Ulqin, 11 qershor 2017: Interesimi im për këtë figurë të shquar kombëtare ishte i kahershëm. Kjo dëshirë m’u rishfaq gjatë një vizite që i bëra Durrësit, respektivisht monumenteve kulturo-historike të këtij qyteti të lashtë shqiptar. Ishte 7 prilli i vitit 200o, kur u gjeta përballë, ose para bustit të Mujo Ulqinakut të vendosur pranë Kullës së Kalasë së Durrësit dhe Memorialit të tij me mbishkrimin: “Lavdi Dëshmorëve të Atdheut që ranë më 7 prill 1939. Mujo Ulqinaku (Hero i Popullit), Hamid Dollani, Haxhi Tabaku, Isak Metalia, Ismail Reci, Hysen Koci, Ramadan Velia dhe Ibrahim Osmani”.
Çfarë konçidence? Pata fatin dhe privilegjin e madh të qëndroj atë paradite të shtatë prillit të bukur me diell i përkulur, me nderim e respekt të madh para trupores së këtij trimi mbi trimat, pikërisht në ditën e rënies së tij heroike në krye të betejës për mbrojtjen e Shqipërisë nga fashistët italianë.
Po atë ditë mora përsipër mundimin e këndshëm, por jo të lehtë që Heroi i Poullit Mujo Ulqinaku të jetë njëri nga protagonistët e librit tim të fundit “Bijtë e Shqipes”, ku kam sprovuar të dokumentoj jetën e disa figurave të shquara shqiptare në rrjedhat e ndryshme historike nga të gjitha trevat etnike të shqiptarëve në Mal të Zi, në Kosovë, në Shqipëri dhe në diasporë.
Synimi im kryesor asohere ishte të paraqes të dhëna të pa dala në dritë deri më sot për Mujo Ulqinakun. Përpjekjet dhe këmbëngulja ime ishin të kota. Edhe përkundër premtimeve të familjarit të tij më të ngushtë në Ulqin se me kënaqësi do të më japë shënimet e kërkuara ato munguan. Domethënë dëshira ime mbeti e parealizuar. Tani kur po i shkruaj këto pak rreshta për këtë burrë fisnik ulqinak në kuptimin e plotë të fjalës me pëmasa kombëtare, në kujtim të jetës dhe veprës së tij nuk mund të them asgjë më shumë seç kanë shkruar më parë gazetarë, publicistë e studiues shqiptarë dhe të huaj.
Burimet e kohës bëjnë të ditur se Mujo Ulqinaku lindi në Ulqin në vitin 1896 në familjen e varfër ulqinake Cakuli. Qysh në fëmijërinë e hershme punoi si ndihmës detar. Më pas punoi si detar në Shkodër dhe Durrës. Agresioni fashist italian kundër Shqipërisë , më 7 prill 1939, e gjeti në detyrën e nënoficerit në një nënrepart të marinës në Durrës. Ai pa asnjë mëdyshje u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Në këtë luftim të pabarabartë në mbrojtje të Shqipërisë me trimëri e guxim të rrallë i bëri qëndresë pushtuesit deri në momentin sublim, kur u vra nga ushtria fashiste italiane, duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie. “Kush lufton ashtu në këmbë?/ Kush ha hekurin me dhëmbë?/ Është Mujua, një kapter,/që lufton e vdes me nder! Në një këngë popullore kushtuar Mujo Ulqinakut rapsodi ynë popullor shprehet: Përmbi tradhëtinë moreee / me një grusht fishekeësh/ flamurin si gjaku /e ngrite perpjeeet. / Nëpër dallgët e detit/ dëgjojmë zënë e tija /si kështjellë qëndron ndër shekuj / s’bie Shqiperia. S’tu tremb syri nxiu deti,/ vapor e avionee,/seç ja bëre, Mujo fora,/mbi 40 milionë.. / Mujua nuk njeh vdekje,/do të rroj përjetë./Mujua dhe liria/ populli i tiiijaaa./ Do lulëzoj kjo tokë/do ketë veç pranverë,/ se shqiiiiiptaaaaaria /ndër beeedeena, do qëndroj përherë.
Për aktin heroik Mujo Ulqinaku u shpall Hero i Popullit Shqiptar, kurse presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e dekoroi me Dekoratën e Artë të Shqipërisë. Emrin e këtij personaliteti të shquar në rrugën e gjatë e të mundimshme për lirinë e Shqipërisë , i cili me mish e me shpirt punoi për çështjen kombëtare, e mbajnë rrugë, anije e shkolla në Durrës, Fier, Tiranë e qytete tjera në Shqipëris Edhe në në Prishtinë një rrugë mbanë emrin e tij. Kjo dëshmon se Shqipëria dhe Kosova e kanë nderuar dhe e nderojnë Mujo Ulqinakun. Në respekt të veprës së tij madhore në këto dy shtete shqiptare janë shkruar këngë e libra. Ndërkaq qyteti i tij i lindjes e nderoi me një rrugë. Në gjykimin tim dhe jo vetëm shumë pak. Kjo qasje e deritashme e popullatës vendase duhet të ndryshojë kur është fjala për nderimin e personaliteteve të mëdha me dimension kombëtar. Sepse, ata janë të pavdekshëm. Janë krenaria e kombit. Burim frymëzimi për brezat e rinj se si duhet të mbrohet atdheu.
Lavdi Mujo Ulqinakut dhe të gjithë dëshmorëve të kombit dhe të rënëve për liri.
Postime të Lidhura
ISUF BYTYÇI: KRAHËT E SHQIPES
Mynih, 29 janar 2020: Lëvizja Krahët e Shqipes, e mbajti Kuvendin gjithëkombëtar shqiptar në Tiranë E përgatiti për…
DR.JAKUP KRASNIQI: “Ç’DUHET TË BËJNË SHQIPËTARËT PËR TË PARË DITË TË BARDHA”?
Prishtinë, 30. 07. 2015 – Me këtë titull para 111 vitesh në Gazetën “Drita” të Sofjes me 11…
XHAFER HALITI: SHUMË SHPEJT, GJITHÇKA PO NORMALIZOHET…
Prishtinë, 29 qershor 2020: Ka disa vite qeÃË i jam larguar aktivitetit politik. TheÃËneÃË teÃË drejteÃËn po ndihem…
ELIFE LUZHA: KORRUPSIONI – INDIKATORËT, PASOJAT DHE LUFTIMI I TIJ!
Prishtinë, 12. 04. 2016 – Korrupsioni është i njohur që nga kohët më të lashta. Edhe pse po…