SHERADIN BERISHA: MASAKRA E KRUSHËS SË VOGËL – KRIM I PANDËSHKUAR(X)

(Pashtriku.org, 08. 04. 2013) – SHABAN AVDYL KRASNIQI: SI SHPËTUAM NGA MASAKRA?! – SI U MBYT FËMIU MUHAMET A.EMËRLLAHU, NGA MINAT SERBE, AFËR SHTËPISË SË TIJ NË KRUSHË TË VOGËL. – GAZETARI ANGLEZ JOHN SWEENEY – ZBARDH MASAKRËN E KRUSHËS SË VOGËL. – MË 25 – 26 MARS 1999 NË KRUSHË TË VOGËL U VRANË, U MASAKRUAN DHE U DOGJËN MIZORISHT – 112 SHQIPTARË! – LISTA E SERBËVE TË FSHATIT KRUSHË E VOGËL, QË MORËN PJESË NË MASAKRIMIN E 112 MASHKUJVE SHQIPTARË (MË 26 MARS 1999), DJEG’JEN E SHTËPIVE DHE PLAҪKITJEN E PASURISË SË SHQIPTARËVE TË KËTIJ FSHATI. – LISTA E GRAVE TË KRUSHËS SË VOGËL, QË HUMBËN BASHKËSHORTËT DHE BIJTË E TYRE, MË 25/26 MARS 1999. – EKSPERTIZA E POLICISË METROPOLITANE NË KRUSHË TË VOGËL (PAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS).
SHABAN AVDYL KRASNIQI: SI SHPËTUAM NGA MASAKRA?!
Dëshmitari Shaban Avdyl Krasniqi, në mbrëmjen e 24 marsit 1999, kur kanë nisur bombardimet e aeroplanëve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë, ka qenë bashkë me anëtarët e familjes dhe dy familje tjera në shtëpi, dhe i kujtohet mirë kur, forca të shumta ushtarake e policore serbe janë stacionuar në afërsi të fshatit Krushë e Vogël. “Tentuam të iknim përpjetë fshatit dhe të bashkohemi me të tjerët. Ishim tri familje, Haxhiu, Ahmeti dhe Unë”. – thotë në fillim të bisedës Shaban Krasniqi dhe vazhdon: “Deri në orën tre të pasdites kanë ardhur përforcime të shumta nga Prizreni. Këto i kemi parë mirë, sepse e kishim shtëpinë shumë pranë rrugës kryesore. Kishte tanke, autoblinda dhe kamionë të shumtë. Ne mbetëm të ngujuar në shtëpinë tonë, ku ishim të mbledhur tri familje me rreth 50 anëtarë, sepse ata nisën të shtinin në drejtim të shtëpisë tonë pa nda. Nuk arritëm të dalim nga shtëpia. Në orët e vona të pasdites kanë ardhur tre milicë dha na kanë thënë:
– “Ovde ima terorista!”
Ishin shumë të djersitur. Njëri ishte i zi, dhe dukej si të ishte magjup, dy të tjerët ishin të bardhë.

– Shaban Avdyl Krasniqi – 

Na kanë sulmuar me kallashnikovë dhe kanë gjuajtur mbi gjësendet e shtëpisë, me ç’rast janë thyer të gjitha gjësendet dhe orenditë nëpër shtëpi. Saksitë e luleve, televizorët, radiot, video dhe çdo gjë që kishte në sallon. Ne mbanim kokat me duar, duke pritur se kur do të goditeshim nga plumbat.
Njëri prej tyre i thoshte kolegut,
– “Smiri se çoveçe, smiri se…”
– “Bezhi bre piçka ti materina”, – i thoshte ky tjetri shumë i nervozuar.
Atëherë ka kërkuar që të nxjerrim të gjitha gjësendet që kishim në xhepa. Unë e nxora kuletën, ku kisha pesë mijë e tetëqind (5.800) marka gjermane. Ai i mori tre mijë marka, ndërs ato tjerat mi ktheu. Kuletën dhe letërnjoftimin deshi t’i ndizte, por ai që i thoshte qetësohu nuk e lejoi. Kur ka nisur të zbardhte dita, kanë ardhur përsëri ata të tre. Fillimisht i vranë lopët e Haxhiut. Pastaj e mori kushëririn tim Haxhiun dhe e dërgoi në shtëpinë e Ahmetit (Berisha – Sh.B). Atje dëgjuam të shtëna, gruaja e tij bërtiti:
– Kuku e vranë Haxhiun!
Më pas u kthyen dhe më kërkuan përsëri para.
– “Josh pare majku vam jebem! Vidi koju kuqu imash majku ti shiptarsku! Daj josh pare majku ti jebem terroristiçku!” – më thanë ata me plotë mllefë.

Fshati Krushë e Vogël – 1999 (i djegur e i plaçkitur nga forcat kriminale serbe).

Shpirti ishte i ëmbël. I kam thënë nënës që t’ju jepte edhe më shumë para. Nëna ime i kishte 26 mijë euro që ia kisha dhënë unë. Ajo nxori shaminë ku i mbante paratë dhe i zgjati. Ai i mori dhe i numëroi të gjitha e më pas i futi në xhep.
– “Ah majku vam shqiptarsku, koju kuqu imash a nemash josh para!” Ka nisur të më rrahë me grushta e shqelma sa mundtte. Më mbështeti për muri dhe tha të mos lëviznim, kurse gratë e fëmijët tha të shkojnë:
– “u sto piçke materine.”
Ishte ora shtatë e mëngjesit. Erdhën dhe na kërkuan ala para edhe më shumë dhe kërkonin arin.
– Ku e keni fshehur arin, shpejt tregoni se ju vramë! – na thonin ata.
E doja jetën, prandaj vendosa që t’ju tregoj ku e kisha fshehur arin.
– Po – ju thash, – ejani me mua!
Kur jam nisur për në ahurin (Shtallën) e lopëve, njëri prej tyre më ka goditur me pushkë nga prapa dhe unë e kam humbur vetëdijen. Më pas më ka marrë dhe më ka lidhur duart nga prapa.
Ndërsa tjetri, ai më i ziu më tha:
– E kujt është kjo vetura këtu”?
– E imja – i thashë.
Silli çelësat menjëherë këtu. Ia dhashë çelësat dhe ai nisi të mblidhte çdo gjë që gjente nëpër shtëpi. Futi në bagazh vegla pune që gjeti gjithandej nëpër shtëpi dhe më tha:
– A e di ku është posta në Gjakovë?
– Po – i thashë.
– Atëherë nisu me veturë për në Gjakovë dhe parkoje veturën afër postës dhe çelësat lëri në makinë.
Ai tjetri që i rrinte pranë i tha kolegut:
– Hej ti mjaft i more paratë dhe arin, veturën do ta marrë unë.
– Ata nisën të shtyhen me njëri tjetrin për pasurinë time. Njëri që donte ta merrte veturën u fut në veturë dhe donte ta ngiste, ndërsa ai tjetri e kapi timonin e nuk e lejonte të nisej. Vetura u nis ashtu pa cak dhe unë që isha i lidhur për një shtylle betoni, u ndodha ndërmjet murit dhe veturës. Vetura mi zuri këmbët dhe nuk mund të lëvizja fare.
– Ti dhe ky plaku jeni burra të mirë, sepse keni dhënë para, arin dhe më fale veturën, prandaj do t’ju kursejmë. Ne kemi urdhër të djegim çdo gjë, por shtëpinë tënde nuk do ta djegim. Por ju duhet të futeni në sallon dhe të mbyllni derën nga prapa.
– Unë isha shumë i rrahur, sepse vazhdimisht na rrihnin me shqelma, grushte, pushkë, thikë e çdo gjë që kishin.
– Dëgjonim krisma në katin e dytë të shtëpisë.
Ju drejtova Haxhiut:
– Haxhi diçka po ndodh në katin e dytë. Ka krisma, sepse diçka po kërcet krap, krap, krap…
– Kur befas kemi parë se para derës nisën të binin trarët e djegur dhe tjegullat e kulmit. Kur dolëm në oborr pamë se shtëpia tashmë kishte marrë flakë dhe nuk kishte kush që e ndalonte zjarrin më.
– Kuku medet për neve paskan dashur të na djegin të gjallë me gjithë fëmijë, bre – thashë unë dhe shkova menjëherë të ndezja traktorin e të shpëtoja familjen.
– Ikim – i thashë Haxhiut, se kanë dashur të na djegin të gjallë.
Atëherë kemi dalë jashtë dhe jemi nisur në drejtim të Drinit, pasi që i kishim dëgjuar milicët të flisnin me gratë se kah duhet të shkonin ato. Sapo kemi dalë nga shtëpia, kulmi ra dhe sallonit menjëherë i hyri zjarri.
– Kur arritëm afër tyrbes, na ndalën milicët, që kishin nisur të ripnin qengja e dele. Aty kishte me mijëra e mijëra ushtarë e milicë. Na pyetën se ku po shkonim, ndërsa ne nuk dinim se çka t’ju thoshim. Grave ju thoshin:
– Ku po shkoni tani?
– A keni mbetur pa burra a?
– Ko qe da vas jebe sada a?

Tyrbja në hyrje të fshatit Krushë e Vogël.

Befas kanë ardhur ata milicët që na rrahën dhe na mbyllën në shtëpi. Ishin shumë të egërsuar.
– A ju kemi thënë të qëndroni në shtëpi he nën shqiptare!
– Dhe na u vërsulën me grushte e shqelma sa e ku mundnin.
Më kapi për flokë dhe më shtriu për asfalti, ndërsa të rënat nuk pranin. U alivanosa.
Milici që më rrahu mua e futi dorën në xhepin e Haxhiut dhe prej andej nxori kutinë metalike të duhanit. Nisi me kuti duhani ta godiste në fytyrë e kokë sa fuqi kishte. Pastaj Haxhiu u shtri përtokë, ndërsa ai e kapi për flokësh dhe nisi ta godiste për asfalti. Gjaku rridhte curril, por shpirti vështirë po dilte bre.
– Mbi ne u sulën edhe të tjerë, duke na sharë me nënë e me bab, me gra e me çka kishim.
E gjithë kjo skenë u zhvillua në prani të nënave, grave e fëmijëve tanë. Ata qanin dhe shumë prej tyre ishin krejtësisht të trishtuar nga këto që shihnin.
Për një moment një milic ka bërtitur:
– Mjaft, ikim tani!
Nuk e di se çfarë urdhri kishin marrë, por unë nuk ndjeja më asgjë, sepse isha stërlodhur nga rrahjet. Pas pak dëgjova zërin e përvajshëm të nënës së Ahmetit:
– Shaban, Shaban, ngrihu, Shaban ngrihu, se nuk ka milicë. Ata kanë shkuar.
* * *

Fshati Bregdri: Këtu u strehuan 3-4 ditë gratë, fëmijët dhe të

mbijetuarit e masakrës së Krushës së Vogël.

Me mund të madh dhe duke më mbajtur për krahësh jam ngritur dhe nuk e di as vetë se si jam ngjitur në traktor. Jemi nisur në drejtim të Drinit. Një autoblind që ishte ndalë në mes të asfaltit e drejtoi tytën në drejtim të traktorit, sikur donte të na vriste të gjithëve. Mendova me vet – më mirë të vritem se sa të më fusin edhe një herë në dorë ata milicë të egërsuar. Por, nuk u dëgjuan të shtëna. Kaluam asfaltin dhe u futëm në rrugën e Drinit. Kemi parë turmën e madhe të grave e të fëmijëve që ishin mbledhur pranë Drinit. Kur na panë menduan se jemi milicë dhe nisën të bërtasin në kupë të qiellit. Ne u fshehëm dhe pritëm se mos vërtet kishte milicë. Por nuk dëgjuam gjë, atëherë jemi nisur përsëri dhe kemi arritur deri në Bregdri. Më pas jemi ndarë nga familjarët dhe ne kemi kaluar kufirin në këmbë nëpër Pashtrik, kurse grat e fëmijët kanë shkuar rrugës… – Më pas familjet i kemi takuar në Otllak të Beratit”. – përfundon rrëfimin Shaban A.Krasniqi.
SI U MBYT FËMIU MUHAMET A.EMËRLLAHU, NGA MINAT SERBE, AFËR SHTËPISË SË TIJ NË KRUSHË TË VOGËL
Muhamet Ajet Emërllahu, (i lindur më 20. XI. 1988), më 17. X. 1999, derisa po luante me nipat: Fazli e Leotrim Tarjani nga Pirana, afër shtëpisë së tij, përballë Podrumit të Verës në Krushë të Vogël, kanë hasur në një minë kundër këmbësorisë. Me këtë rast fëmijët kanë marrë lëndime të rënda trupore. Janë dërguar në spitalin e Prizrenit, ndërsa Muhameti nga plagët e marra ka vdek në spirtal.

Si e përshkruan dëshmitari Xhaferi Hajdari, këtë ngjarje të rëndë?
“Pas kthimit nga Shqipëria kam qenë në shtëpi kur më kanë ftuar me britma që të shkoj në shtëpinë e Ajetit sepse kishte shpërthyer një minë. Tek vendi i ngjarjes kemi parë që tre fëmijë të moshës 10-13 vjeçare kishin mbetur të shtrirë pranë njëri tjetrit dhe thërrisnin për ndihmë. Në afërsi të vendit kishte ushtarë të KFOR-it, të cilët nuk e di se pse nuk lejonin që t’u jepej ndihma e parë. I kemi marrë pas disa minutash dhe i kemi futur në makina private, sepse KFOR-i insistonin që të vinin autoambulancat. Në fakt kur i kemi marrë fëmijët për t’i dërguar në spital, eshtrat e tyre kanë qenë krejtësisht të thyera, ndërsa një fëmijë ishte pa ndjenja. Djali i Ajetit, 12 vjeçar, gati po jepte shpirt. Me shpejtësi i dërguam në spital dhe pritëm se çka po ndodhte me këta fëmijë. Një mjek pas intervenimit, doli nga salla dhe më pyeti se kush është anëtarë i familjes së Muhametit?
– Unë – ju përgjigja – jam kushëriri i tij.
– Zoti ju lashtë shëndosh se ky fëmijë vdiq!
– Po ai tjetri? – pyeta unë.
– Atij duhet amputuar këmba, sepse ndryshe nuk mund të mbijetojë.- më tha.
– Bëni si të jetë më mirë për jetën e fëmijëve, – i thashë.
Atëherë mjekët kanë ndërhyrë dhe këmba u hoq, ndërsa jeta e fëmijës u shpëtua. Ka qenë pamje që nuk mund ta harroj asnjëherë. Vazhdimisht më rrinë para syve ata fëmijë të shtrirë, me këmbët të përdredhura sikur të ishin rroba që shtrydhen. Fëmijët kërkonin ndihmë, por ne nuk ishim në gjendje ta bënim këtë shpejt. Ata kishin hasur në një minë kundër këmbësorie dhe mina kishte shpërthyer. Fatkeqësisht fshatit ju shtua edhe një viktimë si pasojë e luftës. Në fakt kjo ishte tepër, sepse edhe ashtu kishim humbur mjaft njerëz.” – kujton me dhimbje Xhafer Hajdari.
Më 29 maj 1999, në mes fshatit Krushë e Vogël – Randobravë, ka rënë dëshmor ushtari i UҪK-së, Manush Ahmet Berisha, nga Krusha e Vogël, i cili fillimisht është varrosur në varrezat e fshatit, e pastaj është rivarrosur me nderime të larta në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.
GAZETARI ANGLEZ JOHN SWEENEY – ZBARDH MASAKRËN E KRUSHËS SË VOGËL

Gazetari anglez John Sweeney

Gazetari anglez John Sweeney, gjatë bombardimit të NATO-s në Kosovë… (mars – qershor 1999), ishte në Shqipëri dhe për të gjitha zhvillimet që ndodhnin me ardhjen refugjatëve shqiptarë, ka raportuar për: “The Observer” dhe “Channel-4”. Pas arritjes së grave dhe fëmijëve të Krushës së Vogël në kampet e refugjatëve, John Sweeney nis zbardhjen e Masakrës në Krushës të Vogël. Fillimisht ka intervistuar disa gra dhe burra që kishin shëptuar nga masakra, ndërkaq pas përfundimit të Luftës ka vizituar Krushën e Vogël dhe gjatë hulumtimit të tij ka zbuluar përfshirjen e shumë serbëve të Krushës së Vogël në këtë masakër të rëndë. Z. Sweeney në Krushë të Vogël ka biseduar me dëshmitarët: Lutfi Ramadanin, Bajram Zylfiun, Qamil Shehun dhe Muhamet Krasniqin, të cilët shpalosin përmasat e masakrës së 26 marsit 1999 në këtë fshat të Anadrinit.

Shikoni të plotë Dikumentarin e Gazetari anglez John Sweeney:

*  *  *

MË 25 – 26 MARS 1999 NË KRUSHË TË VOGËL U VRANË, U MASAKRUAN DHE U DOGJËN MIZORISHT – 112 SHQIPTARË!
Nr Emri Emri i babës Mbiemri Viti i lindjes
1 Isni Elez Rashkaj 1943
2 Nazmi E lez Rashkaj 1950
3 Demir Nazmi Rashkaj 1982
4 Kadri Nazmi Rashkaj 1984
5 Refki Sadik Rashkaj 1982
6 Ahmet Manush Berisha 1938
7 Ramadan Jup Ramadani 1929
8 Asllan Ramadan Ramadani 1966
9 Hysen Jup Ramadani 1922
10 Sabit Hysen Ramadani 1975
11 Liman Hazer Limani 1928
12 Avdyl Liman Limani 1956
13 Nebi Hazer Limani 1941
14 Luan Nebi Limani 1976
15 Adem Isuf Asllani 1930
16 Asim Adem Asllani 1966
17 Feim Adem Asllani 1969
18 Muharrem Isuf Asllani 1937
19 Nusret Muharrem Asllani 1966
20 Nexhat Muharrem Asllani 1969
21 Përparim Muharrem Asllani 1970
22 Murat Bajram Ramadani 1941
23 Selajdin Murat Ramadani 1969
24 Afrim Lutfi Ramadani 1971
25 Bajram Lutfi Ramadani 1984
26 Shani Mahmut Hajdari 1959
27 Halil Mahmut Hajdari 1950
28 Hysni Halil Hajdari 1978
29 Qamil Mahmut Hajdari 1945
30 Zenun Qamil Hajdari 1975
31 Sait Mahmut Hajdari 1964
32 Abaz Abedin Hajdari 1956
33 Abedin Abaz Hajdari 1983
34 Halim Abaz Hajdari 1935
35 Selajdin Halim Hajdari 1965
36 Nazim Halim Hajdari 1969
37 Rasim Halim Hajdari 1974
38 Vesel Halim Hajdari 1982
39 Mursel Halim Hajdari 1986
40 Bali Avdyl Avdyli 1925
41 Enver Bali Avdyli 1973
42 Avdi Bajram Batusha 1953
43 Enver Avdi Batusha 1977
44 Visar Avdi Batusha 1983
45 Asllan Islam Batusha 1955
46 Islam Bajram Batusha 1968
47 Syl Sadik Batusha 1955
48 Bekim Syl Batusha 1981
49 Muharrem Dërvish Batusha 1926
50 Beqir Dërvish Batusha 1934
51 Njazi Beqir Batusha 1959
52 Zaim Qazim Batusha 1952
53 Feim Zaim Batusha 1975
54 Mërgim Zaim Batusha 1983
55 Ahmet Qazim Batusha 1957
56 Burim Ahmet Batusha 1982
57 Lirim Ahmet Batusha 1984
58 Milaim Qazim Batusha 1966
59 Haxhi Rasim Batusha 1970
60 Sejdi Mehmet Batusha 1929
61 Amrush Sejdi Batusha 1967
62 Osman Mehmet Batusha 1938
63 Skyfer Osman Batusha 1977
64 Hysen Magjun Zylfiu 1935
65 Nazim Hysen Zylfiu 1970
66 Afrim Hysen Zylfiu 1972
67 Hamdi Dalip Zylfiu 1933
68 Hamit Hamdi Zylfiu 1975
69 Halim Haxhi Zylfiu 1943
70 Xhelal Halim Zylfiu 1982
71 Nikollë Shyt Prenkaj 1950
72 Nue Shyt Prenkaj 1961
73 Sejdi Haxhi Emrullahu 1943
74 Nuredin Qazim Shehu 1927
75 Sefer Nuredin Shehu 1948
76 Fadil Nuredin Shehu 1952
77 Xhafer Nuredin Shehu 1962
78 Vesel Nuredin Shehu 1977
79 Visar Fadil Shehu 1979
80 Adnan Sefer Shehu 1980
81 Ajvaz Nuredin Shehu 1983
82 Xhelal Sefer Shehu 1985
83 Ismail Arif Shehu 1929
84 Arif Ismail Shehu 1963
85 Ismet Ibrahim Shehu 1944
86 Mentor Ismet Shehu 1983
87 Haxhi Avdyl Shehu 1971
88 Arben Sadik Shehu 1978
89 Destan Haki Shehu 1934
90 Shefqet Destan Shehu 1960
91 Aziz Haki Shehu 1946
92 Sami Aziz Shehu 1974
93 Selami Aziz Shehu 1975
94 Miftar Haki Shehu 1952
95 Nehat Miftar Shehu 1976
96 Mehmet Miftar Shehu 1982
97 Shani Qamil Shehu 1965
98 Veli Qamil Shehu 1969
99 Sali Shyqeri Shehu 1945
100 Sahit Sali Shehu 1970
101 Reshat Shyqeri Shehu 1948
102 Bekim Reshat Shehu 1972
103 Dërvish Shyqeri Shehu 1951
104 Raif Shyqeri Shehu 1953
105 Nexhat Shyqeri Shehu 1959
106 Xhavit Sali Shehu 1974
107 Driton Sali Shehu 1980
108 Nait Sali Shehu 1982
109 Kujtim Reshat Shehu 1982
110 Burim Rifat Shehu 1977
111 Flamur Reshat Shehu 1980
112 Sinan Faik Shehu 1940

Autori i studimit – në varrezat e martirëve në Krushë të Vogël – “Te Tyrbja”. Këtu janë varrosur 26 martirë, ndërsa 87 të tjerë janë ende të zhdukur, dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre!
* * *
LISTA E SERBËVE TË FSHATIT KRUSHË E VOGËL, QË MORËN PJESË NË MASAKRIMIN E 112 MASHKUJVE SHQIPTARË (MË 26 MARS 1999), DJEG’JEN E SHTËPIVE DHE PLAҪKITJEN E PASURISË SË SHQIPTARËVE TË KËTIJ FSHATI
Mbiemri Emri Emri i babait Emri i nënës Datëlindja
1 Tasič Sveta Srečko Jelena 03 04 1966
2 Nikolič Momčilo Filip Dušanka 04 02 1966
3 Nikolič Dimitrija Lazar Boška(Bozhana) 24 11 1936
4 Nikolič Sava Zhivko Radmila 21 01 1967
5 Đorđevič Zlatko Spira Bosilka 05 10 1969
6 Cvetkovič Đorđe Boško Radmila 26 04 1968
7 Nikolič Ranko Miloš Mara 04 11 1961
8 Petkovič Ranko (Culi) Vukadin(Petko) Deska » 1962
9 Nikolič Zvezdan Dimitrije Dosta 28 10 1966
10 Đorđevič Gorulub(Gorči) Mladen Dosta 11 02 1960
11 Nikolič Raško Blagoje Liljana 20 10 1967
12 Nikolič Krunislav Dimitrije Dosta 09 06 1961
13 Nikolič Dragolub Zhivko Draga 17 09 1953
14 Nikolič Novica Zhivko Draga 14 02 1960
15 Nikolič Stanimir Zhivko Draga 09 03 1952
16 Nikolič Miladin Zhivko Draga 19 10 1953
17 Nikolič Vitko Dušan Leposava 28 08 1953
18 Nikolič Rade Dušan Leposava 08 01 1944
19 Nikolič Danilo Ilija Mirjana 23 06 1973
20 Nikolič Blagoje Lazar Bozhana(Boška) 18 03 1939
21 Nikolič Bogulub Blagoje Liljana 22 11 1963
22 Nikolič Goran Zhivko Radmila 15 01 1969
23 Nikolič Boban Zhivko Radmila 17 02 1971
24 Nikolič Miloš Jovan Stana 27 08 1922
25 Tasič Srečko Zhivko Velika 26 01 1939
26 Tasič Darko Srečko Jelena 02 11 1973
27 Petkovič Stajko(Vuče) Petar Dobrila 08 04 1945
28 Petkovič Saša Stajko(Vuče) Darinka 11 01 1969
29 Petkovič Dojčilo(Dojči) Petar Dobrila » 1942
30 Petkovič Dobri Spasa Zhivka 23 01 1959
31 Petkovič Predrag Spasa Zhivka 27 11 1949
32 Cvetkovič Borislav Boško Radmila 31 01 1970
33 Petkovič Goran Anđelko Milica 24 02 1970
34 Petkovič Nenad Anđelko Milica 24 02 1970
35 Petkovič Golub Dimitrije Radmila 05 10 1965
36 Petkovič Dejan Dimitrije Radmila » 1972
37 Petkovič Miloš Andrija Desanka 06 08 1963
38 Petkovič Stevan Andreja Desanka 08 12 1968
39 Cvetkovič Gorolub (Trajče) Cvetko 21 01 1972
40 Đorđevič Mladen Miloš Nasta 17 02 1935
41 Đorđevič Boško Slobodan Leposava 23 03 1955
42 Đorđevič Nebojša Mladen Dosta 06 01 1955
43 Petkovič Slavko Stajko Darinko 17 01 1974
44 Petkovič Jovan Stajko Darinko 25 02 1970
45 Petkovič Aleksandar-Gocki Lubomir Sinđa 17 04 1968
46 Stankovič Pera Đorđe Olga 02 01 1964
47 Stankovič Stanislav Dimitrije Nata 21 12 1947
48 Nikolič Krsta Branko Cveta 30 08 1951
49 Nikolič Duško Krsta .25 10 1982
50 Nikolič Nenad Krsta 1978
51 Nikolič Blagoje Todor Zhivka »1966
52 Nikolič Cvetko Todor Zhivka »1973
53 Gashi Bajram Xhemajli Zylfie (Rom) 05 08 0951
54 Gashi Agim Xhemajli Zylfie (Rom) 20 01 1959
55 Gashi Lulzim Xhemajli Zylfie (Rom) 19 04 1964
56 Nikolič Jovan Steva Đana » 1936

* * *
LISTA E GRAVE TË KRUSHËS SË VOGËL – QË HUMBËN BASHKËSHORTËT DHE BIJTË E TYRE, MË 25/26 MARS 1999:
Nr Emri dhe mbiemri Personat e rrëmbyer nga familja
1 Nexhmije Hajdari – Bashkëshortin dhe pesë djemtë
2 Ajshe Shehu – Bashkëshortin dhe katër djemtë
3 Çerime Asllani – Bashkëshortin dhe dy djemtë
4 Mejdie Shehu – Bashkëshortin dhe dy djemtë
5 Hatixhe Asllani – Bashkëshortin dhe tre djemtë
6 Xhylferie Limani – Bashkëshortin dhe djalin
7 Kimete Limani – Bashkëshortin dhe djalin
8 Shukrie Limani – Bashkëshortin
9 Vjollca Asllani – Bashkëshortin
10 Miserete Asllani – Bashkëshortin
11 Zyra Asllani – Bashkëshortin
12 Sofije Rashkaj – Djalin
13 Zarije Rashkaj – Bashkëshortin dhe dy djemtë
14 Lumturie Asllani – Bashkëshortin
15 Edibe Shehu – Bashkëshortin
16 Xhylferie Shehu – Bashkëshortin
17 Hanëmshah Batusha – Tre djemtë
18 Hyrisha Shehu (Sefer) – Bashkëshortin dhe dy djemtë
19 Lavdie Shehu Bashkëshortin
20 Fatime Shehu (Aziz) – Bashkëshortin dhe dy djemtë
21 Fatime Shehu (Fadil) – Bashkëshortin dhe dy djemtë
22 Sërbeze Shehu – Bashkëshortin
23 Merita Shehu – Bashkëshortin
24 Lirie Shehu – Bashkëshortin
25 Resmije Shehu – Bashkëshortin
26 Nasibe Shehu – Bashkëshortin
27 Vjollca Shehu – Bashkëshortin
28 Miserete Ramadani – Bashkëshortin
29 Miradije Ramadani – Dy djemtë
30 Xhylferie Ramadani – Bashkëshortin dhe djalin
31 Zylfie Batusha (Beqir) – Bashkëshortin dhe djalin
32 Afërdita Ramadani – Bashkëshortin
33 Hajrie Shehu – Bashkëshortin
34 Sakibe Berisha – Bashkëshortin
35 Havnije Hajdari – Bashkëshortin
36 Selvete Hajdari – Bashkëshortin
37 Shkurte Hajdari (Rasim) – Bashkëshortin
38 Drita Hajdari – Bashkëshortin
39 Sadije Hajdari – Bashkëshortin dhe djalin
40 Fetije Hajdari – Bashkëshortin
41 Zamire Hajdari – Bashkëshortin
42 Hidajete Hajdari – Bashkëshortin dhe djalin
43 Qelebie Hajdari – Bashkëshortin dhe djalin
44 Shkurte Hajdari (Hysni) – Bashkëshortin
45 Akile Zylfiu – Bashkëshortin
46 Fiqerie Zylfiu – Bashkëshortin dhe vjehrrin
47 Drita Batusha – Bashkëshortin dhe vjehrrin
48 Vezire Batusha – Bashkëshortin dhe dy djemtë
49 Remzie Batusha – Bashkëshortin
50 Akile Batusha – Bashkëshortin dhe dy djemtë
51 Shemsie Batusha – Bashkëshortin
52 Hyrmete Batusha – Bashkëshortin
53 Zarie Batusha – Bashkëshortin
54 Letafete Batusha – Dy djemtë
55 Nexhmije Batusha – Bashkëshortin dhe dy djemtë
56 Xhylije Batusha – Bashkëshortin
57 Burbuqe Batusha – Bashkëshortin
58 Xhylferie Batusha – Bashkëshortin dhe djalin
59 Lumnije Ramadani – Bashkëshorin
60 Nazmije Ramadani – Bashkëshortin dhe djalin
61 Elfete Ramadani – Bashkëshortin
62 Kade Ramadani – Bashkëshortin dhe djalin
63 Roze Prenkaj – Bashkëshortin
64 Zoje Prenkaj – Bashkëshortin
65 Shukrie Shehu – Bashkëshortin
66 Sanije Shehu – Djalin
67 Flurie Shehu – Bashkëshortin
68 Fiqerie Shehu – Bashkëshortin dhe djalin
69 Luljeta Shehu – Bashkëshortin
70 Naxhije Shehu (Ismet) – Bashkëshortin dhe djalin
71 Naxhije Shehu (Ibrahim) – Djalin
72 Hana Emrullahu – Bashkëshortin
73 Ziza Zylfiu – Bashkëshortin dhe djalin
74 Rrahime Zylfiu – Bashkëshortin
75 Zylfie Zylfiu – Bashkëshortin dhe djalin
76 Sabrie Batusha – Bashkëshortin dhe djalin
77 Zylfie Batusha (Muharrem) – Bashkëshortin
78 Violeta Krasniqi – Bashkëshortin dhe vjehrrin
79 Azize Shehu – Bashkëshortin dhe djalin
80 Zepa Shehu – Bashkëshortin dhe djalin
81 Atije Shehu – Bashkëshortin dhe tre djemtë
82 Nurie Rashkaj – Bashkëshortin
83 Hyrisha Shehu (Sadik) – Djalin
84 Behare Shehu – Bashkëshortin
85 Myvedete Shehu – Bashkëshortin

EKSPERTIZA E POLICISË METROPOLITANE NË KRUSHË TË VOGËL(PAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS).
Pas përfundimit të luftës në Kosovë (qershor 1999), një grup antropologësh si kuadër i forensikut të quajtur “Metropolitan Police”, kanë vizituar fshatrat: Celinë, Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, për të bërë obduksionin dhe ekspertizën e mbetjeve mortore. Ky grup ekspertësh, në Krushë të Vogël, kanë vizituar shtëpinë e Qazim Batushës, ku më 26 mars 1999 u vranë e u dogjën rreth 100 persona, shtëpinë e Selim Ҫollakut dhe ahurin e Sejdi Emrullahut, ku më 25 mars, u ekzekutuan dhe pastaj u dogjën 9 persona si dhe disa lokacione brenda dhe jashtë fshatit, për të bërë ekzaminimin e kufomave dhe mbetjeve mortore.

 

( VIJON… )

===========================
– LEXONI –
PJESA E PARË:
http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1424  
PJESA E DYTË:
http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1426  
PJESA E TRETË:
http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1429  
PJESA E KATËRT:
http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1436  
PJESA E PESTË:
http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1443  
PJESA E GJASHTË:
http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1446  
PJESA E SHTATË:
http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1452  
PJESA E TETË:
http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1456  
PJESA E NËNTË
http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1459

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura