i ETNITETIT SERB, në formë e përmbajte – përmesë njësisë Autonome të sebëve në Kosovë, që në këtë fazë embrionale po quhet: “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”! Ky “ASOCIACION” duket qartazi se do ta dëmton një herë e përgjithmonë UNITETIN TERRITORIAL TË KOSOVËS, dhe në këtë mënyrë do ta bëjë të pamundur realizimin e vullnetit të shqiptarëve për t’u bashkuar nesër në një SHTET TË VETËM SHQIPTARET.

_____________

Nga arkivi i facebookut

https://www.facebook.com/share/mv4Gx66xDehYBcp7/

————————–

ZAJEDNICA KULMI I AUTONOMISË …

Me marrëveshjet ndërkombëtare të kulmuara me Pakon e Ahtisarit dhe 6 pikëshin e Ban Ki Munit, Kosova nuk është e pavarur as sovrane! Pse? Sepse me këto marrëveshje Serbia me listën Serbe … funksionon në Kosovë përmes arsimit, shëndetësisë, postës, telekomit, dinarit (bankës), përmes 44 kishave dhe manastireve si zona eksterritoriale dhe jo vetëm, dhe të gjitha këto do të forcohen me formimin e Asociacionit (Zajednices) si autonomi politike territoriale…. Se është kështu kam shkruar shumë herë pas luftës dhe pas shpalljes së “pavarësisë” më 17 shkurt 2008!

Para shtatë viteve, saktësisht më 17 qershor 2017, kam bërë këtë analizë:

E keqja ndryshohet duke u nisur nga realiteti!

ZAJEDNICA SI EMBRION I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE DO TË ZHVILLOHET NË NJË AUTONOMI TERRITORIALE SERBE, KU DO TË USHTROHET PUSHTETI I SERBISË NË ARSIM, SHËNDETËSI, ENERGJI DHE NË SHUMË FUSHA TË ADMINISTRIMIT TERRITORIAL!

Nga Sheradin Berisha

——————————–

‘PAVARËSIA’ E MARËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE!

“Askush nuk është më i urryer se ai që thotë të vërtetën.” Platoni (427 – 348 p.e.s)

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura