GEGËT DHE TOSKËT (VIDEO)

GEGËT DHE TOSKËT

Nga Robert Elsie

Popullata shqiptare tradicionalisht ndahet në dy grupe: shqiptarët e veriut quhen gegë, kurse shqiptarët e jugut quhen toskë. Ndarja gjeografike midis rajoneve të vendbanimeve të dy grupeve shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Shkumbin në Shqipërinë e Mesme, lum ky që kalon afër Elbasanit në jug të Tiranës. Dallimi ndërmjet gegëve dhe toskëve në radhë të parë është gjuhësor sepse flasin ndryshe, megjithëse në përgjithësi përdorin dialekte gjithëpërfshirëse. Dialekti gegë i shqipes flitet në tërë Shqipërinë në veri të lumit Shkumbin dhe në Kosovë, në Mal të Zi, në Serbi të jugut dhe në pjesën kryesore perëndimore të Republikës së Maqedonisë. Dialekti toskë i jugut flitet në pjesën më të madhe të Shqipërisë në jug të lumit Shkumbin, njëherësh edhe në Greqi si dhe në traditën e diasporës shqiptare në Itali dhe në Greqi.

Është për t’u çuditur se, në kohën tonë, shqiptarëve nuk u pëlqejnë aq shumë termat gegë dhe toskë, sepse këta terma ua rikujtojnë atyre ndasitë kombëtare. Sidoqoftë, është e ditur se ka dallime substanciale ndërmjet shqiptarëve të veriut dhe atyre të jugut, e që nuk janë vetëm gjuhësore. Këto dallime shoqërohen nga dallime të dukshme kulturore.

Veriu i Shqipërisë, i njohur edhe si Gegënia (vendi i gegëve) ka kaluar nëpër vështirësi të shumta. Tereni malor është i ashpër dhe shumë ngulime të largëta deri diku edhe sot ende janë pothuajse tërësisht të shkëputur nga bota. Popullata është jashtëzakonisht e varfër, sipas kritereve evropiane, ndërsa kushtet jetësore tregojnë se ata kanë jetuar në një prapambeturi të madhe për shumë vite. Gjysma e jugut të vendit, e njohur edhe si Toskëria (vendi i toskëve), ndonëse nuk është e zhvilluar, ka qenë gjithnjë më e avancuar se veriu, si nga aspekti ekonomik, social e shoqëror, ashtu edhe nga ai kulturor.

_______________

SHQIPJA E FOLUR NË DIALEKTET GEGE E TOSKE

SHQIPJA E FOLUR NE DIALEKTET GEGE E TOSKE – YouTube

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura