Oslo, 10. 06. 2015 – Qendra Informative shqiptaro-norvegjeze «MekuliPress», me qendër në Oslo të Norvegjisë, mbështetë marshin protestues mbarëshqiptarë të 13 Qershorit që do të mbahen në trevat shqiptare të administruara nga shteti antishqiptar, Maqedonia. Shqiptarët në Maqedoni duhet të marrin pjesë në marshin protestues të 13 Qershorit në Shkup. Jo për Zaevin, jo për partiakucët, jo për kisha e as për xhami, e as për sllavomaqedonasit, por për veten e tyre.
Agjensia Informative MekuliPress vie në përfundimin logjik se, Zaev është si Gruevski: Edhe ky nuk i kontribuoj për të mirë situatës politike e as marrëdhënjeve ndëretnike në Maqedoni. «Shpëtimtari» Zaev, pëmes mediave që i ka nën kontrroll, mu sikurse Gruevski, po investon në personalitetin e tij, partinë e tij, karierën e tij, dhe për shtetin sllavo-maqedon. Ky e do dominimin e elementeve sllave në shtetin Maqedon dhe, fshirjen e elementit të identitetit të popullit shqiptar.
Shqiptarët me 13 Qershor duhet vënë gishtin kokës, të hapin sytë e të mblidhen tok e të bashkformojnë një arkitekturë të re, të pakorruptuar politike, ku, pikësëpari, do të diskutohej, pa emocione por me logjikë gjeo-politike kombëtare, “marrëveshja e Ohrit”.
Sytë, mendja dhe zemra e shqiptarëvet, sot nuk janë të drejtuara tek politikanët shqiptarë, të përdorur e të shfrytëzuar nga sllavo-maqedonasit, mu sikurse kondomet, por tek intelektualët e pavarur, të pakorruptuar, e të izoluar nga elita antishqiptare në Maqedoni.
Mos harroni, internacionalizimin e problemit të shqiptarëve në Maqedoni nuk e bëri Zaev, Ali Ahmeti, Mendu Thaqi e as Gruevski. Internacionalizimin e çështjes shqiptare në Maqedoni e bëri gjaku i dëshmorëve të Kumanovës. Atje ishte Shqipëria, Kosova, Maqedonia.
Fashizmi sllav duhet ndëshkuar. Ndëshkimi më i madh i saj është që mos të këtë më “Maqedoni” pa identitet, pa kulturë dhe pa histori shqiptare. Duke filluar nga ikonat, simbolet, kodet dhe përdorimi i gjuhës shqipe në marrëdhënje ndërkombëtare, (paraqita e shtetit në masmedia e në marëdhënje ndërkombëtare të bëhet, jo vetem me alfabetin cirilik sllav, por edhe në gjuhën shqipe dhe me elemente të dukshme të identitetit të popullit shqiptar), emri i kryeqytetit – jo vetëm Skopje por edhe SHKUP, përdorimi i flamurit – jo sipas asaj përqindjeje diskriminuese të popullsisë. Dhe më e rëndësihmja: konfederatë me të drejta të barabarta shtetformuese brenda këtij shteti.
Të gjitha këto do të realizohen nëse do të kemi politikanë që janë të pakorruptuar, të arsimuar, human dhe jolakmiqar.
Fati i shteti artificial “Maqedoni” është në duar të shqiptarëve. Po se kapëm rastin historik, faji është i yni.
Postime të Lidhura
REPUBLIKA E AHTISARIT PLAÇKË E PAZARIT!
REPUBLIKA E AHTISARIT PLAÇKË E PAZARIT! FB, 10 dhjetor 2022, Pashtriku 13. 01. 2023 Republika e shpallur nga…
FATMIR GJYRIQI: SHQIPTARËT DREJT ËNDRRËS EUROPIANE!
Pashtriku.org, 22. 10. 2013 – (Historia e një vuajtjeje) – Duke filluar me dyndjet sllave të shekullit të…
SYLEJMAN KRASNIQI: MASHTRIMET E RADHËS RRETH RRITJES SË PENSIONEVE PËR KONTRIBUTDHËNËS
Prishtinë, 15. 01. 2016: Maratona e rritjes së pensioneve për pensionerët kontributdhënës ka filluar diku nga fundi i…
BLERIM ÇOÇAJ: FILLIMI I RI I KRIMIT, NISI NË PRIZREN!
Prizren 5 korrik 2017: Prizreni nuk po mund të jetojë pa krim. PDK-ja, dikur e Hashim Thaçit, sot…