FATBARDHA DEMI: PËRGJEGJËSIA E QEVERISË DHE INDIVIDIT NË ZHVILLIMIN E SHTETIT

Tiranë, 02. 09. 2015: Përkitazi me shkrimin “Të jesh a të mos jesh shqipëtar!,nga autori Andrea Stefani, (gazeta Dita 30. 08. 2015 dhe pashtriku.org 01. 09. 2015) – Nje thirrje e shumpritur ne masmedian tone, per gjendjen ne te cilen ndodhet Kombi shqipetar. Jane te shumte bashk-kombasit tane, qofte ne Kosove apo Shqiperi, qe si shkaktar emertojne politikanet dhe Shtetin, duke harruar se ishin ata qe i zgjodhen dhe nuk kerkuan llogari ne takimet me kandidatet. Dhenia e llogarise ka munguar ne te gjitha zgjedhjet gjate 25 viteve te demokracise, duke u kthyer ne nje ankand kolltuqesh parlamentare, ku fiton ay qe afron “perallen” me te bukur per te ardhmen e shqipetareve. Qeverite dhe politikanet, kane nje pergjegjsi te madhe morale dhe institucionale per veprimet e tyre, por ka ardhur koha te kuptohet pergjegjsia e individit ne mbarvajtjen apo pasojat ne jeten e tij familjare dhe te shtetit te tij.
Cdo mengjez mbas leximit te pasqyres se gazetave jepen ankesat dhe revoltat e drejta te degjuesve per problemet ne jeten e familjeve te tyre, por “qurku” i fajsise u vishet totalisht drejtimit te administrates se Qeverise (sidomos vetem nje emri, atij te Kryeministrit, sipas rezultateve te zgjedhjeve) ku perfshihen ne rradhe te pare gjyqesori, shendetsia, institucionet ekonomike etj.
Arihet deri atje sa edhe per shtepite e ndertuara buze lumenjve pa asnje kusht mbrojtjeje qe perdoreshin sipas tradites me brezare muresh te gurta apo pemeve, per nje ure te varur qe femijet te mos rezikojne jeten duke kaluar edhe ne dimer neper lum, per nje rruge fshati qe shfrytezohet nga shume familje, per pastertine brenda pallateve dhe ne shkallet dhe shume probleme te tjera, banoret akuzojne shtetin qe nuk e çan koken.
Por asnjehere nuk degjohet revolta per veprimet e bashk-fshatarit apo bashk-qytetarit qe vjedh energjine elektrike, pasuri e perbashket e çdo shqipetari. Nuk denohen nga degjuesit shkateruesit e paligjshem te pasurise natyrore (te pyjeve, lumenjve, kodrave te tera per material guri ej). A nuk eshte kjo pasuri edhe e çdo banori te vendit tone?
Nuk kemi degjuar asnje ze qe t’iu drejtohet shqipetareve qe jetojne brenda fshatit dhe prane shtepise se tyre se perse do te fitoje para duke mbjellur bimet narkotike qe vrasin adoleshentet dhe rinine shqipetare, si dhe te vendeve te tjera, por mundohet te justifikohen se: S’kane me se te jetojne!
A duhet te sigurojme jetesen dhe mirqenjen duke mbjellur vdekjen e njerezve tane dhe te vendeve te tjera? Dhe ne vend qe t’i turperojme keta vrases “varfanjake”, qe jetojne brenda familjes dhe fshatit tone shikojme me indiferentizem se si ushtria dhe policia merret me djegjen e bimeve, duke humbur kohen per te ndjekur shkelesit e ligjit, kriminelet dhe vrasesit dhe duke harxhuar parate e taksapaguesve shqipetare. Per mbjellesit e vdekjes,qe njihen nga te gjithe bashk-fshataret, nuk flet dhe nuk i denon askush prej ankuesve nga populli.

==================================================

ANDREA STEFANI: TË JESH A TË MOS JESH SHQIPTAR, KJO ËSHTË ҪËSHTJA!
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=4390

========================================

Lexojme se ne Shqiperi, jane te shumte ata qe nuk paguajne taksat. A nuk tregon kjo se ne vjedhim veten tone? Asnje degjues i pasqyres se shtypit nuk kerkon nga bashk-qytetaret e fshataret e tij, te mos vjedh nga parate qe i takojne edhe atij dhe qe do te sherbejne per ritjen e rrogave, shendetsine, arsimin dhe investimet publike.
Sot pothuaj nuk kemi ndermarrje shteterore, keshtuqe taksat sikurse edhe ne çdo vend te botes, jane burimi kryesor i te ardhurave per Shtetin.
A nuk jemi ne qe e quajme per turp te mos leme bakshishin ne lokalet por edhe aty ku marrim pensionet e deri tek mesuesit per “ta pare me sy te mire!” femijen ne shkolle, duke edukuar brezin e ri me ide te shtrembra mbi “zgjidhjen” e problemeve ? A nuk jane femijet dhe te afermit tane qe punojne ne administrate (ku perfshihet edhe gjyqesori) apo qe koruptojne administraten si rrugen me te lehte?
Faji gjithmone ka “dy ane”:ay qe e ben dhe ay qe e peson sepse nuk ka reaguar. Korupsioni nuk luftohet vetem nga shteti, por edhe nga bashkpunimi i njerezve me shtetin. Kete fakt e njohin shume mire emigrantet tane ne vendet e huaja.
Shkrimi i mesiperm i permblidhte me se miri te gjitha keto probleme, por mendoj se, ne rast se duhet te flasim per gjendjen e veshtire te shqiptareve ne vendin e tyre sot, nje pjese e madhe e fajesise i takon rolit te munguar te intelektualeve ne shoqerine, familjen, shkollen dhe sidomos mas-median shqipetare.
Kjo vihet re ne tematiken e programeve, e cila eshte mbyllur ne “kullen” e studiove ku njerezit jane kthyer ne dekor dhe mungon bashkbisedimi me ta apo debati. Niveli i ulet cilesor i programeve kulturore, ku fjalet dhe sjelljet e rruges, pranohen si humor dhe art. Ku neperkemben simbolet kombetare dhe vlerat historike dhe te tradites te Kombit tone, megjithese mbrohen nga Kushtetuta. Ne nje shtet ku masmedia nuk shenjteron dhe larteson figurat me te rendesishme historike, simbolet kombetare dhe ku i lihet rruge e lire çdo çfaqjeje anti-kulturore dhe anti-morale, ku familjes dhe shkolles nuk i jepet vendi kryesor, nuk mund te kete shtetas te devotshem qe te mendojne per mirqenjen e pergjithshme, vendosjen e drejtesise dhe te ligjit. Keto cilesi “ushqehen”nuk lindin se bashku me njeriun.
Nje popull qe bombardohet vetem me kroniken e vrasjeve dhe te kriminalitetit, ku ekranet paguhen per “akuza”dhe “krime” te pa bazuara ne fakte, me nje fjalor jashte çdo norme qytetare dhe ku mungon mendimi i specialisteve te fushes ,por zene vend vetem disa te zgjedhur te perhershem dhe mundesisht te Tiranes, siç thote populli yne “çfare do mbjellesh, do te korresh”, nuk duhet te habitemi per gjendjen tone.
Ne Muzeun Kombetar te Tiranes ka nje thenje te Nen Terezes:”Do te doja te ndezesh nje qiri, se sa te mallkosh eresiren”. Kur te kerkoje dhe punoje secili, jo vetem per veten, por duke menduar edhe per tjetrin qe eshte ne banesen, fshatin, qytetin dhe vendin e tij, atehere Shteti, Qeveria dhe Shqiperia do te “punojne” per shqipetaret.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura