GJENOCIDI I PANDËSHKUAR NGA QEVERITË E KOSOVËS…

Barbarët e fundshekullit XX, që s’i ndjek askush!

GJENOCIDI I PANDËSHKUAR NGA QEVERITË E KOSOVËS…

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 13 Nëntor 2021

Para 14 vjetve (2007) pas një periudhe të gjatë hulumtimesh kam publikuar (në portalin pashtriku) një seri shkrimesh studimore (me emra të kriminelëve dhe ilustrime të krimeve) që kishin të bënin me gjenocidin dhe etnocidin serb, të kryer gjatë luftës (1998 – 1999) në Kosovë.

Institucionet e Kosovës asnjëherë nuk u morën seriozisht me krimet makabre serbe që u kryen gjatë luftës në Kosovë.

Asnjë qeveri e Kosovës nuk ngriti padi penale kundër Serbisë si shtet për gjenocidin e kryer në Kosovë. Hashim Thaçi disa herë në cilësinë e kryeministrit dhe presidentit ka deklaruar se Kosova si shtet do të ngre padi penale kundër Serbisë për gjenocid, por deri më sot nuk ka ndodhur një gjë e tillë! Ai ka gënjyer, siç ka gënjyer për liberalizimin e vizave dhe për shumëçka tjetër!

Në vitin 2011 u krijua Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës, por për çudi ky institut u mbyllë nga Abelard Tahiri, ministri i Drejtësisë së PDK-së të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit!

Hashim Thaçi si president, e harroi ngritjen e padisë penale kundër gjenocidit të Serbisë dhe në fillim të vitit 2017 inicon themelimin e “Komisionit për Pajtim…”!!!

Kjo është e vërteta, sado e hidhur që është!

Në vijim lexoni publikimin e radhës (të vitit 2007) ku e kam nisur me pyetjen: PSE QEVERIA NUK NGRE PADI KUNDËR SERBISË PËR GJENOCIDIN E KRYER NË KOSOVË?!

Barbarët e fundshekullit XX!

PSE QEVERIA NUK NGRE PADI KUNDËR SERBISË PËR GJENOCIDIN E KRYER NË KOSOVË?!

Cili ishte zinxhiri i kreut komandues serbë gjatë luftës në Kosovë?!

 Shkruan: Sheradin BERISHA

(www.pashtriku.org)

DËSHMI RRËNQETHËSE – AKTE MIZORE TË KRYERA NGA BARBARËT SERB!

Kur kihen parasysh të gjitha këto  fakte dhe mijëra të tjera si këto, natyrshëm bëhet përgjegjës, gjithë lidershipi politikë e institucional i Kosovës, për neglizhencën totale rreth ngritjes së një kallzimi penal, kundër shtetit serbë, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë.

***

Serbia’s War Crimes in Kosova & Serbia Crimes in Kosova

P Ë R M B A J T J A

  – Si u ekzekutuan 45 shqiptarë në Reçak?

  – Kush janë barbarët serbë që morën pjesë në Masakrën e Reçakut?

  – Kush janë 35 kriminelë serbë që morën pjesë në vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga Gjakova?

  – Në vrasjen dhe masakrimin e 113 mashkujve të Krushës së Vogël, morën pjesë 56 kriminelë serbë lokalë!

– Kush janë barbarët që masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj në fshatin Padalishtë ?

  – Sa Shqiptarë u vranë  më 28 mars 1999  në Izbicë të Skënderajt (?!)

  – Kush janë barbarët që morën pjesë në ekzektutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë ?

  – Kush janë bandat tjera kriminale serbe që kanë kryer krime në Drenicë?

  – Kush janë barbarët serbë që u përfshinë në vrasjen e Shqiptarëve në Sllatinë të Fushë- Kosovës (?!)

  – Cilat njësi barbare serbe vranë e masakruan 42 shqiptarë në fshatin Qyshk dhe 35 të tjerë në fshatrat fqinje Pavlan dhe Zahaq të Pejës ?

  – Në çfarë rrethanash u masakrua prof.Ruzhdi Berisha (!?!)

  – Si u dogjë Kompleksi Memorial i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit?

  – Kush janë barbarët serbë që kryen krime në fshtatin Kishnicë dhe në disa vende tjera të Kosovës?

  – Kush janë 22 barbarët që janë përfshirë në vrasjen e shqiptarëve në Klinë ?

  – Kush janë barbarët serbë që me emrin ”Toga e tmerrit” vranë e masakruan civilë – shqiptarë në Viti ?

  – Kush janë barbarët serbë që kryen krime dhe spastrim etnik në Fushë-Kosovë?

  – Çka u gjetë në “qendrën e torturimit” në Prishtinë ?

– Fotogaleria e Barbarëve!

_________________

Më gjerësisht lexoni këtu:

Barbarët e fundshekullit XX!

PSE QEVERIA NUK NGRE PADI KUNDËR SERBISË PËR GJENOCIDIN E KRYER NË KOSOVË?!

https://pashtriku.beepworld.de/barbaret.htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura