FSHEHJA E KRIMIT NGA SERBIA ËSHTË KRIM I DYFISHTË!

Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998 – 1999

FSHEHJA E KRIMIT NGA SERBIA ËSHTË KRIM I DYFISHTË!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 07.01.2023

HYRJE

Sipas raporteve të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë, nga data 28 shkurt 1998 deri më 22 maj 1999, forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake të Serbisë kanë bërë 274 vrasje në masë, në të cilat janë vrarë 3721 civilë të paarmatosur dhe këto vrasje dhe masakra kanë pasur shtrirje në tërë territorin e Kosovës. Në këtë periudhë kohore, sipas KMDLNJ’së, janë identifikuar dhe hapur 142 varreza masive në Kosovë, nga të cilat janë zhvarrosur 2031 persona të ekzekutuar. Janë identifikuar edhe disa varreza masive në Serbi, si në Peruqac, Petrovo Sello dhe Batajnica 1, 2 dhe 3 etj., në të cilat janë gjetur mbetjet mortore të afër 1000 shqiptarëve të vrarë e të masakruar gjatë luftës 1998 – 1999 në Kosovë. Në raportet e KMDLNJ’së rezulton se vrasjet dhe masakrat në masë të shqiptarëve, më së shumti janë bërë në komunën e Gjakovës, gjithsejt 40 raste me 693 persona, pastaj në komunën e Pejës janë regjistruar 39 raste të vrasjeve në masë me 451 të vrarë dhe të masakruar. Komuna e Klinës ka 144 të vrarë në 23 raste të vrasjeve në masë. Në komunën e Rahovecit janë evidentuar 22 raste të vrasjeve në masë me 391 të vrarë etj.etj. (KMDLNJ – Krimet e luftës në Kosovë 1998 – 1999 (Monografi 1) fq. 46 – 48)

***

Më 26 mars 1999 (dy ditë pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s) Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Louise Arbour, i ka dërguar letër Sllobodan Millosheviqit dhe dymbëdhjetë zyrtarëve të tjerë politik, ushtarak dhe policor të RF të Jugosllavisë dhe Serbisë, në të cilën ua tërheq vërejtjen se  në kuadër të mandatit, të cilin ia ka besuar Këshilli i Sigurimit i OKB-së, me vigjilencë do të përcjellin se çka po ndodh në Kosovë. Në të njëjtën kohë, Arbour ua ka përkujtuar zyrtarëve në krye me Millosheviçin se e drejta ndërkombëtare i obligon që t’i parandalojnë krimet e luftës ose që t’i dënojnë vartësit, të cilët i kanë kryer këto krime.

Pas vërejtjes së Hagës, Sllobodan Millosheviçi në Beograd ka pasuar një seri të takimeve të nivelit më të lartë të lidershipit politik dhe policor, në të cilat është shqyrtuar se si të pengohen hetuesit e Hagës, të cilët, herët a vonë, do të paraqiten në Kosovë dhe do të fillojnë të gjurmojnë për provat mbi krimet e kryera.

Sipas një shënimi të ditarit të njërit prej pjesëmarrësve të atyre takimeve, gjeneralit policor Obrad Stevanoviq, metoda, sipas së cilës do të zhduken gjurmët e krimit dhe do të mbrohen nga përgjegjësia penale ata që ishin prezent, është hartuar personalisht nga kryetari Sllobodan Millosheviq. (Fshehja e provave – Nuk ka kufomë – nuk ka krim)

KAMIONI FRIGORIFER ME KUFOMA TË SHQIPTARËVE NË LUMIN DANUB!

Më 4 prill 1999, një peshkatar nga fshati lindor serb i Tekijas bëri një zbulim makabër në lumin Danub – një kamion frigorifer i hedhur në ujëra kishte dalë në sipërfaqe. Kamioni nuk kishte targa, vetëm një logo që tregonte se i përkiste thertores “PIK Progress Export” nga qyteti i Prizrenit, Kosovë.

Një zhytës u dërgua nën ujë për ta parë, raportoi se në ndenjësen e shoferit nuk kishte asnjë njeri dhe se në pedalen e gazit ishte vendosur një gur. Tekniku i skenës së krimit Bosko ‘Bole’ Radojkovic nga qyteti i Kladovos dhe eprori i tij Milan Stevanovic të dy fillimisht menduan se bëhej fjalë për ndonjë lloj aksidenti.

Por kur Radojkovic hetoi më tej, ai zbuloi ngarkesën e frikshme të kamionit – jo kafshë të therura, por mbetje të dekompozuara trupash njerëzish.

“Në një pikë zhytësi më tha: ‘Bole, diçka që ngjan si këmbë njeriu po del jashtë. Çfarë të bëj?,” i tregoi ai policisë serbe në vitin 2001.

Brenda në kamion ishin trupat e 86 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë fushatës ushtarake të presidentit Sllobodan Millosheviç në Kosovë në vitin 1999. Ata ishin hedhur në Danub në ç‘ka duket të ishte një përpjekje për të mbuluar krimin.

Policia vendase dhe oficerët e sigurimit të shtetit fillimisht u përpoqën ta vazhdonin ta mbulonin këtë krim duke lyer përsëri pjesë të kamionit dhe duke i vendosur atij targa serbe. “Unë sugjerova të përgatisnim një histori për publikun, se ata ishin trupa kurdësh dhe se kamioni kishte dalë jashtë rrugës pasi një ushtar kishte qëlluar me armë,” tha Radojkoviç.

Dy ditë më vonë, problemi iu referua një autoriteti më të lartë. Një shef më i lartë policie në qytetin e Borit, Caslav Golubovic, i telefonoi kreut të Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme serbe, Vlastimir Djordjevic. Djordjevic e urdhëroi atë t’ia mbante të fshehtë këtë incident publikut dhe t’i dërgonte trupat në Beograd.

“Largimi i trupave supozohej të bëhej gjatë natës që të mos binte në sy,” tregoi Golubovic për policinë.

Burimi: Si u gjetë Kamioni Frigorifer me kufoma të shqiptarëve në Kladovë të Serbisë?!

https://pashtriku.beepworld.de/files/VarrmihesiteKosoves/filip_svarm_kamionifrigorifer_me_shqiptare_28.3.09.htm

Dëshmi (Video)

Fred Abrahams – Largimi i trupave nga Kosova në Serbi

AKTAKUZA KUNDËR MILLOSHEVIÇIT…

Aktakuza e parë kundër Sllobodan Millosheviqit, Millan Millutinoviqit, Nikolla Shainoviqit, Dragolub Ojdaniqit dhe Vlajko Stojiljkoviqit, për krimet e kryera në Kosovë, u konfirmua më 24 maj 1999 dhe u bë publike më 27 maj 1999 nga Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Louise Arbour. Kjo aktakuzë u ndryshua më 29 qershor 2001. Më 29 tetor 2001 Prokuroria paraqiti aktakuzën e ndryshuar për here të dytë. Më 5 shtator 2002, Dhoma Gjyqësore ndau procedurat gjyqësore kundër Sllobodan Millosheviqit prej të akuzuarve të tjerë.

Aktakuza pohon se ndërmjet 1 janarit 1999 dhe 20 qershorit 1999, Sllobodan Milosheviqi mori pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale (NPK) së bashku me një numër individësh të tjerë duke përfshirë Millan Milutinoviqin, Nikolla Shainoviqin, Dragolub Ojdaniqin, Vllajko Stojiljkoviqin dhe të tjerë të njohur dhe të panjohur.

Gjatë kësaj periudhe forcat e Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) dhe Serbisë, duke vepruar nën drejtimin, me nxitjen, ose me mbështetjen e NPK-së, kryen një fushatë terrori dhe dhune drejtuar kundër civilëve shqiptarë të Kosovës. Pohohet se qëllimi i NPK-së ishte dëbimi nga Kosova i një pjese thelbësore të popullsisë shqiptare të Kosovës, me qëllim që të sigurohej vazhdimi i kontrollit serb mbi Kosovë.

Millosheviqi mban përgjegjësi individuale për krimet e deklaruara kundër tij, dhe për krimet ose mosveprimet e vartësve të tyre.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës në fjalë, Sllobodan Millosheviqi ishte Kryetar i RFJ-së, Kryetar i Këshillit Suprem të Mbrojtjes së RFJ-së dhe Komandant Suprem i Ushtrisë Jugosllave, (UJ).

Në përputhje me pozitën e tij ai ushtroi autoritet komandues mbi UJ-në dhe forcat e policisë në vartësi të UJ-së. Përveç pushtetit të tij de jure, ai gjithashtu ushtroi kontroll de facto mbi institucione të shumta kyçe ose të përfshira në kryerjen e krimeve të deklaruara në aktakuzë.

Më tej thuhet se përafërsisht 800. 000 civilë shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga Kosova duke i larguar me forcë dhe duke plaçkitur dhe shkatërruar shtëpitë e tyre ose duke granatuar fshatrat. Gjatë këtij procesi shumë u vranë dhe u keqtrajtuan dhe iu vodhën të mirat materiale dhe dokumentet e identifikimit. (Hallkat e zinxhirit komandues të strukturave kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë (1998-1999)

https://pashtriku.beepworld.de/varrmihesitekosove.htm

DËSHMI RRËQETHËSE KUNDËR MILLOSHEVIÇIT

Në gjyqin kundër Sllobodan Millosheviçit ka dëshmuar Ali Djogaj, një punonjës i shërbimit të grumbullimit të plehrave në qytetin e Prizrenit. Djogaj tha se shefi i tij e kishte takuar atë një mbrëmje në prill të vitit 1999 dhe e kishte çuar atë dhe disa punonjës të tjerë pranë një fushe qitjeje aty pranë, ku ai pa një grup oficerësh policie të veshur me uniforma, dy eskavatorë dhe tri kamionë.

Në errësirë, eskavatorët gërmuan për nxjerrjen e trupave dhe shefi i tij i tha punonjësve t’i ngarkonin trupat në kamionët që po prisnin. “Eskavatori përdorte kovën e tij për të marrë disa trupa njëherësh, dy ose tre të tillë. Ai i shkarkonte trupat pranë derës së kamionëve dhe katër prej nesh më pas i fusnim ata në kamionët frigoriferikë,” tha Djogaj më vonë në një deklaratë për prokurorët serbë në vitin 2005.

Djogaj tha se trupat dukeshin sikur kishin javë që dekompozoheshin nën dhe. Pasi i ngarkuan nëpër kamionë, oficerët e policisë mbyllën dyert dhe i larguan që aty.

“Eskavatori përdorte kovën e tij për të marrë disa trupa njëherësh. Ai i shkarkonte trupat pranë derës së kamionëve dhe katër prej nesh më pas i fusnim ata në kamionët frigoriferikë.” (Mbledhësi i plehrave të komunës Ali Djogaj)

Disa të tjerë që ishin të përfshirë në largimin e trupave të të vrarëve nga Kosova në Serbi dëshmuan gjithashtu në gjyqin e Millosheviçit në Hagë, kryesisht si dëshmitarë anonimë të mbrojtur. Bodizar Protic, një ish-shofer në Ministrinë e Brendshme të Serbisë, ishte i pari që vendosi të jepte fakte haptazi në gjyqin e tri zyrtarëve të lartë të Beogradit që u burgosën vitin e kaluar.

Protic dëshmoi se oficeri i tij epror i tha se kishte folur me asistentin e ministrit të brendshëm Petar Zekovic për “një detyrë që ishte shumë e rëndësishme dhe që ishte në interes të shtetit”, dhe i kërkoi atij t’i gjente një kamion.

Detyra ishte t’i çonin trupat që kishin dalë në sipërfaqe të lumit Danub në Tekija në Batajnicë më 7 prill 1999. Protic tha se ky ishte vetëm i pari nga disa misione të tilla të ngjashme.

Një kamion i dytë i mbushur me trupa të vrarë u dërgua nga qyteti Janjevë i Kosovës në qendrën stërvitore policore në Petrovo Selo dhe një i tretë nga Mitrovica u dërgua përsëri në Petrovo Selo. Herën e katërt dhe të fundit, Protic tha se ai kishte transportuar trupa nga Prishtina në Batajnicë.

“Sa herë që nisesha, të gjitha udhëzimet i merrja nga gjenerali Petar Zekovic,” dëshmoi ai. “Kishte gjithmonë urdhra verbale që përmbanin udhëzime në lidhje me si dhe ku duhej ta merrja kamionin, cili do të ishte kamioni dhe ku duhej të shkoja për të marrë trupat.” (Manipulimi i Serbisë në Kosovë: Kush i fshehu trupat?)

***

– Më gjerësisht shikoni e dëgjoni dëshmitë nga procesi gjyqësor në Hagë (Video)

https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10221759296068039/471475531829259

– Ilustrimet: Katër pamje të Kamionit frigorifer me 86 trupa të shqiptarëve në lumin Danub, prill 1999.

____________

NËN PUSHTETIN E URDHRAVE

Krimet e luftës në Kosovë

HUMAN RIGHTS WATCH – NEW YORK WASHINGTON LONDON BRUSSEL

https://www.hrw.org/sites/default/files/report_pdf/nen_pushtetin_e_urdhrave.pdf

__________

Shtojcë

MASAKRA E REÇAKUT KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!

___________

GOLGOTA SHQIPTARE NË SYRIN E SHKRIMTARIT SRETEN POPOVIÇ!

Nga Sheradin Berisha. Facebook 04.01.2023 

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, FSHEHJA E KRIMIT NGA SERBIA ËSHTË KRIM I DYFISHTË!” EU, SHKREHJA
    SHFRIMIT NGA VERBËRIA RESHTË SHFRIM SHFRY’KRISHT!! HEJ MORE, SHPIRTI
    SHQIPTATRIT VREJ HORRE, HIRTI HIRTZJARRIT TEK SHQIRTI VARRIT, NA THIRRË
    DHE NA SHQIRRË, NGA LARTËSIA QIELLORE ËH, NGA ZJARRTË MËRIA DIELLORE
    PO EDHE, NGA THELLËSIA E GJENË TOKËS DHE GËRRELLË SHTEGVRRIA KRENE
    BOKËS; OJ E LUMJA NENË LOKËS: ZËRI KRYELEGJENDËS, NDERI HYREGJENDËS
    QË NA TRONDITI DHE NA GODITI, NGA SHTATË GJERË NENTË KONTINENTE DHE
    MBI SIPËRFAQE GJENË TOKË, GRI HIPERPLAQE KE VRENË PROKE; KRENË KOKË;
    OH, EDHE TË NENË LOKËS: AH VALLË; PO A, KA MBETUR NDOKUND OU, NDONJË
    SHQIPTARË GJALLË; APO AS TË GJALLË AS TË VDEKUR, AS TË PËRRALLË OH AS
    TË PREKUR, TË TRETUR; NGA FASHIZMI, DRAZHIZMI, KANIBALIZMI, NACIZMI AH
    EDHE MË ZI, ORE HORE DERRZI, FERRZI; NGA HOLOKAKSTET MË GJENOCIDALË,
    KANIBALË, KATASTROFALE; NGA TUNA DHE BUNA, NGA VARDARIA O DARDANIA
    DETI ADRIATIK, DETI JON DHE DETI I ZI; QË PLOT PËRPLOTË ME TRUPË O TURPË
    TË VIKTIMAVE, SI JETIMAVE; TERË TRIMAVE, SI KRIMAVE MBUSHUR E PRUSHUR
    ME GJAK DHE PLISA TË KUQ, TEK PRAG DHE PRISA Q’HUQE DHE SKUQE O, DETE
    DHE OQEANE, MBETE POQE NGRANE ËH, MOJ SHKAKABANE HEJ, SHTATËZANE
    ME TROJET NËN PLOJET KATASTROFALE, MË KANIBALË, TRANDIVALË OUH, MË
    KASTRAVALE SI BISHA TË TËRBUARA, ISHA ËH KISHA TË VËRBUARA QË NUK PO
    NGOPËN AS KOPEN ME GJAK-PRAG VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRISË
    OUUU, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË, HEJ OREE, MBARË SHQIPTARISË!
    MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura